[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Bet 0 (diskuto | kontribute)
Rreshti 7:
Trupi i amebës së zakonshme përbëhet nga një qelizë e vetme. Është në formë të një mase protoplazmatike, në brendi të së cilës ndodhen bërthama me formë të rrumbullakët, vakuola ekskretuese (tajitëse) dhe vakuola e tretjes.
 
Ameba merr frymë, është e ndieshme dhe shumohet. Në ujërat amullë ndodhen me shumicë alga njëqelizore dhe [[Bakteri|baktere]], të cilat njëherazi përbëjnë ushqimin e amebës. Gjahun ajo e kap në fillim me anë të pseudopodeve e pastaj e fut brenda në protoplazëm. Më vonë përreth algës ose bakterit të futur brenda grumbullohet një lëng tretës. Në këtë mënyrë formohet vakuola e tretjes, ku tretet ushqimi dhe thithet nga protoplazma. Mbeturinat e patretura që paraqesin lëndë të panevojshme grumbullohen në vakuolën e taitjes. Kjo vakuolë kohë pas kohe tkurret, duke nxjerrë jashtë ujin së bashku me lëndët e panevojshme. Frymëmarrjen ameba e bën me tërë sipërfaqen e trupit. Për të vërtetuar bëjmë këtë provë: po të hedhim pak kripë në pikën e ujit, ku ndodhet ameba, kur kripa shpërndahet në gjithë ujin, do të vërejmë se ameba do të mbledhë, shkallë-shkallë, pseudopodet e do të bëhet në formë topthi.
 
== Shumimi ==