Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 11 janar 2006 11:03

  • Në tenxhere me yndyrë hidhen qepë të grira hollë, kaurdisen pak dhe pas 5 minutash shtohen midhjet, hidhen domate të freskëta të grira hollë, kripë, piper e fletë dafine. Këto hollohen pak me lëngun që merret nga zierja e midhjeve dhe lihen të ziejnë në zjarr të javashëm për 10-15 minuta. Në fund të zierjes rregullohen me hudhra të shtypura e majdanoz të grirë hollë. Kjo gjellë nxirret me lëngun e vet ose me makarona e pilaf.


Për 4-5 persona duhen:
midhje me guackë 3-4 kg ose 2 kavanoza të gatshëm, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 2 kokrra, domate 3-4 kokrra, hudhra 3-4 thelpinj, kripë, piper, majdanoz, dafinë 1 fletë.