Çmimi i madh i Turqisë 2008: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 51:
 
[[Rubens Barrichello]] nga [[Honda F1|Honda]] u radhit i 12-ti në garën e tijë të 257-të, para kolegut të tijë [[Jenson Button]]. [[Nelson Piquet Jr.|Nelson Piquet]] nga [[Renault F1|Renault]] nuk arriti të kalojë në sesionin e dytë. Denimi që iu dha pilotit [[Giancarlo Fisichella]]me tri pozita zhvendosje prapa e bëri atë të gjendej pas kolegut të tijë, [[Adrian Sutil|Sutil]], në pozitën e 20-të.
 
=== Gara ===
[[Lewis Hamilton]] që në fillim të garës tejkaloi kolegun e tijë, [[Heikki Kovalainen]], dhe u pozicionua si i dyti. Kovalainen dhe [[Kimi Räikkönen]] u poqën me veturat e tyre në kthesën e parë ku Kovalainen pësoi dëmtime dhe u detyrua të paraqitet tek mekanikët, paraqitje e cila e pozicionoi prapa në kolonë. Räikkönen gjithashtu dëmtoi prahun e përparëm por ekipi vendosi që të mos paraqitet tek mekanikët. [[Sebastian Vettel]] gjithashtu pati dëmtim i cili e detyroi të paraqitet tek mekanikët. [[Giancarlo Fisichella]] u ndesh me [[Kazuki Nakajima]] në kthesën e parë dhe pësoi dëmtime nga të cilat u detyrua të largohet nga gara. [[Felipe Massa]] dhe Hamilton u larguan nga të tjerët dhe Hamilton mori pozitën e parë në xhiron e 23-të. Në xhiron e 24-të [[Sebastien Bourdais]] doli nga pista, në rërë, dhe u largua nga gara. Kovalainen tejkaloi [[Adrian Sutil]], Sebastian Vettel, [[Nelson Piquet Jr.]], [[Rubens Barrichello]] dhe [[Timo Glock]] gjatë garës. Massa mori përsëri pozitën e parë dhe përfundoi i pari para Hamiltonit, kurse i treti u radhit Räikkönen.
 
==Statistikat ==