Wikipedia diskutim:Lista e artikujve në hapësirën Wikipedia: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Gëzim Qerimi
 
(Pa ndryshime)

Versioni aktual i datës 18 maj 2008 06:33

Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve        


Prishtinë, 30 janar 2008 - “Jemi në kohët e fundit të pritjes së madhe të popullit të Kosovës dhe shumë shpejt vendi ynë do ta ketë edhe bekimin ndërkombëtar dhe do të krijohen mundësi për bashkëpunim më të mirë në të gjitha sferat, në veçanti në fushën e arsimit”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve, të udhëhequr nga kryetari i këtij parlamenti, Gëzim Qerimi.

Në emër të studentëve, z.Gëzim Qerimi e uroi Presidentin për rizgjedhjen në postin e të parit të vendit duke shprehur besimin se nën udhëheqjen e tij Kosova shumë shpejt do ta përmbyllë procesin e shtetbërjes dhe do të ecën drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Presidenti Sejdiu ripohoi mbështetjen e tij të parezervë për studentët dhe Universitetin duke theksuar nevojën e shtimit të kapaciteteve të reja në institucionet e Kosovës nga radhët e të rinjve që kanë përfunduar studimet me sukses brenda dhe jashtë vendit. Presidenti shtoi se bashkëpunimi ndëruniversitar dhe shtimi i fondeve për dhënien e bursave për studime në universitetet e Evropës dhe SHBA-ve ka një rëndësi të veçantë dhe duhet të nxitet edhe më shumë. Z. Qerimi e njoftoi Presidentin për punën e Parlamentit Studentor dhe bashkëpunimin që studentët tanë kanë me universitetet e tjera në rajon, në BE dhe më gjerë.

Shkruar nga Osman D. GASHI   

http://paqjastudentore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=18&Itemid=9

Return to the project page "Lista e artikujve në hapësirën Wikipedia".