Esat Stavileci: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 22:
 
U lind në [[Gjakovë]] ku edhe ka kryer shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Fakultetin juridik e kreu në [[Prishtinë]] më [[2 korrik]] [[1965]] dhe po atë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh për asistent të lëndëve juridike administrative. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin juridik të Universitetit të [[Zagrebi]]t, ndërsa studimet e së drejtës krahasimore në Fakultetin ndërkombëtar të [[Strasburgu]]t të [[Francë]]s, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës krahasimore, pasi që i kishte ndjekur katër semestra të mësimeve të së drejtës ndërkombëtare në [[Francë]], [[Itali]], [[Holanda|Holandë]] dhe në [[Venezuela|Venezuelë]]. Për doktor të shkencave juridike u promovua në Fakultetin juridik të Universitetit të [[Sarajevë]]s në vitin [[1974]].
 
[[Figura:http://www.ereniku.net/esatstavileci.jpg|thumb|Esat Stavileci]]
 
'''Esat Stavileci''' ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe publike brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte [[Prodekani|prodekan]] i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike kryeredaktor i revistës shkencore [[Revista Përparimi|"Përparimi"]] , kryeredaktor i revistës [[Revista E drejta-Pravo|"E drejta-Pravo"]], drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridike-politike, ndër themeluesit e "[[Vjetari i shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës|Vjetarit]]t" të shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, [[Sofje]]s dhe [[Jenë]]s. Është angazhuar si profesor edhe në [[Universiteti i Tetovës|Universitetin e Tetovës]]. Mori pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureatë i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është qysh nga viti [[1979]]. Është anëtar-korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës]]. Botoj shumë artikuj, monografi e studime. Merret me probleme të terminologjisë juridike.