Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
v U kthyen ndryshimet e 77.242.30.175 (diskutimet) në versionin e fundit nga Dan.
Rreshti 16:
*[[Special:Newpages|Artikujt e rinj]] - shiko një listë të artikujve më të rinj
 
1
== Shkruani dhe redaktoni tek Wikipedia ==
2
*[[Wikipedia:Mirësevini|Mirësevini]] - pika e fillimit për të gjithë të ardhurit e rinj tek Wikipedia
3
*[[Wikipedia:Rregullat|Rregullat]] - disa rregulla të Wikipedias
4
*[[Wikipedia:Ndihmë|Ndihmë]] - në qoftë se keni nevojë për ndonjë ndihmë shikoni këtë faqe
 
 
 
Ç’është ajo që na pëlcet befas, pasi me mund kemi lëvizur?. Cila pjesë e brendshme, na shkakton dhimbje? Këtë duhet ta gjejmë tani. Për të parandaluar dhimbjen tjetër të befasishme që i shkaktohet demokracisë dhe vendit.
 
 
Nga Bekim Rexhepi
 
Ora e Bushit
 
 
Si ngjarje e madhe, e historisë politike qe pati Shqipëria me vizitën e presidentit Bush dhe me qartësimet politike qe presidenti, i bëri pavarësisë së Kosovës, ne padyshim jemi me pranë perëndimit dhe vlerave civilizuese. Me të puthurat dhe te ndukurat që iu bënë presidentit Bush, bota pësoi një imazh të ri: shqiptaret janë mikpritës dhe te dashur. Ishte vërtet një dashuri e madhe qe iu digjte gjoksin ato ditë shqiptareve, emërimi i një rruge si, p.sh, "Bulevardi i Amerikës", nuk ishte i vetmi shembull që treguan zemërgjerësinë e vet shqiptarët. Të përkujtojmë jo pa shkas: E gjithë ajo lëvizje që ndodhi atë ditë shqiptare, qe nderoi më të madhin president Bush, ne marrëdhëniet tona me SHBA-të. Babëzia e përplas me një perde provincializmi, tentoi ta fuste Shqipërinë në një shënjestër talljesh - jo vetëm te komedive te pas-mesnatës. Por. pothuaj të te gjitha gazetave dhe kanaleve kryesore si CNN, BBC, NY Times, Chicago Tribune, e etj. Se presidentit Bush, iu “vodh” ora në Fushë Krujë, e qe lajmi i rremë, qesharak dhe antishqiptar, u bë e ditur me pas nga gazeta “Tema” e cila me plotë guxim e nxori turpshëm autorin e kësaj shpifje, ishte kush tjetër pos Kryetari i PS -Edi Rama-qi.
 
A ka gisht Edi Rama edhe në këtë tragjedinë e Gërdecit?...
 
 
Tragjedia e Gërdecit për një kohë te gjatë, do te shtiret në kujtesën tonë të lodhur. Mësimi qe do të na japë praktika e tragjedisë së Gërdecit, do të stimuloj ekipet e sigurisë kombëtare, që më me kujdes ta çminojë mëkatin e bam komunist të diktaturës. Mëkati i diktaturës komuniste, po i hakmerret me pabesi të ardhmes se vendit tonë. Kaq e zymtë vije pamja e mëkatit të se kaluarës, në indiferencën tonë. Dikush do të më thoshte “or ti, ç’faj te ka ty diktatura e djeshme, qe ti se mbron dot vetveten sot” ?... Natyrisht, se për këtë faj ka diktatura, nga frika e saj e justifikueshme dhe arsyet e mbetjes në pushtete dhe për kohë të tjera, na la si peshqesh kancerin në trup. Medikamentet tona për ta vrarë kancerin, nuk janë te përsosura, nuk jemi akoma te vetëdijesuar aq sa duhet, për ta kaluar me lehtësinë e mundur këtë sëmundjen të keqe. Tragjedia e Gërdecit, na ndodhi pikërisht kur bëmë lëvizjen më te mirë, kah dera e madhe e hyrjes në NATO. Duket se nuk i pëlqeu, ndonjë pjese të brendshme organike, kur e bëjmë lëvizjen tonë të mirë, të shëndetshme. Kjo dhimbje e befasishme, duhet të na mblodh kujtesë dhe jap mend për vetën. Të pyesim pa siklet: Ç’është ajo që na pëlcet befas, pasi me mund kemi lëvizur?. Cila pjesë e brendshme, na shkakton dhimbje? Këtë duhet ta gjejmë tani. Për të parandaluar dhimbjen tjetër të befasishme që i shkaktohet demokracisë dhe vendit. Aferat e kryebashkiakun Rama, mito-ja që merr për çdo leje ndërtimi nuk ja fshehin karizmin këti lideri banal. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e Ramës edhe në këtë ngjarje edhe pse ai na bërtet ndryshe. Përpos, supozimeve te aty-këtushme, që po qarkullojnë në vend me mundësin e përfshirjes se tij në ngjarje dhe gjithashtu një lidhje konspirative me Delijorgjin qoftë edhe si ortakë, e do një hetim. Sepse u bë e ditur nga burime te brendshme bashkiake se Delijorgjit, i janë dhanë 3 sheshe ndërtimi. Madje, kjo me datën 29 dhjetor nga Rama është firmosur. Nëntokësoret e Shqipërisë nuk duken aq te pastër për vet vendin, sikur po marr urdhrat e mallkuar të Enverit.
 
22 Mars 2008
 
 
 
Shqipëria vazhdon te jetoi në periferinë e tragjedisë së vet, qe mbolli diktatura komuniste, mëkatet e saja po prekin te ardhmen e këti vendi me hile, me thikë tinëzare.
 
 
 
 
nga Bekim Rexhepi
 
Tragjedia e Gërdecit përpos dhimbjes, nxori edhe shtrigat e kuqe në skenë. Kjo tragjedi të shfrytëzohet për rrëzimin e -Qeverisë Berisha- do të thotë se po vuhet çmenduria politike dhe se tërësisht opozita ka marrë temperaturë të jashtëzakonshme. Kur është fjala për temperaturën, nuk mund të shpëtoj pa përmendur një mahi të llojit, që mund të qarkulloi jo vetëm në gjermani; kur fëmijët kanë temperaturë të lartë, i vuhet në prapanicë një medikament i vogël, në formë të predhës dhe quhet “Zäpfchen”, sikur nuk thuhet kot “rrasja një predhë temperaturës, që ta zhbëj fare atë”. Por, pa mëdyshje opozita ka nevojë për një Zäpfchen, që të mund ta ndihmonte në uljen e temperaturës. Më kohë u morr vesh se pak a kush e kërcënonte justifikueshëm Shqipërinë si vend i lakmueshëm për tu pushtuar. Ndërsa grumbullimi i kaq shumë municioneve luftarake, të le gjithsesi mendueshëm dhe keq mbresës. Lufta e fundit e Kosovës, megjithëse nxori shumë vuajte sepse këtë prodhon se paku lufta. Ushtaraket shqiptar te Kosovës, qe kishin synim lirin e vendit dhe shpartallimin e forcave arbitrare dhe terroriste serbe nga Kosova, u ballafaquan me vuajtjen e madhe dhe me pa mjaftueshmerinë e municioneve luftarake ndaj atyre serb, mos dhënia e municionit UÇK-së, ka pasur tragjedinë e vet te pabujshme ne opinionin e brendshëm. Lidhur më këtë, pyetja pa përgjigje, në secilën kohë do të rri si një këndes që s’pushon. Po të mos ndodhte shpërthimi në Gërdec, sikur nuk do të zbulonte me kaq vrazhdësi manin e municionit të kuq të diktaturës, qe për frikën e saj nga pushtimi i huaj i vendit, kishte varfëruar ne skajshmëri vendin dhe kishte lënë sërish atë si një vend të varur nga varfëria. Vetëm demokracia, Shqipërisë i hapë rrugën e vërtetë, edhe pse kalimi nga diktatura në demokraci shënon faqe në histori, duhet pranuar gjithsesi, se ndryshe nuk mund te bëhej ky kalim i hekurt, drejtë lirisë për të qenë një liri e vërtetë. Tragjedia e Gërdecit është një sfidë për demokracinë e vendit sepse me reliktet e diktaturës së kuqe, Shqipëria po ndahet përfundimisht nga babëzit e kurdisura pas shpine. Shqipëria vazhdon te jetoi në periferinë e tragjedisë së vet, qe mbolli diktatura komuniste, mëkatet e saja po prekin te ardhmen e këti vendi me hile, me thikë tinëzare. Kujdesi për shtetin dhe kombin përbën gjithsesi sfidën shqiptare, përballja është domosdoshmëria jonë është fuqia shpirtërore që duhet të na mbajë të fortë kurdo herë. Ngushëllime familjeve te prekura nga tragjedia e Gërdecit, ngushëllime vendit dhe kryeministrit Berisha.
 
21 Mars 2008
 
 
 
Bekim Rexhepi
 
16 Mars 2008
 
Edhe pse Kosova u pavarësua, u njohtë nga shumë shtete, ajo po përballet me regjimin antidemokratik - UNMIK-un. Reagimi i fuqishëm dhe kriminal i UNMIK-ut, në shkurt të vitit të kaluar, shënoi ndërhyrjen e vet me brutale (ndofta për ta identifikuar më hapur fytyrën e vet, ashtu siç e kanë te gjitha regjimet antidemokratike në botë) ndaj Lëvizjes për Vetëvendosje, kur kishte vrarë dhe plagosur liridashësit, paqësoret e vetëvendosjes. Ky regjim qe nuk po ikën dot nga “Kosova e pavarur”, këtyre ditëve nxori edhe një fytyrë te re. Nëse ka pasur një ndërhyrje me pretekstin e rrëmbimit apo të dëmtimit te institucioneve të Kosovës, qe sipas tyre do të mund të shkaktonin protestuesit e Lëvizjes për Vetëvendosje. Atëherë, pyesim se: ku na qenka “preteksti i mbrojtjes” së institucioneve, për të mos ndërhyre ndaj njërës palë dhe për të ndërhyrë ndaj tjetrës?. Në këtë pyetje le të përgjigjet vet regjimi i UNMIK-ut, i cili reagon kur shqiptaret, në mënyrë paqësore e demokratike protestojnë për mënyrën e zhvillimeve politike për Kosovën. Ndërsa për palën tjetër jo shqiptare, nuk ka reagime te ngjashme, nuk ka brutalitet nuk zhvillohet krim edhe pse dukshëm dallon mënyra e protestimit. Pakica Serbe ka vandalizëm në protesta e tyre dhe një qasje fare antidemokratike për të gjitha zhvillimet në Kosovë e sidomos në veri te Mitrovicës. Rimarrja e institucionit te Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë, me dhunë dhe me pastaj vendosja e flamurit nacionalist, serb do të duhej te nxirrte në pah forcën e UNMIK-ut, jo për ti goditur si pakicë jo shqiptare, por, për shkak të vandalizmit dhe qëllimeve politike, qe bien ndesh me qëllimet institucionale te Kosovës së pavarur. Po përkujtojmë se: rreth 150 protestuesit vandal te pakicës serbe, rrëmbyen edhe një institucion te radhës, përkrah institucioneve të tjera të Kosovës. Këta protestues të dhunshëm kanë rimarr sërish pas tetë apo nëntë viteve, ndërtesën e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë. Përdorja e gjashtë veturave të ambulancave, për ti shembur dyert e oborrit të ndërtesës, tregon se gjithë kjo qe planifikuar dhe organizuar mirë nga qarqet e nacionaliste serbe. Pra, nuk mund te thuhet se në këtë aksion të rrëmbimit te institucionit të Kosovës së pavarur, nuk mund te ketë gisht edhe Serbia. Vendosja e flamurit nacionalist serb mbi këtë institucion të rëndësishëm tregon qartë, se sa e lënë pas dore është ana e veriut të Kosovës apo situata kriminale e veriut. Të shpjegojmë anën tjetër, te vendosjes se flamurit nacionalist serb, mbi këtë institucion të rëndësishëm. Pra, më këtë flamur, qe prej sot do të valëvitet i dhunshëm në ndërtesën e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut, janë zhvilluar bekimet kishtare ne emër të krimit serbe, gati ne te tëra luftërat, ndaj popujve të tjerë ne ish Jugosllavi, e sidomos ndaj shqiptarëve. Derisa në Kuvendin e Kosovës, pikturat murale të historisë shqiptare, janë mbuluar dhunshëm, e kinse me pretekstin për të mos zgjuar pakënaqësinë e pakicës serbe, në punën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës. Edhe pse janë mbuluar këto piktura murale, pakica serbe vazhdon ta bojkotoi Kuvendit dhe shtetin e Kosovës. Në anën tjetër pakica serbe me veprimet e saja, nuk përfillë asgjë shqiptare, as pakënaqësinë e mundshme të shqiptarëve. Pra, mos reagimi i UNMIK-ut në këto zhvillime politike, te le për te kuptuar se është edhe regjim njerkë. Regjimi njerkë, e lejon pakicën serbet të zhvillojnë politikën e vet anti-shqiptare, edhe pse e ka pranuar kushtimisht pavarësinë e Kosovës. Ndërsa ky regjim njerkë, e ka vënë edhe më në paketë dhe sanksionim politikës shqiptare, nuk e lejon të zhvillohet brenda konceptit te interesit nacional, gjymtimi i identitetit, imponimi i fortë, për ndryshimin e simboleve identifikuese janë dëshmia më e turpshme e këti regjimi njerkë. Institucioni i Gjykatës Komunale dhe i Qarkut në komunën e Mitrovicës, edhe si një institucion shtetëror i Kosovës, në veri të saj ka rënë nën duart e vandalistëve serb, dhe prej ditës së rrëmbimit ky institucion është institucion nacionalist serb në Kosovë. Pra ne veri te Kosovës institucionet shqiptare po krijohen ne institucione nacionaliste serbe. Krejt kjo po bëhet para syve te UNMIK-ut, dhe shtetit të Kosovës. Krenaria politike shqiptare sikur nuk ekziston, fundi nuk mund te ekzistoi krenari politike me politikan retorikë mbytëse dhe krekoskëshe. Derisa veriu i Kosovës është akoma në situatë kriminale. Dhe mbajtja e ndarë e veriut të Kosovës e lë akoma në mirëmbajtje të situatës kriminale. Pazotësia e UNMIK-ut dhe shtetit të Kosovës, për të intervenuar në veri, do ti joshë më shumë serbët lokal për vandalizma të tjerë qe zgjerojnë kufirin nacionalist të Serbisë në veri të Kosovës.
 
bekimbeu@hotmail.com
 
 
 
 
 
Nga:Bekim REXHEPI
 
Nuk mund të themi që nuk pati pasoja të dukshme sundimi kolonial ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndofta, pasoja më e madhe hetohet ne deformimin e identitetit. Serbia ngurronte ti quante shqiptaret e Kosovës me emërim kombëtar identifikues dhe këtë ua ndërronte me qëllim, qe të mund ta zhdukte kërkesën nacionale të shqiptarëve për bashkim me pjesën tjetër, me shtetin amë Shqipërinë. Serbia me politiken e saj aversive, përpiqej të shkatërronte çdo element që mund të ngjallte ndjenjat nacionale shqiptare. Madje propaganda kundër shqiptare e Serbisë, arriti deri te një zbulim tjetër çoroditës, për ti shndërruar në sojin e ardhacakëve dhe i identifikim apo i quante si “shiftari/shiptari”, më këtë duke mos e potencuar asnjëherë historikisht përbërjen absolute të shqiptarëve autokton në Kosovë. Politika e Serbisë qe e tillë qe shqiptarëve të Kosovës, tu shkaktoj plagë të gjithanshme, qe të mos mund aktivizoj interesin e vet nacional.
Filozofia e dezertimit nga identiteti
E kemi parë edhe e kemi hetuar sidomos viteve te fundit, filozofin e dezertimit, e kjo ka përthekuar një rrip te gjanë “intelektualesh” e “politikanesh” qe kanë devijuar nga vogëlsia e tyre patriotike shqiptare, dhe janë zmadhuar me diçka tjetër, nëse mund ta quajmë si: “komerciale internacionale”, apo dreqi ta di.
Faktet e pamohueshëm se, populli shqiptar me banim në Kosovë kanë vuajtur aq gjatë nga sundimi arbitrar i Serbisë, dhe gjithë këto avari luftërash, nuk mund ti eliminojnë me aq lehtësi, me aq elegancë nga disa intelektual a politikan, qe ditëve te fundit në mënyrë të djegur dezertuan nga identiteti kombëtar, për tu identifikuar me një identitet të ri qe vije nga krijimi i shtetit apo kjo po bëhet nga presioni i fshehur i lojës së papastër të të huajve që na qon në politikë sugjestive.
Elita solidarizues e politikës së diktatit e mbetur fare e frikësuar dhe jo aq e sigurt në rrugën e gjatë të lirisë së plotë, i kanë hyr rrugës së shkurtër dhe shumë komplekse duke e pranuar një liri gjysmake apo edhe fare te diktuar. Braktisja e politikës ditore nga forca e popullit është bërë më qëllim, dhe kjo braktisje po manipulon forcën e tij, duke e vënë herë herës në akuzën e turpit se, kur qe koha e luftës dhe e provës, ajo forcë popullore mungoj nuk shpërtheu për të rezultuar në vetçlirim. Këta politikan solidarizues të politikës se diktuar harrojnë se: këtë popull e lan në mëshirë e pa organizimit, edhe aty ku pati diçka të vlerës nacionale edhe atë e shkatërruan duke e nakatosur skajshmërisht për t’ia vënë fatit në tragjedi te thellë. Turpshëm i thanë këti populli: “Secili le ta mbroj vet, pragun e shtëpisë së tij”.
(Për)ligjësimi i të keqes
Duhet të pranojmë se pavarësia e Kosovës, edhe pse u solli shqiptarëve, liri gjysmake apo të diktueshme nga rrethana të jashtme që stimulonin standarde dhe kërcënonin me braktisje te ndihmës politike, padyshim janë këta bashkëfajtor që kanë nakatosur identitetin kombëtar te shqiptarëve. Ndofta, Shqipëria është e pa aftë të shprehet, të ngrit zërin e saj disonant karshi deformimit politik qe e dëmtoi identitetit kombëtar te shqiptarëve si një komb i vetëm, me një gjuhë dhe kulturë të vetme. Kur e përmendim Shqipërinë, nga pazotësia jonë organizative, sikur duam ta fajësojmë edhe atë. Duke i thënë se “Pse Shqipëria të ngritë zërin disonant, se pse Kosova po deformon identitetin e saj, kur identitet kombit Kosovar nuk ekziston. Ai komb <ëështë politik dhe për këtë Shqipëria duhet ti sqaroi te metat e politikës aversive ne Kosovë, e cila mendon se po sillet e ndërgjegjshme me interesin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë”. Përqafimi i opsionit që qon tek identifikimi i kombit me shtetin, në rastin tonë i përulë “prirjet e natyrshme të kombit” tiparet dhe “vetitë pozitive të racës”, sikur e shthur homogjenitetin e kulturës nacional. Ne nuk po përligjim te keqen qe na e bën te tjerët, dhe kjo është shumë mos false, ne po e ligjësojmë te keqen e të tjerëve, për ta bërë atë të tonën dhe jetësore, kjo te trishton. Sot të pranosh kombin Kosovar do të thotë të ligjësosh te keqen. Do me pyeste ndokush se ç’të keqe ka krijimi i kombit Kosovar, kur banoret të Kosovës janë ata. Kësaj pyetje do të mund ti përgjigjeshim vetëm kundër pyetje se: a duam të kemi komb të konstituuar në një shtet apo komb që shthuret ne identifikime te reja artificiale e politike?. Çfarëdo qe të bëjë politika e diktuar ne Kosovë, nuk e merr dot mandatin e vërtet popullor për ta ndryshuar identitetin kombëtar. Nuk mund ta vë në mëdyshje shtetin amë Shqipërinë si shtet-thelb i gjithë shqiptarëve dhe mbi këtë Shqipëria duhet të diktoj më shumë se sa të tjerët për territoret e saja te copëtuara. Nëse Kosova ndryshon identitetin e saj, kjo vije si vendim i raportit të saj me të huajt, dhe jo ne raport me interesin vital te kombit por te shtetit.
Shpesh gjykojmë vetveten ashpër pse nuk e çliruam vet Kosovën. Por, nuk ngushëllohemi me faktin se cili vend i Evropës u çlirua, ma në fund vet dhe pa ndihmën e të tjerëve. Shqipëria ka të drejtë, të drejtën se paku morale dhe kombëtare, të diktoj politikën dhe pozicionin e saj ndaj gjysmës tjetër, e të territorit të saj, qe ju nda nga koha e “pazotësisë” se saj. Shqipëria duhet tu kërkoj shqiptarëve të Kosovës të mos e ndërrojnë identitetin e tyre për shkak te politikës se diktuar dhe të lojës se papastër të të huajve. Ndryshe parapëlqimi me këtë politik që dikton interesin tonë jo në mënyrë të qartë, e vë para suspendimit përpjekjen e bashkimit kombëtar rreth shtetit kombëtar. Parapëlqimi me këtë politikë që dikton interesin tonë jo në mënyrë të qartë, e vë në rritë dhe e shumëzon ndjenjën e vetmjaftushmërisë, të funksionalitetit në dy a më shumë shtete, ku shqipja mund të shkruhet e flitet ndryshe dhe me pas te kemi funksionalizimin e gjuhës shqipe jo më si te vetme, po si te ndarë sipas dialekteve ku Kosova do të merrte atë gegë, meqenëse masa e gjerë duket se e aplikon.
Të gjithë e dimë qe koordinatat teorike të konceptimit për kujdesin ndaj vetvetes janë dhënë qe ne antikitet. Sokrati na e shpjegonte fuqishëm domosdoshmërinë e kujdesit ndaj vetvetes, qe më pastaj e ardhmja te jetë me e ndritur. Ndaj edhe ne shqiptaret këtë detyrë duhet ta vemi para vetës, qe e ardhmja jonë të jetë më e ndritur dhe që të mos hymë në kompleksitete, të panevojshme që na dallojnë nga vetvetja jonë. Pra identiteti kombëtar shqiptar duhet te ruhet me çdo kusht, pavarësisht nga banimi dhe pavarësisht nga politikat regresive.
bekimbeu@hotmail.com
kthej ne Word artikullin
 
 
 
 
 
 
 
03/03/2008
Nga: Bekim Rexhepi
 
Kosova duke u bërë shtet në vete, po merr detyrime të rëndësishme dhe gati te përballueshme në shikim te parë. Është sfiduese për një vend të ri, për një elitë të re politike, e cila pa përvojën e duhur, po pranon fare guximshëm të vet menaxhohet me strukturën komplekse te shtetit, ne fakt shteti mbete akoma një kompleks metodash në teorinë politike sa i përket forcimit të idesë se si duhet funksionuar shteti. Duke shikuar më thellë zgjidhjen e aplikuar për Kosovën, del se kjo zgjidhje më shumë i sugjestionon (këtë fjali po e përdor ne shpjegimin e: 2. Nënshtrimi para vullnetit të dikujt, mungesa e pavarësisë në mendime dhe në gjykime.,etj.), klasën politike se sa kombin. I tërë procesi politik që është zhvilluar deri me sot për Kosovën, duket se është ndikuar jashtë interesit vital te kombit. Ndofta, duhet pranuar se klasa politike shqiptare ne Kosovë, më shumë qe e ndikuar nga sistemi dhe ideologjia qe i ka sorollatur ata. Po marrja këtë argument sa të sforcuar dhe po aq te dështuar, pra mbi projektin e Jugosllavisë si shtet multinacional. ky shtet si multinacional për ata qe projektuan dhe për me tepër për ata që e provuar doli se nuk ka funksionuar as edhe kurrë mbi principin e proklamuar te barazisë se kombeve. Nuk e di nëse kjo dilemë e zgjuar do të përbëj koincidencën e më vonshme edhe me procesin e Kosovës si një shtet multietnik. Po edhe po deshe t’i ikim këti argumenti që shtruam më sipër, ne do të mund të gjenim tani edhe argument tjetër, shih: plani i M.Ahtisarit për Kosovën dhe qe ky plan është (mishëruar) sforcuar pikërisht me projekt kushtetutën e Kosovës, të hartuar nga ekspert 'shqiptar', dhe qe ky projekt kushtetues kinse po e merr opinionin qytetar. Sipërfaqësisht, ky veprim i klasës politike në Kosovë është vërtetë një mashtrim politik, sepse populli nuk është pyetur asnjëherë, më keq nuk është respektuar:,-shih arbitrin politik që kjo klasë e ngriti vetën, duke i dhënë legjitimitetin politik të udhëheqjes, i cili realisht nuk mund të ngjitët mbi shumicën e bojkotit. Duke e justifikuar politiken, dhe njëkohësisht rolin e klasës politike 'shqiptare' ne Kosovë, sikur po na bëhet e qartë, çdo ditë e më shumë, shkurorëzimi me identitetit nacional. Më këtë shkurorëzim politik të vullnetshëm që po e bënë klasa politike në Kosovë, gjithsesi ngrihet apo mbyllet realizimi i interesit vital i kombit. Sikur ka të drejtë shumë në atë shtjellim të pak ditë më parë analisti i shquar shqiptar: F. Lubonja, qe e nxori se shqiptaret tani po kalojnë na fazën e realizimit të 'kombit kulturor' dhe jo atë të kombit shtet. Pse shkurorëzim shqiptar? Nuk e di, nëse ka ndikuar rezonimi politik i frikës se disa vendeve, se krijimi i një shteti natyral shqiptar e politik i Shqipërisë ( që do ta nënkuptonte bashkimin e Kosovës me shtetin amë, ) apo edhe varianti i dytë që do të qonte në krijimi i një shtet të ri, të dytë shqiptar (me një Kosove, me mbi 95% të popullatës shumicë shqiptare), thjeshtë ky do të përbënte kërcënim apo do të mund të rrezikonte vendet tjera ne gadishullin Ballkanik. Nëse ky rezonim politik ka qenë i ndikuar, atëherë rezultati i pavarësisë së Kosovës, është rezultati më minimal që i epet koncesionit te politikës së pandërgjegjshme, qe Kosovën e konceptoi dhe gjithsesi e ktheu në një shtet multietnik, që më se paku ka për tu kuptuar realisht për nga dominancë politike e etnike. Mbi këtë rezonim mund ta shohim gjithë produktin e zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, qe sipërfaqësisht u bë i pranueshme, dalja e një pavarësie të kushtëzuar për Kosovës. Kjo pavarësi e kushtëzuar dhe e shoqëruar me një rezolutë të më hershme (si:1244), që e ka koduar Kosovën deri me sot dhe e cila gjithashtu, e ka sanksionuar përkohësisht sovranitetin e Jugosllavisë e Serbisë mbi Kosovën, mbetet sugjestioni i vetëm ngushëllues politik. Por, se kjo rezolutë 1244 + Pavarësia janë një zgjedhje e re politike dhe krijimi i një shteti as natyral shqiptar (që mund ta përfshinte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) dhe as të krijimit të shtetit të dytë shqiptar (të Kosovës duke mos e diskriminuar etninë dominuese dhe më sakrifikuese), por vetëm si një shtet i ri multietnik me një identitet të ri qe duket të ketë mjaft probleme se sa shkurorëzimi praktik me identitetin e mëparshëm. Kushtetuta e Kosovës së pavarur dhe e kushtëzuar qëllimisht ka eliminuar emrin themelore te identitetit kombëtar për tu kurorëzuar me një emër të ri identiteti ndofta fiktiv apo për dikë edhe emocional.
 
 
 
 
 
 
25 Shkurt 2008
Shkruar nga Bekim Rexhepi
 
 
Edhe pse Kosova kaloi një javë të gëzuar dhe festive, e cila e tejkaloi atë shpalljen e më hershme (që rezultoi e pasuksesshme, sepse nuk u njoh ndërkombëtarisht), ndërsa kjo shpallja e 17 shkurtit 2008, u bë disi e njohur veçmas nga ato vende të cilat kishin “memorin e zgjuar”, se Kosova më nuk mund të lihet nën Serbi. Por, duhet precizuar gjithashtu, se akoma ka diçka qe nuk e kputi fare lidhshmërinë e paqëndrueshme, e kjo është rezoluta 1244, e cila mbetet në fuqi. Më mëdyshje të plotë, mund ta shoh funksionin e politikës për Kosovën dhe gjithashtu nuk e di se si pezull më rri një pyetje se: si mund të shkojnë bashkë një rezolutë 1244 + Pavarësia?.
 
E para, rezoluta 1244, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit (në mbledhjen e 4011-të mbajtur me 10 qeshor 1999), nuk është modifikuar aspak nga vendimi i parë dhe kjo dosido le paqartësit e veta. Këto paqartësi në rezoluten e 10 qeshorit 1999, në disa raste po keqshfrytzohen nga disa vende për ta paragjykuar zgjidhjen reale për Kosovë. Kosova me këtë rezolutë nuk arrin dot të plotësoi synimin dhe vullnetin e popullit shumicë të saj. Pra, jo për të mbajtur akoma te fshehur zgjidhjen e përkohshme të radhës për Kosovën që është një “Pavarësi” e pa krahasueshme, sepse kërkund nuk ka një pavarësi si kjo e Kosovës ku brenda ka edhe rezolutën 1244.
 
Çfardo shpjegimi justifikues qe i servohet opinionit shqiptar lidhur me këtë pavarësi e rezolutë, nuk e ndihmon gjatë qetësin politike.
 
Rezoluta 1244, ka akoma nen-in katër (4), ku përmend edhe mundësia e një numri ushtaresh e policësh jugosllav dhe serb që mund të kthehen në Kosovë për t’i kryer funksionet e veta bazuar në aneksit dy (2), të po kësaj rezolute.
 
Pra duke e parë këtë rezolutë të pandryshuar me këtë nen dhe një pavarësi të Kosovën bashkë, më bëhet se ka më shumë se diçka qe nuk shkon dhe po kaq e zorshme mbetet të shpjegohet më pas.
 
 
E dyta, pavarësia si nocion ja se si shpjegohet ne fjalorin elektronik shqiptar: PAVARËSI f.
 
1. Mëvetësi ekonomike e politike, të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur. Pavarësia kombëtare. Pavarësi e plotë (e kufizuar). Pavarësi politike (ekonomike). Shpallja e pavarësisë. Mbrojtja e pavarësisë së atdheut. Lufta për liri e pavarësi.
 
2. Të qenët i pavarur nga një tjetër, gjendja e dikujt që është i panënshtruar e i pavarur. Pavarësia e gruas nga burri.
 
3. Të qenët i pakushtëzuar nga rrethana e nga shkaqe të caktuara, të qenët i pavarur nga diçka tjetër. Pavarësia e mendimeve (e gjykimit).
 
Serbët as nuk e dinë mirë ku i bije Kosova
 
Pavarësia e Kosovës u shpallë me 17 shkurt te 2008-ës, atë e njohën vende te fuqishme botërore, hymë ne javën e dytë të njohjes më të gjerë, le të besojmë dhe të shpresojmë qe kjo pavarësi si e tillë e modeluar multietnike, nuk do të mund ta mbaj gjatë realitetin, se Kosova ka qenë shqiptare dhe siç thoshte F. Agani se: “Serbët as nuk e dinë mirë ku i bije Kosova. Në sh. 12, për sh., nuk kishte një shtet serb, kishte vetëm principata feudale. Pastaj kanë qenë 5 shekuj dominim turk. Vetëm më 1912 u pushtua nga ana e serbëve, etj”. Pra as ne luftën e dytë Kosova nuk qe territor serb, siç pretendojnë serbët kot fare.
 
Sidoqoftë tani ne kemi Pavarësi te mbikëqyrur, të kushtëzuar, të ... etj e etj. me rezolutë akoma në fuqi. Pengesat për pavarësinë e Kosovës mund te dalin dhe mund te mbesin, nëse nuk rishqyrtohet dilema që nuk saktëson “as daljen definitive” dhe “as pavarësinë e plotë” të Kosovës.
 
Këtë shkrim, sa mund te duket skeptik, opinioni ynë do të mund të kuptoi pa një dije ekzakte dhe pa konsistencë, se kjo pavarësi nuk përmbushi aspiratën nacionale. Ndaj unë kam mbetur aq i pakënaqur qe nuk rezultoi kjo pavarësi në dobi të aspiratës sonë nacionale, e qe do të mund te qonte ne bashkim kombëtar.
 
Më nuk mund të bëhet pyetja hutaqe se kush e pengon Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, janë Kushtetutat, janë rezolutat, janë gabimet tona politike qe nuk i shtruam si duhet dhe si kërkonte koha, janë njerëzit tona sensasive që s’po kuptohen dhe s’po shquhen për nacion por për një kozmopolitizëm absolut.
 
 
25 shkurt 2008
 
 
 
 
 
Kryeministri qe nga dita e fitores se subjektit të tij, u tregua i gëzuar tej mase, madje nuk ngurroj qe në disa raste të tregohet edhe monoton i medieve, me stërzgjatje të diskutimeve eklektike
nga Bekim Rexhepi
 
Mashtrimi i elektoratit
 
Edhe ai pak elektorat qe votoi për ndryshime në skenën politike të Kosovës, duke e vënë në pushtet PDK-në dhe duke e rikthye pas një kohe te gjatë në opozitë, LDK-ën e lodhur dhe jo më kreative. Pra, ky elektorat që tashmë disi u identifikua si elektorat për ndryshime, ka pak mundësi qe edhe me tej të quhet si i tillë, sepse shumë shpejtë, akoma pa hipur në pushtet PDK-ja e djeshme apo PDK-ja e sotme dha mashtrimin e parë, dhe këtë e bëri pikërisht ndaj elektoratit të saj.
 
Elektorati që u përcaktua për ndryshime, tani është i dënuar të besoi në votën e vet, për atë lloj ndryshimi politike sepse edhe pse e nxori në opozitë LDK-në e djeshme, nuk arriti që këtë dënim ta mbaj aq gjatë. PDK-ja nuk qëndroi besnike në besimin politik edhe përkundër faktit të konfirmuar nga elektorati për ndryshime. PDK-ja vendosi për bashkëqeverisje me LDK-në e djeshme, ndofta me faktin se mund ta ketë hetuare frikën, për një rendje të shpejtë nga pushteti, në çoftë se nuk e bënë një bashkëqeverisje të tillë të tipit PDK-LDK. Në anën tjetër ka hequr disi rrezikun duke e dobësuar ne skajshmëri opozitën e mundshme, qe gjithsesi do të mund te ishte e fortë po te mbetej jashtë LDK-ja. Sidoqoftë ky kamuflim politik iu bë i qartë, elektoratit të përcaktuar për ndryshime, i cili ne pamundësi të rikthimit të votës duhet të gjejë rrugëdaljen e vet demokratike.
 
Kryeministri entuziazmues
 
Një kombinim modular mes mobileve te reja dhe të disa te vjetrave do të mund të përfundoi vetëm në një rrëmujë eklektike pa kurrfarë lidhje. Pra edhe bashkëqeverisja e PDK-së dhe e LDK-së duket kësi soji, s’ka mëdyshje se kjo bashkëqeverisje do të përfundoi pa rezultate te dukshme politike. Do të mund te kemi kriza dhe humbje kohe, në konflikte mes Kryeministrit të “fuqishëm” dhe të ministrave që mund te gjenden, shumë shpejt në ofsajd qeverisje.
 
Kryeministri qe nga dita e fitores se subjektit të tij, u tregua i gëzuar tej mase, madje nuk ngurroj qe në disa raste të tregohet edhe monoton i medieve, me stërzgjatje të diskutimeve eklektike.
 
Entuziazmi i kryeministrit u hetua në çdo diskutim të tij, dhe opinionit të gjerë, kjo ju bë e qartë, se do të kemi një kryeministër të ri, që deri me tani nuk ka qenë po kaq entuziastë për të bërë kaq ndryshime dhe për të pasur kaq përgjegjësi politike për vendin. Fundi le te shpresojmë ne diçka te mundshme te tij.
 
13 Janar 2008
 
 
 
Ndofta, "vdekja e Rugovës" dhe "oreksi i Thaqit", për pushtet e kanë ndihmuar këtë unitet te duket kështu, fiktivisht kaq i arritshëm dhe mbase politikisht i dukshëm.
 
nga Bekim Rexhepi
 
Mendoi dhe akoma besoi se këto zgjedhje nuk prodhojnë kualitetin e domosdoshëm të zhanrit politik, madje përforcimi i keq i pozitave dhe figurave te njëjta janë produkti më negativ i Kosovës në këto zgjedhje. Janë bërë te neveritshme prononcimet e lidëve aktual, (garuesit në këto zgjedhje te vonshme, të pas vjeshtës, e me boshllëk po shitet kripa...) qe edhe këto zgjedhje nuk përtojnë ti quajnë dhe ti cilësojnë si vazhdimisht "zgjedhje historike për Kosovën", dhe kurrë nga ta nuk mund të dëgjojmë se edhe këto zgjedhje janë, jo më shumë se zgjedhje normale që mund të prodhojë sistemi demokratik. Duket ashiqare që këta lider të Kosovës politike, e kanë te vështirë të kuptojnë normalitetin e zhvillimeve në sistemin demokratik, dhe qe zhvillimet normale pahezitueshëm i quajnë, i cilësojnë si "historike për Kosovën".
 
Në opinionin e kuptueshëm politik, kjo rropatje e kot (nën stuhinë e vjeshtës së vonë, dhe të boshllëkut të kripës), e liderëve kosovar duket si naiviteti më i madh i tyre historik, se sa një paraqitje normaliteti politik brenda sistemit. Zgjedhjet nuk do të duhej të zhvilloheshin deri pas mbarimit te afatit skadues të negociatave mes Kosovës e Serbisë. Sepse këto zgjedhje e komplikojnë funksionimin politik, në kuptimin e unitetit të brendshëm politik, që me sa mund u arrit pa agresivitet dhe shqetësime të mundshme, deri në përmasa te mëdha kombëtare (ndofta, "vdekja e Rugovës" dhe "oreksi i Thaqit", për pushtet e kanë ndihmuar këtë unitet te duket kështu, fiktivisht kaq i arritshëm dhe mbase politikisht i dukshëm).
 
Pavarësia mbetet kaq e dashur dhe kaq e frikshme?...
 
Më një anë, duke e ditur dashurin e madhe që kemi për pavarësinë e Kosovës dhe në anën tjetër, hezitimin qe kemi për ti dalë zot, asaj apo kësaj pavarësie. Këto te dyja (dashuria dhe hezitimi) askund nuk do të shkonin bashkë me të tjerët, por me ne shqiptaret kjo duket se është e mundur, sepse po duket se po gjejmë sprovimin e të mundshmes diku ne fund te tunelit.
 
Nuk e di nëse bretkosa ia ka arritur me sukses dhe kaq e sigurt tatëpjetës, dhe gjithashtu nuk e di nëse pavarësia e Kosovës është kaq e sigurt në duart e liderëve tanë, të pas vjeshtës dhe te kripës së bollshme gjatë këtyre tetë viteve të pas luftës. Megjithëkëtë do të jemi dëshmitar të këtyre zgjedhje qe po afrojnë startin, drejtë kutive të votimit.
 
Në ekranin e mendjes sime akoma nuk ka mbaruar seriali i zgjedhjeve manipuluese, sepse edhe këto zgjedhje, ngjashëm si në zgjedhjet e me hershme "historike", do te jenë ata manipuluesit qe do ta sfidojnë (ngadhnyshëm dhe falshëm pa u parë) besimi dhe llogaridhënien: para te besueshmit, para ligjit. Madje seriali po kaq aversiv do të vazhdoi aq sa do të mund të ndjekim avazet politike bajate qe nga kafeneja jonë mediale, e deri tek kuluaret politike të partive tona, të ndara pakuptimisht, dhe esencialisht të po këtyre partive, që vazhdojnë të funksionojnë sikur te ishte një parti.
 
Më duket se tani duhet të pranojmë se ky është limiti i kripës për gënjeshtrat e këtyre zgjedhjeve deri të kërshëndellat apo të fund vitit, që do të mbyllet si ngushëllime i vetëm për ne shqiptaret, mos dhënien e sinjalit për shpallje të një anshme të pavarësisë.
 
Kështu do të na rezultojë më mirë në një hap të frikshëm që do të shtynte me qartë drejtë pavarësisë, se sa mbetja në thikën e ngulur të durimin tonë... - Nuk është thënë kot nga te mençurit: "Po s’bëre vet për veten tënde, mos prit të ta bëjë tjetri për ty/në",
 
10-11-2007
 
 
 
Duket se edhe ky regjim nuk i do shqiptaret e lirë, nuk i do qe këta shqiptaret, qe dje ishin te shtypur nga regjimi i Serbisë, sot të jenë te lirë, te jetojnë të lirë në mënyrën e vet, ne shtëpitë e tyre, ne vendin e tyre te quajtur Kosovë
 
 
 
Bekim Rexhepi
 
 
 
 
Se natyra e regjimit në Kosovë, po rrëshqet goxha ngjashëm si me regjimin e Serbisë, këtë më se miri po e tregon procesi i montuar politik ndaj Albin Kurtit. Se natyra e regjimit në Kosovë po dallon më pak edhe nga mënyra (e sjelljes qe aplikonte regjimi serb dikur, ky regjim mbase u identifikua si regjim më vulgar, regjim ky që i vlerësonte në mënyrën e vet proceset normale ne Kosovë si gjithçka antiserbe – sepse më këtë përpiqej ti ngadalësonte proceset apo ti shuante fare ato. Së pari duke bërë arrestime politike, ndaj liderëve të lëvizjeve shqiptare), e vlerësimit të veprimtarisë së lëvizjes shqiptare për “Vetëvendosje”, edhe ky është një vlerësim shumë i ngjashme me ato fushatat antishqiptare qe ushtronte regjimi i verbër i Serbisë.
 
Duket se edhe ky regjim nuk i do shqiptaret e lirë, nuk i do qe këta shqiptaret, qe dje ishin te shtypur nga regjimi i Serbisë, sot të jenë te lirë, te jetojnë të lirë në mënyrën e vet, ne shtëpitë e tyre, ne vendin e tyre te quajtur Kosovë.
 
Duke menduar në testimin qe ne akoma duhet kaluar, për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, më bëhet çdo ditë e më e qartë se kot po krekosemi në far rezultati sepse nuk mund të hymë më thellë në shifra, kur praktika tregon se në Kosovë nuk ka më zhvillim te demokracisë autoktone, ka vetëm demokraci selektive, apo më mirë te themi se ka vetëm një demokraci rrisku.
 
Demokracia e rriskut, - për mendimin tim është demokracia që po ofron regjimi aktual, që e sundon Kosovën arbitrarisht, që synon të arrijë më shumë solidar brenda sistemit apo pushtetit të tij.
 
Regjimi administrativ ndërkombëtar në Kosovë i instaluar qe më shumë se tetë vite ka arritur të krijojë me suksesin e vet të jashtëzakontë numër të madh bashkëpunëtoresh të futur brenda sistemit dhe pushtetit të tyre arbitrar.
 
Solidariteti i një pjese te elitës shqiptar me regjimin aktual, po justifikon vërtetë të ashtuquajturat institucione të Kosovës. Goxha recidivistët janë këta solidar që po gënjejnë pa turp, se janë në procesin e pavarësisë se Kosovës. Shtrohet pyetja, si mund te bëhet fjalë për pavarësinë e një vendi, kur një regjim brenda ati vendi arbitrarisht sillet kundrejt vullnetit politik të ati vendi. Pak e besueshme mbetet politika denigruese e këti regjimi dhe e solidarve shqiptar, sepse vet procesi ka degraduar në mundësin e zgjidhjes normale, e pragmatike që do të duhej të kishte zgjidhja për Kosovën.
 
E vërteta është se populli i Kosovës me mbi 97%, e do vetëvendosjen. Për këtë ai ka zhvilluar luftën e vet të përgjakshme, madje vullnetin për liri e pavarësi, e ka deklaruar shumë herë, pavarësisht shtypjesh e regjimesh. Nuk bëhet ndonjë shpikje (në këtë shpjegim timin), se solidaret shqiptar kurrë nuk i kanë munguar regjimeve antishqiptare, këtë e dëshmon historia dhe koha.
 
Kjo gjendje e mbisundimit te tyre gati e papengueshme më nuk mund te klasifikohen vetëm si ambicie e liderëve të thjeshtësuar bajraktarist. Voluntarizmi i liderëve tanë, përpos qe madhështoi këto ambicie te tyre nuk sollën ndonjë risi në politikën e mendimit shqiptar. Ka te drejtë plotësisht Albini, qe e shef dhe thirret në lëvizje politik, sepse brenda këtyre tetë viteve lëvizja jonë politike u recidivua, ne politikë të ndejës e pritjes. Pra momenti na rikthe serish te gjendja ku ne patjetër duhet të orientohet tek raporti midis revolucionit dhe institucionit të vërtetë- sepse kjo gjendje status-quo-së politike tanipërtani duket dimensionalisht e falimentuar.
 
Për ti parandaluar skenarët e keq për Kosovën, që i përcaktojnë interesat sencasive, qe gjithsesi i dëmtojnë interesat tona, atëherë ne duhet te kemi skenarin tonë te daljes nga status-quo-së, e cila nuk na konvenon në këtë përshpejtim te zhvillimeve e karaktereve qe po merr politika ndërkombëtare.
 
07-10-07
 
 
 
 
 
DHE KOSOVA QË NDAN ALEATET ME SUPERFUQIT
 
Kosova më se miri do të mund te identifikonte miqtë e Amerikës, përmes shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të saj, si shteti më i ri në Botë. Le të shpresojmë se Pavarësia e Kosovës do të rirreshtoi më shumë miq për Amerikën dhe më shumë njohje për Pavarësinë e Kosovës.
 
 
Nga Bekim Rexhepi
 
 
Gongu i Pavarësisë
Ne fakt kështu më tingëllon njëri prej zërave të mundshëm, që do të vlerësoi funksionin e politikës ndërkombëtare për Kosovën. Deri në ditën, kur ky artikull do të publikohet në media, gongu mund t’i ketë të numëruara edhe më pak se 90-të e ca ditë. Madje edhe mund te konstatohet qartë se gongut ka hyrë në tiktakun e vet të mbylljes, madje të fund duelit për betejën e Kosovës. Kosova të qëndroj e fortë, ishte edhe zëri i dashamirësve të saj, deri në rendjen e gongut, kanë mbetur edhe pak ditë, edhe pak pritje. Por, e rëndësisë se veçantë për ne, është dhe mbetet të jemi të përgatitur edhe për “rezultatin e befasishëm” sepse gjithçka në politikë thuhet dhe mund të besohet se “është e mundur të ndodhë”!. Nëse kemi investuar sa duhet për Kosovën, do te jemi me fat të kemi edhe rezultati e pritshëm.
 
Pavarësia një emër i dashur për 97 % shumicë e qytetarëve të Kosovës, dhe njëkohësisht ( po ky emër i pavarësisë për Kosovën ) mbetet i urrejtshmi emër për pjesën tjetër të përqindjes së mbetur, qe është pakica serbe e Kosovës. Shqiptaret e duan pavarësinë për të parë vetën larg e më larg vrasisë së të tjerëve, dhe për këtë shqiptaret kanë humbur shumëçka te pakthyeshme. Është pa mëdyshje se kanë humbur edhe te tjerët, dhe duhet pranuar gjithashtu se humbjet e të tjerëve nuk mund assesi te barazohet me humbjet e mëdha të shqiptuarve. Është fare normale qe ky proces politik për Kosovën të mbyllet ne favorin e shumicës shqiptare, e cila edhe pse ishte po ashtu shumicë në bashkësinë e dikurshme Jugosllave, u trajtua padrejtësisht si pakicë e parëndësishme, gati ne të gjitha proceset e saja favorizuese.
 
Kompromise deri n’asht
 
Me mund të madh Kosova arriti tek autonomia e saj politike, në këtë bashkësi sllave e cila për shqiptaret mbeti fare e padrejtë. Askush nuk ia fali autonomin e shqiptarëve të Kosovës, për t’ia marrë kur dhe kush të dojë atë. Por, ishte dhuna dhe terrori serb i futur në sistem, qe e gllabëroi këtë autonomi politike, me mjetet më të vrazhdët te një lufte klasike dhe shfarosëse kundrejt shqiptarëve. Kjo metodë serbe nuk u ndal edhe përkundër zërave jo të paktë të shqiptarëve qe të mos shtypeshin te drejtat e tyre. Serbia e vazhdoi dhunën e terrorin duke u bërë e padëgjueshme dhe skajshmërisht e pandalshme. Kohëzgjatja e dhunës dhe terrorit serbë u bë e pa përballueshme për çdo shqiptar, të cilët u mblodhën, me vetë sakrificë në guerile, i kthinë tytën për ta mundur me një luftë te armatosur dhe të pa kompromis me armikun. Shumica e djemve dhe vajzave të Kosovës, i ranë me gjak e zemër atdheut të tyre për t’u bërë themel i qëndresës dhe i fortesës, për të mbijetuar e trashëguar rraca e tyre. Deri në këtë nivel sa qe humbja te kthehej ne një fitore të madhe. Lufta nuk mbaroi si duhet, nuk e dha as rezultatin e përfundimtar të humbësit, po nuk e qartësoi as përfundimisht fituesin. Kjo luftë tani duket e pa mbaruar, edhe ne këto momente kur analizohen shkaqet e saja. Ajo zhvillohet me negociata dy dhe tri paleshe, e edhe ato ndërkombëtare.
 
1. Kompromisi i Rambujesë!
 
- Ishte dhe mbetet si kompromisi më i keq, i cili u bë në Rambuje të Francës, kur pala e vetëshpallur shqiptare e pranojë armëpushimin të njëanshëm me dhunën dhe terrorin serb duke e legjitimuar këtë të fundit. Përmes një marrëveshje letre, e cila, më pas një kohe te përshtatshme do të rikthente serish ata që bënë dhunën e krimin ne vendin e sprovës të quajtur Kosovë.
 
Tentativat e Serbisë, që me polici e ushtri te dhunshme, për tu rikthyer në Kosovë kanë qenë te shumta, ata akoma e vrasin mendjen për tu kthyer në Kosovë. Duke dashur të pengojnë dhe duke dashur ta zhbëjnë procesin nga nisma e vet, që të ketë një zgjidhje te ndërmjetme, e te “mundshme”, e cila sipas te gjitha gjasave duket fare e pamundshme për te dy palët, Serbia ka zgjedhur mënyrën e vjetër të politikës aversive.
 
2. Kompromisi për Shtetin Multietnikë!
 
- Ishte gjithashtu një kompromis tjetër po ashtu i dëmshëm sepse më këtë ide u anashkalua ideja për krijimin e shtetit nacional te shqiptarëve, i cili do te qonte definitivisht tek një bashkim i domosdoshëm me shtetin përkatës shqiptar Shqipërinë. Por, shikuar edhe ndryshe këtë ide për krijimin e një shteti multietnikë në Kosovë, megjithëse përbërja e popullatës është shumë e qartësuar, akoma qëndron kundrejt një mundësie çfarëdo balancimi që do te realizonte këtë ide apo të këtë shtet të quajtur si multietnikë. Kjo ide në fakt po të shikohet me trendin politik që po merr Evropa, me te drejtë duket dhe mund te shihet si ide evropiane. Ndërsa është tjetër se sa integrues jemi dhe se sa integrim ka kjo bashkësi vërtet multietnike.
 
3. Kompromisi për decentralizimin e vendit?
 
- Decentralizmi për pushtetin vendor në Kosovë më shumë u bë konvergjent për idenë e krijimit të shtetit multietnikë se sa i dha favorizim realizimit të kësaj ide. Ne e kemi kuptuar ndryshe këtë lloj reforme për shtetin, e kemi kuptuar më shumë si një domosdoshmëri që duhet tejkaluar për tu integruar. Dhe sot po të shikohet mënyra se si është bërë decentralizmi i pushtetit vendor, atëherë e kuptojmë se ky decentralizim më shumë ka përmbushur disa premisa politike dhe fare politike dhe jo që ka qenë i nevojshëm më shumë si një reforme për shtetin dhe për integrimet.
 
4. Kompromisi për negociata me Serbin?
 
- Ndër kompromiset e tjera të radhës, kanë qen edhe negociatat me Serbinë. Kishte dhe akoma ka balancime se këto negociata duhej dhe nuk duhej të zhvilloheshin. Arsye ka ne te dy taborret, e vërteta e gjithë kësaj është se ka ndodhur kompromisi qe te negociohet me Serbinë, pavarësisht se ajo mbet e pa dënuar për luftën dhe për krimin e bëra në Kosovë. Këto negociata e kanë kthyer dhe njëkohësisht e kanë fuqizuar ndërkombëtarisht akuzën serbe për Kosovën dhe shqiptarët. Por, gjithashtu besohet se këto negociata e kanë dërguar Kosovën më afër Shtetëzimit të saj.
 
5. Kompromisi për Pavarësinë?
 
- Duke e dashur shumë pavarësinë, kemi harruar ta bëjmë atë. Pavarësia, më bindshëm u kuptua nder ne si një projekt minimal që e balancon tensionin politik në rajon, e se sa që do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe shqiptarët. Pavarësia si zgjidhje minimale për Kosovën, me kompromise politike e terminologjike, morri degradimin e vet duke mos besuar në të. Ajo u shndërrua ne pavarësi terminologjike, çka e humbi kuptimin e vërtet te vet termit. Herës u bë Pavarësi e Plotë, Pavarësi e Kushtëzuar, Pavarësi e Mbikëqyrur, Pavarësi Demokratike, Rajonale apo etje etje.
 
Kosova i ndan aleatet me superfuqitë
 
Kosova më se miri do të mund te identifikonte miqtë e Amerikës, përmes shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të saj, si shteti më i ri në Botë. Pas, pranimit apo njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, padyshim se do të mund të pasonin edhe te tjera pranime apo njohje nga shtetet e tjera. Solidarizimi i pranimit apo njohjes se Pavarësisë së Kosovës nga Amerika do ti identifikonte miqtë e Amerikës, e cila është deklaruar pro Pavarësisë së Kosovës. Karshi Rusisë dhe disa vendeve qe duket se do te ndaj misin me Rusin pas pranimit te pavarësisë së Kosovës. Le të shpresojmë se Pavarësia e Kosovës do të rirreshtoi më shumë miq për Amerikën dhe më shumë njohje për Pavarësinë e Kosovës.
 
 
e diel, 17-09-2007
 
 
 
 
 
Më mirë është një hap i frikshëm, madje edhe i një anshëm, që me idenë e shpalljes së pavarësisë të qon përpara, se sa mbetja në një gjendje, pa idenë realizuese, e cila të trishton vazhdimisht.
 
 
 
Nga Bekim Rexhepi
 
 
120x120 DITË SHTYRJE?
 
 
120 ditë shtyrje. Po pse të mos ketë shtyrje derisa nuk ka vendosmëri gjatë gjithë procesit dhe për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova në krye me Grupi Negociator (GN), Janë edhe 120 kompromise të tjera, qe do të mund të qarkullojnë në kuluaret diplomatike, për ta mashtruar Kosovën, madje për të heq dorë nga pavarësia e saj. Shtyrja edhe për 120 ditë të tjera, nuk do te ishte e gjatë, për modelin e pritjes shqiptare. E gjatë është shtyrja për secilin apo për atë, qe e di se Kosova patjetër duhet të pavarësohet.
 
Dhe, e pakuptimtë është kjo shtyrje! thonë qytetaret (e shumicës) në Kosovë, sepse nuk ka arsye tjetër politike, se pse për pavarësinë e Kosovës të bëhet vonesa, apo edhe shtyrje të tjera. Këto shtyrje të tjetër, sikur i japin infuzion Serbisë, e cila nuk ngurron që me çdo kusht të pengoj apo ta zhbëjë procesin nga itinerari i saj politik qe e paragjykon si te disfavorshëm.
 
Më mirë është një hap i frikshëm, madje edhe i një anshëm, që me idenë e shpalljes së pavarësisë të qon përpara, se sa mbetja në një gjendje pa idenë realizuese, e cila të trishton vazhdimisht.
 
Sa vije e faktori ndërkombëtar, po e zbutë përkrahjen e vet karshi idesë për pavarësinë e Kosovës, kjo mund të na kushtoi, pavarësisht se tymoni i politikës sonë qe në lëvizjen e përbashkët te faktorit ndërkombëtar e kombëtar në Kosovë. Ne mund te jemi te dëshpëruar, se pse nuk po na lejon hapësira heterogjene e ndërkombëtarëve te bëjmë shtetin tonë, te pavarur, madje edhe ashtu siç e duam ne.
 
Qëndrimi ynë, ndaj politikës se huaj, lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, dukshëm ka qenë qëndrim solidarizuesë. Pastaj edhe rrëshqitjen e faktorit ndërkombëtar, ne një regjim tej bllokues ekonomik e politik, nuk e kemi kritikuar sa duhej edhe pse kjo më nuk mund te justifikohej as me kohen dhe as me mundësit që i ofronte Kosova. Solidariteti i politikës sonë me regjimin bllokues e ka quar politikën vendore ne disfunksionalitet, gati të plotë.
 
Pra, me të drejtë, sot mund te arrihet deri aty, që të konkludohet se ky disfunksionaliteti i politikës kosovare, ka mbërri në imponime qendrore, se gjithsesi duhet te ketë marrëveshje në negociata me Serbin. Madje, pavarësisht se Serbia nuk është ndëshkuar, ajo është kthyer në faktor, të palëve që e mundësojnë zgjidhjen e problemit apo të statusit të Kosovës. Serbia, gjithashtu është lënë e lirë, të funksionoj në rrafshin e manovrimeve të vjetra politik. Diskursi i saj politik për Kosovën, akoma po tregohet edhe më i ultë, se ai i mëparëshmi i krimeve që i shpëtuan zotit e ligjit.
 
 
DËSHMITË QË S’ PO NA NDIHMOJNË TË KTHJELLOHEMI
 
 
Problemi i Kosovës dhe zgjidhja, nga Grupi Kontaktit kaloi në OKB, dhe më pasë zbritja e serishme, në Grup të Kontaktit nga OKB-ja, dëshmoi qartë mosseriozitetin e njërës dhe tjetrës, e pasqyroi më mirë, si asnjëherë tjetër, rastin tonë, se sa divergjenca politike ka dhe mbeten.
 
Të përkujtojmë se ne vet e kemi favorizuar si interes të madh instalimin e forcave ndërkombëtare në Kosovë, madje ky favorizim duket te jetë akoma i ngjashëm edhe me instalimin tjetër te forcave Evropiane, duke i lënë hapësirë menaxhimit te huaj, dhe duke u vet rezervuar në mënyrë të frikshme për vet menaxhimin e vendit.
 
Po marrë shkas 17/18 Marsin 2004, te anarkisë politike, edhe pse forcat ndërkombëtare ishin përgjegjëse në menaxhimin e sigurisë në Kosovë, u zunë te pa përgatitura, edhe pse kishin stërvitur madje vazhdimisht. Pra, dëshmia e marsit është një alibi më shumë se gjendja në Kosovë duhet vet menaxhuar. Po ashtu edhe protesta e 10 shkurtit e këti viti, që fatkeqësisht patën viktima, të organizuara nga “lëvizja për vetëvendosje”, dha dëshminë tjetër se më mirë mund te menaxhohet siguria nga vet ne se sa nga ata qe kanë interesa te tjera, të dëmshme për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
 
 
BUSULLA E NDRYSHKUR
 
 
Se, Kosova nuk po ecën si duhet në rrugëtimin e saj, e thotë gjendja aktuale, pa zhvillime politike e ekonomike me një gjendja sociale tej alarmante kudo ne Kosovë. Kjo fare lehtë hetohet, e vetëm “hetuesit e këqij”, në GN-or, nuk duan ta pranojnë “dehjen politike”, që e ka kapluar Kosovën.
 
Derisa nuk arrihet akoma shtetësia nacionale ka alibia te rreme patriotike. E shtetësia nacionale në Kosovë nuk mund te bëhet pa pavarësinë e plotë të Kosovës. Të imagjinosh të kundërtën do të thotë se nuk je afër realitetit politik, vetëm oportunistët, mbesin te vetëm dhe vazhdojnë ta mbajnë me dhunë e mashtrim, tymonin e politikës në Kosovë. Ky tymon i politikës, nuk po drejtohet ne kahjen e duhur të pavarësisë se Kosovës, nuk po lëvizë mirë sepse do më parë të këputet se sa të mbërri në cak.
 
Në fakt busulla jonë mund te duket e ndryshkur, por nuk mund të themi: “se ajo nuk ka edhe mjeshtër”!. Populli e di më se miri e thotë: “s’ka perëndi të tjerë përveç meje”!. Kujdes loja me popullin, është e rrezikshme. Populli t’vret keq kur e mashtron...
 
 
03 shtator 2007
 
 
 
 
Nuk mund të quhet legjitime një politikë e cila ka skaduar nga legjitimiteti i dhënë popullor, dhe e cila venë “arsyen” për tu vetlegjitimuar, prapë për mandat të vazhdueshëm politik duke shpërfillur rregullat politike mbi të drejtën e pushtetit meritor.
 
Nga Bekim Rexhepi
 
Kështu do ti quante shumë kush zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, te cilat akoma po shtyhen, për më pak shkaqe dhe për më shumë arsye, ajo që më teprinë e vet më dominuese është kinse zgjidhja e statusit politik të Kosovës. Më që statusi politik i Kosovës, po zvarritet tash e sa vite, veçmas dy viteve te fundit ka hyrë në procesin e vet për tu definuar dhe për tu ndërlikuar, brenda agjendës së interesimit ndërkombëtar.
 
Përpos shtyrjes se zgjedhjeve që do të duhej të mbaheshin në Kosovë, nuk kemi as edhe ndonjë angazhim politik seriozë që për këto zgjedhjet të ardhshme që të mund te fokusohemi në një datë, më saktësisht se kur ato do të zhvilloheshin, me rregullat demokratike në Kosovë. Shtyrja e zgjedhjeve për kohë të tjera dhe të papërcaktueshme, vazhdon te mbetet edhe më tutje dimension demoralizues për politikën vendore, fajtorët janë ata qe kanë sjellë tek kjo gjendje, padyshim janë pushtetarët tanë, që nga Presidenti, GUK-i (Grupi i Unitetit të Kosovës), Qeveria, Kuvendi partitë (pozitë pa opozitë) etj.
 
Manipulimi i tyre me mandate, tani po sfidon qytetarët. Qytetari ynë nuk po e sfidon klasën e vet te papërgjegjshme, jo pse nuk di këtë rrugë sfiduese, por se toleranca popullore është dhe mbetet enigma me e rrezikshme për ata që luajnë me nervin e ndërgjegjshmërisë popullore. Zgjedhjet e ardhshme që u lidhen me zhvillimet e theksuara për statusin e Kosovës, vazhdojnë të mbesin margjina më politike, për të cilën nuk duan te lodhen më të interesuarit. Tani nga kjo gjendje duket së më se paku ka te interesuar për zgjedhje politike, sepse pushteti është ndarë në katër, dhe ky pushtet i ndarë në katër, ka më pak të interesuar qe të ketë zgjedhje të tjera, të cilat pa dyshim se do të mund të ndryshonin, përbërjen e re apo të ardhshme pas rezultateve të dhëna që do të nxirrnin zgjedhjet e mundshme, sepse ndryshe një përfaqësim tjetër nuk do te kishim këtë përbërje me katër apo do të kishte më me pak ...?!
 
Mos mbajtja më kohë e zgjedhjeve, i thyen rregullat politike dhe abuzon me legjitimitetin politik, i cili tashmë duket se dy vitet e fundit po krijon të vetmandatuarit gjë që po bëhet praktikë politike. Një politikë e delegjitimuar me shpallje të vetmandaeve për vete edhe për dy vite të tjera, po thellohet në krizë dhe po mëshikzohet në procesin e ndërlikuar të zgjedhjes së statusit politik të Kosovës. Çdo klasë politike që është e delegjitimuar nga mandati i përcaktueshmërisë së zgjedhjeve te kaluar nuk është e dënueshme të mbajë mbi supe, akoma më shumë besimin dhe vullnetin e qytetarëve për më shumë mandat. Elektorati mund të pajtohet më këtë gjendje të tillë delegjitimuese, nëse vendosë të mbaj me fanatizëm të zgjedhurit e skaduar, por nëse do të kishim një qytetari emancipuese në politik dhe demokratike do të gjenim kushte të tjera dhe reagime të domosdoshëm. Do të kishim gjendje e cila me te drejtë do të ishte quajtur një anarki e vërtet politike. Çfarëdo vendimi politik, që do të mund të vinte nga ky pushtet i skaduar apo delegjitim, do të shpallej i rrezikshëm, ngase sipas reagimeve të qytetarisë demokratike ata vetë përplasin dhe lëndojnë keq investimin e mëdha politik për siguri dhe stabilitet në vend.
 
Nuk mund ta lëmi në koshiencën e keqmenaxhimit të politikës aktuale, vullnetin politik të qytetarëve, sepse çdo rrëshqitje e “paqëllimshme” politike, e një klase te pandërgjegjshme në këtë gjendje do të cilësohej me të drejtë një gabim i madh dhe gjithashtu do të kishim një pafalshmëri politike e kombëtare. Nuk mund të quhet legjitime një politikë e cila ka skaduar nga legjitimiteti i dhënë popullor, dhe e cila venë “arsyen” për tu vetlegjitimuar, prapë për mandat të vazhdueshëm politik duke shpërfillur rregullat politike mbi të drejtën e pushtetit meritor. Anarkia politike në një vend mund të ushqehet nga këto vese te prapta, për ta mbajtur pushtetin abuzivë, duke mos e përfillur skadimin për legjitimitetit, jashtë besimit dhe vullnetit të shoqërisë. Çdo justifikim i tillë dhe çdo shtyrje e tillë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë është denigrim më i madh për zgjedhësit vendor. Ndaj arsyet e tyre që tanimë janë zhveshur fare nga kuptimësia e vendimeve të më hershëm, kinse për shtyrje të zgjedhjes së statusit të Kosovës, nuk qëndrojnë, nuk dresojnë më turinë, dhe se sa më e kuptueshme politikisht është se patjetër duhet pasur zgjedhje të reja dhe të ndershme për vendin dhe demokracinë.
 
Qëndrimi i politikës aktuale për ta mbajtur vetveten, akoma në pushtet me paarsyen e fortë, kinse për të zgjedhur statusin politik të Kosovës, tregon se ajo nuk është më e interesuar në suksesin e procesit, nëpër të cilin po kalon Kosova dhe shqiptaret, apo është e interesuar që më hiç legjitimitet të “përmbyllë” procesin politik deri në fund por me pranin e vet, pavarësisht skadimit te mandatit të tyre politik.
 
Kuptoi se Kosova nuk mund të hy e sigurt dhe stabile, me një kuadrati politike që është delegjitimuar qe dy vite dhe çdo gjë e sheh si determinizuese.
 
Të mos lejojmë që Kosovën ta udhëheqin edhe më tutje delegjitimuesit e vullnetit dhe të besimit të popullit dhe që ata të kthehen me kaq lehtësi në legjitimes të besimit dhe të vullnetit të vetvetes në politikë.
 
 
28.06.2007
 
 
 
 
Nga:Bekim REXHEPI
 
Mendimi rezonant për negociatat e Vjenës dhe plani i Ahtisarit për Kosovën, duket se ka pajtimin e shumicës së vendeve edhe brenda KS-së, dhe të BE-ës. Më këtë mund të pohojmë se jemi në rrugë të çartë dhe drejtë një pikësynimi më përfundimtar sa i përket problemit dhe statusit të Kosovës, i cili akoma dhe fatkeqësisht është i hapur.
 
Aleanca ortodokse ne shprehje
 
Më qe negociatat dypalëshe dhe plani i Ahtisarit nuk sollën konvergjencë të mundshme politike, më të cilën do të mund të përmbyllej procesi, që qe kaq i zgjatur dhe fare politik. Kjo mos ngathtësi për konvergjencë politike ka shmangur zgjidhjen e domosdoshme, për problemin dhe statusin e Kosovës. Vërejtja publike dhe politike, se nuk duhet zgjatur me kohën, duke e neglizhuar zgjidhje ka quar më me shumë vrojtime tek faktorët që mezi presin, që të mos ndodhin integrimet. Mendimi rezonant për negociatat e Vjenës dhe plani i Ahtisarit për Kosovën, duket se ka pajtimin e shumicës së vendeve edhe brenda KS-së, dhe të BE-ës. Më këtë mund të pohojmë se jemi në rrugë të çartë dhe drejtë një pikësynimi më përfundimtar sa i përket problemit dhe statusit të Kosovës, i cili akoma dhe fatkeqësisht është i hapur. Po të analizojmë defektet apo dhe shkaqet (e negociatave në Vjenë dhe të planit te Ahtisarit), që nuk sollën një rezultat të veçantë dhe karakterizues. Një dështimi i negociatave e bënë edhe planin e Ahtisarit të duket irracional, aty/këtu në disa qarqe, qe gjithashtu nuk mund te konsiderohen edhe pa ndikim në vendimet e larta politike. Shembulli i Rusia dhe reagim i saj, me kaq nervozizëm dhe me po kaq joreal, nuk justifikohet dot, është provuar jo më pak, dhe sa herë që është përfolur apo ka hyrë në shprehje aleanca ortodokse, Rusia është treguar më se e tillë. Gjithashtu ka vendosur të rrije në krah të padrejtësive të mëdha, të ruaj ”sovranitetin e diskutueshëm te Serbisë mbi Kosovën”, që në fakt duket se ky “sovranitet”, më në Kosovë nuk përbën asgjë, madje nuk e ka më as dhe përkrahjen e vetë pakicës serbe të Kosovës. Ky qëndrim e veprimi oficial rus, me këtë mënyrë të qasjes së saj politike, më shumë ka te bëjë me altruizëm, se sa që Rusia e ndjen nevojën e domosdoshmërisë së një faktorit politik për të zgjidhur apo ndihmuar në kriza a konflikte ndërkombëtare, respektivisht siç është problemi dhe statusi për Kosovës. Akoma më shumë Rusia aludon në të “drejtën e Serbisë” për ta mbajtur Kosovën, nën “sovranitetin e Serbisë së dikurshme”, duke shpërfillur agresionin e Serbisë dhe luftën e përgjakshme të Kosovës. Ky qëndrim i pakuptimtë dhe joreal, tash më duket i pamundur, dhe i paimagjinueshëm për rrethanat aktuale, sepse Kosova i ka hyrë jetës së saj të “pavarur” dhe shtetërore, me institucione e veta legale dhe të njohura ndërkombëtarisht. Po kështu edhe prania e forcave ndërkombëtare në Kosovë, e pamundëson çfarëdo rikthimi arbitrar të Serbisë, siç e kërkon dhe e dëshiron ajo, me pandryshueshmërinë politike fund e krye me absolutizëm nacionalist, të sundoj serish mbi shumicën shqiptare te Kosovës, siç ka sunduar ne te kaluarën. I ditur qëndrimi i Serbisë, për çfarëdo negociatash edhe për çfarëdo plani “X” për Kosovën, qe e suspendon sovranitetin e Serbisë mbi territorin e Kosovën (për palën serbe), do të ishte i papranueshëm dhe refuzues. Madje i papranueshëm dhe refuzues do të ishte edhe çfarëdo koncesioni ynë, sa i përket dhënës se një pushteti, që mund të përfshihet përmes një plani për decentralizim të Kosovës, ku shumë komuna do të hynin, madje edhe nën përgjegjësit lokale e, politike te pakicës serbe në Kosovë. Më herët e kemi parashikuar dhe e kemi bërë te ditur se fati i negociatave me palën serbe do të jetë përfundimisht i pa rezultat, sepse politika serbe e ka dëshmuar vetën edhe gjatë regjimit te saj, që nuk është e gatshme dhe nuk do te jetë e gatshme, madje asnjëherë të pranoi realitetin politik në Kosovë, i cili largon favorin e aspiratën hegjemoniste dhe i cili do të dëmtonte ekspansionin e saj.
 
Domosdoshmëria e implikimit në negociata e faktori ndërkombëtar
 
Domosdoshmëria e implikimit në negociata, e faktori ndërkombëtar nuk mund të diskutohej, sepse pa të do të ishte e pamundur ulja e palëve në bisedime apo në negociata. Implikimit i faktori ndërkombëtar, i ka mbajtur pengë disi aversivitetet politike të palëve, për Kosovën:,
 
-Të Serbisë, që orvatet me çdo kusht ta bëjë të mundur, dhe të serishëm kthimin e saj apo të agresionit të mëhershëm në Kosovë.
 
-Të shqiptarëve të cilet duan përfundimisht shkëputjen e Kosovës si territor të tyre nga Serbia.
 
Më këtë mund të pranohet se konflikti për Kosovën akoma nuk ka mbaruar, sepse nuk e kemi të realizuar as shkëputja e Kosovës nga Serbia, dhe nuk është bërë as i mundshëm kthimi i serishëm i Serbisë në Kosovë (ashtu siç po e dëshiron pala serbe vazhdimisht). Konflikti i Serbisë më të gjithë të tjerët, qe në strategjinë dhe i projektuar në marramendjen e politikës serbe. Por, më që tani, kur shume nga cilet ekspansioniste të Serbisë, kanë marrë fundin dhe fatkeqësinë e pritur nga konflikte dhe luftërat e zhvilluara. Konflikt i Kosovës mbeti i fundit për tu zhvilluar dhe i vetmi, në strategjinë serbe. Angazhimi më i madh, dhe më fundamental i ekspansionit të Serbisë po mbetej Kosova. Mbi këtë strategji u mbështet dhe u ngrit serish politika agresive dhe pushtuese në Kosovë, e zhvilloj konfliktin dhe e shkaktoi luftën e cila gjithsesi qe e tmerrshme. Pra, duhet thënë se nuk ndihmoi patkoi varur në portën serb, me ca gozhda te ndryshkura, ky qe si një akt simbolik i mitofobisë serbe, për më shumë fat politik që Kosova te mbetej nën Serbi. Për këtë gjë, duket se na doli i saktë dhe i drejtë supozimi ynë i mëhershëm se do te ndodhë, që realiteti politik ne Kosovë, ndofta do të anashkalohet sipas interesave të ngushta te aleances ortodokse, sepse pala refuzuese e realitetit politik, ishte e identifikuar dhe ka mbetur e tillë pala serbe, e cila me çdo kusht do të jetë mospajtuese në gjithë procesin dhe për procesin. Për të shtuar dhe këtë se: Pala serbe me tentativat të ndryshme që janë më shumë verberi politike, po orvatet ta diktoi këtë proces te negociatave dhe planin e Ahtisarit, dëshiron të shkaktoi plasje, thjesht dhe vetëm ta dëmtonin atë në tërësinë e vet. Madje duke e kuptuar tentativën serbe mund të shohim se si pala serbe ka vendosur të shkohet deri ne fund, me skenarin e akuzën, se: “ky proces, kështu siç ka nisur, më shumë po anon shkatërrimin e palës serbe, e cila nuk mund ta jape sovranitetin e vet ligjitim, në fund për t’ia dhën dikujt tjetër, që na qenka sipas saj jo ligjitim”. Pra shikuar në normale këtë akuzë (dhe të tjera...), duket se për palën refuzuese “sovraniteti” është dhe mbetet pika me kritike e tërë procesit, e cila dëmton interesin e tyre. Duke e mirëkuptuar procesin pala serbe qe është edhe palë refuzuese, ka atakuar që të sillet vetëm rreth qarkut, pa e prekë pikën më kontekstive (e cila nënkupton humbjen e sovranitetit).
 
Beteja e manipulimit
 
Pala serbe, e mirënjohur për manovra politike, para fillimit te negociatave, u interesua jashtëzakonisht që të gjejë fushën e vet të manipulimit, të mund të dalë më e përshtatshëm në gjendje, për “ një politikë” me joshje, e me plotë mashtrime para faktorit ndërkombëtar. Sipas palës serbe është e “mundshme” një hapje e dëshmive, e gjithë atyre procesverbaleve, të mbajtura në negociatat e Vjenës, ku mund gjithashtu të “dëshmohet” se si pala serbe ka arritur me sukses të menagjoi skenarin e vet -paraprak në këto negociata, të cilat pa ngurruar i quajti si negociata të montuara politike. Por për të shtuar edhe pak në këtë; pala refuzuese serbe është interesuar veçmas për mbajtjen dhe dokumentimin e procesverbale të negociatave, me qëllim, që më pasë të ketë qasje në to, me prapavijë të theksuar politike ku mund të lihet vend për skenar tjetër, rezervë ( i cili ndoshta sipas tyre mund të nisë më vonë dhe në një kohë tjetër) më të cilin do të mund të kontestohet i gjithë procesi i negociatave të Vjenës. Pra ne teorinë serbe sikur del e mundshme një “rihapje e shqyrtim te negociatave”, përmes një procesi tjetër, dhe të mëvonshme, gjithashtu në një kohë më të përshtatshme për ta. Duhet theksuar edhe këtë se kjo teori politike serbe është ndërtuar me qëllim që hyhet dhe të largohet nga pika e nisjes, po edhe të jetë si një divergjente e realitetit politike, që mëton të komplikoj procesin duke komprometuar gjithë akterët e saj. As edhe vet përpiluesit serb nuk mund te besojnë se kjo teori përpiluese e tyre do të “realizohet”, duke parë gjithë volumin e ngjarjeve që kanë kapërcyer. Procesi është kërcënuar disa herë, sepse ka ndodhur që lizeza të bije mbi leximin e papërshtatshëm politik, le të shpresojmë ne faqen tjetër se leximi do të jetë më i mirë për të gjithë, madje edhe për vet palët.
 
 
 
Më duhet të shprehem, jo pse nuk kam durim, jo pse jam më i dijshëm, dhe jo pse kam vlera më predikative, por se nuk mendoj se është këmbëngulje më kombëtare dhe më e nevojshme ta rëndojmë vetën në komplikime të tjera. Reagim ndaj artikullit “Flamurtarët e flamurit” te autorit; Rexhep Ferri http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=6&id=536
 
 
Bekim Rexhepi
 
 
 
1.- : Nuk është punë dëshire, problemi i Flamurit të ri të Kosovës dhe i identitetit të saj. Kosova deshëm apo jo, është dhe do të mbetet njësi e re politike ne BE. Kosova si njësi e re në BE, duhet te identifikohet “ndryshe”. Pra, kur themi “ndryshe”, e themi me dhimbje, me dhimbje sepse asnjëri prej nesh nuk do “bastardizim” të identitetit, apo te pamjes ndryshe nga ajo që ne realitet jemi dhe ne shqiptar. Po, për faktin qe jemi duke u identifikuar “ndryshe”, nuk mund te bëjmë fajtor, vetëm një pjesë të “angazhuar”, në politikë, madje vetëm në politikë. Politika është arti (në dukje) më absurd. Po ç’ti bësh që edhe absurditeti fundi është bërë pjesë mekanike e sjelljeve tona. Të tjetërsosh, vetveten nga absurditeti i koherencës është rezultat i madh, i madh sepse e prolongon diçka dhe zgjon kërkesën për mbinjeriun.
 
Në shumë raste sjelljet tona, dhe kërkesat tona kanë predikativë për kërkesën e mbinjeriut, po ai akoma është i pazot nga mbështjellësi i koherencës që quhet absurditeti. Duke mos e dashur absurditetin, dhe duke e akuzuar atë gjithnjë jashtë vetës sonë, duket se më me qejf tentojmë te jemi pjesë e ndashme nga pafajësia e vendimeve tona shoqërore e politike. Mbase kemi te drejtë të mos jemi pjesë e bashkëfajësisë, në këtë le të këmbëngulim, por s kemi të drejtë të mos jemi pjesë e kyçur e gjithë veprimtarisë shoqërore e politike. Duke mos e kuptuar këtë filozofi të disiplinës jetësore, shpesh po e gabojmë vetveten. E gabimi i vetvetes në perceptimin real është dëshmi se ne jemi këndvështrim, akoma më i madh i absurditetit në jetën tonë. Ndofta në këtë nuk kam të drejtë sepse unë nuk jam mbinjeriu, por më sa kuptoi vlerësimi i gjërave nuk bëhet jashtë kontinuitetit te ndodhive. Transparenca dhe kyçja në sistemin e vetëdijes e çmonton modulin e ngarkesës për pavetëdije politike e nacionale.
 
2.- Më se paku politika i ngjan poezisë, dhe më se paku politika ka vargje te bukura me metafora si bie fjala “portreti(mi) i flamurit”, madje nëse shikohet llojshmëria e flamujve ata ne shumë raste, e me se shumti duket se janë krijuar nga hiç-i figurativë, çofshin ato nacionale apo përmbajtësore. Ngjashmëria e flamujve, dominoi në shumë ide, por në to, ishin dhe mbeten të vogla ndryshimet e theksuara.
 
3.- Ja qe politika nuk është letërsi, por se letërsia i ka hyrë, herëve ne hak politikës, duke e marrë tymonin, një apo grup (shkrimtarësh apo) letrarësh, anasjelltas edhe politika, kuptojmë se i ka hyrë në hak, herëve letërsisë duke e paragjykuar e vlerësuar atë, jo më si letërsi. Pra, nuk është fusha e betejës siç e nxjerrim nganjëherë në sipërfaqe mes politikes dhe letërsisë, por është e politikes dhe e politikes, madje e vetëm politikes...?.
 
4.- Arma e ngadhënjimit të lirisë është vetëdija politika, e kundërta është pavetëdija politike, që e dëmton hapësirën e saj, dhe këtu s’ka dyshim se ne i kemi shërbyer te kundërtës, pra pavetëdijes politike, e kemi kërcënuar rënd lirin dhe hapësirën e saj, duke u sjellë të pavetëdijshëm. Liria është më e madhe se tendenca për te pasur një flamur, pas të cilit do të mund të identifikonim fatin tonë kombëtar...
 
 
 
(Reagim lidhur me artikullin "Kombi Kosovar pa thonjëza" i Nexhmedin Spahiut)
 
Vërtetë ka pasur kombe te formuara politikisht, po kjo ka ndodhur nga interesa te tjera siç bie fjala me krijimin e kombit maqedonas, i cili komb u krijua nga interesa teritoriale qe Jugosllavia kishte, në ato kohë dyndje.
 
 
Nga Bekim Rexhepi
 
 
 
Kontradikta :” Kohëve të fundit u bë e modës që shumë nga ata që kanë lexuar një libër të vetëm të mbajnë ligjërata për kombin me prepotencën më të madhe ...” shih tash “A e keni vërejtur ta zëmë ndonjë anglez që i thotë ndokujt se është i pashkollë apo analfabet. Jo. Ai i thotë: "kur keni mbaruar filloren" apo kur "keni mbaruar gjimnazin" etj, sepse nuk do të kacafytet pa nevojë me injorant rruge”. (shkruan N.S)
Pra kështu dhe jo vetëm në këtë rast, “i madhi” Nexhmedin Spahiu, ndërton kontradiktat, me keq se me vetvetën. Moralisht nuk mund të hedhësh në pazar artikuj te brishtë, sepse askush nuk mund t’i konsumoj. Nuk po dal ne përkrahje te askujt, as nuk e kam ndermend të të lavdroj ty, dhe disa shokë te tu, për dresurën “politike”, që po e lansoni me ndarjen e kombit nga veprimet e pajekura politike, duke dashur ta formuloni bastardzimin e kombit me një kombi të ri politik si “kombi Kosovar”. Nuk mund te shkoni aq largë, për të na ofruar argumente kinse te bindshme për një komb politik. Shih fqiun tënd Serbin, edhe Serbia ka krijuar, një republikë te vetën në bashkësin e Bosnjës. Por, asnjërit prej tyre nuk u ka shkuar mendja ta formojnë kombin tjetër bastard, si një komb i quajtur politik.
Vërtetë ka pasur kombe te formuara politikisht, po kjo ka ndodhur nga interesa te tjera siç bie fjala me krijimin e kombit maqedonas, i cili komb u krijua nga interesa teritoriale qe Jugosllavia kishte, në ato kohë dyndje. Në dyndjen tonë nuk mund ta bëjmë kombin tonë me artifice termash, si “komb politik”.
Kudo te jeshë edhe brenda edhe jashtë Kosovës, po te pyeti një i huaj se çfar nacioni i përket, ti u pergjigjesh se je shqiptar dhe pak rëndësi ka fundi ajo se ku banon, në cilën pjesë. Mjafton identifikimi si shqiptar. Pra kombi shqiptar nuk mund te përgjyesmohet nga interesa te ngushta, te ndonjërit dreserant politik.
E vërtetë është, se ka grupime politike ne Kosovë, madje edhe nëpër institucione te inprovizura shtetrore, ku po tentohet të ndryshohet struktura kombëtare e shqiptarëve. Por, kjo është vetëm një dresur e përkohshme politike.
E përkohshme ishte edhe dresura e Rugovës, kur thoshte se: “ rrugtimi ynë me rezistencë paqsore nuk ka alternativë”. Por pas një dekade erdhem te alternativa, u bë lufta e UÇK-së, dhe u krijua rrethan tjetër.
Dresura politike këtë detyrë e ka marrur sot ne Kosovë, tenton si edhe para një dekade, qe jeten e shqiptarëve dhe kërkesën tjetar, ta fusë në paalternativë politike. Edhe kjo fazë e turpshme politike mendoi dhe besoi se do te kaloij, sepse kombi shqiptar ka pasur sfida më te mëdha se ato qi i kemi sot.
 
23 Mars 2007
 
 
 
Kosova me një sistem kaq evropian nuk mund te shkoi, me politikan kaq lokal, me një mentalitet kaq minor, madje këta politikan te sotëm në Kosovë kanë rjepur popullin e tyre për tu berë vetëm kaq sa janë.
 
Nga Bekim Rexhepi
 
Historia e biznismenëve në ballkan nuk ka kenë me aq fat për ta, më shumë ka ngulfatur fatkeqsi, se sa mirëkuptim. Biznismen qe janë te pakt në numër në rajoni, në fakt janë angazhuar që ta mundin, disi atë politikën agresive, me verbalitetin e saj qe ka ekzistuar ne vendet e tyre. Biznismenet janë kthyer ne vendin e tyre, edhe pse ky “vend i tyre”, nuk u’a siguronte dot kafshaten e gojës. Pushteti agresivë ne vendeve te tyre, nuk u’a mundësoi sëpaku atë mundësin normale, që ata një ditë të realizojnë ëndrrën e tyre për te kenë biznismen në vendin e tyre. Por, duhet pranuar se ëndërra e tyre për tu bërë biznismen u realizua vetëm, jashtë vendit të tyre. Pushteti vendor edhe pse nuk i kishte dhënë mundësin me normale, për ta ngritur biznesin dhe për tu gëzuar më ditën e tyre, në të kundërtën pushteti i kishin krijuar mundësin tjetër të linçimit politik, te kamoflimeve dhe etiketimeve për ti eliminuar, për t’i kthyer serish ne shtresen e ultë, në shtresen popullore. Pushteti aty ku ishte vet nuk donte t’i shihte, biznismenet gjithnjë donin ti shohnin më ultë se veten e tyre. Pra, politika dhe njerzit e saj, nuk i trajtonin mbi normalitetin e duhur, madje nuk i duronin fare biznismenët, ata mund t’i duronin vetëm nëse do të kishte përfitime prej tyre, dhe në fund fare nga politika do të mund të shpërbleheshin me zhdukjen përfundimtare te tyre. Historia e ballkanit e ka provuar, fati i biznismenëve, akoma nuk jap shpresë për të ngadhnyer në rajonin e kulturës së ngurtë. Është politika dhe njerzit e saj të papjekur qe sillen keq me biznismenët.
 
Një biznismen i njohur nga Amerikë, erdhi në krizën më te madhe te federatës së Jugosllavisë, ditët e numrimit të vdekjës së federatës, sikur ngushtoheshin ditët në kalendar te zhbërjes së kesaj bashkësie te mallkuar. Erdhi një “ekonomist” nje bisnismen i quajtur Milan Paniq, ta shpëtonte një ekonomi, e cila po vdiste nga politika agresive e njerëzve të keq te saj. Ardhja e tij nuk qe e pritshme pikërisht nga politika, sepse me ardhjen e tij, sikur po kërcnohej pozita e tyre edhe pse në fakt këtë pozitë te keqe e kishin sjellur vetë duke u treguar agresivë. Paniqi, dha shumë ide për të dalur nga kriza, politike, ekonomike dhe sociale. Madje, Paniqi bëri edhe investime me kosto te lartë në shumë fusha, suksesi nuk mungoi, kjo po provohej në ditet e tij. Por, politika qe nuk e shkëputi dot kontrollin mbi të, i’a shkurtoi ditët, veprimin, dhe fundi e etikitoj për ta eliminuar si një avanturier i paskrupullt. Kështu dhe kështu ndodhi eliminimi i tij, konsumimi nga vendi i tij.
 
Politika interes i përgjithshëm
 
Na kishte mahnitur te gjithëve shembulli i tij, i një biznismeni shqiptarë, ky pra ishte vet Bexhet Pacolli, që kishte ndihmuar Rusinë, përkatësisht presidentin Jelcin, pastaj kishte arritur të ndihmoj në lirimin e një shqiptare nga Kosova, e cila ishte rrëmbyer nga rrëmbyesit gjatë misionit te saj humanitar në Avganistan. Shembuj të tillë në historin tonë nuk kishte, nuk kishte sepse biznismenet tanë mungonin, ishin akoma te paaftë të mirrnin pjesë në subvencione te mëdha. Të ndihmosh Rusin dhe presidentin Jelcin, në kohen kur ay, akoma nuk kishte përfunduar reformat demokratike në vendin e tij, nuk mund te kuptohej ndryshe kjo ndihmë, ky angazhimi i Pacollit, ay bëri ç’mos vetëm për vlerat e mëdha te demokracisë, që lidhen çoftë edhe terthorazi me interesin e vendit te tij. Janë te tjera dhe mbesin aty kritikat nonshalente te atyre, që për këtë ndihmen të dhënë Rusisë dhe presidentit Jelcin, e konsiderojnë si një subvencion i pakuptimt i tij.
 
Bexhet Pacolli, erdhi në Kosovë, në kohen e duhur, në kohën e cila po shkëputet nga politika agresive, megjithse në politikë tonë akoma kanë mbetur njerëz te keq për politikën. Politika në Kosovë menagjohet nga institucionet nderkombëtare, si pasojë e mos vetdijës sonë politike, te dëshmuar. Por, menagjimi i Kosovës nga këto forca nderkombëtare, e banë më të lehtë konkurencën politike në Kosovë, edhe pse Kosova ndodhet largë vlerave te vërteta demokratike. Kosova me një sistem kaq evropian nuk mund te shkoi, me politikan kaq lokal, me një mentalitet kaq minor. Bexhet Pacolli, vije nga një kultur tjetër e cila sepsku e mund mentalitetin minor te politikanëve aktual në Kosovë. Këta politikan te sotëm në Kosovë kanë rjepur popullin e tyre për tu berë vetëm kaq sa janë. Pacolli nuk e ka bërë një gjë të tillë, madje këti populli i ofron më shumë se sa kanë bërë ata, Pacolli këto ditë i ofroi edhe një “centarl” me energji nga gasi, për te patur drita dhe rrymë për biznes normal. Pa një ekonomi te fortë Kosova nuk mund te mbijetoi sistemin e saj, të kushtëzuar. Partia e Bexhet Pacollit, akoma e pa konsoliduar në shumë aspekte, përshkak të kohes dhe pershkak te ngarkesave politike që aktualisht ka Kosova, do te mund të radhitet në një subjekt te rëndësishëm politikë për vendin, te shpresojmë se Bexhet Pacolli, nuk do te ketë fatin e M.Paniqit.
 
Info@bekimbeu.de
 
 
 
Deri dje Serbia i kërkonte shqiptaret bari të ndershëm në ndihmën e tyre, ndërsa sot vet shqiptaret po i lypin analfabetët e ndershëm në ndihmën e tyre, duke mos e lexuar dhe ndryshe pakon e Ahtisarit, sepse çdo lexim ndryshe nga "leximi" dhe "kuptimi" i tyre na qenka destabilizim dhe anarki për Kosovën.
 
 
Nga: Bekim Rexhepi
 
Qe kur u dërgua pakoja e Ahtisarit në Kosovë, shqetësimet u bënë të mëdha, ato madje prekën edhe një shtresë të gjërë popullore, në këtë shqetësimi, të përpjestueshëm është bashkangjitur edhe levizja "Vetëvendosje", e udhëhequr nga lideri më i zëshëm, i ditëve te fundit, Albin Kurti. Kjo lëvizje tashmë në rritje, nga ç'ishte dje, nuk i bart mashtrimet politike, siç ka bërë lidershipi politik i institucioneve apo së fundi transpostimi i tyre në Grup të unitetit, me mandat deri pas negociatave të Vienës. Grupi i unitetit apo negociatoret e Vienes, për statusin e Kosovës, duket sikur janë vu më me vullnet para këti procesi politik. Por, një proces si ky, që akoma nuk ka dëshmuar rezunatorin e domosdoshëm, se do të mund të dërgoi palet në solucionin e problemeve te domosdoshme, duke sjellë pajtimin dhe marrëveshje. Në fakt mungesa virtuoze nuk ka treguar se si mund te sqarohen objektiva e suksesit politik. Më që procesi për statusin e Kosovës akoma nuk është shtruar e biseduar në përmasen e vet, dhe nuk dihet me saktësisht se, dhe kur do te bisedohet, pikërisht dhe vetëm për të. Duke i ikur statusit, i është shmangur edhe kërkesës për pavarsi te Kosovës.
 
Kërkesa për pavarësi esencialisht evropiane
 
Atëherë kërkesa për pavarësi nuk mund te bishtrohet me standarde dhe kushte, sepse esencialisht pavarësia e Kosovës është dhe mbetet kërkesë evropiane. E drejta për vetëvendosje si një kërkesë universiale e demokratike është bazë efikase e çdo procesi politik. Aplikushmëria e kërkesës për pavarsi, në njohje të saj, nuk mund te kuptohet gabimisht dhe të quhet si një farsë politike.
 
Mëgjithëse, Beogradi dhe i gjithë institucioni i saj politikë, qe prej kohësh ka dhe tenton ta suspendoi kërkesën politike shqiptare për pavarësi te Kosovës, duke e penguar dhe duke i bashkangjitur kërkesën e saj te justifikushme, dhe krejtësisht të padrejtë. E pa drejtë është kërkesa serbe, madje në krejt esencën e saj, sepse aspiron në segregacion, në dhunë dhe shtypje përmanente. Dëshira serbe për të mbajtur perjetësishtë nën kontrollë e dhunë shtetrore Kosovën, tashmë nga çdo politikë vendimmarrëse është cilsuar e padrejtë, dhe mu për këtë ajo është dënuar.
 
Duke shikuar një anëshëm kërkesën e drejtë për pavarësi dhe kërkesën e padrejtë, për ta mbajtur Kosovën nën sovranitetin e rrejshëm serb, ne dhe as një politikë tjetër, e cila do, të ndaj diç, në mes te drejtës dhe te padrejtës për te formuar, një kërkesë të tretë koncesive nuk mund të na sjellë në një zgjidhje të mirë. Duke i bërë prerje njërës dhe vetëm njërës kërkesë, atherë na vije pyetja:- Ç'farë koncesioni do ti bënim në këtë rast, kërkesës së drejtë për pavarësi të Kosovës, e cila është esencialisht evropiane, dhe si mund ta forcojmë kërkesën e padrejtë të Serbisë, për mbajtjen e Kosovës akoma si koloni, që është esencialisht kërkesë mesjetare e raciste.
 
Pra këto dy argumente, thelbësore dhe akoma te qëndrushme politike, duhet të mirrën për bazë, në procesin e nisur për Kosovën, që të mund te vemi në zgjidhje të mirë, stabile dhe paqsore.
 
Klasa politike në Kosovë duhet pranuar, se nuk ka bërë sa duhet, që këtë dhe argumente të tjera, ti bëjë më prova të besushme, në veshët e politikë-bërjesë nderkombëtare. Madje nga shumë faktor subjektivë brenda politikës kosovare, të kyqur si të vetmit në procesin "legjitim" të Kosovës, që gjithnjë sipas tyre ky lloj ligjitmiteti, na vije vetëm edhe nga zgjidhjet elektoriale te zhvilluara në vend. Duke justifikuar për qëllime te tyre dhe vetëm përsonale, këta "legjitimues" mohojnë realitetin faktik të vendit. Zgjidhjet e njëpasnjëshme në Kosovë janë organizuar nga një administrat ndërkombëtare e instaluara në Kosovë që pas luftës, e cila ka mohuar shumë realitete, shumë fakte historike shqiptare. Për të cilat nuk ka ndodhur reagim i domosdoshëm dhe i mundshëm. Mu për këtë, shumë prej shqiptarëve në Kosovë, i kanë bojkotuar këto zgjidhjet politike, si një "përgjigjeje" në mosbindje në drejtësin nderkombëtare, e cila është provuar disa herë në historin e tonë.
 
Pra te thirresh në një "legjitimitet" të tillë, nuk i bën mirë drejtësisë vendore, nuk i sherben fundi atdheut të molisur. Madje kjo kalasë politike në Kosovë, e mbështetur mbi këtë llojë "legjitimiteti" nuk u'a lejon të tjerëve dhe nuk duan që te flasin te tjeret ne emër të popullit (edhe pse nuk e kanë atë mandat të tërsishëm që te flasim vetëm ata të zgjedhurit në emër të tij), sepse duan qe vet ata te jenë "përgjegjësit kryesor" të vendit dhe bartësit e pozitave. Por janë këta dhe pikërisht këta që kur, është puna të japin përgjegjësi popullore, i ikun bythucat skutave.
 
Pako Ahtisari dhe pakoja për Kosovë
 
Kryenegociatori nderkombëtar Ahtisari, këtë pako nuk e shpiku, nuk e bëri eksperiment të tij personal, fundi e tha qartë në një konferencë shtypi se; " Kjo pako është rezultat i bisedave dhe qendrimeve te palëve në Vienë, në negociata e fundit mes pales serbe dhe asaj shqiptare". Pra bazuar nga ajo se çfarë është biseduar në këto negociata, ka dalur pakoja për Kosovën. Është rezultat i propozimet dhe i vendimeve te të dy palëve në këtë negociata.
 
Delegacioni serb në Vijenë, ka shprehur qëndrime te ngurta sa i përket zgjidhjës së problemit te Kosovës. Ndërsa delegacioni ynë përpos koncesioneve të bëra atje, akoma na sjellë edhe mashtrim publike, se për zgjidhjen e statusit të Kosovës, kjo pako ka vetëm pavarësinë e vendit. E kemi dëgjuar retorikën e fortë të delegacionit tonë dhe vetëm naiviteti politikë mund ta besoi.
 
Pala serbe ka shprehu në vazdimësi se nuk do te pajtohet me asnjë vendim, qe Kosova do të mund te dal nga sovraniteti i Serbisë. Ky qëndrim aversivë, akoma vazhdon të mbetet i pa luhatshëm, pavarsisht ndonjë deklarate, te ndonjë lidershipi serb, që publikisht të shtiret si demokrat.
 
Derisa pala jonë me retorikën e vet ka insistuar ta bëjë te besushme pakon e Ahtisarit, ndofta jo me kot kemi pyetur se si do ta bëjnë te besushme këtë pako, kur populli akoma nuk informohet qartë. Mos informimi i plotë është pjesë e keqe e politikës, për këtë politikë duket se janë vet përcaktuar grupi i unitetit.
 
Nuk mund ta bëjnë ndryshe, ndryshe nuk mund te jenë aty ku janë sot, vetëm dhe vetëm si të tillë, ata mund të mbesin në krye te vendit, në krye të korrupsionit, në krye te krimit politik, ekonomik, kulturor, social, etj. Ky lojalitet për korrupsion, për krimin politik, ekonomik, kulturor, social, etj, nuk e sjellë asnjë vendim, që mund te shpie te një pavarësie për Kosovën. Pak kush e ka besuar këtë qëndrim te justifikueshëm te palës sonë. Plasaritjet në këtë qëndrim të kësaj pakoje, sa vijnë e shtohen.
 
Deri dje Serbia i kërkonte shqiptaret bari të ndershëm në ndihmën e tyre, ndërsa sot vet shqiptaret po i lypin analfabetët e ndershëm në ndihmën e tyre, duke mos e lexuar dhe ndryshe pakon e Ahtisarit, sepse çdo lexim ndryshe nga "leximi" dhe "kuptimi" i tyre na qenka destabilizim dhe anarki për Kosovën.
 
Fundi kjo pako nuk mund te lëxohet vetëm në mënyrë analfabete siç përpiqen ta bëjnë pjesëmarrësit e delegacionit tonë. Madje naiviteti i tyre shkon edhe deri te sygjerimet e pakripta, që se pari ti bijmë murit me kokë dhe pastaj në këtë gjendje ti kthehemi pakos në lexim. Kështu disi po më sygjeronte edhe i një "analist"i njohur i yni, gjatë javës së shkuar, në një bisedë private.
 
Ndarja e Kosovës
 
Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve me 10 shkurt në Prishtinë, nxorri sheshi gënjeshtrën, e më të krekosurit Hashim Thaqi, se pas largimit te ushtrisë dhe policisë serbe nuk do te vritet as edhe një shqiptar, pa arsye apo pse ka bindje tjetër politike. Dhe jo më largë se tetë vite më pas vijmë r te arsyeja e institucioneve të tij, prapë për ti vrarë serish shqiptaret për bindje politike, që nuk janë te njëjta me të. Madje edhe pa turpëshëm u justifikua dhuna nga Grupi Unitetit, perfshire Kryeministrin dhe Presidentin, lider opozite etj, që synuan të fusin sërish Kosovën ne nje kaos politik, duke eliminuar te drejtën demokratike te mosbindjes me çfardo politike.
 
Mashtrimet dhe iluzionet e tyre nuk mund te jenë bindje e përgjithëshme politike, sa do që trumëtohet pa pra, askush ne fakt nuk i beson kësaj klase politike me këtë vizion politik. Por, pyetjes që mund te shtrohet se; - si mund te te kërkohet edhe më tutje ky besim?, kur edhe shprehja më demokratike e protestës mbytet në gjakë.
 
Kur ka një regjim dhe kur ka një servilizëm të gjërë politikë, vërtetë është vështirë të vihet ne shprehje vullneti politik i një populli. Por, populli shqiptar ne Kosove, e ka deshmuar vetën se gjenë shtegëdalje për vete, edhe atëhetë kur kjo dukej e pamundur për disa iluzionistë, ky popull do te kerkoje rruge te tjera demokratike, drejtues te tjere, per te finalizuar lirin dhe Kosovën e Pavarur.
 
Sa i përket tashmë ndarjes së Kosovës edhe njëri lider më kyq në Grupi Unitetit , V.Surroi, negociator i Vienës, e bëri te ditur për një agjensi se; kjo ndarje ka ndodhë me pranimin e pakos se Ahtisarit. Ngrihe si te duashë këtë pako elastike, por një gjë e kuptushme, kjo qe e thotë V. Surroi; "Dokumenti i Ahtisarit i publikuar parasheh, jo vetëm pavarsine e Kosovës, por edhe shkeputjën e veriut të Kosovës". |së paku kështu doli informcioni në Lajme.Net|.
 
Një dhimbje për realitet. E kemi thënë politikisht me virtualitet te jashtzakontë, se Kosovën qe tetë vite nuk e administron më nga Serbia. Por, a e kemi pranuar po kështu se qe tetëvite e këtej Kosova nuk e administron pjesën e vet, gjegjësishtë veriun e Kosovës. Duke mos dashur të besojmë këtë realitet, nuk mund të bëjmë më shumë, më ndryshe te kuptushme, dhe të themi se nuk e kemi provuar këtë fat të keq, e të dhimbshëm.
 
Nuk janë te pakt zërat këshillues që kanë sygjeruar për një syqeltësi politike, para se te shkohet dhe para se të vendoset ndonjë plan i mundshëm për Kosovën. Në fakt këta zëra janë injoruar, janë çmontuar, madje janë izoluar me qëllim që te mbesin të vetëm, dhe fare te vetëm. Kjo ka ndodhur, pikrisht nga ata "politikë aktual", që në fakt nuk do te duhej ta bënin një gjë të tillë, madje në kushtet të tilla çfarë është Kosova, sepse këta zëra këshillues, si gjithkund në shoqeritë e emancipuara kanë ndikim dhe janë te arsyeshëm. Sepse siç dihet ata nuk mbartin ngarkesa te një politike ditore, e cila në rastet e veçanta, bëhet shumë dhe ndikuese e saj. Pra, shikuar në esencë edhe politike këta zëra këshillues, janë mjaftë domëthënës ne zhvillimet që po kalonte Kosova. Por veshi i shurdhër, vazhdon t’i atakoj me fortesë të jashzakontë, gjë qe tani nga të shurdhët politik, del një përpjekje për te krijuar hapsirë nga gjithë ajo ngushtësi momentale e veprimeve dhe e vendimeve të tyre jo te mira, që ishin të shoqëruara me heshtje dhe me pajtimi për gjithçka.
 
Është e nëvojshme që gjatë gjithë procesit të shpalosjesë së pakos për Kosovën nga Martti Ahtisarit, të sqarohet tendenca e paskrupulltë dhe e shpejtuar, e një vetfalje politike. Kjo tendencë e parisë sonë për vetfalje politike, po synon ta bëjë këtë humbje të madhe ne një fitore te lehtë. gjë qe nuk ka gjasa te ndodhë realishtë sepse në pakon e Ahtisarit, mohohet lufta çlirimtare e shqiptarve, ndofta ky mohim ua plotësoi egon e disa shqiptarëve pacifistë, që në vazhdimësi edhe vet e kanë mohuan këtë luftën çlirimtare. Pra, pakoja e Ahtisarit u'a plotëson këtë mund për mohim të luftës çlirimtare. Dhe sipas kësaj pakoje shqiptaret, nuk është dashur te luftojnë për Kosovën, sepse për Kosovën, në fakt nuk luftuan turqit, boshnjakët, romët, etj. Romët, boshnjakët, turqit, etj, madje do të kenë te drejta te njëjta, me shqiptaret shumicë dhe me mbi 92%, të të gjithë popullatës në Kosovë. Shqiptaret qe më shumë se te tjerët, luftuan dhe derdhën gjakë e tyre për Kosovën, në fund Kosova më nuk do te jetë përfundimisht me këtë pako e shqiptarve.
 
Ne 57 faqe, shqiptareve u thuhet qe te kompozojne nje flamur te Kosoves ku te jene te perfshire qe te gjithe ; shqiptare, serbe, turq apo boshnjake. Ja se çfare thuhet ne Rregullat Kushtetuese te propozimit: «Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshëm: flamurin, stemën dhe himnin të cilat do të reflektojnë karakaterin shumëkombesh te Kosovës.» Madje te gjithë kështu do të kompozojnë një lloj kreaturë te re dhe të çuditshme. Fytyra raciste e demokracisë do te shpaloset për herë te parë në Kosovë. Ku do ti shohim segregacionin mbi racat superiore dhe inferiore?
 
Të gjithë ata që përkrahin këtë pako te Ahtisarit për Kosovën, shkelin mbi gjakun e dëshmorëve mbi luftën çlirimtare.
 
Madje për të përkujtuar atë që s'thuhet kot se; "kur ti nuk e ruan lirinë e kthen robrinë tënde".
 
 
 
Bekim Rexhepi
 
Pavarësia e plotë, më nuk mund te flitet nga ky realitet i sotëm. Për këtë një justifikim i mundshëm politik ekziston sepse i ka ndodhur Kosovës kjo disa herë. Elektorati nuk i ka gjykuar asnjëherë të justifikushmit e vet edhe at’herë kur është shfaqur trajta kuislinge.
 
Deri te shpalosja definitive e pakos së Marti Atisarit kanë mbetë edhe do ditë, e këto ditë padyshim se janë të mirëseardhura për ata qe i besuan këti procesi dhe pritjen e banë durim të vetin dhe te tërë elektoratit. Unë akoma dua të shprehi arsyen time pse duhet te mbetem kundër këti procesi, i cili edhe në këtë mënyrë nuk e raspektoi dhe nuk e përfilli vullnetin e shqiptarëve te Kosovës për pavarësi.
Në fakt mungesa për një projekt strategjik mund të dështoi, nëse bartësit e ndonjerit projekt, nuk janë në gjendje të hynë dhe të kontrollojnë në tërsi të proceseve. Defilimi nëpër një dhe vetëm një fazë të proceseve nuk mund te quhet asesi plan strategjik...!
Procesi i zgjidhjës së problemit të Kosovës kaloi nga një fazë në tjetrën, duke e ndryshuar strukturen e skenarit në kohë dhe imponime, madje dhe sipas te deleguarëve të tjerë dhe asnjëherë sipas strategjisë së bartësve tanë.
Shih; palën përfaqsuese të shtetit serbe se si ka manipuluar në favor te saj, duke e dërguar pakicën serbe të Kosovës, drejtë realizimit të perpjekjeve te vet, madje i’a ka dalur me sukses të paraqitet, duke u shëndrruar para te tjerëve si kërkues të lirisë, akoma pa e kthyer lirin tek robrusit e saj. Në pakon e Ahtisarit se shpejti këto ditë do te publikohet se pakica serbe e Kosovës do te ketë autonomi të zgjeruar. Kjo autonomi e zgjeruar është bërë kërkesë e jona nga delegacioni serb edhe në Vijen. Kjo autonomi paska qenë kërkesë serbe për serbët e Kosovës dhe ne se paskemi ditur. Edhe kjo mund te ndodhë.
Po robruesit e Serbisë qe “janë” shqiptaret e Kosovës, nuk ia arritën që kërkesat dhe përpjekjet e vet t’i realizojnë. Pavarësia e plotë, më nuk mund te flitet nga ky realitet i sotëm. Për këtë një justifikim i mundshëm politik ekziston sepse i ka ndodhur Kosovës kjo disa herë. Elektorati nuk i ka gjykuar asnjëherë të justifikushmit e vet edhe at’herë kur është shfaqur trajta kuislinge.
Shpesh herë e kemi zënë në gojë, e më se shumti ata qe vetën e kan identifikuar me termin “Politikë e moderuar”. Nuk mund te quhet Politikë e moderuar, ajo politikë e cila për vet akoma në traditë nuk ka thithur elementet me te rëndësishme te racionalitetit. Ndërsa, termi “Politikë e moderuar” është pohuar dhe është përqafuar me knaqësi te jazakont nga bartësit tanë. Pra, kur në Kosovë kishte dhe ka shumë, e më shumë vezhgues të ndryshëm, ata që kan identifikuar vetën dhe që kanë dashur gjithashtu të paraqiten me këtë term kan qenë vetëm të papjekur politikisht normal. Dhe mbi këtë normalitet politikë unë lusë që të matni pazarin për pakon e Marti Ahtisarit.
 
27 Janar 2007
 
 
 
Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi të drejtën e paragjykimit të kësaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, pësoi ngërqe nga zhvillimet në Serbi, që gjithsesi e deshmojnë se ka varsi dhe diktat nga Serbia. Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia, vitetve të fundit me shumë tentative ka provuar të bëhet i kuptushëm për politikën shqiptare në Kosovë.
 
 
 
 
Bekim Rexhepi
 
Klasa politike në Kosovë, nuk është e gatshme të përballet me pavarësin e shtetit, kjo po duket më qartë, nga qëndrimet dhe veprimet disfunksionale te saj, edhe tani kur statusi politik i Kosovës, u shtya, jo prerazi për vitin e ardhshëm 2007. Ajo që mund të përmendet në këtë disfunksialitet të qëndrimeve e veprimeve të klasës politike Kosovare, është gjithsesi solidariteti i skajshëm dhe më i pakuptimt me regjimin e UNMIK-ut, tash e shtatë vite në Kosovë. Regjim ky, atidemokratik, i papërfillshëm, madje i ndikuar dhe i manipuluar nga Serbia, arrin të diktoi në mënyra te ndryshme dhe fatkeqësisht lirin dhe vullnetin e shprehur politik te shqiptarve në Kosovë.
Në artikullin e javës së kaluar jo pa te drejtë sygjerova se;“ Potezi i fundit i palës shqiptare, për të mos hyer në mat, është shpallja e pavarësisë, me gjithë problemet e skajshme që ka vendi, i duhej një akt i tillë që përfundimisht, suspendon ndikimin dhe manipulimin e Serbisë me Kosovën “ (shih:artikullin-„Imponimi i Serbisë dhe shtyrja e statusit te Kosovës “ B.R). Mëgjithse një akt i tillë nuk ndodh akoma, më japë të mendoi më qartë, rreth formës dhe lojës aversive, që po i bëhet Kosovës. Mbi këtë logjikë, akoma nuk ka plasur zhurma dhe mobilizimi emocional i „politikanizmit“ shqiptar. Përpos, se Qeveria shqiptare, përmes kryeministrit S.Berisha, dha shqetsimet më të mundshme, për sa i përket manovrimeve te padrejta, që mund t’i bëhen Kosovës. Ky zë i qeverisë shqiptare edhe pse i vonuar, karrshi zërave dhe manipulimit të vazhdushëm te Serbisë, nuk mund te thuhet se nuk qe i mirëpritur nga Kosovaret, me plotë kurajo u përcoll, sepse kjo sikur vetkuptohej se çështja e Kosovës më nuk do të mund të mbyllet sipas dëshirës së Sërbisë.
 
Ekipi i unitetit apo i papërgjegjëshmërisë
Jo më për çudi, po krijohet konfuzion e nervozizëm ndër ne nga ekipi i unitetit, siç e quajtën vetvetën apo të vet zgjedhurit e negociatave me Serbinë, përkatësisht të procesit te Martti Ahtisaarit, për zgjidhjen e “statusit” të Kosovës, i cili më nuk mund te kuptohet në vete si një proces i mirëfilltë dhe i pa sherr. Me demek, si të kuptohet ndryshe, shtyrja dhe broçkollitjet rreth zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, për të cilin u tha se do të ndodhë brenda këti viti. Ndodhi shtyrja dhe marifeti pompoz i deklaratave që parapërcaktuan fatin e keq të këti procesi të vonuar për Kosovën. Në fakt edhe ky proces gadi ngjajshëm po riskenohet të ndodh, si ay në Rambuje të Francës, që u diktua me pro politikë serbe!
Shtyrja e zgjidhjes së “statusit” të Kosovës nuk u alarmua si një rrëzik i vaçant, duke pasur parasysh gjithë boshëllekun e problemeve, që në fakt duken të janë të mëdha dhe evidente. Bile, sikur kjo shtyrje e zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, nga ekipi i unitetit, u kuptua si një mundësi relaksuse për vet negociatorët e Vienës. Megjithse këto negociata diku diku u cilsuan si të “mundimshme” dhe te “parezultat”, madje kështu e vet kuptoi edhe ekipi i pales shqiptare. Një detale të tillë e përmenda jo vetëm për t’i kujtuar opinionit të gjërë, se sa papërgjegjshmëri dhe sa angazhim mbartë dhe përfaqson ekipi i unitetit, që përbëhet nga Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, liderët e partive më te mëdha shqiptare.
Masa e gjërë shqiptare duke e mbajtur në mospajtim, shtyrjen e zgjidhjës së “statusit” të Kosovës nuk mund ta arsytoj gjthë këtë në heshtje, sepse ekipi i unitetit e akumolon ndryshe, mos pajtimin dhe mos reagimin e masës. Pra, masë e gjërë shqiptare është e shkëputur nga trupa politike e qendrimeve dhe vendimeve të përbashkëta, madje kjo masë shihet e nëvojshme vetëm dhe vetëm atëherë gjatë dhënjes së madateve politike. Mbi këtë tendencë, politikanizmi aktual e sfidon vetën se sa i papërgjegjshëm është dhe mbetet.
 
Rezulutë në vend te Statusit
Derisa shtyrja e zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, ndërlidhet me zgjidhjet e brendshme në Serbi, dhe nuk përfaqson vullnetin e popullit të Kosovës, deshmon dhe fakton se sa i keq është i diktuar ky proces. Pra, procesi i Martti Ahtisaarit, më tepër ka gjasa të rezultoi në një rezulutë të re për Kosovën, që nuk do të prekë momentalisht në kohë zgjidhjen e ti, por që do ta përmbledhë në vete një zgjidhje kalimtare, në një kohë tjetër, ndofta permes një referendumi të mundshëm. Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi të drejtën e paragjykimit të kësaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, pësoi ngërqe nga zhvillimet në Serbi, që gjithsesi e deshmojnë se ka varsi dhe diktat nga Serbia. Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia, vitetve të fundit me shumë tentative ka provuar të bëhet i kuptushëm për politikën shqiptare në Kosovë.
Të përkujtojmë se nuk mund te tolerohen edhe më gjatë tentativat e tilla, që duan të bëjnë te kuptushme për shqiptaret, varsi dhe diktate nga Serbia, kjo veçse sjellë apo përseritë skena te rrebelimit në përmasa të mëdha, madje mund të dëmtoi më shumë se anarkia e 17/18 Marsit 2004.
Lënja në këtë mëshirë politike e Kosovës, nuk mund të justifikoi të papërgjegjëshmit, të papërfillshmit sepse për Kosovën është bërë aq sa nuk mund të kthehet një pushtim i tipit të kaluar të sllobizmit, madje nuk mund ta fshehim logjikën se rezerva e politikanve jo të kyqur po mobilizon masën diku.
 
19.11.2006
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
Potezi i fundit i palës shqiptare, për të mos hyer në mat, është shpallja e pavarësisë, me gjithë problemet e skajshme që ka vendi, i duhet një akt i tillë që suspendon manipulimin e Serbisë.
 
 
Nga Bekim Rexhepi
 
 
Anashkalimi i realitetit në Kosovë
 
Më qense bisedimet në Vijenë të Austrisë, nuk e sollën koncesionin e përshtatshëm, që në njëfarë mënyre do të mund të kënaqte aspiratën serbe për Kosovën. Serbia edhe njëherë demonstroj aversivitetin e vet përmesë qeverisë aktuale, si edhe në të kaluaren e përsëriti avazin e vjetër duke nxjerrë mospajtime dhe duke treguar fajtorin. Mospajtimi i Serbisë kontestoj në atë, se edhe këtë herë nuk arriti që Kosovën ta mbajë apo se paku ta ndaj teritorialisht. Ndërsa fajtori i dështimit te negociatave ishte pala shqiptare, madje duke e akuzuar këtë të fundit se; nuk qe aspak e gatshme dhe serioze në arritjen e ndonjë marrëveshje, në bisedimet e zhvilluara. Gjithnjë dhe sipas palës serbe janë shqiptaret vat ata, të cilët nuk ofruan koncesione, të duhura. Pala serbe nuk u mjaftua vetëm më këtë, ajo gjithashtu e akuzoi edhe kryenegociatorin; M. Athisarin, se fajtor qe edhe ai, i cili nuk tregoi vullnetin e duhur, ndaj kërkesave serbe për Kosovën. Mbi këtë akuzë, nuk mund të mos e përmendim edhe kërkesën serbe që kryenegociatori M.Athisari, duhet të japë dorëheqje të menjëhershme sepse nuk është i aftë dhe është terguar njëanshëm pro kërkesave shqiptare.
Pra, Serbia në njërën anë akuzonte dhe bënte fajtor shqiptaret dhe kryenegociatorin, për gjithë dështimit e negociatave në Vijenë, ndërsa qmonte vetveten se ishte konstruktive gjatë gjithë zhvillimit të negociatave.
Qeveria serbe në krye me V.Koshtunicën, një nacionalist i përbetuar, dhe një ati shqiptar i madhë, që u promovua gjatë gjithë historisë politike te tij, i pakënaqur me zhvillimin e procesit rreth statusit të ardhshëm politik të Kosovës, i mblodhi me urgjencë ministrat e tij, dhe i urdhëroi të nxjerrin kushtetutën e re serbe, në të cilën do të futej Kosova sërish, si pjesë integrative e shetit Serb, duke e ndërlidhur ndarjen dhe pavarësimin e Malit të Zi, nga unioni i përbashkët që u krijua më herët. Kushtetuta e re serbe u bë gadi, aq shpejt sa u bë e qartë, se ajo do të jetë vetëm një kopie, e kushtetutave te më hershme që serbia ka patur në të kaluaren. Kosova u fut sërish në Kushtetutën e re serbe me një preambulë, duke e cituar; “Kosovën si pjesë te pa ndashme te Serbisë integrative”. Kjo kushtetutë u miratua, me shumë manipulime në referendum gjithëpopullor, madje u ratifikua, po ashtu në parlament. Të përkujtojmë se Qeveria aktuale serbe dhe Kushtetuta e saj tashmë e miratuar, anashkaloi tej mase realitetin në Kosovë, përjashtoi shumicën shqiptare, për të krijuar absurditet. Pra, një qeveri arrogante dhe një kushtetutë e papërfillshme, nuk mund të krijoi, siç do pushtet dhe ligj, pa shumicën shqiptare, e cila që shtat vite, e më tepër në bashkëpunim me ndërkombëtaret po menagjon Kosovën.
Imponimi i Serbisë dhe shtyrja e statusit të Kosovës
Pasi, u nxorrë në opinion dështimi i negociatave, në mes palës shqiptare dhe asaj serbe, filloj komentimi i politikës recidive, në të cilën dolen konkluza te ndryshme, po që në esencë, nuk kishin vizion dhe planë të qartë rreth të ardhmës dhe mbarëvajtjes së procesit.
Përfaqsusi më i lartë i BE-së, Havier Solana, doli i pari në opinion, në pronëncimet e tij u tha edhe kjo se; “do të shtyhet zgjidhja e statusit te ardhëm për Kosovën, deri në muajt e parë të vitin 2007”, sepse sipas Solanës në Serbi do te zhvillohen zgjidhjet vendore, dhe këto zgjidhje serbe mund te ndikojnë, në atmosferën e stabilizimit dhe krijimin e rrethanave të përshtatshme, që do të mund të na dërgojnë edhe në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Këto deklarata te Solanes, nuk u mirëpritën dhe aq, nga opinioni i gjërë, e veçanërisht ai shqiptar. Përveç qeverisë së Serbisë, e cila i përkrahu deklaratat e Solanos. As Athisari dhe as Grupi i Kontaktit, nuk u prononcuan me gjithë rezervat që patën ndaj deklaratave të dhëna, ata të kujdesur, në mënyra te veqanta u orvaten të sqarojnë opinionin e gjërë se nuk do te ketë shtyrje sa i përket zgjidhjës së statusit të ardhshëm të Kosovës.
Në fakt qëllimi i Serbisë mbeti shkatërrimi i procesit të negociatave, dhe dëmtimi i palës shqiptare dhe asaj nderkombëtare karrshi tyre. Kjo tendencë serbe sikur u tregua e pa suksesë fillimisht. Por insistimi i vazhdueshëm në njërën anë i Serbisë për t’u rikthyer në një procesi të ri negociatash dhe në anën tjetër miratimi i kushtetutës së re serbe, janë fytyra më e qartë se Serbia nuk do zgjidhje të difavorshme për të sa i përket Kosovës. Më këtë monotoni politike Serbia arriti të paragjykoj gjendjen në rajon duke e lidhur atë me zgjidhjet në Serbi. Në çoftëse zgjidhja e statusit të Kosovës bëhet këtë vit, para zgjidhjeve në Serbi, në zgjidhje mund te kemi radikalet në pushtet, të cilët gjithsesi do ta komplikojnë procesin e zgjidhjes së statusit për Kosoven. Më këtë pozita aktuale serbe e Kushtunicës dhe e Tadiçit, karrshi radikalve në opozitë, duan të justifikojnë vetëm realitetin, pra duke e paraqitur Serbin si te interesuar seriozisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Kjo dhe vetëm kjo është farsa e politikës serbe, që rishfaqet në kohë, dhe për shumë qeveri perëndimore dhe lider sensacivë mbetet e paqartë. Serbia më në fund ia arriti qëllimit të saj, të shtyjë zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin 2007, edhe përkundë dëshirës se shqiptarve që ay te zgjidhet në këtë vitë. Fakti i manipulimit me zgjidhje politike në Serbi, që jo me siguri të plotë do te mund të zhvillohen në janar te vitit 2007, është alibia më e qëndrueshme se Serbia nuk do qasje reale sa i përket Kosovës.
Potezi i fundit i palës shqiptare, për të mos hyer në mat, është shpallja e pavarësisë, me gjithë problemet e skajshme që ka vendi, i duhet një akt i tillë që suspendon manipulimin e Serbisë.
Kosova duhet ta shpallë pavarësinë, këtë shansë e ka madje edhe kur nëntori po afron le te bëhet nëntori i II-të i madhë shqiptar. Sepse tashmë dihet se Serbia nuk e ka ndërmend të bëhet Nënë Tereza për Kosovën dhe pavarsinë e saj.
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Para se të përgadiësha të shkruaja një artikull për Nëntorin e madhë shqiptar, mendja më ishte ngulitur tek “WM” (Weld Meister) i fundit, që u mbajt në Gjermani këtë vit. Ajo, që nuk më lidhë dot, me të gjithë ata që sot më me qejf e konsiderojnë vetën si të ”moderuarit”, e që, me paraqitjet e tyre janë shumë verbal, është se unë nuk merzitem dhe aq se si më quajnë apo se si e klasifikojnë shkrim timin. Mbase, janë të natyrës, vlersimet e kundërta edhe kur i quajnë, ja shih “simbolikë e tepruar” apo shih; “Patriotizëmen e flaktë”.
Ky klasifikim, që nuk ndodhi gjatë gjithë WM-it, kur tërë Gjermaninë, e kapluan flamujt nacional. Ndofta, si kurrë njëherë më parë, po bëhej vendosja e flamujve nëpër shtepi, atje ku ishte e mundur, vendosej në kulme, në dritare, në shtiza të larta, nuk kurseheshin as varrezat nga kjo vendosje e flamujve që ishte një vërshimë inkompatibile edhe ndaj asaj bindje “verbale” se kjo mund te ishte e ndaluar nga ndonjë fuqi e jashtme.
Sido që ta quajn, një vërshimë të mundshme të vëndosjesë se flamujve kombëtar në Kosovë, në Shqipëri, në Iliridë dhe pjesët e tjera shqiptare, ata do të bëjnë punën e tyre, sepse tek e fundit, ata kanë vetëzgjedhur atë apo këtë mënyrë, të vlersimit. Ajo që dua ta lidhë me “WM”-in, siç edhe u kuptua është Nëntori. Nëntori është simbolika më madheshtore e bashkimit tonë, rreth flamurit kuq e zi. Sygjeroj dhe lusë të gjithë ata, që gjejnë arsyen e shendoshë tek nacioni i tyre, ta bëjnë me krenari një gjë e tillë, pikërishtë këtë nëntor.
Simbolika për madheshtinë e flamurit tonë kombëtar, të mbretëroi kudo, duke e vendosur atë flamur, aty ku është e mundur. E mundur, pra është, ka parakushte dhe themi pse të mos ndodhë, një vendosje spektakulare e flamurit, madje kudo që lëvizë dhe rrafë gjaku e zemër e shqiptarit.
 
Urime Nëntori, urime Flamuri, urime shqiptar.
Nëntor 06
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
2006-nëntor 01
 
Fakti më i diskutushëm dhe më i papërfillshëm është "zhvillimi" i ngjarjeve për Kosovën, i cili rezulton me sajimin e problemit në kohë me rezulutë të re për Kosovën. Krejt kjo, po shkon kah "Rambujeja II" për Kosovën, e cila nxjerrë në sipërfaqe rezonimin politik e dominues, i cili po tënton të mbajë me një absolutizim lirinë e shqiptarve
 
nga Bekim Rexhepi
 
.
 
 
 
Dështimi i negociatave në Vienë, apo epilogu i pa rezultat i tyre ishte i parashikushme që moti, madje edhe para se te fillonin. Për negociata me Serbinë, asnjëherë nuk ka munguar toni i komentuesëve politik të Prishtinës zyrtare, rrethë çfardo mundësie dialogu me Serbin. Më kohë ishte paralajmëruar opinionin i gjithëmbarshëm, se negociatat me Serbin janë të vështira, janë të pasukseshme, në çoftëse në to nuk ka angazhime serioze, efekti i tyre në çoftëse pozitat e bashkëbisedimeve janë të dallushme skajshmërisht të paragjykushme në një fitore dhe në një humbje. Pa pjesëmarrjen e faktorit të tretë: ai nderkombëtarë, ato nuk mund te zhvillohen sepse nuk ka patur kurrë dhe mbase mund te thuhet pakështu edhe për një kohë tjetër, se nuk ka vullnet të mirë që sjellë në zgjidhje reale.
 
 
 
Tani për tani momenti i parë më sygjestivë dhe që nuk i ka shpëtuar objectives më normale, është hipokrizia më e pashembullt që po tregohet ndaj statusit të Kosovës. Janë vënë një vargë masash të shoqëruara me ngërçe politik që zvarritin dhe sjellin në kohë shqetësime dhe pasoja të mëdha. Këto masa dhe ngerçe politike duhet pranuar se nuk janë vënë ngjajshëm edhe ndaj te tjerëve apo kjo mënjanësia politike ndërkombëtare, ndaj Kosovës dhe procesit politik të saj, e ka bërë të duket i neveritshëm, madje vetvetiu ka testuar jogadishmëri, josinqeriteti të duhur që gjithsesi rezultoi në atë se sa pragmatizmin politik të përfolur është zhvilluar dhe ka akoma në diga të terminologjive avangardeske.Politika e tillë imponohet për analizë e shqyrtime. Nuk i jape aq të drejtë vetëvetës ta bëjë këtë, gadi ngjajshëm në atë mënyrë, siç kemi parë dhe kemi njohur viteve të fundit, se si ato analiza e shqyrtime kan trullosur në mënyrë skandaloze qytetarin, publikun e gjërë shqiptar. Po orvatem të jemë pjesë e mendimi seriozë, që e përfaqson spektri i "çmuar" politik (që dhe mban përgjegjësi), edhe pse nuk e kam akoma këtë "privilegj" të jemë në pozitë si ta. Por, sa i përket zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, secili që mirret me analiza, e ndjenë si një obligim të rëdësishëm që t'i ofroi publikut informacionin e duhur dhe të ndihmoj në sqarimin e gjendjës reale dhe se si po vanë ecuria zhvillime politike në vend. Janë shtatë vjetë e më shumë, që stagnimi politik i Kosovës po ndodhë dhe tashë në pragë te fund vitit, duket se po rikthehet në agjendë të zgjidhjës së "vërtetë" të problemit të Kosovës. Jo me vullnetin e shprehur te palëve të përfshira për Kosovën, imponimi ndërkombëtar në tavolina të madhe, në kushte të detyrura, të negociohet. Por akoma pa e pranouar mënyra ndryshe dhe trajtesës reale te problemit. Tani kur "duhet" të filloj përcaktimi i statusit të Kosovës krijohen paragjykime për zgjidhjen e tij nga vet ata që më shumë se sa herë kan përseritur bujën se ajo zgjidhje nuk duhet të paragjykohet. Por duhet pranuar edhe faktin se: ndryshe nuk mund të zgjatet edhe më tej kjo gjendje shumë akumoluese në Kosovë, sepse tashme dhe dihet ekzistenca dhe diferenca e lartë e reagimitqë mund te ndodhë papritshëm. Pra, për të mos riperseritur fotografi dhe ngjarje, goxha të ngjajshme, të tmerrshëm, siç ishte fortuna dhe rrëmuja e 17/18 Marsit 2004.
 
 
 
Zvarritja dhe një serë kamoflimesh politike, që po promovohen ditëve te fundit në disa qendra te evropës, të shpërkujdesura, mund të jenë edhe shkaku kryesor që do të mund të acaroi serish gjendjen e pasigurisë së qytetarëve të Kosovës, e veçanërisht të shqiptarëve. Në fakt, duhet të pranojmë se vetëm Shqiptaret, që karrshi pritjes së gjatë dhe solidaritetit të pashembullt me botën politike euro-amerikane, akoma vazhdojnë të jenë më të paknaqurit e gjasave dhe shpresave te tyre politike. Janë dhe figurojnë arsye të shumta, që e bëjnë këtë gjendje, të jetë dhe emocionale, në dukje dhe më e papërgjegjshme, kur koha e pohimeve, premtimeve për përcaktimin e statusit të Kosovës, sikur e ka hargjuar maksimumin e kushteve të detyruara politike. Rreblimi apo reagimi si një metodë e mundshme dhe mjaftë kërcnuese për Kosovën, do të ishte refleksioni më i papëlqyeshme dhe më i papërfillshëm, i aktualitetit politik. Në fakt një rrëzikë duket i afërt në kohë. Dhe mjaftë e vogla duket preventivat e përgjegjësve të pushtetit në Kosovë, për t'ia zgjatur afatin, kërcnimit dhe rrezikut të eskalimit të gjendjes në shej të paknaqsive te grumbullura.Tendenca e pengesave te shumta dhe sensacivitetit, që po e pëson procesit i pavarësisë së Kosovës, janë maja e Ajzbergut, për qytetarët e Kosovës. Duke e propuzuar një pavarësi të cunguar, që në indikacionin e vet është më e keqe se autonomia e vitit 1974 (që faktikisht dhe ligjërisht e pat Kosova në ish-Jugosllavi dhe provoi mosfunksionalitetin e saj). Ky propzim apo edhe një vendim i më vonshëm i bashkësisë ndërkombëtare, i sjell shqiptaret para rezonimit të tyre, që ta kundeshtojnë apo ta pranojnë këtë nisëm apo insiativë ndërkombëtare, e cila nuk përkon me vullnetin e tyre politik te shprehur disa herë.Kohëzgjatja e qëndrimit të ndërkombetar në Kosovë, akoma e më shumë po bëhet e pa fiksushme, madje perveç ndonjë kalkulimi të sajushëm politik, që në fakt i ka shërbyer kësaj të fundit, thjesht dhe që vetëm se e ka trasuar çuditshmërin publike. Pra, konkluzioni se: "Politika e bretkocës", akoma nuk po tregon mekanizmin e suksesit mbi ndërtimin e paqës dhe pajtimit në Kosovë, me një qëndushmëri të lartë politike dhe më afatgjate në rajon, po duket e paefektshme. Fakti më i diskutushëm dhe më i papërfillshëm është "zhvillimi" i ngjarjeve për Kosovën, i cili rezulton me sajimin e problemit në kohë me rezulutë të re për Kosovën. Krejt kjo, po shkon kah "Rambujeja II" për Kosovën, e cila nxjerrë në sipërfaqe rezonimin politik e dominues, i cili po tënton të mbajë me një absolutizim lirinë e shqiptarve. Të implikosh një proces të tërë (pra siç është procesi i pavarësisë së Kosovës, që nënkupton lirin e shqiptarve) me disa faktor, jo të rëndësishëm (siç po mirren ankesat e një minoriteti dhe vetëm të një minoriteti, e në këtë rast ay serb i cili akoma është i pa shpërlar nga krimet e bëra) se sa që është në fakt paqja dhe stabiliteti për secilinnë rajon. Ç'do mendimi politik, që përkon më këtë që e tham më lartë duket të jetë vetëm një veprim i sensacivitet të papërfillshëm dhe mjaftë i paqëndrushëm politik.
 
 
 
 
 
Bekim Rexhepi
 
Testimin opcioneve brenda shqiptar, jo pa shkas u bë i qartë, në mënyrën e vet edhe më i lexushëm, pllakosi edhe njëherë të metat e vetëdijës politike të masës kosovare, e cila nuk ka shënuar aspak një ngritje më politike për vetën, brenda këtyre shtatë viteve. Përa, është ky fakt dëshpërues që nuk mund te jetë edhe më tej avaz argëtues.
 
Konkursi i opcioneve
 
Muajin e kaluar u pa se sa konkurs të hapur patën opcionet nder shqiptare, me elektoratin e tyre. Të flasim për elektorat, nuk mund të mos themi se ay është tashmë i ndarë në dysh; në mështetësit e lodhur të "Pavarsisë së kushtëzuar", që përfshihen brenda institucioneve te kamofluara politike dhe në anën tjetër kemi mbështetësit e brengosur të "Vetëvendosjesë", që janë jashtë solidaritetit politik të regjimit të UNMIK-ut, dhe sfidusit e vetëm të politikës në pasqyrë. Kur e përmendëm testimin opcioneve brenda shqiptar, jo pa shkas u bë i qartë, në mënyrën e vet edhe më i lexushëm, ky testim pllakosi edhe njëherë të metat e vetëdijës politike të masës kosovare, e cila nuk ka shënuar aspak një ngritje më politike për vetën, brenda këtyre shtatë viteve. Përa, është ky fakt dëshpërues që nuk mund te jetë edhe më tej avaz argëtues.
 
Testimi i fundit politik i palëve negociuese
 
Natyrisht, objektivi i përqendrimit më kryesori kosovarve ka qenë tek negociatat e këti muaji dhe mbase do të vazhdoi, po ky interesim edhe muajit te ardhshëm. Këto negociata për nga koncepti i organizimit, mund të mbeten një testimi politik ("i fundit"), i palëve; si shqiptare dhe asaj serbe për Kosovën.
 
Duhet pranuar investimin nderkombëtar se përmesë këti testimi politik është imponuar domosdoshmëria e pjesëmarrëjes në negociata dhe kjo ka kenë apo dhe është cilësuar si mënyra e vetme më aktivizuese e palëve në negociata direkte dhe te ndermjetme. Gjithsesi këto negociata kanë për qëllim të nxjerrin në siperfaqe mundësit e "marrëveshjeve" mesë palëve negociuese, para se të vihet te mosmarrëveshjet që sjellin imponimin e marrëveshjës tjetër nderkombëtare, e cila mund te kuptohet se është më tepër një marrëveshje me trysni politike. Negociatat e deritanishme nuk mund te quhen krejtësisht serioze për nga qasja e tyre politike, sepse ato më shumë heqin të drejta reale historike dhe politike të shqiptarëve se sa te serbëve.
 
Serbet akoma orvaten të aludojnë mbi të "drejtën" e tyre historike dhe politike mbi Kosovën, që e kanë ndërtuar kryekputë mbi aksin e dhunës dhe terrorrit. Serbia nuk do të heq dorë nga kjo e "drejtë" e tyre historike dhe politike për Kosovën, sepse ky pozicionim serb kaq këmbëngulës më tepër ka shkatuar probleme dhe kriza që në shumë raste duken te pa riparushme edhe për vetë Serbinë. Me vet faktin se dhuna dhe terrorri mbi Kosovën dhe shqiptaret autokton, kështu siç ka kenë i pamëshirshëm, ka pësuar edhe deshtime në "favoret" serbe për Kosovën. Janë numër shumë i vogël, i udhëheqjës politike serbe qe tashmë, e pas shtatë viteve te administrimit ndëkombëtar të Kosovës, që mund t'i besojnë aluzioneve në mbetjen e Kosovës brenda teritorrit "unik" të Serbisë. Shumica e serbëve e dinë realitetin në Kosovë dhe vetëvetiu janë shmangur kushtimisht propagandës aversive te institucioneve shtetrore. Gjendje e tillë minimizuese, e jobesushmëri politike në Serbi, duket se ka smptome te ngjajshme edhe në Kosovë.
 
Fakti se institucionet tona politike vazhdojnë të thirren në elektoratin e zgjedhjeve të fundit (ku sipas të gjitha sondazheve publike të kohës kur u zhvilluan ato, numri i pjesmarrjës në zgjedhje nuk ka ken i lartë dhe rezulton se gjysma tjetër e votusëve kanë bojkutuar zgjedhjet e organizura nga UNMIK-u.), votusit "ligjitim"!, akoma orvaten te besojnë çuditërisht se alternativat e tjera shqiptare për Kosovën janë të mbyllura dhe te paprespektiva për vet Kosovën. Kështu institucionet tona politike kanë arritur të instalojnë për një kohë një vakum, duke i dhënë një apetit mases për shpresë e besim tek realizimi i kërkesës për Pavarësi te plotë. Sjelljet e tilla të institucioneve tona politike, po i sherbejnë mundësive, hapësirave tjera "jo ligjitime"!, që kerkesat e tyre ti mbështesin në numërin tjetër te mosvotusëve, që për nga numëri janë goxha i njëjtë me votuesit. Në këtë pikë ligjitimimi i te dy palëve më duket kompleksitet i përfaqsimit politik te shqiptarëve.
 
 
 
03 Gusht 06
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
 
 
Në qoftëse nuk angazhohesh në maksimum ka te ngjarë te humbasesh më shumë në minimume. Madje, sjelljet politike te "institucioneve tona", nuk përkojnë me realitetin, ato akoma vzhdojnë të sillen sikur janë zavendësusit, dhe jo vendësuesit e këti vendi, që i duhen prova.
 
nga Bekim Rexhepi
 
 
 
Ardhja e presidentit Bush në Gjermani javën e kaluar, gjithsesi shenoi dhe një hapë në përmisimin e marrëdhënjeve mes dy vendeve. Marrëdhënje këto që deri më tani kan kenë paksa te acaruara në shikim te parë, për shkakë se Gjermania refuzoi "aleancen" dhe u pozicionua kundër ndërhyrjesë në Irak.
Fjalimi i Bushit ishte domëthënsë sepse e potencoi partneritetin e vet më Gjermanin, dhe për të ardhmën Bushi kërkoi qe Gjermania te jetë përkrah, më aktive në rrjedhat politike botërore. Presidenti Bush, ndër të tjera la te mendohet për angazhimet që duhet të bëjë Gjermania në vatrat e krizave te ardhshm, si me shtypjen e të gjithë atyre perkërahësëve të terorrizmit nderkombëtar, ndaj kërcnimi atomik të Iranit, dhe mbrojtjen nga shtypeja e demokracisë dhe lirive te njeriut ne disa vende. Janë këto objektiva të Bushit që i programoi për vizitat e tij në disa vende, me te të cilat ai duhet te gjejnte mbështetjen fiktive për te shtuar sigurin ndërkombëtare, e cila duket e brishtë ndaj kërcnimeve nga faktoret e papërmisushëm të Lindjes. Përparimi i marrëdhënjeve të SHBA-ve me Gjermanin, janë edhe një avansim miqëve tanë, kështu mund të konsiderohet politika e tyre për ne. Të kujtojmë sqarimet, vërejtjet që këto dy vende i'a kanë bërë Serbisë lidhur me Kosovën, se nuk do te ketë normalizim të pozitës serbe në institucionet nderkombëtare, nuk mund të ketë inkuadrim në organizatat ndërkombëtare dhe ato finansiare, pa e pranuar realitetin politik të Kosovës.
 
Dhe, t'ia bëjmë të qartë gjithashtu opinionit të brendshëm se; përparimi dhe avansimi i miqëve tanë, i shton më shumë shpresat tona në përmbushjen dhe realizimin e kërkesave tona për shtetësi.
 
 
 
Jemi paksa të vetdijshëm se gjërat duhet të thirren me emërin e vet të vërtetë. Por kjo në rastin tonë sikur nuk po ndodh, dhe sikur po mjaftohemi vetëm ta dim, sepse ka shumë gjëra, që nuk duam t'i identifikojmë, qëllimisht dhe ndofta, për arsye të një përceptimit të gabuar se; ndryshe nuk na ecët më mbarë. Vazhdojmë, të kujtojmë se vetëm kështu mund të na ecët më gjetë, apo pse janë ashtu gjërat, kemi frikë t'ia thomi vetës dhe tjetrit se; "kjo është kjo dhe pikë". Mbase për këtë deshmi, kemi vet realitetin. Puna e pakryer e "institucioneve tona", me pavarësin, më nuk mund të justifikoj me gjithëçka, ashtu siç janë mësuar derimëtani të arsytohen gjithnjë dhe gjithmonë, për me pak hapësira, për me pak mundësi politike. Si mund t'i avansosh politikisht arritjet tua, pa e bërë investimin e duhur, në shumë segmente, madje edhe në atë të shtetësisë politike të Kosovës?. Në qoftëse nuk angazhohesh në maksimum ka te ngjarë te humbasesh më shumë në minimume.
 
Sjelljet politike te "institucioneve tona", nuk përkojnë me realitetin, ato akoma vzhdojnë të sillen sikur janë zavendësusit, dhe jo vendësuesit e këti vendi, që i duhen prova. A i kemi dhënë këto prova ashtu siç duhen?. Nëse "Po", -at'herë po ta analizojmë me më kujdes, me më seriozitet, si mund te kuptohen mënyra kaq diskrete: Nëse nuk merrëni pjesë ne negociata dhe nuk bëni koncesione politike ne (ndëkombëtaret) shkojmë! - Dhe na pyesin me cinizëm: A jeni te gatshëm te ballafaqoheni serish me Serbin, e cila nuk heq dorë ga Kosova dhe se nuk ka ndryshuar shumë nga regjimi i Millosheviqit? Nëse "Po", -at'herë kundërmi i realitetit na qenka një okazionalizëm i vërtetë.
 
Kapitali i vlerave te luftës është në rënje, sepse gjatë këtyre shtatë a tetë vite është punuar me tendencë abuzive për ta denigruar, në mënyrë që te kthehet serish tek pasiviteti dhe nënshtrimi politik e gradual. Hapja e negociatave me Serbinë, e cila me gjithë provat e terrorrit shtetror dhe agresionit mbi Kosovën shikohet si "derë e përgjimit", tonë politik në të ardhmën. Këtyre shtatë a tetë vite, shumëçka ka kapërxyer këtë "derë të përgjimit" tonë. Tani "institucionet tona", edhe vullnetin politik për pavaërsi duan ta fusin në këtë "derë të përgjimit", sepse jemi në brendin e trajtimit diskret.
 
 
 
www.bekimbeu.de
 
22. 07. 06
 
 
 
 
 
nga Bekim Rexhepi
 
 
Ç'DËSHIRON POLITIKA SERBE
 
Ç'dëshiron politika serbe? Që me kaq intenzitet orvatet të implikohet në problemet e brendshme te Kosovës apo kjo politikë e saj ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk ka marrur fund. Se politika (e postregjimit, megjithëse edhe shumë çka prej regjimit duket se akoma ka mbetë në skenën e sotme politike) serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk ka te ndalur, këtë e verteton angazhimi i tyre kudoeku për të paraqitur: Kosovën si territor të saj dhe të pa shkëputshëm, duke e përmendur dhe shfrytëzuar rezulutetn 1244-er, e cila në brendin e nenëve të saja nuk e zhbën fare sovranitetin e Jugosllavisë/Serbisë, kjo e fundit siç dihet u bë trashiguse vullnetare e të Parës.
 
Rezulutë e dalur në Rambuje, e cila nuk qe marrëveshje e dy palve në konflikt, sepse pala serbe nuk e pranoi këtë marrëveshje dhe sipasojë ajo u ndeshkua me sulme nga forcat e NATO-së.
 
Nuk mund të mos e përmendim pa shkas rezulutën 1244-er, që ishte një nismë e një procesi politik për konfliktin e atëhershëm, por, sot pas gjashtë vitetve kjo rezulutë duket e tejkaluar për realitetin në Kosovë. Faktikisht, kjo rezulutë nuk është hedhur nga funksioni i saj, as si e tejkaluar dhe as si e pamjaftushme për procesin aktual politik.
 
Dhe, ajo që duket si absurd, është modusi i kësaj rezulute që ka në vete plotë konvulsion dhe është i tej dëmshme për shqiptaret dhe për procesin në të cilin ata ndodhen, sepse disa apo edhe shumë gjëra në këtë rezulutë, nuk japin hapsirë, të avansushme të të drejtave te shqiptarve, madje as edhe të drejtës për vetvendosje. Kjo rezulutë si e tillë, e mbetur në fuqi për shqiptaret, ishte vetëm një antifonë, e cila nuk mund më, më tej të ndihmoi procesin.
 
E tillë, çfare është rezuluta, sot më tepër i sherben modifikimit të interesit serbe, se sa ati shqiptar. Interesi serb orvatet që brenda ati elasticitetit të rezulutës; të tjerrë, të përfitoi më tepër, atë që mund dhe qe në opinionin e berendshëm serb, duket pak a shumë i besushëm medoemos përfitimi.Serbia për vete deshiron qe të mos kompromentohet tanipërtani rezuluta kur ajo esencialishtë duket e „vdekur“. Pra, gjithsesi këtë politika serbë e dershiron, madje do që ta rikthej edhe njëherë aspriraten e vet egocentrike.
 
Serbia, nuk do të heq dorë sa i përket Kosovës si territor „të saj“, e tillë po paraqet në opinionin e gjërë, dhe mund të thuhet se paraqitja e Serbisë në këtë formë, merr eraksion negativë, edhe pse opinioni ynë i brendshëm është i ndarë dhe pa një relacion të qartë rreth politikës serbe, që ajo synon me çdo kusht të ralizoi në Kosovë.
 
Derisa, ne akoma nuk po arrijmë në „zbulimin“ dhe afirmim e idesë së qartë se qa do Serbia me Kosovën dhe cila është qasja e politikës serbe, e postregjimit për Kosovën. Të gjitha raportet dhe proceset, e deritanishme e deshmojnë se politika serbe gjithnjë dhe vazhdimisht ka patur dorë apo gishtë implikus, kur është hapur në njëfarë mënyre koncepti i lirisë pozitive për qytetaret e Kosovës, e veçanrisht të shqiptarve etnik. Ose, për tej kësaj antipode, cili serb në botë mund te gjendet edhe sot, që flet me realitet dhe mbështetur mbi këtë realitet, të pranoi dhe te pohoi se: shqiptaret kanë te drejtë të vetvendosinë për vetën e tyre sipas vullnetit te lirë të tyre.
 
Propaganda zyrtare, pa invencion, bile pa u përpjekur të jetë inventive ose të ndrrojë gjë nga e kalura, e pamëshirshme dhe torturuse, po i përseritë mënyrat e vjetra të veprimit të saj: si rasti i papresidencë kur në teritorin e Kosovës, ilegalishtë futet rrjeti i telefonisë serbe, si „Mobteliserb“, kjo është edhe një orvatje që synon sa më shumë te implikohet në sovranitetin e „paqartë“ të Kosovës. Pastaj, edhe gjatë bisedave te fundit dy palshe; stafi i menagjuesëve nderkombëtar te KEK-ut, dhe z. Rashkoviç, e cila pas mos pajtimëve të dukshme dhe te pritura, ndër te tjera i akuzoi shqiptaret si jo profesionistë dhe në fund i fyejti në stilin e vjetër te megloambicjeve, se në KEK, ka puntor vetëm shqiptar, dhe se aty punojnë joprofesistë si: bukëpjeksë, bërber, etj. Duke aloduar dhe kërkuar që serbet e saj „profesionist“ të cilët pas ardhjes se trupave ndërkombëtare janë spastruar nga vendete tyre të punës nga sundimi i padrejtë i shumicës në Kosovë. Ajo, gjithashtu u beri thirrje serbëve të kthehen në vendet e tyre te punës.
 
Politika serbe as edhe për një qast duket se nuk ka heshtur dhe nuk është ndalur për të komprementuar klasen politike në Kosovë (sipas intersit të saj) dhe shqiptaret në përgjithësi. Rasti i fundit, kur Kosova u ndodhë në zi, me rastin e vdekjës së Dr. Rugovës, politika serbe në vend se të tregohet realiste, ajo edhe njëherë nxorri egocentrizmin e saj politik kundër Kosovës dhe shqiptarve duke e paraqitur skenën politike në Kosovë si të rëndë dhe serjoze, me „faktin“ se: serbet e Kosovës, pas vdekjës se Dr. Rugovës, janë në „rrezik“ nga forcat radikale të dalura nga apo pas luftës dhe qe janë te armatosura mirë. Pra, ky arsenal gënjeshtrash serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve nuk ka te ndalur dhe as qe pritej një gjë e tillë nga pala shqiptare. Mu për këtë edhe familja e Dr Rugovës, nuk e pranoi pjesmarrjen e presidentit serb: B.Tadiç, i cili nuk e vuri në dyshim ardhjen e ti në Kosovë më këtë ay iu bashkua mendimtari i tij që tashmë ndodhet në Hagë. Tadiçi jo qe nuk morri pjesë, në cermonin mortore dhe më pas në varrimin e Presidentit Rugova, po ay tani e pati te zorshme ti kthehej deklaratës së dhënë para opinionit të vet, kjo qe një blof, një deklarat shterpë për vet opinionin serbë, se do të mirrte pjesë varrimin e Dr.Rugovës dhe ardhjen e ti në Kosovë. Ishte ky më tepër një provokim për shqiptaret se sa që do të qante kokën për humbjen e Rugovës. Pra, Rugova u nderua nga simpatizuesit e tij te flaktë që nuk qenë të paktë në ato ditë të ftohta dhe pikëllimi. Ky pikëllim dhe ky të ftohtë i madhë u thyen nga masa e madhe e shqiptarve që nuk kursyen as kohën për ta ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për vdekjen e Dr.Rugovës. Shqiptaret edhe në këtë rastë i dhan një shembull vetës dhe botës, se dinë të nderojnë te zgjedhurin. Edhe pse vetvetiu u thye kjo tentativë e politikës serbe për ta paraqitur një fytyrë tjetër te Kosovës dhe për te bishtru me radikalizmin e paqenë të Kosovë.
 
Nuk mund të mos e përmendim këtu edhe përkrahësit tradicional te Serbisë, të cilët edhe sot qëndrojnë në pozitat e njëjta kur është në pyetje Kosova dhe shqiptaret..
 
Por pala shqiptare dhe politika e saj qe tashmë është radhitur në institucionet e shtetbërjes, nuk guxon që te mos reagoi ndaj përpjekjeve serbe për ta krijuar gjithësesi përshtypjen e një eraksion në vazhdimësi. Ndaj përpjekjeve dhe gënjeshtrave që akumulon politika e hegjemonisë serbe, duhet reaguar fuqishëm dhe gjithsesi duhet shfrytëzuar personelin nderkombëtar,(i cili tash e gjashtë vite është instaluar në Kosovë) për sqarime rreth konotacionit të politikës aversive serbe.
 
Prandaj mbi këtë tendencë të politikës serbe, nuk mund t'i kuptoi, as edhe një këshillë të ndonjë miku timë, që më mbërrijnë herë-pas-here në adresë, se gjoja nuk duhet analizuar aversivitetin e politikës serbe, sepse sipas këtyre „këshilltarëve“ që nga paslufta, palës shqiptare nuk duhet dhe nuk na intereson se çfarë dhe çka përfaqson politika serbe dhe interesi serb për Kosovën. Ndofta ndonjë konstatim i paaksept ka mundur apo ka ndikuar në krijimin e përshtypjeve se pasluftës, forca jonë politike e përqëndrimit duhet te fokusohet vetëm brenda problemëve te brendshme që i ka dhe që mund ti ketë Kosova. Dhe nga kjo më pak fitohet kundërpërshtypja se në forcën tonë politike duhet zgjedhur interesa edhe më të mëdha dhe duhet të fokusohemi, jo vetëm në politikën serbe (por dhe në të tjera politika) e cila për momentin është më e demshmja.
 
PARADOKSI MEDIAL
 
Paradoksi medial apo i mjeteve të informimit në Kosovë është tani më i thellë, sepse pasë luftës kemi më shumë gazeta dhe përkitazi me to edhe mjetet te tjera plotësuse, madje këto mjete informative sot as nuk ndiqen as nuk ndalohen. Pra sot ne këto mjete thjesht, mungojnë analizat e mira politike që i qasen domosdoshmërisë për ta mbushur apo për ta plotësuar trupin politik si brenda edhe jashtë me informim të plotë dhe te saktë. Sa ishte regjimi brutal dhe terrorist serb në Kosovë, disi nuk mungonin analiza politike edhe pse mungonin me të madhe dhe me mjaftë vështërsi funksioni këto gazeta dhe mjete të tjera plotësuse informative rreth atmosferës në përgjithësi dhe aversivtetit që krijonte politika serbe.
 
HARRESA SERBE
 
Politika serbe harron shumë faktor kohezivë, shqiptaret brenda 20 viteve të fundit, kanë arritur të lëvizin globin, dhe nga kjo lëvizje ata doemos kanë ndryshuar dhe kanë plotësuar magësi të shumta, përballë atyre tmerreve që ata i pësuan nga regjimi primitivë serb. Për, një pak kohë, pas luftës ata filluan ti kthehen jetës së tyre që nga shkatrrimi barbar sllavë e deri te ndryshimi i shpejtë dhe i çuditshëm i jetës se tyre, shqiptaret kanë arritur ta rindertoijnë vendin e tyre Kosovën. Jo më nga donacione të huja, po nga vetja e tyre. Shqiptaret që kishin arritur nga kjo lëvizje jashtë Kosovës të punonin dhe te fitonin këtë kapital ata e shfrytëzonin në Kosovë dhe ky qe një shembull civilizues i tyre. Rinia shqiptare e Kosovës, nuk është në atë listen e radhitur siç është ajo serbe, sepse rinia serbe sot mbi 80%, asnjëri prej tyre nuk ka vizituar një vend të dytë apo te tretë në perendim. Kjo tregon se politika serbe qe e orjentuar keq jo vetëm ndaj te tjerve po edhe vetvetës.
 
 
 
 
 
 
Ti besosh përallave, do të thotë se dinamikën tënde, karrshi gjasave reale e pëkufizon në logjikën e manive përrallore. Kështu po i ngjet politikës sonë, që dinamikën e vet e ka ngjeshur në aluzione dhe jo në gjasa reale politike.
 
Bekim REXHEPI
 
Nuk mund ta quajmë normale, pse kemi mbetur kaq inferior ndaj pavarsisë së Kosovës. Kemi mbetur në mëshirën e bisedimeve me Serbinë, të cilat për çdo opinion politik, akoma nuk po përfaqsojnë qartë vendimi për Kosovën. Serbia në politikën e saj te vjetër e të re, sa i përket Kosovës ka mbetur absulitisht e papërmisushme. Serbia shtiret se nuk e kupton realitetin e krijuar mes dy vendeve (pas luftës së fundit, ku shumë çka ka ndryshur në raportet Kosovë-Serbi), dhe deshiron që të shkoi deri në fund, për të parë rezultatin dhimbëshëm dhe jo për të ndjerë rezultatin dhimbëshëm. Nuk kam aspak dyshim në këtë formulim, sepse Serbia e di mirë dhe askush tjetër me mirë se ajo nuk e di, se çfarë i shkaktuan luftrat ekspansioniste për teritore, me të gjithë të tjerët, që e përbënin bashkallakun Jugosllavë.
 
E filloj me Kosovën dhe me gjasat reale, do ta mbaroi më të, dhe mund të themi me fat ishin te tjerët sepse e kanë mbyllë më herët, e mbylli edhe Mali i Zi, i cili me Serbin, ishte bashkë pjesmarrëse në luftra kundër të tjerëve, po edhe ndaj Kosovës.
 
Kosova qe shtatë vite te plota, nuk po arrin ta formuloj shtetësin e vet realisht, me gjithse favoret politike e "ekzistojnë", ajo vazhdon të rrumbullaksoi vendnumrimin politik, të mbetet në gjendjen e kërmillit.
 
Paragjykimet politike, të statusit politik të Kosovës, kanë vështersuar, kanë degraduar mbi normalitetin e premisave, e vullnetit të shprehur politik për pavarsi. Prepotenca administrative mbi Kosovën, ka tepruar dhe ka marrë trajtat e vlersimit të padeshirushme dhe qe jenë burim i krizave në vazhdimësi, se sa që mund të qoj në rehabilitimin e vendit kah prespektiva e mirë.
 
Optimizmit shqiptar, po i vije era në kokë. Me kaq absurditet lëngon zëri i politikës sonë, duke mos u shmangur nga gjendja e zakonshme, nga ky lloji përfiditeti kërcnohet dhe masa të humbë, të tretë kot fare.
 
 
 
Gjasat dhe hamendësimet
 
 
 
Ti besosh përallave, do të thotë se; dinamikën tënde, karrshi gjasave reale, e pëkufizon në logjikën e manive përrallore. Kështu po i ngjet politikës sonë, që dinamikën e vet e ka ngjeshur në aluzione dhe jo në gjasa reale politike. Do të ishte e pasaktë të thuhej se në këtë diskurs të dinamizmit të ngjeshur në aluzione dhe jo në gjasa reale politike, janë të gjithë pa përjashtim!. Përkundrazi,një pjesë të dinamizmit politik, veçanrisht po e mbanë Lëvizja për "Vetëvendosje", që identifikohet si "lëvizja" e Albinit. Një aktivisti që e filloj me protestat studentore ndaj regjimit totalitar serb, më pasë, në postin e sekretarit të përgjithshëm në UÇK-ë, dhe tani, drejtuesi në lëvizjen për "Vetëvendosje".
 
Gjasave reale politike për Kosovën dhe, për vetëvendosje, që e nënkupton edhe pavarsinë, si një kërkesë më e zhurmëshme e politikës sonë aktuale, duket se më se miri u përgjigjet dinamika e lëvizjës apo Albini.
 
Sulmet dhe reagimet ndaj prepotencës së administrimit nderkombëtar në Kosovë, janë vetëm nga kjo lëvizje, e cila më shumë se të tjerët, e ka hetuar hamendësimet politike që e paragjykonë zgjidhjen e drejtë për Kosovën. Ngurrimit tonë për tu kyqur në këtë lëvizje, po i sherben optimizmi përrallor i korruptimit politik të solidarve shqiptarë, pranë ati ndërkombëtar që Kosovën e mban dhe e kanë shëndrruar në "shtëpi të Pleqëve",, ku nuk lëvizin, nuk mund të shihen realisht gjërat.
 
 
 
08.07.06
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
 
 
 
 
 
Kosova jo me përqindje të lartë të tolerancës dhe sigurisë, pa një konsensus mes KFOR-it, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore i humbi reformat.
Bekim Rexhepi
Tani kur administratori i „fundit“ J.Petersen, po largohet nga Kosova me arsyen e njohur, e të „ngjajshme“, me ish, të më hershmin administrator Holker. Përa këtu kemi koinçidencën edhe të Holker edhe të Petersen, me të vetmën aryen për bashkim familjarë, ikën, thjeshtë ikën, e lanë Kosovë, për ti thënë asaj dhe shqiptarëve:“ zoti u'a baftë qaren“.
Kështu nuk është pritur, por kështu ndodhë. Hera e dytë, që Kosovës, po i ikën adminastratorët, pa ndonjë rezultat të dukshëm, të madhë. Në misionin e tyre detyrëues, obligues në Kosovë, ata harrojnë gjithçka përpos vetës së tyre dhe ikën apo shkojnë me manovrat „çitë petlla në ujë“. Përa veç me mashtrime, e me aluzione politike BN-ja po e administron Kosovën
Ndofta, jo krejt mohues mund të bëhemi, se s'ka rezultate të arritura, ja vlen ta përmendim legalizimin me byrokraci sunduse kudo në institucione të Kosovës. Madje, po kështu; KFOR-i, UNMIK-u, shquhen edhe me shkelje të të drejtave politike të shumicës shqiptare në Kosovë. Misioni ndërkombëtar përmes pushtetit të tij selektivë, e administrativë, me ushtar të KFOR-it, dhe me staf politik të UNMIK-ut, nuk i'ka arritur as për se afërmi, të përgadit një vetëqeverisjes të plotë funksionale dhe nuk ia arriti të krijoi struktur të një pushteti të së drejtës aktive në Kosovë.
Përa, ky qe imazh i misionit ndërkombëtar në Kosovën, që tashmë, të gjithë e dimë se dështoi. Më të gjithashtu, dështuan edhe solidaret shqiptar të bashkpolitikës aktuale. Solidaret shqiptar, përa këta që i kemi në udhëheqje me gjysëm votës, nuk arritë të kuptojnë, të sfidojnë regjimin e mashtrimit dhe te aluzionit. Me deshtime mund të radhiten e përshkruhen shumë çka në Kosovë, madje nuk ja vlenë të përseritën, të numërohen e të analizohen veç e veç. Sepse më kryesore është dhe mbetet: Liria politike e Kosovës, e cila, tash e tri vite do të duhej të funksiononte me vetëqeverisej nga vendoret. Kjo nuk është arritur edhe pasë shtatë vitetve, dhe me gjasat aktuale politike, kjo do të vonohet edhe për kohë te tjera.
KFOR-i, UNMIK-u, po e përpërskajojnë me sukses sundimin e tyre në Kosovë, sundim i cili u vendos mbi parimet universal të ndihmesës që duhej dhënë Kosovës.
Kosova u shkëput nga regjimi i Millosheviqit, por nuk ia arriti të shkëputet nga regjimi i Administratorëve ndërkomëtar. Ndofta ata nuk do të largohen nga Kosova, pa e provuar këtë post administratori, madje secili nga vendet përfaqsuese apo kandide në OKB-ë. Si do që të jetë, administratori i ri,(...?) me mandat (1) njëvjeqar, parashihet të jetë sundusi i ri ( POR JO I FUNDIT , sepse i fundit, u vetëquajt, e kjo do të thotë; më qartë, mashtrimi i fundit ka ikur për të ardhur i ri-u), i regjimit shtatvjeqar në Kosovë. Këtë tashmë të gjithë e dimë mbase për këtë nuk ka më hamendje kuptimesh.
1.Ekonomia dhe krzat
Në ekonomi, akoma kemi ngerqe të mëdha sepse nuk ka insiativa konsistente, e politike për ekonomin kosovare, nuk ka insistime, madje nuk ka investime as kombëtare. Marrëveshjet e nënshkruara për „tregëti të lirë“, nuk janë analizuar në kontekstin e zhvillimit të brendshëm të ekonomisë sonë. Duhet sqaruar; se këto marrëveshje më tepër i kanë shërbyer planit të „dëshirës për integrim“ dhe „dëshirës për demokraci“, se sa që kanë pasur në theks ekonomin.
Madje, kur jemi tek kjo pikë ja vlen të theksohet; se nuk janë debatuar as termat e marrëveshjeve të ndryshëm, si më këtë rast, përshembull: “tregti e lirë“, tek i cili termë, do e mos do të duhej nxjerrë favoritetet e konsolidimi apo të modelimi të premisave për ekonomin kombëtare gjë që nuk është bërë fatkeqësisht.
Në favoritet ekonomike, nuk janë kyqur as ekspert ndërkombëtar, që do të mund japnin klishet e fuksionimit te një ekonomie që fillimisht mund të quhet e vogël, por që do të konsistojë fuqishëm dhe hap pas hapi në rritje. Një menagjim i yni për ekonomi komëtare ka munguar, madje të rri grezdë teza se „Serbia e ka mbajtur në fuksion ekonomin tonë“
Krizat që janë më të shpeshta si pasojë të paknaqësive politike dhe ekonomike, janë burimi më i rrëzikshëm, që e kërcnon stabilitetin e Kosovës. Është e vërtetë, se kanë munguar skicat për parandalimin e krizave dhe menagjimin e tyre. Por, se kaq e domosdoshme është kjo detyrë, për një vend, madje edhe për atë vend që synon të bëhet (si rasti ynë) vend i pavarur.Të mos i mirrësh në konsideratë skicat dhe historin e krizave është nonshalenca më e përfillshme që ndodhë.
Nëse do të kishte rritje ekonomike, gjithësesi do të kishte punë më shumë dhe kjo do ti zbuste paknaqësit dhe do ti menjanonte krizat. Nëse do të kishte punë, edhe një serbë në Prishtinë, apo diku tjetër, ay do të vinte të punonte, më pasë ay do të kërkonte edhe banim në qytetin më të afërt të punës sepse kjo e lavërdisë atë përsonalishtë dhe kështu e lavërdisim integrimin e serbëve në Kosovë dhe i zbusim paknaqësitë e tyre që janë edhe të tonat.
Pra, prespektiva ekonomike e Kosovës duhet shikuar në hapin e integrimit të brendëshëm dhe jo të sherbehemi me verbalizëm politik, siç jemi sjellur deri më tani. Kosova jo me përqindje të lartë të tolerancës dhe sigurisë, pa një konsensus mes KFOR-it, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore i humbi reformat ekonomike.
2. Vullneti politik
Derisa po mendohet në arritjen e madhe politike të pavarsisë së Kosovës, kemi harruar leximin e vullnetit dhe kemi marrë në konsiderat verbalizmin e tij. Janë këto kronikat më monotone që e hapin dhe mbyllin përditëshmërinë kosovare. Klasa e vetquajtur politike në Kosovë, po përpiqet të demostroj vetën në opinionin nderkombëtar si një oportuniste e vetme, e përfaqsimit të vullnetit politik të shqiptarve të Kosovës.
Ndonse nuk e kemi pyetur vetën sa duhet dhe më kaq përgjegjësi, - A mund ta marrë këtë rol me kaq ligjitimitet kjo klasë e vetëquajtur politike, me votat e gjysmës së elektoratit të dalur në zgjidhje e fundit, të organizuara nga UNMIK-u?. Gjysma e elektoratit ligjitime duket të jetë po ashtu e paknaqur me stafin e saj të përfaqsimit, e cila nuk e përmbushë dot kërkesën e besushmërisë politike.
Ndërsa, gjysma tjetër e cila po kaq në numër, e ka bojkotuar zgjidhjet dhe nuk dha besim tek asnjë përfaqsimi, kjo më vonë u komentua si shenjë e jo kualitetit politik. Tani kur gjendja duket paksa e trullosur me ikjen e administratorit J. Petersen, nuk mund te jetë as edhe shpresë dhënse për arritjen e Pavarsisë, por më shumë dihet se do të ndodhë Vendnumërimi i gjithë asaj që jemi mësuar ta ndëgjojmë dhe ta shohim imun politik.
www.bekimbeu.de
 
 
 
 
Kosova jo me përqindje të lartë të tolerancës dhe sigurisë, pa një konsensus mes KFOR-it, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore i humbi reformat.
Bekim Rexhepi
Tani kur administratori i „fundit“ J.Petersen, po largohet nga Kosova me arsyen e njohur, e të „ngjajshme“, me ish, të më hershmin administrator Holker. Përa këtu kemi koinçidencën edhe të Holker edhe të Petersen, me të vetmën aryen për bashkim familjarë, ikën, thjeshtë ikën, e lanë Kosovë, për ti thënë asaj dhe shqiptarëve:“ zoti u'a baftë qaren“.
Kështu nuk është pritur, por kështu ndodhë. Hera e dytë, që Kosovës, po i ikën adminastratorët, pa ndonjë rezultat të dukshëm, të madhë. Në misionin e tyre detyrëues, obligues në Kosovë, ata harrojnë gjithçka përpos vetës së tyre dhe ikën apo shkojnë me manovrat „çitë petlla në ujë“. Përa veç me mashtrime, e me aluzione politike BN-ja po e administron Kosovën
Ndofta, jo krejt mohues mund të bëhemi, se s'ka rezultate të arritura, ja vlen ta përmendim legalizimin me byrokraci sunduse kudo në institucione të Kosovës. Madje, po kështu; KFOR-i, UNMIK-u, shquhen edhe me shkelje të të drejtave politike të shumicës shqiptare në Kosovë. Misioni ndërkombëtar përmes pushtetit të tij selektivë, e administrativë, me ushtar të KFOR-it, dhe me staf politik të UNMIK-ut, nuk i'ka arritur as për se afërmi, të përgadit një vetëqeverisjes të plotë funksionale dhe nuk ia arriti të krijoi struktur të një pushteti të së drejtës aktive në Kosovë.
Përa, ky qe imazh i misionit ndërkombëtar në Kosovën, që tashmë, të gjithë e dimë se dështoi. Më të gjithashtu, dështuan edhe solidaret shqiptar të bashkpolitikës aktuale. Solidaret shqiptar, përa këta që i kemi në udhëheqje me gjysëm votës, nuk arritë të kuptojnë, të sfidojnë regjimin e mashtrimit dhe te aluzionit. Me deshtime mund të radhiten e përshkruhen shumë çka në Kosovë, madje nuk ja vlenë të përseritën, të numërohen e të analizohen veç e veç. Sepse më kryesore është dhe mbetet: Liria politike e Kosovës, e cila, tash e tri vite do të duhej të funksiononte me vetëqeverisej nga vendoret. Kjo nuk është arritur edhe pasë shtatë vitetve, dhe me gjasat aktuale politike, kjo do të vonohet edhe për kohë te tjera.
KFOR-i, UNMIK-u, po e përpërskajojnë me sukses sundimin e tyre në Kosovë, sundim i cili u vendos mbi parimet universal të ndihmesës që duhej dhënë Kosovës.
Kosova u shkëput nga regjimi i Millosheviqit, por nuk ia arriti të shkëputet nga regjimi i Administratorëve ndërkomëtar. Ndofta ata nuk do të largohen nga Kosova, pa e provuar këtë post administratori, madje secili nga vendet përfaqsuese apo kandide në OKB-ë. Si do që të jetë, administratori i ri,(...?) me mandat (1) njëvjeqar, parashihet të jetë sundusi i ri ( POR JO I FUNDIT , sepse i fundit, u vetëquajt, e kjo do të thotë; më qartë, mashtrimi i fundit ka ikur për të ardhur i ri-u), i regjimit shtatvjeqar në Kosovë. Këtë tashmë të gjithë e dimë mbase për këtë nuk ka më hamendje kuptimesh.
1.Ekonomia dhe krzat
Në ekonomi, akoma kemi ngerqe të mëdha sepse nuk ka insiativa konsistente, e politike për ekonomin kosovare, nuk ka insistime, madje nuk ka investime as kombëtare. Marrëveshjet e nënshkruara për „tregëti të lirë“, nuk janë analizuar në kontekstin e zhvillimit të brendshëm të ekonomisë sonë. Duhet sqaruar; se këto marrëveshje më tepër i kanë shërbyer planit të „dëshirës për integrim“ dhe „dëshirës për demokraci“, se sa që kanë pasur në theks ekonomin.
Madje, kur jemi tek kjo pikë ja vlen të theksohet; se nuk janë debatuar as termat e marrëveshjeve të ndryshëm, si më këtë rast, përshembull: “tregti e lirë“, tek i cili termë, do e mos do të duhej nxjerrë favoritetet e konsolidimi apo të modelimi të premisave për ekonomin kombëtare gjë që nuk është bërë fatkeqësisht.
Në favoritet ekonomike, nuk janë kyqur as ekspert ndërkombëtar, që do të mund japnin klishet e fuksionimit te një ekonomie që fillimisht mund të quhet e vogël, por që do të konsistojë fuqishëm dhe hap pas hapi në rritje. Një menagjim i yni për ekonomi komëtare ka munguar, madje të rri grezdë teza se „Serbia e ka mbajtur në fuksion ekonomin tonë“
Krizat që janë më të shpeshta si pasojë të paknaqësive politike dhe ekonomike, janë burimi më i rrëzikshëm, që e kërcnon stabilitetin e Kosovës. Është e vërtetë, se kanë munguar skicat për parandalimin e krizave dhe menagjimin e tyre. Por, se kaq e domosdoshme është kjo detyrë, për një vend, madje edhe për atë vend që synon të bëhet (si rasti ynë) vend i pavarur.Të mos i mirrësh në konsideratë skicat dhe historin e krizave është nonshalenca më e përfillshme që ndodhë.
Nëse do të kishte rritje ekonomike, gjithësesi do të kishte punë më shumë dhe kjo do ti zbuste paknaqësit dhe do ti menjanonte krizat. Nëse do të kishte punë, edhe një serbë në Prishtinë, apo diku tjetër, ay do të vinte të punonte, më pasë ay do të kërkonte edhe banim në qytetin më të afërt të punës sepse kjo e lavërdisë atë përsonalishtë dhe kështu e lavërdisim integrimin e serbëve në Kosovë dhe i zbusim paknaqësitë e tyre që janë edhe të tonat.
Pra, prespektiva ekonomike e Kosovës duhet shikuar në hapin e integrimit të brendëshëm dhe jo të sherbehemi me verbalizëm politik, siç jemi sjellur deri më tani. Kosova jo me përqindje të lartë të tolerancës dhe sigurisë, pa një konsensus mes KFOR-it, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore i humbi reformat ekonomike.
2. Vullneti politik
Derisa po mendohet në arritjen e madhe politike të pavarsisë së Kosovës, kemi harruar leximin e vullnetit dhe kemi marrë në konsiderat verbalizmin e tij. Janë këto kronikat më monotone që e hapin dhe mbyllin përditëshmërinë kosovare. Klasa e vetquajtur politike në Kosovë, po përpiqet të demostroj vetën në opinionin nderkombëtar si një oportuniste e vetme, e përfaqsimit të vullnetit politik të shqiptarve të Kosovës.
Ndonse nuk e kemi pyetur vetën sa duhet dhe më kaq përgjegjësi, - A mund ta marrë këtë rol me kaq ligjitimitet kjo klasë e vetëquajtur politike, me votat e gjysmës së elektoratit të dalur në zgjidhje e fundit, të organizuara nga UNMIK-u?. Gjysma e elektoratit ligjitime duket të jetë po ashtu e paknaqur me stafin e saj të përfaqsimit, e cila nuk e përmbushë dot kërkesën e besushmërisë politike.
Ndërsa, gjysma tjetër e cila po kaq në numër, e ka bojkotuar zgjidhjet dhe nuk dha besim tek asnjë përfaqsimi, kjo më vonë u komentua si shenjë e jo kualitetit politik. Tani kur gjendja duket paksa e trullosur me ikjen e administratorit J. Petersen, nuk mund te jetë as edhe shpresë dhënse për arritjen e Pavarsisë, por më shumë dihet se do të ndodhë Vendnumërimi i gjithë asaj që jemi mësuar ta ndëgjojmë dhe ta shohim imun politik.
www.bekimbeu.de
 
Lidhur me debatin “Kadare-Qosja”
 
 
Intervistë me Arbën Xhaferin për të përditshmen “Shqip” – Tiranë:
 
“Urtësia politike e rilindasve tonë nuk ka alternativë”
1.A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadarese dhe Rexhep Qosjes rreth identitetit shqiptar dhe si e gjykoni atë.
Përgjigje:
Natyrisht. Debati që është hapur buron nga debatet dhe dilemat e ngjashme në planin global. Antagonizmat që shfaqen mes tyre dëshmojnë se konceptet kombëtare që deri më tani kanë arritur ta ruajnë unitetin kombëtar kanë filluar ta humbin vitalitetin dhe vlerën e vet. Depërtimi i pluralizmit në shoqërinë shqiptare ndikoi që sërish të hapen tema të vjetra që pandehnim se ishin të mbyllura. Këto tema dhe dilema fituan të drejtën e qytetarisë jo vetëm në sajë të hapjes së shoqërisë shqiptare, por edhe falë ndikimeve globale që tejkalojnë kapacitetet aktuale mbrojtëse të shqiptarëve ndaj ndikimeve të jashtme. Ne, shpesh pa vetëdije implikohemi në këto debate që nuk mund të përfundojnë ashtu si ne dëshirojmë. Disa analistë të shquar vlerësojnë se disa debate vetvetiu nuk sjellin asnjë përfundim, pos përçarjes. Këto debate cilësohen si skizmatike ngaqë, sa më shumë që zhvillohen aq më shumë thellohet përçarja. Te rasti konkret, pa marrë parasysh kush ka të drejtë më shumë, apo kush është më i moralshëm dhe vazhdues i traditave fisnike, i filozofisë politike të rilindësve tanë, kam drojën se ky debat, për shkak të peshës së dy krijuesve të shquar shqiptarë nuk mund të përfundojë me fitues. Polarizimet do të thellohen edhe pa dëshirën e tyre. Jam i sigurt se edhe ata vet janë të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e lartë të këtij debati dhe shumë shpejtë do ta mbyllin atë për shkak se kanë përcaktim të thellë kombëtar dhe intelektual.
2 .Një nga tezat e debatit, ka të bëjë me opinionet e tyre rreth fesë së shqiptarëve si një element për përcaktimin e identitetit tonë. Kadare bazohet më shumë tek e kaluara historike për të gjetur rrënjët tona të krishtera, ndërsa Qosja e quan identitetin tonë dinamik e që nuk duhet ta fshehim "myslimanizmin" ton real. Cili është gjykimi juaj?
Përgjigje:
Popujt që nuk kanë identitet kombëtar, përpiqen ta sajojnë atë përmes fesë, politikës apo përkatësisë gjeografike. Sipas një rregulli të pashkruar historik, identiteti kombëtar formon shtetin kombëtar, ndërkaq identiteti fetar formon shtete mbikombëtare, të ashtuquajtura integraliste. Integralizmat, të natyrës ideologjike apo fetare, synojnë t’i suspendojnë konceptet kombëtare, rrjedhimisht edhe shtetet e këtilla, për të krijuar një perandori universale, mbi parime natyrisht jokombëtare. Ideologjia komuniste krijoi federata perandorake mbi premisa ideologjike, të tipit “Proleterë të të gjitha vendeve bashkohuni”. Me dështimin e komunizmit shfaqen sërish tendenca të këtilla integraliste mbi baza fetare. Emëruesi i përbashkët i këtyre tendencave globale është kërkesa që të bartet besnikëria e njerëzve prej interesit kombëtar, parcial në interesin “universal”, ideologjik apo fetar. Sipas bindjes sime, këto projekte në vete ngërthejnë qëllimin për manipulim ordiner që, duke u fshehur prapa kuintave të vlerave universale apo autoritetit hyjnor, kontrabandojnë interesa banale partikulare nacionale.
Çdo njeri dhe çdo komb ka një sërë identitetesh, kombëtare, fetare, rajonale, fisnore etj. Problemi shfaqet kur duhet të përcaktohet identiteti dominant që ka përparësi ndaj subidentiteve të tjera. Rilindasit tanë i dhënë përparësi identitetit kombëtar që krijoi kohezion të brendshëm dhe arriti, që mbi këto premisa ta formojë shtetin kombëtar shqiptar. Kjo formulë, ky përcaktim ndërtoi unitetin kombëtar duke i eliminuar të gjitha përçarjet mbi baza fetare, krahinore dhe dialektore gjuhësore. Po të kishin zgjedhur ata formula të tjera ne nuk do të ishim ata çka jemi sot.
3. Një tjetër tezë ka të bëjë me termat që po përdoren kohët e fundit, e që flasin për identet shqiptar dhe identitet kosovar. Në këtë logjikë, identiteti ynë është një, apo do të kemi ndoshta në të ardhmen edhe një identitet shqiptar të Maqedonisë, një tjetër të Malit të Zi e kështu me radhë?
Përgjigje:
Këto tendenca janë perverse jo vetëm për shkak të motivit absurd por edhe për shkak se me paturpësi i ndryshojnë faktet historike, veprat, idealet, flijimet e gjeneratave të mëparshme që kishin qartësi të mprehtë për përkatësinë e tyre shqiptare. Kush mund ta ndërrojë shqiptarësinë e rilindësve shqiptarë nga Kosova apo shqiptarësinë e Jasharajve dhe të tjerëve që vdiqën për këto ideale. Këto koncepte vulgare utilitariste jo vetëm që krijojnë situata absurde lidhur me të kaluarën, me tashmen tonë, por edhe me të ardhmen e shqiptarëve që do të jetojnë jashtë kufijve politik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Edhe këto shembuj flasin për fenomenin e bartjes së besnikërisë prej vlerave kombëtare në interesa të tjera jokombëtare. Këto teza, thënë ndryshe i përkasin formave të ndryshme të legjitimimit të tradhtisë. Jam i vetëdijshëm se është fjalë e rëndë, por nuk arrij të gjej formulime të tjera që e shprehin më butë këtë fenomen.
4 .Në kulisat kosovare është lakuar edhe ideja se Kosova mund të jetë më lehtë e pranuar ndërkombëtarisht nëse ka identitetin e vet kosovar. A mos ju duket kjo e ngjashme me logjikën serbosllave mbi rrespektin që u duhet bërë “albancave” e jo “shiptarëve” apo e gjithë rrëmuja i ka rrënjët tek gjuha?
Përgjigje:
Këto hamendësime jo vetëm që nuk janë serioze, por në vete ngërthejnë një notë të përbuzjes së qenies shqiptare. Sikur ne jemi të zgjebosur dhe të padenjë për të drejta si çdo popull tjetër për vetëvendosje, prandaj u dashka ta ndryshojmë përkatësinë tonë “komprometuese” kombëtare. Problemi shqiptar në Ballkan, konfrontimet tona me invadues të jashtëm dhe fqinjët tonë buronte nga përcaktimi jonë që ta ruajnë identitetin dhe interesin tonë kombëtar shqiptar. Të heqësh dorë nga ky përcaktim do të thotë të anulosh një të kaluar plot krajata, lavdi dhe përpjekje titanike për mbijetesë. Sipas kësaj logjike voluntariste, utilitariste mund të shpiken edhe variante më efikase si bie fjala ndërrimi total i identitetit kombëtar që si opsion asimilues ka dështuar gjatë historisë. Ndonëse do të kishim më shumë interes, ne, megjithatë, nuk u bëmë latinë, bizantinë, turq e sllavë.
Këto teza burojnë nga kokat e njerëzve që gjithçka kundrojnë nga këndi politik dhe interesi i tyre personal a grupor. Përqindja e tyre që kontestojnë përcaktimet që e bashkojnë kombin është e papërfillshme. Këta përfaqësues të artificializimit të identitetit kombëtar i pushtojnë ato hapësira të urryera që dikur kanë pasur nën kontroll renegatët proveniencash të ndryshme.
5. Jo vetëm Kadare, por edhe një pjesë e elitës së Tiranës, nëse mund të shprehemi kështu, ndihen jo mirë kur të tjerët e përcaktojnë Shqipërinë në rastin më të keq si një vend islamik e në rastin më të mirë si një vend me shumicën e popullsisë myslimane. Edhe për këtë e keni patur fjalën kur jeni shprehur se "tashmë Shqipëria është e pushtuar nga diktatura e moderacionit"?
Përgjigje:
Shqipëria vetveten e ka përkufizuar si shtet demokratik dhe shekular. Ky shtet dhe populli i tij, pa dallime etnike dhe fetare ka përcaktim ngulmues që të jetë anëtare e plotë e Unionit Evropian dhe e sistemeve globale të sigurisë, siç është NATO-ja. Formulimet e tjera janë pikanteri gazetareske pa ndonjë mbështetje në realitetin shqiptar dhe në përcaktimet strategjike të shtetit dhe kombit shqiptar.
6 .Një element tjetër i debatit, ishte edhe trajtimi që po i bëhet figurës së Nënë Terezës. Kadare mundohet ta ndricojë enkas për shkak se ajo ishte e krishterë dhe Qosja që nuk është dakort për këtë. Si e gjykoni ju, ç’vend duhet të zërë, apo meriton simboli i Nënë Terezës në memorien dhe përditshmërinë e kombit shqiptar?
Përgjigje:
Edhe me këtë rast kemi të bëjmë me mosnjohje të realiteteve. Sistemi krishter katolik nuk është i ngjashëm me sistemin islam apo ortodoks. Sistemi katolik e ka zhvilluar tej mase institucionin e bamirësisë përmes formimit të misioneve, të rendeve të ndryshme të murgeshave. Në njërën nga këto rende, institucione katolike të bamirësisë, një shqiptare me prejardhje nga Kosova, e lindur në Shkup, Gonxhe Bojaxhiu, dha kontribut madhështor bëmirës, fitoi çmimin Nobël dhe u shpall shenjëtore. Nga ana tjetër, vepra, personaliteti i saj, në momentet më të rënda dhe vendimtare historike na shërbeu si digë e pakapërcyeshme ndaj etiketimeve të ndryshme të armiqve tanë që synonin t’i rrënonin pretendimet, përpjekjet tona për çlirim. Në ato kohë të vështira të kombit, ne kishim nevojë për të dhe jo ajo për ne. Madje, instrumentalizimi politik i figurës së saj nga ana jonë ishte shpeshherë vulgar. Ajo, e shquara e botës nuk kishte, nuk ka dhe nuk do të ketë nevojë për shquarjen tonë provinciale, për përmendoret tona, por ne kemi nevojë për të. Këto janë fakte që duhet të pranohen nga të gjithë shqiptarët. Nëse nesër një shqiptare e devotshme myslimane arrin të japë kontribut të ngjashëm universal, natyrisht se do të adhurohet nga të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Është e pakuptimtë që në Shqipëri të respektohen përqindjet abstrakte në dëm të vlerave. Duhet ta pranojmë logjikën e ngritjes së përmendoreve për vlera të njëmendta njerëzore dhe kombëtare.
7. Ky debat i filluar dhe që po vazhdon në mediat tona, duhet të mbetet vetëm këtu, apo për këtë duhet të angazhohen edhe qarqet akademike, universitare, e deri ndoshta tek elitat ekonomike e politike?
Përgjigje:
Derisa nuk do të bëhet dallimi mes vlerave hyjnore dhe vlerave religjioze ky debat heshtur apo hapur do të vazhdojë të na shqetësojë. E vetmja mënyrë racionale e reagimit ndaj dilemave të këtilla është ulja e intensitetit mediatik dhe e parandalimit të polarizimit fetar. Në këtë debat sërish ka ndodhur një mrekulli që gjatë tërë procesit historik i shoqëron shqiptarët. Debati është hapur, thënë kushtimisht, në mes të pjesëtarëve të të njëjtit besim, kështu që, shpresoj se polarizimet e kuptueshme nuk do të marrin përmasa të pakontrollueshme.
Këto debate gjithmonë janë shkaktuar nga tendencat që të vendoset relacioni i barazvlefshmërisë në mes të religjionit dhe Zotit. Sipas definicionit Zoti është një, ndërkaq religjione ka shumë. Të gjitha skizmat që janë shfaqur te të gjitha besimet kanë të njëjtin burim: kontestimi i identifikimit të vlerave religjioze me ato hyjnore si dhe te mospajtimet lidhur me përkufizimin e instancës që do të japë interpretimin përfundimtar të domethënies së dogmave fetare. Protestantizmi dhe variantet e tija të shumta u shfaqën nga refuzimi i vendosjes së institucionit ndërmjetësues (administratës fetare) në mes të Zotit dhe të njeriut. Filloi me kontestimin e idesë së indulgjencës dhe përfundoi me afirmimin e idesë se në mes të njeriut dhe Zotit nuk duhet me doemos të ketë ndërmjetësues institucional fetar. Edhe në fenë islame shfaqen rregullisht tendenca të këtilla që e kundërshtojnë fenomenin e shirkut, krijimit të pandanit njerëzor ndaj Zotit. Vehabizmi në esencë e afirmon këtë ide. Dallimet në mes të shiizmit dhe sunizmit kanë të bëjnë me dilemën lidhur instancën përfundimtare të interpretimit të dogmës fetare.
Pra, hyjnorja është absolute, njerëzorja është relative në të gjitha atributet e saja, si në planin intelektual ashtu edhe moral dhe religjioz. Librat e shenjtë nuk lexohen njësoj nga të gjithë njerëzit. Kjo buron nga fakti se njeriu nuk është krijesë e përsosur, por shpesh herë nga interesa të ndryshme vetjake i keqpërdor idealet fetare dhe njerëzore.
Kur do të kuptohet mirë se të gjithë jemi krijesa të Zotit dhe se ai, si krijues i të gjitha gjallesave i do dhe i mbron natyrisht të gjithë njësoj do të shuhet zjarri i armiqësive fetare. Hë për hë, theksimi i tepërt i veçorive fetare, vendosja e raporteve antagoniste në mes tyre, të folurit dhe të vepruarit në emër të Zotit kundër krijesave të tija është një histerie që s’ka të bëjë me misionin e besimit në shoqërinë njerëzore.
8. Dhe, në rastin konkret, a është abuzuar më shumë se sa duhet me zërin e autoritetit intelektual, duke qenë të vetëdijshëm se ai vazhdon të jetë më me vlerë tek opinioni shqiptar?
Përgjigje:
Nuk mendoj se kemi të bëjmë me abuzim, por me mungesën e vetëdijes, por për potencialet mobilizuese të shkrimtarit tonë të shquar, Kadaresë dhe akademikut Qosja. Pa marrë parasysh argumentet e tyre, ata si simbole adhurimi, mund të krijojnë polarizime të panevojshme në shoqëri. Jam i bindur se gjithë ky debat do të përfundoj me konstatimin e përbashkët e të gjithëve se filozofia politike e rilindësve tonë nuk ka alternativë.
Intervistoi: Agim POPOCI
 
 
 
 
 
 
 
Nga Arbën Xhaferi
Pata shumë reagime kundër artikullit tim të paradokohëshëm “Debatet fatale” ku në mënyrë të ndrojtur u përpoqa ta mbroj tezën se të gjitha debatet nuk mund të jenë vetvetiu produktive. Në mënyrë hipotetike e shtrova idenë për rolin destruktiv të debateve retorike në procesin e shthurjes së Jugosllavisë. Ekziston një varg mendimesh për fenomenin dhe rolin skizmatik të disa debateve. Sipas këtyre analizave, konstatohet se sado që të jenë qëllimet fisnike të këtyre debateve, megjithatë ata nuk arrijnë qëllimin e vet: zgjidhjen e kontestit.
Debatet lidhur me bindjet fetare, nga vetë natyra e tyre janë skizmatike, për shkak se parimet, premisat mbi të cilat ngriten religjionet janë dogmatike, të paverifikueshme. Ato janë si aksiomat që nuk mundet dhe nuk duhet të vihen në dyshim. Ato pranohen ose refuzohen. Së këndejmi debatet e këtilla krijojnë përçarje të pariparueshme. Kam bindjen se kjo do të ndodhë edhe me debatin që aktualisht zhvillohet në mes të shkrimtarit tonë të madh, Kadaresë dhe akademikut Rexhep Qosja. Shumë shpejtë do të konstatohet se prapa secilit prej tyre do të rreshtohen, ashtu si në politikë, simpatizues dhe përkrahës me të cilët vetë autorët e debatit nuk kanë asgjë të përbashkët. Jam i bindur se z.Kadare dhe z.Qosja janë shumë më të afërt me njëri tjetrin, madje edhe kur zhvillojnë debate të këtilla se sa me përkrahësit eventual të tyre.
Shqipëria dhe populli shqiptar në të ardhmen do të jetë e rrezikuar, jo më prej fqinjëve lakmitarë, por prej vetvetes, prej mundësisë reale të përçarjes mbi baza fetare. Procesi i matjes së vlerave fetare, të “përfaqësimit adekuat” të tyre në realitetin shoqëror, të fetarizimit të ambientit, të kodifikimit fetar të kodrinave, të luginave, të shesheve, të rrugicave tashmë ka filluar. Shqipëria do të jetë vetëm një fragment i patologjisë globale të konfrontimeve, të rivaliteteve fetare. Këto matje të vazhdueshme, ky sensibilizim patologjik lidhur me hiset fetare do ta shndërrojë Shqipërinë në një Armagedon modern, ku definitivisht do të ballafaqohet e mira me të keqen. Tashmë në Shqipërinë tonë të dashur është vendosur institucioni i vigjilentëve fetarë që në vazhdimësi matin hiset duke relativizuar çdo të vërtetë historike. Në këtë mënyrë vendoset diktatura abstrakte e harmonisë së përqindjeve dhe jo sundimi i vlerave. Një shtet si Shqipëria mund të mbijetojë vetëm nëse në mënyrë të përpiktë do të respektohen parimet e shekullarizimit si dhe parimet e respektimit të vlerave të njëmendta dhe jo të përqindjeve abstrakte.
Nga aspekti i dogmës fetare nuk ekzistojnë dallime konfliktuale në mes të tre besimeve abrahamike (ibrahimike), judaizmit, krishterimit dhe islamizmit. Dallimet që spikaten sot janë të natyrës politike. Nën ndikimin politik, të konfrontimeve në mes të autoriteteve shtetërore dhe fetare, krishterimi ka qenë i detyruar të pranojë ndarjen në mes të hyjnores dhe profanes, qiellores dhe tokësores, në mes të religjionit dhe shtetit, papës dhe mbretit. Ky proces ka përfunduar me reformat brenda besimit krishter, me largimin nga ideja e reformimit të shoqërisë sipas parimeve të religjionit. Ky proces nisi në shekullin e IV, në Koncilin e Nikesë dhe përfundoi në vitin 1962-65 në Koncilin e Romës ku kisha katolike definitivisht hoqi dorë nga ideja e reformimit të shoqërisë dhe nisi procesin e ekumenizmit, e zgjidhjes së kontesteve me sekte të ndryshme, por edhe me religjione tjera, veçmas me besimin islam.
Për shkaqe politike ky proces nuk është identik me tendencat që ndodhin brenda fesë islame. Në këtë dimension ndodhin procese të kundërta: vazhdon procesi i insistimit për reforma të shoqërive mbi parimet islame dhe jo të reformave të fesë islame në raport me kërkesat e shoqërive moderne.
Këto procese as nuk i kanë nisur shqiptarët dhe as që mund t’i përfundojnë ata. Ne mund ta dëmtojmë vetëm veten.
Debati që po zhvillohet nuk do të zgjidhë asgjë për shkak të natyrës retorike të konfrontimeve dhe për shkak të pamundësisë objektive të verifikimit të vlerave. Besimet fetare ofrojnë shpëtimin dhe arrijnë t’i aktivizojnë të gjitha vlerat fisnike të njeriut, kështu që njerëzit kanë bindje fanatike për vlerat e pakontestueshme të besimit të tyre. Por, përfaqësuesit e religjioneve të ndryshme shpeshherë në emër të hyjnores kanë nxitur dhe bërë shumë krime profane, prandaj gjatë historisë janë shfaqur lëvizje të fuqishme intelektuale dhe fetare që kanë vendosur dallimin në mes të hyjnores dhe religjiozes, në mes të përsosmërisë absolute të Zotit dhe papërsosmërisë së njeriut, qofshin ata edhe besimtarë të devotshëm. Nga këto reagime kanë dalë sekte të ndryshme që sot funksionojnë si religjione në vete.
Së këndejmi janë të kota debatet e kësaj natyre. Problemet e kësaj natyre do të zgjidhen në një proces të gjatë historik të cilin shqiptarët nuk mund ta kontrollojnë, probleme të kësaj natyre do të humbin intensitetin e vet kur do të kuptohet qartë nga të gjithë besimtarët se Zoti nuk është një me religjionin.
 
 
 
 
 
nga Bekim Rexhepi
 
Kadare kështu disi e patë nisur dialogun edhe me Mr.Ukshin Hotin, ndonse ky dialogu i asaj kohe, u zhvillua mes intelektualit të lirë dhe intelektualit te burgosur. Kadare një shkrimtar i madhë dhe ..., po kaq i lirë sa mund të ngacmoi kudoku, e kë, "ata që në njëfarë forme mund ta sfidojnë pozitën e rënditjes së më te madhit shqiptar".
Disonante tingëllon akoma tendenca e Intelektualëve të sotëm, të shqiptarëve që dot nuk arritën, madje pa i shpëtuar ati infektimit tendenciozë, që fillon politikisht dhe se me çfarë mbaron tashmë por çdo kënd dihet. Kadare i pa knaqur nga dueli me Mr.Hotin, por më "fatlum", ndofta që ky duel nuk patë vazhdimësi më të gjatë, jo për fajin e Kadaresë, por për fatin e keq te intelektualit të burgosur, që prej asaj kohe, mbeti një shushurimë dhe i zhglym. Kështu janë fatet e diktaturave, kështu janë fatet e të robëruarëve. Mr. U. Hoti, e la dialoun e ngacmimit me Kadaren. Por Kadare nuk e la, ndofta u ndje më triumfus se ç'është në të vërtetë. Këti ngacmimit iu gjegjë pa përtesë; Akad. R. Qosja. Ky dialog, tashmë nuk mund të shkëputet nga vazhdimësia e dialogut të parë mes dy intelektualëve të mëdhnjë.
Për mua, ma do mendja ta quaj si vazhdimësi te dialogut te nisur me herët me Mr.U. Hoti. Si një filozof i mendimit politik, z. Hoti në shumë analiza të tij dhe të mëhershme ka spikatur të diktoi orientimin se si duhet të ndodhë Evropianizimi i interesave shqiptare.
Hoti e potencon një çështje më rëndësi dhe që i'a vlen të futet, të debatohet edhe në këtë dialog( i cili ka prekur edhe relegjionin) kur thotë se; "Besimi ka të bëjë më tepër me ndjenjat dhe me pak me arsyen. Ndërkaq, ndjenjat mund të ndryshojnë së bashku me kohën dhe varësisht nga rrethanat. Për këtë shkak nuk mund të ketë të vërteta definitive kur është fjala për ndjenjat dhe sa diskutim racional. Duke e patur këtë parasysh, këtu do të vazhdohet diskutimi mbi islamin si komponentë religjioze, e cila, njësoj si edhe ortodoksizmi, mund ta ngarkoj mendimin politik".
 
I. Kadare
Kadare duke dashur ti mbuloj me një petkë më evropian se; ç'janë në fakt "kosovaret" me evropian, ka dashur të avancoj në mënyrë te "pavetdijshme" përkrahjen që mund ti vijë Kosovës nga një përcaktim siperfaqsor dhe i mundshëm i tyre, i te qenunit krejt evropian. Në gjithë këtë insistim të Kadaresë mbi përceptimin e interesit të kombit, ay e avancon modelin apo kërkon me çdo kusht, aplikimin e mënyrës së shqyrtimit Perëndimor. Përplasi më qëllim mundësin e fërkimit të mendjes shqiptare në këtë debat, gjë qe edhe si duket e ka realizuar në planin e tij. Në tëndencën e Kadaresë, nga njëherë e fito përshtypjen se ay, sikur e nxjerrë vetëvetën, në një mos besues në fushen politike, duke cilësuar ngecjen evidente dhe koherencë si faktor, dhe duke atakuar shqiptaret me defektin e përcaktimit fetar.
Kadare, duke e ngarkuar mendimin e tij politik, i vetdijshëm, sikur zbret në sfondin e preokupimeve, tashmë të njohur në Perëndim, mbi atomizimin e mendimit shoqëror. S'ka pse të mos jetë, e pakuptushme çasja e Kadaresë, ay e gjenë mbështetjen e vet, tek sintagma e civilizimit Perendimor. Në këtë, ka shumë të vërtetë, dhe jo pa qëllim, Kadare i madhë bënë manovrën e tij sa të dobishme por edhe sa te "dëmshme" në kohë e nisje të manovres.
Kadare i përcipt, sygjeron që veprimin politik i shqiptarve, më në fund duhet orientohet i tëri drejt vlerave të perëndimit dhe të devijoi nga sindromi i madhë, evident i cilsimit të vendeve që bartin pasigurin ndërkombëtare.
Nuk e di nëse ky dialog polivalent, e bënë Kadaren ta ngarkoi më me shumë, e më me qëllim mendimin politik rreth identitetit kombëtar, i cili, jo pa këtë hamendësim të madhë e gjenë shtegun e thyer të debateve tona. Pajtohem që ka rezerva të pakuptimta, në prekje te gjurmëve të më hershme, që për një numer politikanesh të vogël dhe mjaftë të vogël, dhe të vetëdijshëm, na kanë sygjeruar aty-këtu të mos e avansojmë kinse "debatet fatale"dhe të ketë reduktime në sprovime te debateve tona. Duhet pranuar mbi këtë dozë se ka përpjekje, apo tendenca për patur rrëshqitje të qëllimta, që një pjesë e debateve të marrin kahe dhe të depozitohen në fatalitet. Por, gjithashtu duhet pranuar se tek Kadare aludon faktii mirënjohur, që zgjidhja shqiptare është bërë sëpaku nga vetja e tyre dhe përcaktimi i tyre në të tri sistemet e mëdha të besimit relegjioz është i tyre.
Kam të drejtën ta lartësoi dhe të besoi në atë që Kadare e potencoi "...", si një ndihmesë për zhvillimin e proceseve të gjithmbarshme, drejtë qëllimëve të akceptushme globale te njohura gjerë më sot.
 
R. Qosja
Pra, Qosja i vetëdijshëm, në rolin përcaktues të tij, prej reagues edhe njëherë orvatet të nxjerrë me mjaftë sakrificë dhe te fetishizoj me numrin e reagimeve pajtuese dhe numrin e reagimeve mospajtuese.
duke mos i hyr në dialogun polivalent, besoi se edhe ky dialog ndryshe do të mund të konsiderohej i panevojshëm, ashtu siç është orvatur Qosja ta mbuloj reagimin e tij, duke e cituar Horhe Luis Borhes-in.
Gjithashtu në reagimin e tij Qosja edhe pohon edhe mohon me atë se çfarë ka thënë Kadare, kjo nuk mund të konsiderohet si korrektësi e një vunderman-i. Në gjithkëtë nuk mund ta gjesh asesi ngadhënjyesin apo trumfalistin e ideologjisë shpërbërse. Madje, nuk arrita të kuptoi se a e ka hedhur Kadaren në taborrin e kësaj ideologjie shpërbërse apo duke dashur ta hedhë atë, është hedhur vet. Qosja, mendoj se duhet ta ketë mjaftë të qartë se në dialogun polivalent, përqohen edhe ata trupa që nuk i njef fare si ndikus, po qe gjithësesi dhe vërtetë janë preeliminuesë në rezultatin e argumenteve.
Duke abozuar mbi identitetin kombëtar, Qosja si Kadare, hyn mëse i vetdijshëm në shërbesën "fundamentaliste", gjë qe nuk është pritur se paku prej njeriut qe në disa raste e ka rrahur iden se; populli shqiptar do të arrij te integrohet në vlerat e mëdha si një popull me një besim panteistë.
Ikja nga kontinuiniteti sikur është bërë modli i kreaturave intelektuale.
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
 
 
 
Naser Aliu
 
Ai kishte vetëm një qellim: deklasimin dhe rrënimin e Kadaresë, sepse ky i qëndron para. Ai futi në përdorim shkrime të reja dhe motive të vjetra dhe qëllimi ishte: rrëzimi i përmendores Kadare, brenda dhe jashtë, sepse është bërë gati modë që Kadare të akuzohet jo vetëm për komunizmin në Shqipëri, por ai fajësohet edhe për lindjen e Stalinit, të Enverit etj...Qosja paska qenë i strukur në istikame, me çekan e gozhda në dorë dhe paska pritur çastin vendimtar për ta gozhduar Kadarenë! Qosja, per inat të resë, pajtohet me vdekjen e djalit... Qosja i madh, shumë i madh, por cilat vepra të tij do të ribotohen pas vdekjes? Ai përveç polemistit, mund të konsiderohet dhe historian i letërsisë shqiptare, mirëpo me Kadarenë, nuk mund te krahasohet. Po, ai mund të konsiderohet edhe politikan i falimentuar! E kuptueshme! E qartë! Me Kadarenë nuk mund të krahasohet, se poterja nuk i bën njerëzit të mëdhenj e as pluhuri jo! As fushatat, me apo pa morfologji! Qosja duket se vuan nga perfeksionizmi, ne kuptimin negativ të fjalës, ashtu si e shpjegojnë psikologët. Dhe si vetja do t´i shohë të gjithë apo t´i bëjë të gjithë. Nëse nuk bëhen si ai, janë të mirë për eliminim! Dikush tha se ai vuan nga narcizmi; nuk është me rëndësi, e trishtueshme është se ai kundërshtoi rilindësit dhe na këshillon të shikojmë pas shpine, jo para! Nuk është pritur prej tij kurrë diçka e tillë. Tha se jemi sallatë; hem oriental, hem evropian. Unë jo! Unë jam vetëm evropian dhe feja nuk merr pjesë në krijimin e identitetit tim KOMBËTAR, siç bën te Qosja! Shqiptar dhe evropian! Pikë! Dielli i shqiptarëve lind në perëndim, pat thënë dikush! Kjo mund të shihet çdo ditë! Ndoshta dikur pat thënë kështu edhe Qosja! Tani ka ndryshuar qëndrimin! Te Qosja dielli po perëndon në Lindje. Më vjen keq, se më vdiq Qosja. Deri para këtyre shkrimeve ishte për mua një Zot, tani habitem me shumë gjëra dhe rishikoj qëndrimin. Më vdiq Qosja dhe jam aq i dëshpëruar dhe i zhgënjyer sa kam nevojë për
ngushëllime! Përnjëmend!
 
 
 
28/05/2006
 
 
 
 
 
 
 
Nga Arbën Xhaferi
Qytetarët e Malit të Zi votuan në referendum për pavarësinë e Malit të Zi, ndarjen e tyre nga përqafimi i hekurt i Serbisë. Votat shqiptare ishin vendimtare për arritjen e përqindjes që caktoi Unioni Evropian, si kusht për njohjen e pavarësisë. Sërish në skenën historike u manifestua forca mobilizuese dhe determinuese e nacionalizmit. Nacionalizmi malazias ngadhënjeu mbi atë serb, separatizmi mbi unitarizmin. Shumëkush u gëzua për këtë sukses, në mesin e tyre edhe shqiptarët që këtë fitore e perceptojnë si të tyre. Të gjitha hamendësimet tjera, në klimën e krijuar, duken, të paktën të pahijshme.
Për ta arsyetuar gëzimin, përhapen koncepte gjeostrategjike që pohojnë se çështja serbe paska pësuar edhe një goditje të rëndë, se Serbia paska mbetur pa dalje në det, apo pa dalje në ujëra të ngrohta, siç thonë gjeostrategët, se Serbia paska humbur aleatin e fuqishëm dhe besnik, duke harruar se Mali i Zi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga aleanca strategjike me Serbinë dhe se asnjëherë nuk mund të jetë më mike me Shqipërinë, me Kroacinë, ose me Bosnjën sesa me Serbinë. Ajo prapë do të ketë dalje në det, porti i Tivarit prapë do t’i plotësojë kërkesat serbe, marrëdhëniet ushtarake, ekonomike, kulturore do të jenë po aq të ngrohta sa më parë. Dallimet do të shfaqen vetëm në dimension të interpretimit të ngjarjeve historike, si pasojë e nevojës për përforcim të argumenteve për ekzistimin e identitetit të veçantë dhe të lashtë, tashmë të kombit malazias. Malazezët, bashkë me ta edhe shqiptarët do të mësojnë se shteti i parë malazias është formuar në vitin 1018, se ka zgjatur 140 vjet, si dinasti e Voisavjleviqëve dhe se qenia kombëtare malaziase buron nga dokleatët( duklaninët siç do të thoshin ata) që ne pandehnim se kishin origjinë shqiptare, ashtu si Balshajt, Kuqët. Palbardhajt(Bijelopavliqi) etj. Një pjesë e historisë sonë do të bëhet e tyre, ashtu si tanimë e grekëve, e turqve, e serbëve, e maqedonasve . Shteti kur formohet ka nevojë për famë dhe për vlera, apo jo? Grekët kanë vënë zapt mbi periudhën e antikës, sllavët mbi periudhën e mesjetës, turqit për pjesën tjetër, ndërkaq qenia shqiptare, gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik që nuk arrin t’i lëvizë gjymtyrët qafë e teposhtë.
Do të fillojmë t’i mësojmë të bëmat e një populli tjetër që arriti të bëhet komb, për veçoritë kulturore, për historinë e lavdishme, për personazhet e tyre historike. Interesat, shqetësimet, dilemat, aspiratat, sukseset e tyre do të bëhen më të rëndësishme se interesat tona. Ne edhe me këtë rast u vëmë në pozitë të dhënies dhe jo të marrjes, të subjektit që ka obligime ndaj tjetrit, por jo edhe të drejta. Ky pozicionim i shqiptarëve imponohet si diçka e domosdoshme, determinuese, pa alternativë. Problemet, zakonisht lindin kur fillojmë t’i kërkojmë disa të drejta për vete. Atëherë, nis procesi i kushtëzimeve, i negociatave të lodhshme me ata ndaj të cilëve treguam dashamirësi të pakushtëzuar në procesin e konstituimit të tyre si komb, në procesin e krijimit të shtetit të tyre kombëtar. Në kohën kur Maqedonia pavarësohej, ne pa kushtëzime e mbështetëm këtë projekt, në negociatat e Ohrit, ata parashtruan një varg kushtëzimesh për kërkesat tona elementare, derisa sot e gjithë kjo marrëveshje ka marrë trajtën e përbuzjes së vlerave shqiptare. Pse ne jemi kaq dashamirës me të tjerët dhe ata aq nopranë me ne? Pse kaq shumë kemi mirëkuptim për nacionalizmin e tyre dhe aq neveri për nacionalizmin tonë, pse kauzat e tyre kombëtare na duken normale dhe jona e diskutueshme, pse i japim rëndësi kaq të mëdha variacioneve të tyre dhe e zhvleftësojmë aq shumë specien tonë? Pse neve na duken më të qytetëruara dhe të obligueshme qëndrimet e moderuara kur kemi të bëjmë me çështjen tonë kombëtare dhe nuk na duken të vjetruara qëndrimet radikale të tjerëve? Pse të gjithëve u duket normale, madje edhe vetë shqiptarëve, që për ta fituar të drejtën për pavarësi të Kosovës, duhet të garantojmë edhe kushte të përshtatshme meteorologjike për serbët, ndërkaq kur bëhet fjalë për ne këto garanci as që përmenden? Për këto çështje komplekse nuk mund të jepen përgjigje të thjeshta, njollosëse, sa për ta shfryrë mllefin, por duhet të bëhen analizë të shkoqitura të nocioneve dhe proceseve shoqërore dhe historike.
Natyra e nacionalizmit shqiptar, pa dyshim është reaktiv dhe jo projektues. Ne reagojmë kundër efekteve të nacionalizmave të tjerë. Në dallim nga shqiptarët, serbët, por jo vetëm ata më se një shekull hartojnë projekte, elaborate të studiuara mirë se si t’i shfarosin shqiptarët, t’i dëbojnë nga vendlindja, t’ua njollosin imazhin, t’u ngjisin bishta, të nxisin përçarjet e brendshme, t’i korruptojnë përfaqësuesit, prijësit e tyre etj. Ata kanë formuar ekipe të specializuara për realizim të objektivave të tilla. Në këto projekte kanë qenë të inkuadruar edhe “ekspertë” malazias, maqedonas etj. Nga ana tjetër shqiptarët nuk kanë projektuar as elaboratin për mbrojtje dhe lë më atë për ndërhyrje në sferat e interesit të popujve të tjerë.
Në opinion shqiptar dominon bindja se nacionalizmi është diçka e tejkaluar, gjithësesi negative, johumane, jo tolerante, paranojake, neurotike, kriminale, neveritëse. Zakonisht atë e ndërlidhin me manifestimet primitive, degutante, iracionale, me krimet, dhunimet, pastrimet etnike. Si antipod i nacionalizmit impononohet kozmopolitizmi, multikulturalizmi, që vetvetiu perceptohen si vlera të padiskutueshme që përhapin dashurinë, tolerancën në mes të njerëzve. Bashkëjetesa, kohabitacioni është një nocion i ri nga arsenali i madh i armëve me të cilin luftohet nacionalizmi shqiptar. Por, të gjitha këto nocione të pëlqyeshme humbin shkëlqimin e vet kur duhet të përkufizohen obligimet dhe të drejtat, standardet e integrimit, e bashkëjetesës. Problemet lindin në planin konkret, kur duhet të përkufizohen modalitetet e bashkëjetesës, apo të integrimit. Shpesh herë këto nocione të buta, në&#x0020;të parë altruiste fshehin qëllime të egra dhe egoiste. Sistemet e bashkëjetesës, të bashkim-vëllazërimit rëndom janë eufemizma që fshehin tendencën e eksploatimit legal, asimilimit të heshtur, përtharjes sistematike të potencialeve ekonomike, kulturore, krijuese të njërës nga palët bashkëjetuese. Në kontekste të këtilla njëri element i bashkëjetesës është aktiv, veprues, projektues, ndërkaq tjetri pasiv, spektator që duartroket, që gëzohet, që mbështet projektet, të bëmat e tjetrit, në relacionet e këtilla njëri është kërkesëtar dhe tjetri plotësues dëshirash etj.
Te shqiptarët eksisiton një bindje që s’ lë vend as për hamendje se nacionalizmi qenka një fenomen anakronik dhe antievropian. Me ngulm dhe pa kurrëfarë dileme përhapet bindja se Evropa, popujt e qytetëruar të Evropës bashkohen, ndërkaq popujt primitivë të Ballkanit ndahen, duke krijuar bantustane të vogla, ekonomikisht të paqëndrueshme. Këtë argument e përdorin popuj që kanë ndërtuar shtetet e tyre nacionale në dëm të popujve të tjerë dhe natyrisht nuk dëshirojnë që të heqin dorë nga interesat hegjemonike. Nëse analizohet me kujdes historia e popujve evropian do të kuptohet qartë se nacionalizmi është shpikje e mendësisë, kulturës dhe sistemit të vlerave evropiane dhe se nacionalizmi nuk është veti e popujve lindorë. Bie fjala në gjuhën arabe, sipas pohimeve të sociologut zvicëran, Urs Altermat nuk ekziston fjala e saktë për kombin(nacionin). Ata përdorin nocione të përafërta si bie fjala “sha’b”(popull),”qawn”(fis), “xhins”(lloji) dhe së fundi “umma”. “Al-umma al muhammadiya” (bashkësia e gjithë myslimanëve), “Al-umma al- arabiya”(bashkësia e folësve të gjuhës arabe). Ata për OKB-në e përdorin një togfjalësh interesant”Al-ummam al-muttahida”(Bashkësitë e bashkuara fetare). Sipas gjuhëtarëve fjalët shpiken kur në mendje qartësohen nocionet. Pra, nocioni i kombit(i nacionit), i kombëtarizimit(i nacionalizmit) është shpikur në laboratorin e qytetërimit perëndimor dhe çuditërisht për këtë fenomen ekziston edhe ekuivalenti shqip ”komb”.
Shumë fenomene që shpiken në laboratorët e qytetërimit perëndimor huazohen nga kultura e tjera. Në këtë proces të huazimit ndodhin ndryshime, deformime që nuk janë në përputhje me domethënien bazike të nocioneve, të koncepteve, të teorive, të tendencave historike. Sipas sociologut amerikan Benedikt Anderson, i cili, duke analizuar funksionin kompensues të nacionalizmit në shoqërinë moderne, konstaton se rrënjët e nacionalizmit shfaqen që në shekullin e 16-të, kur shfaqen dilemat rreth bindjeve themelore të njeriut të periudhë së Renesansës lidhur me:
- besueshmërinë e të vërtetave të librave të shenjtë;
- bindjen se hierarkia shoqërore ka prejardhje hyjnore dhe me
- barazvlevshmërinë e kohës kozmike me atë historike.
Humbja e besimit në testamentet e shenjta me siguri ka qenë pasojë e dështimit të misionit të inkuizicionit që përpiqej me dhunë t’i imponojë dogmat fetare dhe t’i kontestojë, t’i shpall si herezi të vërtetat shkencore. Galilelo Galileli (1564-1642), euridit i njohur i periudhës së Renesancës, i cili e mbështeti teorinë heliocentrike të Kopernikut para se ta përfshinin flakët deklaroi me bindje të thellë “Eppur si muove” (Megjithatë po lëviz, duke aluduar në rrotullimin e tokës rreth diellit). Guximi moral dhe intelektual i shkencëtarëve të mëdhenj ishte më i fortë se sa dënimet drastike të rojeve të dogmës fetare që më në fund rezultoi me humbjen e besimit në një sistem, deri më atëherë të padiskutueshëm të vlerave. Qytetari dyshues evropian i kësaj periudhe e ndjeu veten të pasigurt, të humbur. Deri më atëherë ai ishte i edukuar dhe mësuar që të besojë në prejardhjen hyjnore të superstrukturës, ishte mësuar që ndjenjat fisnike të qenies së tij t’i vë në dispozicion të religjionit, të rendit kishtar, prandaj kishat dhe çdo gjë që kishte të bënte me religjionin kishin bukuri mahnitësi. Besimi në Zot i motivonte ata që ta fisnikërojnë veten dhe shoqërinë kështu që bindjet fetare ishin një kolektor i fuqishëm ku stivoheshin vlerat që e bënin kuptimplote jetën dhe ndërveprimin shoqëror.
Humbja, apo dyshimi sado i vogël në besueshmërinë e këtyre parimeve aksiomatike krijoi një destabilizim të thellë në planin individual dhe atë shoqëror. Ky shqetësim me gjasë nxiti evropianin kërkimtar të gjejë zëvendësimin për humbjen e sigurisë, të zbulojë vlerën e re që do ta rikthente ndjenjën e sigurisë së humbur dhe kohezionin shoqëror. Pra, fillet e nacionalizmit në Evropë kanë qenë fisnike dhe sublime. Nacionalizmi ishte ndjenja që e fisnikëronte njeriun, individin e vetmuar i cili filloi t’i investojë virtytet e veta në sistemin e ri të vlerave, nacionalizmi u shndërrua në rrufepritës të vlerave, të ndjenjave fisnike, të mirësisë dhe të arsyeshmërisë njerëzore . Ai e gjeti planin e ri shoqëror, relacionin e ri të afërsisë, të qëllimeve dhe të vlerave të përbashkëta për të cilat ishte i gatshëm edhe të flijohet. Shtetet e para nacionale synonin që të ofronin barazinë e plotë të qytetarit i cili deri më atëherë konsiderohej si pronë e monarkut apo të princërve të ndryshëm. Me sloganin “Liri, barazi, vëllazëri” filloi një fazë e re e barazisë së njerëzve, të paktën brenda një shteti të ri. Pra, nacionalizmi në këto fillime solli standardet sipas të cilave garantohej barazia në mes njerëzve, në mes të vëllezërve. Kjo tendencë barazimtare në kuadër të sistemit perëndimor të vlerave do të përfundoj me standardet që garantojnë të drejtat e njeriut që do të jetë faktor kryesor në humanizimin e formacioneve të ndryshme shoqërore, shkaktar i rrënimit të sistemeve të ndryshme despotike, autoritare anekënd botës.
Nacionalizmi e prodhoi kombin, kombi e prodhoi shtetin kombëtar dhe shteti kombëtar e fiku zjarrin mobilizues, veprues të nacionalizmit. Nëse ky konstatim është i saktë, atëherë mund të shpjegohet për se shqiptarët e Shqipërisë janë më pak “nacionalist” sesa shqiptarët e viseve të cilët kanë qenë nën sundimin e nacionalizmave të tjerë, pse shqiptarët e Shqipërisë ndryshe e perceptojnë Goran Bregoviqin nga vëllezërit e tyre në Kosovë dhe gjetiu.
Nëse një nacionalizëm dështon, atëherë fillon procesi i akulturimit, i përtharjes, i asimilimit dhe njëherësh i bartjes së besnikërisë, së interesimit të qytetarit në koncepte të tjera komunitariste, duke filluar nga ato ideologjike, fetare e deri te ato sportive. Bie fjala dështimi i nacionalizmit arab, i personifikuar në figurën e presidentit nacionalist Gamall Abdel Naserit, apo Sadam Huseinit nxori në shesh lëvizjet fetare që propagojnë idetë komunitariste mbi baza fetare, ummetin islam.
Deformitete të misionit fisnik të nacionalizmit shfaqen edhe në shtetet post komuniste ku nacionalizmi shfaqet si ideologji ekskluziviste që në mënyrë patologjike spikat pikat dalluese në mes të njerëzve dhe jo ato bashkuese. Ky koncept i nacionalizmit nuk është në vijë të traditës evropiane të nacionalizmit që kishte mision kompensues, pas humbjes së sigurisë së dikurshme në vlerat e një formacioni feudal shoqëror.
Nacionalizmi i llojit evropian, pra ai që i nxit njerëzit që virtytet më sublime të qenies së tyre të investojnë në një sistem vlerash që i bashkon individët, krijon barazi në mes tyre, që i jep kuptim jetës së tyre është i domosdoshëm për mbijetesën e shqiptarëve. Ky nacionalizëm i llojit fisnikërues nuk ka të bëjë fare me urrejtjet llojesh të ndryshme patologjike, ksenofobike , por shërben si frymëzim i vazhdueshëm për të prodhuar vlera të përbashkëta shoqërore, barazinë në mes të njerëzve. Ky lloj nacionalizmi frymëzues, fisnikërues në shoqëritë më të avancuara perëndimore manifestohet në çdo segment të shoqërisë dhe është standard, kusht pa të cilin nuk mundet të funksionojë shteti. Nacionalizmi i këtillë jo vetëm që forcon kohezionin shoqëror, por edhe parandalon deformitetet e ndryshme siç është korrupsioni, nepotizmi, evazioni fiskal dhe abuzimet e ndryshme të pozitës në shoqëri, nacionalizmi i këtillë e rimëkëmb shpirtin e një kombi, nacionalizmi i llojit të rilindësve tanë.
Këtë apologji për nacionalizmin e shoh të udhës ta përfundoj me një rrëfejzë të vërtetë nga jeta e një të mërguari shqiptar. Ai ishte martuar me një suedeze dhe kishte tre fëmijë të cilëve u kishte dhënë emra shqiptarë. Një ditë, në vitet ’80-ta, djali i tij gjashtë vjeçar, Besimi me rrëmbim hyri në shtëpi duke bërtitur “ Papa, papa svenska gurka”! (Baba, baba trangull suedez!). Babë e bir këmbenin fjalë që s’i kuptoja unë, aq më pak euforinë e tyre me një trangull të mbështjellë me celofan ku ishte stampuar flamuri suedez. Kërkova shpjegime prej mikut tim kosovar. Ai me një indiferencë m’u përgjigj: “Hiqu tyre, ata gëzohen kur arrijnë të prodhojnë madje edhe perime. Gjithkund e vënë flamurin, madje edhe në brekët e tyre”.
Nacionalizmi suedez manifestohet jo vetëm në krijimin e shtetit funksional ku suedezi është i mbrojtur, i sigurt, ku i respektohet integriteti dhe dinjiteti individual, por edhe në këto mesele trangujsh. Shtetet kombëtare formohen që pjesëtari i atij kombi (nacioni) të jetojë sa më mirë. Shtetet kombëtare nuk formohen që pjesëtari i atij kombi të jetojnë keq në të.
Pale si do të përfundojë nacionalizmi malazias?
Po ne ku jemi se?
 
 
 
 
Nga Bekim Rexhepi
Si ja nisi Berisha
Nuk mund të mos e përkujtojmë karrierën politike të zotit Berisha, i cili e nisi me lëvizjen studentore në dhjetorit 1990. Më parë ai u bë i njohur me kritikat e tij publike ndaj sistemit të vjeter dhe kërkesën për demokratizim e vendit. Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike më 1991, për tu rizgjedhur edhe më 1997, e në vazhdim. Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë më 1991, 1992, 1997, 2001. Pas fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar të drejtuar prej tij, zoti Berisha më 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. Dha dorëheqje nga posti i Presidentit një muaj pas humbjes në zgjedhje të PD-së dhe fitores së koalicionit të majtë. Berisha edhe pasë kësaj humbje mbetë në politikë dhe kryetar i PD-së, partia më e madhe në vend. Ay sot është Kryeministër i shtetit shqiptar në zgjidhjet e fundit dhe qeverisë me të djathtët.
Karizma e Berishës
Tentativa e qeshorit 2000 për ardhja e zotit Berisha në Kosovë është pritur me frikë, madje edhe OKB frikësohet se politikani karizmatik i Tiranës, Sali Berisha, mund të kërkon të ndezë nacionalizmin shqiptar në Kosovë për kërkesën për pavarsi. Ish administratori i OKB-së, për Kosovën; z. B. Kushner, kishte ndaluar mundësin e vizitës së ish-presidentit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit aktual të shtetit shqiptar. Për anullimin e vizitës së Berishës në Kosovë nga shefi i UMIKU-t dhe sipas burimeve në administratën ndërkombëtare, është se Kushner ka qenë i shqetësuar se Berisha mund të provokojë tensione politike, si edhe të nxisë kërkesat për pavarësi e një Shqipëri të Madhe. Anulimi i kësaj vizite shkaktoi reagime mediale dhe njëherit edhe nxorri në sipërfaqe të drejtën e arbitrit të administratës ndërkombëtare që po shkelte të drejtën e një shqiptari për lëvizje të lirë në pjesën e vendit të tij të coptuar. Pas kthimit në Tiranë Berishae bëri të qartë vendimn e tij; se ai do të vizitonte Kosovën kur ajo të kishte presidentin dhe kryeministrin e saj - një tregues i qartë se ai mendon që ka ardhur koha për largimin e Kushnerit dhe zyrtarëve ndërkombëtarë nga Kosova. Berisha gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai besonte se Daan Everts, drejtuesi i zyrës së Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, në Prishtinë mund të ketë influencuar vendimin e Kushnerit. Everts ka qenë ambasador i OSBE-së në Tiranë për dy vjetë dhe ruan lidhje me qeverinë e atëhershme të majtë shqiptare. Berisha vazhdon të mbetet akoma i natyrisht dhe shumë popullor në Kosovë. Sepse gjatë luftës, ay ka kenë në opozitë dhe ka mbështetur haptazi luftën e kosovarëve. Berisha ka kundërshtuar marrëveshjen e Rambujesë dhe ka kërkuar vazhdimisht pavarësinë e Kosovës. Derisa akoma komuniteti ndërkombëtar i frikësohet një Shqipërie të Madhe? Derisa akoma UNMIK të dyshojë se Berisha përkrah një rrugë të tillë? Absolutisht është e paqendrushme trysnia politike që i bëhet Tiranës dhe zotit Berisha lidhur me Kosovën dhe konceptin e Shqipërisë së Madhe. Koncepti i Shqipërisë së Madhe për të sqaruar akoma ka mbetur më tepër një preokupim perëndimor se sa është në fakt një preokupim i vet shqiptarëve.
Zotimi politikë i Berishës
Platforma e të djathtëve është bazuar tek lufta kundër korrupsionit dhe mundësisë për ndryshim. Berisha ka një program, për të cilin është zotouar se do ta zbatoj pikë për pikë. Dhe e ka thënë më shumë se sa e sa herë; „Unë jam i bindur se zbatimi i tij ndryshon për mbarë jetën e të gjithë shqiptarëve. Nuk kam asnjë qëllim tjetër, përveçse një bashkim të vërtetë të shqiptarëve në një përpjekje të re, për të cilën ata votuan. Tani më mbetet mua t’u faktoj atyre me programin dhe zbatimin e tij, atë që kam deklaruar. përgjigja më e shkëlqyer është angazhimi për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri, për shembjen e sistemit të korrupsionit, tashmë të deklaruar nga komuniteti ndërkombëtar dhe mbi të gjitha garantimi dhe zgjerimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për çka unë mbetem fund e krye i përkushtuar“. Duke parë punën e madhe dhe përkushtimin e antarve të tij qeverisës dhe të vet Berishës, brenda pak muajve u arritën, - Së pari; e nxorri qeverinë e shtetit shqiptar nga konflikti i interesit, po kështu edhe nxjerrjen e emërimeve të tjera nga po ky konflikti i interesit, amendimin e ligjit të konfliktit të interesit, si dhe masa të tjera antikorrupsion. - Së dyti; e vlerësojë përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël. - Së treti; i vlerësojë ligjet për reformën e pronësisë, amendimin e ligjit të pronave dhe ligjin e legalizimeve, buxhetin e ri të shtetit, i cili u shoqërua me rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve që nga viti 1996, me rritjen e investimeve publike, me rritjen e investimeve në arsim dhe në shëndetësi, me rritjen 37% të grantit për qeverisjen vendore. Ti mohosh rezultatet e qeverisë demokratike brenda mandatit të ri të të djathtëve është justifikim i realitetit politik në Shqipëri. Duhet parë më me shpresë zhvillimet sot atje, Shqipëria furnizohet me energji më shumë se asnjëherë tjetër në të shkuarën e saj: merr 18-19 milionë kilovat orë energji në ditë. Kështu që, situata e krijuar pas formimit të qeverisë është kapërcyer tërësisht: është hapur një tender njëvjeçar për import të energjisë, janë zhbllokuar fondet për linjën Elbasan - Podgoricë, është vendosur ndër përparësitë linja tjetër Elbasan - Shkup, po luftohet kundër humbjeve teknike në rrjet, dhe po ndërmerren masa për të projektuar burime të reja energjitike. Dhe se kjo qeveri do të jetë më e afërt me interesin e popullit se sa byrokatike. Kundështaret e Berishës Janë te paktë dhe jo te aftë të faktojnë argumentat Anti-Shqipëri, kundështaret e mundshëm të Berishës. Ata që kanë reaguar në mediat e shkruara dhe ato elektronike, kundër riardhjës në pushtet të zotit Berisha, thjesht janë dhe kanë kenë përkrahës të ish-kryeministrit të mposhtur F.Nano, i cili si duket pas humbjesë është vet pensionuar me boshllëkun e korruptimit që i bëri shtetit. Ky korroptim i cili e kapërdiu Shqipërin gjatë qeverisjës së tij dhe të të majtëve, mundohet sot nga po këta të korroptuar t'i hedhet Berishës dhe qeverisë së tij. Kundështaret e Berishës mbesin socialistët,blloku i majtë, i cili pas humbjes ka mbetë në rreth vicioz. Ata tanimë të përqarë orvatën të shkaktojnë ndonjë krizë të mundshme politike të përfitojnë serish nga korrizi i tharë i shtetit. Në mos mujshin ta realizojnë krizën socialistët dhe majtistët tjerë, do ta bllokojnë vetën e tyre për ta penguar kompaktitetin politik dhe aktivitetin e saj. Kundështaret e mundshëm në Kosovë, janë pa numër sasie, sepse Berisha akoma mban popullaritet të madhë tek kosovaret, Janë pak, ata që përmesë ideologjisë titiste dhe sllavo-komuniste, orvaten ta hedhin Berishën në taborrin e një atikombëtari për Kosovën. Duhet të jemi të qartë ne shqiptaret në Kosovë se; Berishën nuk mund ta bëjmë me po aq mend, një pretenduse të ri, te një Sllobizmi, siç qe ay në Serbi. Berisha nuk mund ti sherbej nonshalencës politike, për një verbalizëm kombëtare, sic; po pretendojnë disa titistë e sllavo-komunist të Kosovës. Berisha nuk mund ti thyej rregullat e lojës, pse ni grup i vogël verbalistësh kombëtar e do Shqipërin e Madhe pa prezencën dhe pa veten e tyre.
26 Maj 2006
 
 
 
 
Jo rrallë herë nëpër periudha të ndryshme kohore është paraqitur nevoja e krijimit të një identiteti të ri tek një grup i njerëzve të cilët deri në një moment të caktuar historik kanë qenë dhe janë ndjerë anëtarë të një grupi tjetër social-kulturor-etnik.
 
Këto tendenca të krijimit të komuniteteve a identiteteve të reja vazhdimisht kanë ekzistuar dhe janë paraqitur në skenë por suksesi i tyre nuk ka qenë edhe aq shumë i qëndrueshëm.
Raste të tentativave por edhe të krijimit të identiteteve dhe komuniteteve të reja janë shumta në historinë politike botërore.
 
 
Ndër më të njohur janë Senegambia, tentativë jo fort e suksesshme, në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, për të krijuar një identitet të ri nga kombet e Senegalit dhe Gambias në Afrikë, shpërbërja e shtetit të Pakistanit ku më pas krijohet Bangladeshi dhe pjesa e mbetur vazhdon të ekzistojë si Pakistani që njihet edhe sot, ndërsa shteti afrikan i Kamerunit është një rrëfim i suksesshëm ku pas periudhës së kolonializmit janë bashkuar me sukses pjesa anglofone dhe ajo frankofone e Kamerunit. Raste si këto janë të shumta në të drejtën ndërkombëtare.
 
 
Në mesin e vendeve që po tentojnë të krijojnë identitetin e vet është edhe Kosova, e populluar nga shumica shqiptare, krahinë e dikurshme autonome e Serbisë në kohën Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe të pasardhëses së saj Republikës Federale Jugosllave. Kosova, një pjesë e Maqedonisë dhe disa territore të Malit të Zi kanë qenë të vetmet vende jo sllave në RSFJ, ku shumica e popullsisë autoktone është shqiptare.
 
Debati
 
Identiteti i Kosovës është tejet i rëndësishëm ngase vendi ndodhet në prag të definimit të statusit politik i cili rrjedhimisht po ecën drejt pavarësisë.
 
 
Kërkimi i identitetit për banorët e Kosovës dhe të kastës së saj politike mbase nuk do të ishte ndonjë çështje e madhe për tu diskutuar sikur shumica dërrmuese e kosovarëve të mos ishin shqiptarë të deklaruar për nga përkatësia e tyre etnike.
 
 
Debati thelbësor në kërkimin e identitetit të kosovarëve i shtruar thjesht dhe brutalisht është fakti nëse ata janë kosovarë apo shqiptarë. Sikur të nisemi nga fakti se identiteti i tyre duhet të jetë i lidhur me emrin e vendit atëherë pa diskutim ata do të njiheshin si kosovarë (shembull Kosovan ose Kosovar në gjuhën angleze). Ndërsa nëse nisemi nga fakti se ata flasin shqip atëherë i bie që kosovarët të jenë rrjedhimisht shqiptarë (anglisht Albanian).
 
 
Mirëpo çështja komplikohet tej mase kur pjesa dërrmuese e banorëve të Kosovës ndihen si shqiptarë etnik që për simbol e kanë vetëm shkabën e zezë dy krenare e cila stolis petkun e kuq të flamurit kombëtar shqiptar, flamur ky i cili njëkohësisht është edhe flamur zyrtar i Republikës së Shqipërisë.
 
 
Debati i nisur rreth definimit të statusit të identitetit të kosovarëve elitën intelektuale kosovare, nëse mund të quhet e tillë, e ka ndarë atë në dy taborre, të kosovarëve dhe shqiptarëve.
 
 
Debati brutal realisht ka filluar të përndizet me shpalljen e himnit të Kosovës, flamurit kosovar, në të cilin shkaba dy krenare është e njëjtë si ajo e flamurit shqiptar, por tashmë në një sfond të ri të kombinuar nga ngjyra e kaltër me një rreth të kuq me mbishkrimin Dardania.
 
 
Shpalosja e këtij flamuri ka tërbuar një pjesë të shqiptarëve të Kosovës, të cilët me 28 nëntor 2005 e kanë djegur flamurin e Kosovës, të vendosur nëpër vendet publike në Prishtinë. Ky flamur u pat propozuar nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.
 
 
Djegia e flamurit është bërë nga veteranët e luftës së UÇK-së të cilët identitetin e shtetit të Kosovës e pranojnë vetëm si shqiptarë dhe jo si identitet kosovar.
 
 
Ndërkaq simbolet shtetërore janë elemente të cilat në fakt ofrojnë një përfaqësim direkt dhe të qartë të identitetit të një vendi i cili i përdor publikisht brenda dhe jashtë vendit.
 
 
Identiteti kosovar sipas disa intelektualëve kosovarë ekziston por vetëm në kuadër të identitetit shqiptar .
“Është identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo tropojanit”, shkruan Valon Murati. Sipas tij betimi zyrtar i ushtarëve të UÇK-së deri ditën e fundit të luftës ka qenë betimi për çlirimin e Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë. Murati shkruan se “në fund të fundit të pyesësh çdo njeri nëpër rrugët e Kosovës se çka e ndjen veten, sigurisht i habitur do ta kthente përgjigjen: shqiptar po çka.”.
 
 
Kurse prof.dr.Arsim Bajrami, ligjërues i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës shkruan se identiteti kosovar sot është sinonim i qytetarit të Kosovës pa dallim etnie dhe përkatësie fetare.
 
 
Grupit të njerëzve që identitetin kosovar e shohin si pjesë të identitetit shqiptar i takon edhe shkrimtari e publicisti Mehmet Kraja. Sipas Krajës edhe përkundër ndryshimit disa herë të identitetit politik Kosova kosovarët nuk e ndryshuan identitetin e tyre kombëtar. Pra nuk u formuan si entitet i veçantë por përkundrazi gjatë kësaj periudhe dhe për shkak të rrethanave politike kosovarët e forcuan identitetin e vet shqiptar, kulturor, gjuhësor.
 
 
Mirëpo ka edhe të atillë që identitetin kosovar e shohin si diçka të ndarë nga identiteti shqiptar. Në mesin e tyre janë Nexhat Daci, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ish-kryeministër i Kosovës, Enver Hasani ligjërues i së drejtës ndërkombëtare në UP. Këta janë njerëz që në radhë të parë merrem me politikë dhe që më shumë janë të orientuar drejt identitetit politik sesa atij etnik. Kjo mund të kuptohet edhe nga deklaratat e tyre, të cilat janë të ndikuara nga politika ndërkombëtare, së cilës nuk i shkon për shtati orientimi shqiptar i kosovarëve dhe të cilët po mundohen që Kosovën ta prezantojnë si një vend multietnik ku minoriteti më i madh janë shqiptarët dhe ku kosovarët janë populli kushtetues i Kosovës. Prandaj askush përveç shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë nuk është i interesuar për krijimin e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan.
 
Konkluzion
 
Krijimi i një komuniteti (identiteti) të ri nga një tjetër identitet tashmë ekzistues autori dhe studiuesi amerikan Benedict Anderson, ligjërues në Cornell University në SHBA, e quan komunitet të imagjinuar. Sipas amerikanit Anderson koncepti i kombit është pjellë e konstruktit social të imagjinuar (krijuar) nga një grup njerëzish që e konsiderojnë veten pjesë të atij grupi. Anderson thotë se ky lloj komuniteti është i imagjinuar ngase vetëm në mendjet e njerëzve që pohojnë se i takojnë këtij grupi ekziston nocioni i komunitetit a identitetit të tyre.
 
 
Kombi kosovar sipas meje është diçka që thjesht nuk është e natyrshme në vazhdën e filozofisë shqiptare e cila synon bashkimin dhe jo fragmentarizmin etnik.
 
 
Derisa të zgjidhet çështja e përfundimit të formësimit të kombit shqiptar, nuk duhet harruar se mbi gjysma e popullsisë ndodhet jashtë Shqipërisë, kombi kosovar duket shumë i largët dhe artificial për të qenë në rend të ditës si çështja më e rëndësishme për tu diskutuar. Krijimi i identitetit kosovar përngjan me tendencën e dikurshme dhe të dështuar të krijimit të identitetit jugosllav nga kombet dhe kombësitë që dikur e përbënin RSFJ-në.
 
 
Personalisht mendoj se identiteti kosovar duhet kërkuar vetëm në kuadër të identitetit shqiptar, pjesë e pandashme e të cilit është. Gjuha, kultura, doket e vjetra janë vetëm disa nga elementët që e bashkojnë Kosovën me Shqipërinë. Pikërisht ndërtimi i urave lidhëse dhe rivendosja e komunikimit mes territoreve shqiptare e forcon edhe më tej ndjenjën e të qenit shqiptar edhe pse nuk jetojmë brenda një shteti të vetëm. Mendoj se ne si shqiptarë, pavarësisht se ku jetojmë duhet të orientohemi drejt pikave të përbashkëta që i kemi me shqiptarët e Shqipërisë dhe jo vetëm të vendosim barriera në mes duke nxjerrë arsyetime se ne duhet të jemi komb i veçantë nga shqiptarët e Shqipërisë. Unë votoj për identitetin e vërtetë dhe ekzistues të shqiptarit dhe jo për identitetin e imagjinuar të kosovarit.
 
 
 
* Autori është koordinator për komunikim në Zyrën e Përfaqësuesit Zhvillimor të OKB-ës në Kosovë (UNDP). Ai ka eksperiencë 7 vjeçare si gazetar dhe redaktor në gazetat Shekulli, KOHA Ditore, Lajm, Express. Për 2 vite e gjysmë ka qenë ligjërues i lëndëve “Gazetari Shqiptare” dhe “Gazetari Botërore” në fakultetin privat të gazetarisë “Faik Konica” në Prishtinë.
Studimet në degën e gazetarisë dhe komunikimit masiv i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, ndërsa aktualisht është student i vitit të parë të shkollës së magjistraturës në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim në Prishtinë. Ka lindur dhe është rritur në Ulqin, Mal të Zi.
 
 
http://en.wikipedia.org/wiki/Nation-building
2 Shkrimi ”Krijimi i Kombit Kosovar e çon Kosovën në Serbi”, i autorit Valon Murati botuar në librin “Kush Asht Kosovari – Identiteti Kosovar”.
3 Shkrimi ”Identiteti Kosovar në mes të miteve të kaluara dhe të një të ardhme evropiane”, i autorit prof.dr. Arsim Bajrami botuar në librin “Kush Asht Kosovari – Identiteti Kosovar”.
4 Shkrimi “Identiteti Kosovar nuk është identitet kombëtar është identitet politik”, të autorit Mehmet
Kraja botuar në librin “Kush Asht Kosovari – Identiteti Kosovar”.
5 http://en.wikipedia.org/wiki/Imagined_communities
ABC nr.37-Gjergj Filipaj*
22.05.2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Albert P. Nikolla*
 
Para dy muajsh isha për një konferencë mbi antropologjinë kulturale në Livorno (Itali) dhe, teksa afroheshim pranë një kafeneje, pamë se një grup marinarësh kishte bërë një rrëmujë jo të zakontë aty, duke përplasur shishe e përmbysur tavolina. Mbetëm fort të hutuar nga ajo skenë dhe, krejt papritur, profesori italian më tha: “Mos u habit, a e di që marinarët kur dalin në tokë u fillon dhimbja e kokës, pasi kanë atë që quhet “Marramendje prej Tokës”, pra kur largohen nga dallgët e detit, toka e qetë u jep bezdi”. Natyrisht që nuk e vrava shumë mendjen se sa e vërtetë ishte diçka e tillë nga ana shkencore, por tani tek analizoj debatin mes Kadaresë dhe Qoses, më vjen ndërmend një analogji e çuditshme. Qosja e shumë të tjerë, të mësuar në dallgët e komunizmit, nganjëherë shfaqin shenjat e sindromës “Marramendje prej Perëndimit”. Perëndimi, për vetë atë çka thellësisht përfaqëson sot në ecurinë e tij historike, u jep pështjellim mendor atyre, botëkuptimi i të cilëve është nisur nga embrioni e deri më sot në një kulturë të mirëfilltë komuniste. Pra, kategoritë mendore të këtyre analistëve mbeten, për fat të keq, thellësisht komuniste. Kur përdor fjalën “komuniste”, e ndjej të nevojshme të bëj një qartësim: nuk e përdor atë me asnjëfarë tendence ofenduese, por thjesht në ngarkesën e saj kulturore për sa i përket kontekstit të reflektimit që, me mjaft modesti, i kam ngarkuar vetes të realizoj.
Gjej rastin të bëj edhe një krahasim tjetër, që për analogji më duket vërtet i afërt. Mendoj se Qosja e mjaft mbështetës të tyre, bëjnë një gjë që është fort e ngjashme me aktivitetin e Gorbaçovit dhe me Perestrojkën (Rindërtimin) e tij. Por tani Perestrojka është kulturore dhe mendoj se do të ketë të njëjtin fat si ajo sovjetike. Pse? Sepse ashtu si Gorbaçovi, që nuk donte ta pranonte fundin e regjimit sovjetik, shpiku Perestrojkën që të shpëtonte komunizmin në ish- Bashkimin Sovjetik dhe nuk donte të pranonte në asnjë mënyrë se komunizmi ishte i drejtuar pakthyeshmërisht drejt varrit. E njëjta gjë ndodh me Qosen dhe pasuesit e tij, por tani nuk është në lojë komunizmi, por përzierja e tij kulturore komunisto – lindore, që duket se është drejt perëndimit të saj si përzierje kulturore që nuk ka prekur pjesën më intime të popullit shqiptar.
Gjatë këtij reflektimi do t’i përmbahem paksa më shumë asaj çka shkruan Qosja, pasi është ai që, më tepër se Kadareja, i ka mëshuar debatit. Kadaresë do t’i përmbahem në atë çka ai, me një intuitë intelektuale, gati hyjnore, arrin të kapë më mirë se askush në këto anë të gadishullit ballkanik. Ka një veti që e tërheq atë vetë gati- gati si me magji drejt së vërtetës dhe drejt së mirës, saqë shumë intelektualë të tjerë shqiptarë i habit pa masë.
Qosja bën një gabim të pakuptimtë që në fillim të shkrimit të tij, duke nxjerrë nga “Identiteti evropian i shqiptarëve” të Kadaresë, atë çka realisht aty nuk gjendet. Ato që ai nxjerr, janë thjesht në trurin e tij. Konkretisht, unë në analizën që i kam bërë, jo vetëm sprovës së fundit të Kadaresë, por mjaft të tjerave pararendëse, nuk kam mundur të shikoj asnjë islamofobi, siç thekson pa të drejtë Qosja. Kadareja ka një preferencë filokristiane, por kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në islamofobi. Do të ishte absurditet të arrihej një konkluzion i tillë. Është si të thuash që nëse jam i dashuruar marrëzisht pas letërsisë franceze, unë urrej pa masë atë ruse, italiane, turke apo latino-amerikane. Një njeri që dashuron letërsinë, e ndjen atë nga çdo cep i botës që vjen. Pra, preferenca filokristiane nuk është aspak islamofobe.
Të lë pa mend edhe anashkalimi që bën (nuk e di nëse qëllimisht apo jo) Qosja kur flet për problemet kulturore që lidhen me arkitekturën. Me një mendjelehtësi të çuditshme, arrin e thotë, citoj: “ ...objektet e kulturës bashkëkohore, në të cilat shihen përbërës të arkitekturës tradicionale orientale; qytetet e njohura si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e të tjera, në të cilat arkitektura evropiane paraqitet vonë, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore”. Është e pabesueshme! Një pyetje del krejt e qartë. A mos është Venecia një qytet lindor? A mos ndërtesat e portat shkodrane janë veneciane-lindore? A mos vallë Berati, qytet 2 400-vjeçar është ndërtuar me shije islamike orientale, pavarësisht se qytetërimi i famshëm islamik lind bashkë me profetin e tij, Muhamed (lindi në vitin 570 pas Krishtit)?
Qosja, me një rrëshqitje të rëndë, thotë se, “Tokat shqiptare janë ato në të cilat më dukshëm e më krijueshëm se kudo në Ballkan apo në botë, ka ngjarë takimi i Lindjes me Perëndimin, është arritur bashkimi i qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit mysliman...”. Gabim fatal për një personazh të kulturuar si Qosja. Kjo nuk është një e vërtetë historike dhe një person që njeh sadopak historinë e krishtërimit dhe të islamit e di që kjo është një shprehje mendjemadhe e tipit kulturor komunist e stalinist. Pse? Sepse nuk i përgjigjet së vërtetës historike. Takimi midis dy qytetërimeve nuk ka ndodhur në Shqipëri, por, pikë së pari, në Turqi, në Afrikën e Veriut, në Siçili, në Ballkan në përgjithësi dhe sidomos në Spanjë. Pra, roli i Shqipërisë ka qenë tejet modest në takimin e këtyre kulturave. Ky është një pohim i gabuar i Qoses, pasi nuk arrin të kuptojë se në Shqipëri nuk ka pasur lulëzime të mirëfillta kulturore, filozofike, artistike, shkencore etj., islamike që na qenkan ballafaquar me qytetërimin tjetër kristian. Në Shqipëri ka pasur vetëm takime konkrete zbatuese të të dy feve, por jo në nivel kulturor. Në nivel kulturash kjo gjë ndodh aty ku përmenda më sipër dhe sidomos në Spanjë. Takimi i këtyre dy feve është pikësëpari doktrinal: Krishtërimi dhe islami, do apo nuk do Qosja, janë fe motra, janë shumë të afërta me njëra-tjetrën. Origjina e tyre e përbashkët është hebraizmi. Abrahami është babai i përbashkët. Në Kuran flitet me mjaft simpati e adhurim për Marinë, nënën e Krishtit dhe për vetë Krishtin. Jo vetëm kaq, por kam pasur rastin e mirë të lexoj (Rivista ”Internazionale di Teologia – CONCILIUM”) një përmbledhje me poezi të traditës islamike për Jezu Krishtin, që janë me të vërtetë tejet të bukura.
Dhe tani do të futem jo më në rrëshqitjet e Qoses, por në një gabim të rrezikshëm të tij. Citoj: “Qëndrimi shpërfillës ndaj identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar nuk ka sesi të përjetohet ndryshe, përpos si fyerje prej shqiptarëve myslimanë që si përbërës të identitetit të vet kombëtar e çmojnë edhe fenë islame me të gjitha të veçantat e saj shpirtërore, morale dhe qytetëruese...”. Kjo përqasje e Qoses mendoj se është e rrezikshme, pasi nuk ka të bëjë me të vërtetën. Jam i bindur se myslimanët shqiptarë do të bënin veprimin më të bukur e fisnik po të sillnin në skenën e evolucionit kulturor shqiptar drejt Evropës këto vlera shpirtërore të islamit. Askush nuk e ndalon këtë, as Karta e të Drejtave të Njeriut. Aq më pak Kadareja, që as që e ka shprehur një gjë të tillë. Kadareja nuk mohon ekzistencën e vlerave islamike në kulturën shqiptare. Ky i Qoses është një deduksion nga truri i tij. Nuk ka asnjë aludim për ofendim të Kadaresë ndaj vlerave kulturore myslimane. Mirëpo pse e bën Qosja këtë gjë? Ai bën një gjë tejet të rrezikshme, pa e ditur as vetë se sa e rrezikshme është të akuzosh Kadarenë për ofendim ndaj myslimanëve shqiptarë.
Gabimi tjetër historik dhe studimor i Qoses është problemi i emrit te Kadaresë: Ismail. Citoj: “...Ismail Kadare ka shkuar edhe më larg: ka shpërfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojë se edhe emri i tij e nënkupton një qytetërim.” Sa për dijeni të zotit Qosja dhe atyre që e mbështesin, emri Ismail nuk është emër me zanafillë myslimane. Ai është emër i mirëfilltë hebraik, më vonë kristian dhe akoma më vonë përdoret edhe nga myslimanët. Ismail do të thotë në hebraisht: “Zoti më dëgjon”, dhe kjo gjë shpjegohet nga konteksti historik, pasi Ismaili është i biri i Abrahamit me shërbyesen që gruaja e tij, Sara, mbante pranë vetes. Sipas shkrimeve biblike, Sara, meqenëse po vononte të kishte fëmijë, i thotë Abrahamit që të bashkohet me Agharin (shërbëtoren) dhe ashtu ndodh. Pra, Zoti e dëgjoi dëshirën e tyre për të pasur fëmijë. Nga bashkimi i tyre vjen në jetë Ismaili që i jep origjinë ismaelitëve, që nga ana e tyre themelojnë etninë arabe. Veç këtij fakti, kemi një të dhënë historike të vlefshme mbi Shën Ismailin – Ipeshkv Kristian që ka jetuar në shek IV pas Krishtit dhe që festa e tij kremtohet më datë 17 qershor. Pra, 400 vjet para se profeti Muhamed të lindë. Pra, të merresh me këtë gjë pa e ditur kontekstin historik të tyre, është thjesht qesharake.
Ku qëndron gabimi fenomenologjik i Qoses, në të gjithë analizën e tij? Në konceptimin e gabuar të qytetërimit perëndimor, pa e kuptuar qartë se qytetërimi mysliman ka pasur një ndikim të vetin të pamohueshëm na atë që ne quajmë sot qytetërim perëndimor. Ai kërkon të dëshmojë se shqiptarët duhet të sjellin vlerat morale të fesë islame në Evropë, me të drejtë, por nuk e ka kuptuar, mbase, se ato ishin në Evropë para se shqiptarët të njiheshin me fenë islame. Bota islamike ka qenë pjesë e kulturës perëndimore që nga formimi i kësaj të fundit, qoftë për arsye gjeografike, qoftë për arsye historike. Feja islame ka qenë e pranishme në Siçili, Spanjë dhe në Ballkan. Jo vetëm kaq, por vetë origjina e afërt e kësaj feje me fenë kristiane, që është një ndër themelueset e kulturës perëndimore, ka bërë që të dyja këto fe të jenë bashkëvepruese në ndërtimin e këtij qytetërimi, megjithëse me pesha specifike të ndryshme në këtë rol.
Evropa e ka njohur takimin me qytetërimin islamik që në vitin 710 pas Krishtit, në Spanjën e sotme dhe kjo përballje qytetërimesh zgjati për më tepër se 800 vjet. (Qosja thotë se përballja më kuptimplotë ka ndodhur në Shqipëri!!!???). Nuk ka dyshim se gjatë dominimit arabo-islamik në Spanjë, shumë qytete të saj patën një periudhë lulëzimi të vërtetë. Granada p.sh. ka qënë një ndër qytetet më të bukura të Spanjës asokohe. Madje edhe sot vihet re gjurma e madhe e arkitektonike në disa qytete spanjolle.
Evropa ka në bazën e vet rrënjët kulturore kristiane, por në këtë kulturë kanë dhënë kontribut të çmuar: kultura greke, kultura romake, feja islame, popujt gjermanik dhe sllavë. (Gëte (1749-1832): “Gjuha nënë e Evropës është krishtërimi”, Kant (1724-1804): “Ungjilli është burimi nga i cili ka ardhur qytetërimi ynë”). Fakti që Kadare i mëshon këtij aspekti nuk duhet marrë si atislamizëm apo antiarabizëm apo anti ku di se çfarë mund të shpikë mendja e Qoses, (pasi “forma mentis” e tij është ndërtuar me “anti”).
 
“Pedagog bioetike, doktorant në Antropologji Kulturore dhe Etike, Itali.
 
 
 
22/05/2006
 
 
 
 
Sokol Pepushaj
 
Ishte normale që pas vitit 1990 shumë shqiptarë të preferonin lirinë, qytetërimin. Fillimisht, ishin Italia e Gjermania vendet e ëndrrave, paçka se Greqia si shtet u bë strehë e shumë herë më shumë emigrantëve. Kjo për arsyet e thjeshta të mundësive shumë më të lehta për të shkelur tokën helene. Por tashmë vendi më i preferuar është Amerika. Atje jeton një komunitet i madh shqiptarësh, që megjithëse kryejnë punë që amerikanët i përbuzin, ndihen mirë. Në Amerikë procedurat e fitimit të qëndrimit legal janë të ndërlikuara edhe për faktin se azilkërkuesit nuk kanë njohuritë e nevojshme për ligjin. Veç ndërgjegjes së pastër dhe dhënien e intervistës, vërtetimit me fakte të arsyes së kërkimit të marrjes së statusit të emigrantit, deri tashti duhej që aplikanti të kishte hyrë në mënyrë të rregullt brenda territorit amerikan. Raste të veçanta pranoheshin edhe kur azilkërkuesi kishte shkelur tokën amerikane ilegalisht. Por ligji i ri i emigracionit në Amerikë e thjeshton këtë kërkesë dhe disa të tjera.
 
 
Kush mund të aplikojë për legalizim?
 
Senati Amerikan po punon për projektligjin për reformimin e sistemit të emigracionit. Komisioni Juridik i Senatit ka miratuar programin e punësimit të përkohshëm, ku emigrantët e paligjshëm mund të aplikojnë për të fituar të drejtën e qëndrimit, bile edhe për t’u bërë nënshtetas. Pra, edhe shqiptarët mund të aplikojnë dhe duke patur në konsideratë edhe gjendjen jo të favorshme për një jetë normale e pa rreziqe në Shqipëri, kanë shanse të mëdha. Është fakt i trishtë që shumica e shqiptarëve ilegalë sot në SHBA kanë hyrë në rrugë jo legale. Punojnë në të zezë, me paga të papërfillshme, nuk gëzojnë të drejta dhe shumë enden të papunë. Sot ligji amerikan u hap dritaret për t’u integruar në shoqërinë më demokratike të botës. Gjithsesi, duhet bërë kujdes që para aplikimit të ketë këshillime juridike, pasi jo kushdo mund të përfitojë.
 
 
Administrata e Bushit vlerëson emigrantët
 
Projektligji i dhjetorit, pas protestave të qindra mijëra emigrantëve në Amerikë, bie poshtë. Administrata e Bushit, megjithë kundërshtimet edhe të Partisë Republikane, krijon lehtësira. Presidenti Bush është shprehur se “Emigracioni është tipar i një kombi të vetëdijshëm dhe të suksesshëm. Fakti që shumë njerëz nga gjithë bota largohen prej familjeve dhe braktisin vendet e tyre, duke rrezikuar gjithçka për të ardhur në Amerikë, flet diçka për vendin tonë. Talenti i tyre dhe puna e rëndë e kanë bërë Amerikën një ndër vendet kryesore të botës së lirë”. Pra fronti i shkëmbët i republikanëve bie dhe çelet drita jeshile për çdo emigrant që ndodhet në Amerikë. Nga kjo dritë jeshile i kanë shpresat rreth 13 milion emigrantë ilegalë në SHBA dhe shumë të tjerë që vazhdonin të konsideroheshin si kriminelë. Influenca e ligjit do i fusë në një kapitull shprese të gjithë. Por të gjithë është mirë të kenë disa njohuri elementare, të paktën për ligjet, pasi janë alfa e të jetuarit në Amerikë.
 
 
 
 
Nanë Tereza dhe namet që bahen në Shkodër
 
 
 
Nga Albert VATAJ Pikënisun prej kundështimi të që disa shoqatave myslimane të Shkodrës i kanë ba vendosjen në qytetit një shtatore të Nan Terezës. I shtymun prej kurrfar pikëpamje religjoze, për më pak, me ken i yshtun prej ndonji hopi mërie, apo diçka tjetër të njiksaj natyre, po due edhe unë si qytetar i lire i Republikës së Shqipërisë, për me e than menimin tem për nji haber, aspak për marshalla qi ka flatrue prej nga Shkodra tuj mush me poterë gjithë dynjanë. Konkretisht, për t’thanmen me nji JO turravrap, shenjtores shqiptare, asaj qi i janë përkul me respekt burra shtetesh, asaj qi i jan bind edhe ma jakatarët e kohës së sotme, asaj që jeta nuk i mjaftoi për me i shërbye të pamundunve, të sëmurve, të braktisunve, të gjymtumve prej kacafytjeve për pushtet, asaj që ditwn e marrjes së Nobelit shqiptoi fjalwt: “Kam ba gjana të vogla, por me dashuni tw madhe”. Përndryshe, me i nejt besnik vedit tem, për me i than të tjerëve atë ç’ka vedja jeme menon për njiket gja. Kjo poterë që ka zanafillën në Shkodër, në atë qytet ku jam lind e jam rrit, pikë së pari ka dëshmu se gjithçka munet me kenë e kenun nw njiket kohë që po duen disa me i thanë demokraci, por unë pa u ndrojt fare po due me e kuptu si porllokraci. Qe këtu po e nis pa ju tollovid me fjalë e tollovi.
 
Me i ra troç muhabetit, gati sa s’u besova veshve nji ditë të bukur me diell, në nji bar të periferisë. Nuk di se te kush nga moria e televizioneve qi shpërndajnë habere për miletin, nigjova, se disa shoqata myslimane kishin shpreh vullnetin kundër vendosjes së nji shtatoreje të Nan Terezës në hymjen e këtij qyteti, apo në qendër(pak rëndësi ka vendi).
 
Me sa maj men, propozimi ishte ba prej ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj. Për nji dekik e humba fillim, por mendova me vedi, se do të kishte kenë ndonjë pasaktësi mediatike, kaq e populluar në t’tan kët sallamahi new-zesh. Nejse, thash me vedi, pa e ba muhabet me kurrnji, bujta në redaksi. Përnjiher, i hodha nji sy faqeve online të lajmeve, atyne shqiptare dhe joshqiptare. Përnjimen kishte ba vaki, t’tetana e kishin njiket kokërr lajmi. Thash me vedi “E paska rrue Perja edhe Shkodrën”. Haksha për mu nuk ishte noj gja e re dhe e panjohun deri në të qënin kabull tronditës, jo naj kijamet jo.
 
Kjo pasi, në Shkodër kisha mujt me kenë në dijeni të shumë e shumë gjanave të tjera kaq pezante, me njiksi prapavije. Kam nigju se njaty, bash njaty n’Shkodër asht qit amëlcinë falas për të festue, siq po muj me e kuptu unë, “fitoren mbi Amerikën”, ditën e sulmet kamikaze më 11 Shtatorit, kur nën gërmadhat e Kullave Binjake piqeshin mijera jetë njerëzish. E masanej, si për sfidë, kam pa me sytë e mi teksa udhëtoja për në Tiranë në zemrekë orësh tek tundej koka e Bin Ladenit.
 
Por duke i dhanë të drejt gjithkujt me menu dhe me vepri me menen e vet, kam mujt me i mirëkuptu. Ata në hesapin e tyne, e unë në hesapin tem. E kështu tuj pa sejcili punën e vet, kena mujt shumë gjana me i lan mira apo keq, njashtu siç, janë e qe besa e shumë të tjera me i çu edhe ma përdreç se sa pikënisën.
 
Sa ma nalt shkruva, si parantezë noshta s’ka të bajë kurrnji sen me venosjen ose jo të shtatores së Nan Terezës në qytetin e Shkodrës, thjesht deshta me tregu se me e rujt toruan në një shoqni të hapun, në nji system demokratik, po asht tuj kenë mjaft ndërmarrje e vështirë, por jo e pamundun. Tuj gjurmu dita-ditës përparimin e këtij lajmi konstatova kontradikta, mosrakordanca, menime pro & Kundwr, dhe tek tuk naj ngritje supesh. Prap ju ktheva avazit të vjetër: puna e tyne! Që prej asaj dite, qi bujti sefte kjo vaki, kam mujt me duru pa e than menimin tem hapun, jo për vendimin e shoqatave, apo individëve që përfaqësojnë vendimmarrjen e komunitetit mysliman në qytetin e Shkodrës, por për me i shtu nji arsye miletit, se pse duhet me e kundërshtu kundërshtimin e atyne që i thonë jo vendosjes së shtatores së Nan Terezës në Shkodër. Edhe për ma profanin, do të ishte i besueshëm fakti se nji konsideratë të tillë, një nder që përcjell në vetvete ky propozim, nuk do t’i refuzonte asnjë shtet në botë, veç 123 vendeve ku misioni i saj humanitar vepron. Pamun në këtë prizëm, do të ishte e mjaftueshme për me besu, se vendime të tilla nga kushdo, nisuar nga cilado pikpamje dhe logjikë, asht nji rrugë pa krye. Asht apo sasht nji vendim i drejtë kjo nuk asht detyra jeme me e gjyku, për ma pak s’kam asnji arsye për me i dhan nji drejtim tjetër karuselit të logjikimit të të kenit i yshtun me besu se asht ba kiameti. Do të ishte veçse qytetari vendosja e kësaj shtatoreje, pak rëndësi do të kishte vendi, megjithëse ajo meriton të jetë në zemër, se kontributi dhe emni i saj asht i përmasave të atilla, që nuk do të kishte shesh për ta xan madhështinë e saj. Këtë nuk kam kurajo me e than unë, këtë e kanë thanë të tjerët, e ka pohu ma së miri kontributi i saj vetmohues në emën të mirësisë dhe paqes, këtë ka marr përsipër me e tregu dhe Nobeli, çmimi prestigjoz qi ju dha asaj. Situata në të cilen jena nuk asht në favor të kurrnji koloriti të intolerancës fetare. Bashkëjetesa mes besimeve asht nji shemull, për të cilin, në ka nji vend në botë që duhet nënvizu asht Shqypnia. Por me sa konstatoj e me sa di me gjyku me mene të ftohtë kjo vendimmarrje nuk asht shtegtu dhe aq nga se Nan Tereza përfaqëson besimin katolik, se sa asht nji lloj mani e kundërshtive për gjithçka e në çdo gja që hamendësohet se vjen nga nji burim me prapavijë amerikane. Antiamerikanizmi I verbër nuk të shpie në një gjykim të saktë, edhe nëse ka guximin me kën edhe nji anti tjetër çfarëdo. Pas nji propozimi të nji ministri unë nuk kam mujt me shiku gjithmonë proamerikanizmin apo anitamerikanizmin, e që kjo masanej të jetë shtysë që gjithçkaja që vjen prej sandejmi asht amerikane dhe duhet ba gati “me i nejt me pushkë në faqe”. Gjithsesi pakëndej nuk ka asnji randsi nëse do vendoset ose jo shtatorja e Nan Terezës në Shkodër. Simas gjykimit tem edhe n’meze t’venit po i thamë bujrum kësaj inisjative, ata qw e pikënisën kwtw JO, aq ban, “e ka marrë ferra
 
uratën” tash. Cilido të jetë vendimi që do të pasojë, vendimmarrjen e parë të shoqatave myslimane të Shkodrës, edhe nëse ata tërhiqen dhe guxojnë të kërkojnë falje publike, vetëm për dobsi do të merrej. Deshifrim tjetër simas kësaj rradakes teme nuk do munet me pasë tërheqja. Fundja nëse ajo është propozuar për t’u vendosur në Shkodër ajo do të vihet. Shteti ka struktura dhe hallka që I lot fenë venimit të vendimit.
 
 
 
 
Nanë Tereza dhe sëmundja e fondamentalizmit
 
 
 
Dr. Ardian Ndreca, Itali
 
Kush e kishte mendue se asaj që ka kurue pa u kursye: lebrën, kolerën, tuberkulozin, marrinë, kancerin në të gjithë botën – do t’i duhej nji ditë me u përballue me sëmundjen vdekjepruse të fondamentalizmit në atdheun e vet!?
 
Me tolerue arrogancën dhe fondamentalizmin, ka shkrue Churchill-i, asht si me i dhanë me hangër krokodilit tue shpresue se kështu ai ka me na hangër në fund krejt.
 
Kjo asht nji shpresë tepër e vorfën për me mbajtë gjallë njerzit që kanë sadopak arsye dhe logjikë të shëndoshë.
 
Nji tipar themelor (i vetmi tipar) i fondamentalizmit asht se nuk din me ndërtue por vetëm me shkatrrue, nuk njeh rrugëzgjidhje përveç mohimit të tjetrit, nuk ka asnji vizion pozitiv përveç errësinës logjike, shoqnore dhe kulturore që propagandon.
 
Fondamentalizmi, i çfarëdolloj ngjyre qoftë, asht nji antihumanizëm absurd që përhapet dhe mbështetet prej vetë «njerzve». Me i quejt «njerz», në ketë rasë përban vetëm nji respekt për at’ çka ata kanë qenë para me se me i humbë tiparet njerzore.
 
Rreziku ma i madh i shteteve demokratike sot, në nji kohë që ideologjia komuniste ka marrë fund, vjen prej totalitarizmit fondamentalist – i cili përpiqet me të gjitha mënyrat (aty ku mundet) me influencue politikën e shteteve laike dhe me ndërhye haptas në jetën politike dhe shoqnore – në kundërshtim me ligjet themelore të Shtetit .
 
 
* * *
 
Kur nji organ qeverisës, i zgjedhun demokratikisht, merr nji vendim siç asht nderimi i Nanë Terezës me nji bust në hymje të Shkodrës – dhe shoqata «bamirëse» apo edhe «intelektuale» kundërshtojnë nji gja të tillë si provokacion fetar, kjo gja tregon intolerancë dhe fondamentalizëm, tregon mungesë atdhetarizmit dhe cënim të demokracisë.
 
Nderimi i ministrit Leskaj (nji vlonjat që përpiqet me nderue Shkodrën asht në vetvete nji nderim, tue qenë se vetë shkodranët flejnë) ndaj figurës së Nanë Terezës s’ka të bajnë thjesht me qenjen katolike të kësaj figure, por me çmimin Nobel si bamirëse dhe paqeruejtëse të pashoqe, e cila (ndryshe prej disa shoqatave bamirëse të tjera) nuk shihte aspak besimin e atyne që ndihmonte, qofshin këta indu, myslimanë, të krishtenë apo animista.
 
Nga ana tjetër Nanë Tereza nuk ka qenë klerike katolike (mbasi dihet se në gjinin e Kishës katolike femnat nuk mund të ndërmarrin nji rrugë të tillë) ajo ka qenë thjesht nji besimtare e kushtueme Zotit, që ka punue për paqen dhe për të vorfnit.
 
Jo vetëm që sytë delikat të fondamentalizmit shkodran u fyekan prej nji grueje – praninë e së cilës nuk e ka refuzue as vetë Nexhmije Hoxha – por ata thjesht nuk e duen tue u nisë prej besimit të saj.
 
Me refuzue diçka asht e drejta e gjithë personave që gjykojnë, por në qoftë se me të vërtetë gjykojnë, atëherë këta përsona duhet të na tregojnë se kë dëshirojnë me vu në hymje të qytetit të Shkodrës – mbasi mos me vu askënd asht si me u deklarue të pa atësi?
 
Gjergj Kastrioti kam frikë se nuk u pëlqen (pse s’ka qenë shkodran, kuptohet), Marin Barleti ka qenë prift, Beçikemi, Buzuku, Fishta, Gurakuqi.... Hasan Rizai - ky s’ka qenë shkodran!!! Kë me vu pra?
 
Ndoshta duhet me vu bustin e këtyne intelektualve (te ne për me qenë intelektual en masse mjafton me pasë shkue 4 vjet në nji shkollë të naltë) e bamirësave – që me paret e s’di se kujt s’po pushojnë tue ba mirë ditë e natë.
 
Intelektualët në fjalë, në mes të cilëve ka edhe ndonji historian, e dinë mirë se kjo nuk asht hera e parë që Nanë Terezës nuk i lejohet me u kthye në Shkodër, historiani i sh(q)uem Enver Hoxha (admirues i Haxhi Qamilit dhe udhëheqës që s’ka nevojë për prezantim) ia pat ndalue Nanë Terezës kthimin në Shqipni.
 
Por fatmirsisht shoqnia shqiptare në nji anë dhe rrethanat e politikës ndërkombtare në anën tjetër, bane që veprat e Enverit të përbuzeshin dhe të digjeshin, ndërsa veprat e dashunisë që Nanë Tereza ka ba në gjithë botën, të admiroheshin dhe të lëvdoheshin.
 
Kajherë e kam mendue Shqipnin tonë si nji balonë aerostat të tipit të vëllezënve Mongolfier, mbrenda së cilës kanë fry gjithmonë me tanë forcën e bulshijve bijtë e saj mâ të mirë, prej Jugut dhe prej Veriut.
 
Mâ të mirët bij të Shqipnisë, ndër të cilët edhe Nanë Tereza, jepnin frymën e tyne pse donin që kjo balonë e vorfën, me arna dhe me bira, të ngrihej nalt, drejt qiejve, prej ku ta admirojshin dhe ta nderojshin kombet e tjera. Por, fatkeqsija jonë mâ e madhe ka qenë se për çdo frymë që donte me e çue në qiell Shqipnin, delshin me dhjeta partalla që e mbushnin balonin me plehna dhe me zhele, me handrak dhe me hekurishte për mos me e lanë kurrsesi me u ngjitë nalt.
 
Asgja nuk ka ndryshue. Edhe sot ka asish që japin frymën e vet për Shqipnin, e ka edhe prej atyne që mundohen mos me e lanë me u naltue, këta të fundit përfaqsojnë forcat që duen me na lidh dhe me na heqë lirinë, tue na mbajtë të poshtnuem përpara kombeve tjera.
 
Sot shoqnia shqiptare duhet të vendosin se çka don me ba në të ardhmen: me u zvarritë apo me fluturue krahas me kombet e përparueme!?
 
 
Hija e Pavarësisë
 
 
 
 
 
 
 
 
nga Bekim Rexhepi
Pak janë ata shqiptarë që nuk besojnë se pavarësia nuk do të arrihet, por janë te shumtë ata që këtë pavarësi nuk do ta përjetojnë realisht edhe për ni kohë të gjatë. Kjo më shumë domëthënë se në horizont; po duket hija e pavarësisë, por mungon vet Pavarësia.
Kur jemi tek hija, kemi shumë çka ta lidhim më të, si përshembull: hija e shtetit që po duket, por shteti jo. Hija e qeverisë që po duket, (por edhe ni qeverisje tjetër nën hije e qeverisë aktuale) dhe qeveria qe s'ekziston. Me hije po duken edhe parlamenti, presidenca, subjektet politike, institucione të tjera, edhe..., etj.
Madje me hije nuk mund te kursehet as edhe UNMIK-u dhe KFOR-i. Jemi qe shtat vite deshmitar te proceseve te fillura dhe deshmitar te hijeve te mbetura. Nuk do ti mbeteshim pa i shpëtuar fal syrit dhe të kuptuarit te atyre, se sa skeptik na qenka autori i këti artikull/shkruasi. Por le te ndalemi pak, dhe te marrim pak frymë, në rrugën tonë. Paria jonë politike, përpos luksit të saj dhe krekosjeve ka edhe boshllëkun e madh që nuk ka se si te justifikohet me asnjë logjikë iluzative. Boshllëku më i madhë, është ekonomia. Ekonomia e Kosovës është një humnerë e vërtetë, dhe këtë humnerë nuk mund ta justifikosh dot me logjikën e iluzioneve politike, siç po tentohet më këtë se: „Së pari duhet të arrihet pavaërsia, e pastaj, gjithçka vije ngadal në binarë, e edhe ekonomia mund te nxirret nga humnera e saj“. Këtë përrallë të parisë sonë, ka filluar ta besoi edhe administrata e UNMIK-ut, -„Po mirë, mbase ju (Paria e Kosovës), e thoni se pavarsia, është kushti kryesor që i stabilizon të gjitha, at'herë do ta provojmë këtë, do t'ua japim pavarsin“.
Ndofta pavarsinë do ta marrë Kosova në këto dy vite, Por hija e saj, do të zgjerohej më shumë, gadi anë e mbanë Kosovës, por aq shpejtë sa shqiptaret do të mund të ballafaqohen me sindromin e bashkëkombasve të tyre, në shtetin amë Shqipërin, kur na e thonin vite më herët, at'herë kur filloi demokracia;- „ More ju vërtetë nuk e keni shtetin, po amë keni për të ngrën, sa t'ua do qejfi. E ç'është e vërteta ne s'kemi, shteti nuk hahet“.
Në ose mbi këtë botëkuptim populist, shteti ynë amë Shqipëria, i shtyrë nga vizioni i paqartë i qeverisë demokratike, e cila po dilte, me marramendjen e vet nga diktatura e egër komuniste, e krijoj logjikën e vet iluzioneve për piramidat, të cilat shumë shpejt, i hanë kokën „Hijës qeveritare, shtetrore, institucioneve tjera, e edhe..., etj“. Ky sindrom i keq, mund ti ngjaj disi edhe Kosovës, jo në formën e njëjtë, jo duke krijuar piramida, po krijimi i një logjike iluzative, i parisë sonë mund ta rikthej ngjajshëm anarkin e marsit 2004.
Shqiptaret e Kosovës, gjatë këti viti, nuk ndryshuan fort nga solidariteti me pushtetin e UNMIK-ut, dhe siç;duket sipas tyre, e kanë hedhur një hapë më shumë drejtë pavarsisë. Megjithse, hija po i duket pavarësisë, e pavarësia kërku, këtë sepsku duhet ta pranojmë të gjithë. Në realitet, e keqja qëndron, se këta solidarët tanë politik, janë treguar më pak solidar me vullnetin politik të popullit për vetëvendosje. E thjeshtë dhe e qartë është se Vetëvendosje, nuk do te ketë me solidar të UNMIK-ut dhe me UNMIK-ë.
P.S
Përhajrë u kjoftë „Hija e Pavarësisë“, juve logjikus të iluzioneve.
 
www.bekimbeu.de
 
 
 
 
 
 
 
 
 
City, State and Postal Code Mitrovica 38220‘do të thotë të mirresh me politik, pa bërë politikë!?,
 
I fis shqiptar i qujtun Trepçi në Viti 1303, e ka përmendur për herë te parë xehrorën, më të madhe dhe e ka vetemëruar sipas emrit të vet fisi, qe dukej t’ishte më tepër pronë e tyre, pra u thirrte vetëm si xehrorja "Trepça", në Mitrovicë. Ndofta, kjo ka ndodhur edhe para se te përmendej vet qyteti. Retrospectiva historike na qonë në shekullin XV apo gjegjsishtë në vitin(1455...), më pasë në (1464...), (1499-Alfred Harfi, e përmend Mitrovicën si kasabë të quajtur "Mitrix"), (1530...), (1573 një francez: Filip Defren, e përshrun udhtimin e tij edhe në këtë zonë…), e deri te shekulli XVII, dhe përkitazi (1614...), (1530...), (1650 Haxhi Kallfa, diçka?…), (1662 Evlija Çelebes?…), (1688 Pjetër Bogdani, thotë se Mitrovica ka 500 shtëpi, i vitë më vonë; 1689 "Corse delli fiumi Drino e Boiana nella Daimatia", potenconte ramjen e dukshme të këti qyteti, në çdo pikpamje, pra Mitrovica kishte vetëm 200 shtëpi.
 
Ramja e këti qyteti vazhdon edhe në vitin 2006, kur ky qytet ballafaqohet me probleme të mëdha politike, ekonomike dhe kulturore, e të tjera.
 
Janë shkruar shumë shkrime, analiza, komente gazetash, me faqe te tëra kan mbushur brendit e tyre dhe po me emërin e këti qyteti, por më ka rënë shumë pak të shoh e të lexoi gjëra reale, për këtë qytet. Edhe sot shkruhet, bëhen analiza, komentohet andej
 
Më qenëse unë kam lindur në këtë qytet, dhe pjesën më të mirë të rinisë e kam hargjuar në brendin e tij. Madje, e di se si ay frymonte, që nga mengjesi e deri në mbërëmje dhe më pasë. Mjegulla e dendur e mëngjesit. Nuk mund të mos e kujtoj atë mjegullë me copëzat e imëta, të thëngjillit që ti mbushëte sytë, kur ajo bije në gropen dhe zemrën e qytetit. Deri në ora 12, e më pasë, kjo mjegullë nuk e lejonte me e ba rriten, si grunin qe se le e vramja me mrri dritaren.
 
Ky qytet, ky vendlindja ime, sot ka ndryshu, sot s’është ma si dikur, ashtu siç nuk ka qenë as at’herë si dikur, veç me ndryshu është e domosdoshme edhe në planet që janë tërëndësishme dhe kohorente. Nuk po pajtohem, jo pse tash, gadi, shumë e ma shumë janë pajtuar, dhe e mbështetin ne ni farë syrealiteti krejt kuptimin e deri te, se Mitrovica është e ndarë.
 
Mitrovica nuk është e ndarë, jo per inatë e thëm këtë, por, për atë që don me e kuptu realitetin, e ky realitet, nuk është gjithnjë, gjithmonë, si ajo fjala që e duam dhe më të replikojmë më me qejf ,kur I themi ndokujt: Mos e komento realitetin ashtu si të shkon ty dhe vetëm ty. Pra realisht Mitrovica nuk është e ndarë, por , esencialëishtë ajo mbahet e bllokuar dhe e hendikepuar, për gjatë vijesë rrugore të Adem Jasharit, që nderpritet në hyrje te Zveçanit. Thënë me sakt fundi I kësaj rruge, mbahet i bllokuar dhe njëkohsisht është ay hendek, vet ura e lumit Iber që hendikepon. Ky hendek apo vet ura është shëndrruar si një pikë përgjuese, e serbeve që tashëmë e vetëkonsiderojnë si derë për hyrje, në pjesën tjetër te qytetit. Po të shikosh në prespektivë kjo pjesë e bllokuar apo e hendikepuar politikisht dhe jo vetëm… nga një numer i vogel serbësh. At’herë, rruga; Adem jashari nga fundi e deri te hendeku i urës duhet të zhbllokohet dhe të kontrollohet nga KFOR-I. Plani për zgjidhjen e këti problemi është krejt dhe fare I lehtë, po të ketë më shumë shkasë për arsye.
 
Nuk mund të prolengohet po kaq naivishtë tashmë "ajo ndarje", që jemi mësuar ta vetquajmë dhe disi të vetpajtohemi me të, si;" një ndarje reale" dhe jo fictive.
 
Politikë nuk do të thotë vetëm të jeshë brenda saj, por, politkë do të thotë të jeshë kreator në lëvizjet e saja, kjoftë direkte apo indirekte me shëmbëlltyrën e ideve produktive.Plani për zgjidhje e paradoksit të Mitrovicës është ky:
 
 
 
1.Të aplikohet një gjendje e jatzakonshme, deri në një kohë tjetër të përshtatshme, e cila do të varej nga procesin politik I Kosovës drejtë pavarsisë.
 
2. KFOR-i, të kontrolloj dhe te administroj këtë rrugë, që nga hendeku i Urës e deri te fundi , me forcat e saja.
 
3. Rruga e bllokuar të vëhet nën mbikëqyrje gadi e tërë kohën dhe në çdo 10-15 metra, gjithashtu, të vëhet nga një punkt ushtaresh apo edhe nesi speciale e policës nderkombëtare.
 
4. Të bëhet verifikimi i pronës shtetrore dhe private dhe në fund të aplikohet ligji mbi të drejtën pronsore.
 
 
 
Besoi se më këtë plan, do ti ipej fund justifikimit për paradoksin dhe ndarjen e deshiruar të disa serbëve dhe të gjithë syrealistëve shqiptar.
 
 
 
P.S - këndej, nga dikushi, nga askushi. Një qytet i ndarë, një qytet i bronxtë, një qytet metaforë dhe mbi te gjitha një qytet paradox.
 
artikulli 2
 
 
 
 
 
Opinione
 
 
 
 
 
 
 
 
Letra dhe Opinione E Update'ueme: Mar 3rd, 2006 - 17:32:17
 
GAFET E QOSJES EDHE NË GJUHË
Nga Bekim Rexhepi
Mar 3, 2006, 16:52
 
Email'o
Print'o
 
 
Dossier 178Tendencat politike po mpakin në vazhdimësi realitetin në Kosovë. Këto tendenca jo pse tani janë në formë, por se më tepër sulmojnë luksin e mangësive tona, pikërishtë për këtë ato po shtohen dhe jo pse ndofta “gjasat politike” po duken ma të mira, ose si doni që t’i quani ju z. Qosja, janë edhe historike. Ndikime çintegruese dhe integruese ka gjithmonë dhe gjithnjë ato shfaqen kur trupi pëson boshllëqe brenda kulturës së pranimit dhe të refuzimit.
 
Kultura e pranimit
 
Jo rallëherë jemi dëshmuar se kemi kenë të gatshëm dhe të predispozuar të
tregojmë “kulturë të pjekur dhe afirmative”, edhe moralisht edhe politikisht. Gadi të gjithë e dimë se çka nënkupton ‘kultura e pranimit’. Në këtë kulturë nuk hyhet hutaç. Nëse vendoset që të hyhet hutaç, si tregohemi shpeshherë të predispozuar për të hyrë në shumë procese, atëherë del se kemi pak rezonime të qarta për kulturën e përgatitjes dhe për rezultatet. Këtu kujtoj se ka më shumë defekte sesa justifikimi politik për gjuhën.
 
Kultura e refuzimit
 
Edhe refuzimi duhet të ketë premisat e kulturës. Ate që po e promovojmë duke refuzuar si një infektim të dëmshëm, më tepër mund të kuptohet si një avangardizëm që intelektualët tanë po i lejojnë vetës. Duke mos ia prishur komoditetin, gjithashtu vetës, ata nuk duan dhe nuk mirren realisht me mangësitë e mëdha që kemi. Nuk ka pretendenca nga disa intelektualë të tjerë, që po përballen realisht me këto probleme gjuhësore, për t’i bërë me çdo kusht të tjerët intelektualë të jenë “servilë” apo “dorëzues” të palës tjetër.
 
Integriteti i gjuhës
 
Integriteti i gjuhës së sotme shqipe nuk mund te thuhet se po kërcnohet nga disa intelektualë…Gjendja e sotme na le më shumë vend për të besuar se gjuha shqipe e standardizuar nuk ka përfshi rregullat kresore, e njëra prej tyre është përqindja e të folurit të kësaj gjuhe në teren. E për ta ruajtur integritetin e saj, duhet të bëhen spostime të domosdoshme, në rend të parë te intelektualëve, para se te vijmë tek nivelet e tjera që më tepër mund të hapin probleme se sa mund të ballafaqohen me realitetet gjuhësore. Nuk ndihmon asnjëri prononcim i premë dhe gjithashtu nuk ndihmon as veprimi inferior i atyre që duan të ndjehen mirë dhe që të mos diskutohet rreth zbatimit të njërit dialekt (gegnishtja).
Nuk ka përpjekje për ndryshim, porse ka probleme në parimet themelore të gjuhës se sotme që janë evidente. Mungesa e qasjes shkencore apo edhe politika që ka “përfitu”, kushtimisht nga mungesa e shqyrtimeve, nuk mund të kuptohet më si tendencë për krijimin e një gjuhe tjetër standarde. Por, mosevidentimi i problemeve gjuhësore ka qenë akumuluesi kryesor që sot jemi në këtë gjendje. Probleme të tilla ka edhe në vendet e tjera, shih gjuhën gjermane, madje edhe shteti gjerman ka probleme dialektesh, po edhe me vet standardin që akoma nuk ka marrë formë të përkryeme.
Bavaria si një krahinë më e madhe në Gjermani ka dialektin e vet (Bajerishtën), por askush nuk i thotë atyre të flasin standardin. Edhe disa krahina te tjera po ashtu e flasin dialektin e tyre, si Shvebish, që i përket krahinës së Badenvytembergut, apo gjermanishtja e lartë që flitet në krahinat e tjera gjermane. Madje probleme te ngjajshme kemi edhe në Austri dhe Zvicër, ku gjuha gjermane përfshihet mbi 80% në te folur dhe te shkruar. Nuk mund t’i thuash një Bavarezi apo Shvabe, se ti nuk e flet standardin dhe për këtë ke mangësi apo primitivizëm. Edhe në rastin tonë, nuk mund të ketë mangësi apo primitivizëm njëri apo tjetri dialekt. Janë tendenca politike fare politike dhe jo gjuhësore ato/a që orvaten ta klasifikojnë njërin apo tjetrin dialekt me këto mangësi apo primitivizëm. Nëse mbi këto”mangësi” apo “primitivizma” është ngritur gjuha e standardizuar, at'herë problemet e sotme janë pasojë e atyre botëkuptimeve dhe më pas e vendimeve.
Pavarsisht se ne jemi në këtë gjendje, diskutabile, problemet gjuhësore nuk mund të justifikohen si të jashtënatyrshme, madje ato janë aq të natyrshme dhe pokaq reale sa më nuk mund të mbahen të heshtura dhe të lëna anash….Standardizimi i 72-tës nuk mjafton… Janë një varg problemesh që duhet të mirren në konsideratë, jo më në stilin e demoduar te ideve politike po të idesë gjuhësore, të idesë për ta freskuar, për ta mbushur trupin e saj.
 
 
 
© by Gazetajava.com
 
 
 
 
 
nga Bekim REXHEPI
 
 
Derisa politika ditore, po afron çdo ditë e më shumë prononcimin e vet, lidhur me zgjidhjen e „madhe“ të problemit të Kosovës, gjegjësishtë të statusit të saj politik, tek njerëzit e thjeshtë dhe ne, akoma nuk arrijmë të kuptohemi më mirë, lidhur më këtë, më që më shumë na shtohen dilemat se: ç'zgjidhje do ketë?. Apo ç'emër ka në të vërtetë kjo zgjidhje? Nuk kemi mundur ta themi hapur ashtu siç na fle dëshira jonë për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem të Kosovës apo të statusit politik të saj. Arsyet pse nuk kemi mundur ta bëjmë këtë, janë të shumta dhe të nduardurat. Jemi përqendruar në probleme dytësore, dhe gadi më shumë jemi sorollatur kot duke hargjuar kohë, pa pasur rezultat në synimet tona. Kërkesa jonë për liri dhe pavarsi, që këtej e mbi njezet vitet e fundit, akoma nuk ka gjetur mbështetjen e duhur tek diplomacia nderkombëtare. Dhe lidhur më këtë mosmbështetje nderkombëtare kemi gjykuar e akuzuar me lehtësi të tjerët, por pikërisht, më këtë lehtësi të njëjtën se kemi gjykuar e akuzuar vetvetën, disi me vetë dëshirë jemi shpërqendruar nga realiteti.
 
Diplomacia ndërkombëtare ka zhvilluar shumë takime me ne, dhe ne gjithashtu i kemi pritur dhe i'a kemi treguar problemet tona, problemet e Kosovës!. Por a'i kemi thënë hapur dhe pa ngurruar zgjidhjen e problemeve tona, dhe të Kosovës?. Kjo nuk mund të pranohet, dhe nuk mund ti sherbej krekosjeve tona dhe të pohimeve tona, me aq kokëfortësi se:“ja kemi thënë hapur dhe troç, dhe se për këtë s'ka mëdyshje“. Gjatë takimeve me diplomatë të huaj, te ardhur, dhe ne të shkuar tek ta, kemi shkëmbyer lapsuze politike, që e kanë larguar dhe e kanë shpërqëndruar vullnetin tonë politik për liri e pavarsi.
 
Liria dhe Pavarsia, janë synimet tona më plebishitare, që do t'duhet realizuar, ndaj për të dyat, mbase duhet ta pranojmë, gjithashtu se ne, nuk kemi punuar sa duhet dhe sa kemi mundur. Në këtë rrugëtim, nuk ka shmangëje dhe lodhje sepse kjo, në të kundërtën tregon dhe vërteton se ne nuk jemi te aftë, për të kenë të lirë dhe të pavarur në hapsirën tonë. Pikrishtë, për këtë të „kundërtën“ e aftësisë sonë si popull, po përpiqet të argumentoi Serbia në formën e vet, para gjithë diplomacisë nderkombëtare, madje duke hapur çdo ditë e më shumë propagand se:“ ja qe këta njerëz nuk janë te aftë të menagjojnë lirin e tyre, dhe se hapsira e tyre (shqiptare) po qon te një integralizëm i rrëzikshëm“.
 
Sa, u jemi qasur kësaj propagande me argumentet tona, ta rikthejmë dezinformaten në informatë të plotë dhe në shërbim të të vërtetës. Propaganda serbe akoma është në agjitacion kunder nesh, por nuk mund të themi, se ne, jemi në të njëjtin pozicion që do të duhej të ishim dhe të mbrohemi me kundeshtarin akoma te pamundur, edhe me faktin tjetër se akoma nuk jemi të pranuar nga institucionet ndërkombëtare ligjmërisht si shtet dhe komb.
 
Në shumë raste, botëkuptimi ynë për politikën serbe ka rezultuar në nivele të atyre qasjeve më naive të politikës, që nuk e kërkon momenti dhe koha. Fitohet përshtypja se:(madje edhe po të jetë ashtu siç fitohet kjo përshtypje) gjithçka mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, madje përgjatë tërë kufirit mes dy vendeve kinse është i ndërtuar ngjajshëm „muri kinez“.
 
Një mur të tillë e duan shumë shqiptar, pse e kan në fiksion drojtjen e një Serbie të papërmisushme. Madje një murë të tillë e duan edhe shumë, e më shumë serb, pse e kan po ashtu në fiksion se shqiptaret po integrohen dalngadal në pozitat dhe hapsirat e tyre të humbura. Janë këto shqetsime koromane, që edhe për një kohë do të përtypin dhe hakërrojnë mardhënjet e të dy palve. Ata që kanë pasur mundësi të shohin jo shumë largë në RTK, një emision dokumentar e politik, i dhënë opinionit kosovar, që me sa duket ishte i përgaditur nga një grup gazetaresh për hulumtime gjeostrategjike për Ballkanin...Ndonse aty ishin kordinuar debatet me stilin bardh e zi, nuk mund të thuhet se nuk kishte edhe tek tuk ndonjë flokul mendimi tjetër që nuk përfaqson shablonet e shumicë shqetsuse e përfaqsuse.
 
Sidoçoftë jemi nën presionin e politikës ditore, jemi nën presionin e përfaqsimit të shumicës së shqetësuar dhe politike. Ka një rrugë dalje? Por, ka pak asi që duan rrugëdalje nga kjo gjendje. Pse t'ua themi këtë rrugëdalje, atyre që nuk e duan. Për fund ata kan vetzgjedhur qëndrimin e tyre dhe pozitën e mjerimin. Ç'do ti, që ata nuk duan pozitë tjetër, mund të thuhet, por unë kam zgjedhur të mos hesht. Pse të hesht, kur gjërat nuk janë për t'i hesht. Pavarësia tani më shumë se kurrë është në pozitë të mjerimit. Ku janë njerëzit e pavarësisë apo këta njerzë janë vetëm ata dekorët e pavarësisë. Kështu mbase nuk bëhet pavarësia.
 
 
 
nga Bekim REXHEPI
 
 
 
Një test elementar mendor, test që do të duhej ta kalonim të gjithë: a kemi vetëdije nacionale e politike që nuk kem në gjendje ta zgjidhim vetë çështjen e Mitrovicës.
 
Së pari, një zgjidhje që do të rezultonte në çfardo koncepti, do të duhej të raspektonte interesin e shumicës së qytetarve të këti qyteti... kjo nuk u bë, dhe as që i shkoi dikujt në mend se kaq shpejtë do të jemi para një akti të kryem, jemi thjeshtë, tashmë para aktit të imponuar, para zgjidhjës së „butë“ për Mitrovicën, e mbase duhet pranuar si një zgjidhëje e sygjeruar, e të huajve, që këtu më tepër kanë ardhur si „këshilltar“ të mbarvajtjes në zgjidhëjen e krizës përfundimtare të Kosovës.
 
Ndarjen e këti qyteti, nuk e kemi pritur me aq neveritje politike që në fak gjithkund dhe gjithkah, do të pritej me gjurullti. Kjo nuk ndodhi as në brendin e këti qyteti sepse politika aktuale dhe më mirë ti themi ditore e mpaku me një iralitet kozmopolit.
 
Po kaq kozmopolit u bënë edhe qytetaret e mi të Mitrovicës, të cilët u pajtuan më këtë iralitet politik. Kësaj radhe si për çudi, mungoi edhe reagimi i atyre që e simbolizojnë emrin e këti qyteti. Përa qyteti i Minatorëve, u nda edhe me mos reagim të këtyre njerzëve të nëntokës, që kur Kosovës i rrezikohej autonomia politike ata u ngritën në këmbë, dhe tronditën madje edhe Jugosllavinë. Kjo tronditje mungoi, kur këti qyteti iu morrë autonomia administrative e treitoriale. Ndarja në etnicitet, ndarja politike, ndarja komunale, etj... janë pamfleti më i përfolur i ditëve të mëpasme. Qyteti im u dorzua, u dorzua edhe politika e krekosjeve se nuk ka ndarje të Mitrovicës dhe i gjithë ay „Herozmi i këngëve“ qe prej SH.Fejzës e deri te shkrimi im.
 
== Lidhuni ==