Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 4:
 
==Ngjarja==
 
{{Pastruesi}}
 
'''
 
== Fundi i serisë Harri Poter ==
 
 
Harry Potter and the Deathly Hallows ishte një ndër gjërat më intriguese që u kishte ndodhur ndonjëherë adhuruesve të këtyre librave. Shumë gjëra kishin mbetur të pathëna, madje për Deathly Hallows, që në shqip do të thotë Dhuratat e Vdekjes askush s’kishte dëgjuar më parë, dhe ishte një mister i vërtetë dhe njëkohësisht befasi e madhe. Me padurim pritej 21 korriku i vitit 2007, dhe fati i gjithë personazheve do të merrej vesh menjëherë: profesor Pitoni a e kishte vrarë profesor Urtimorin me qëllim, apo nuk kishte asnjë marrëveshje mes tyre? A ia kishte kërkuar vetë Urtimori profesor Pitonit që ta vriste? Pse në fund të librit të gjashtë i tha “Severus … të lutem …”, a do t’i përgjërohej dikujt Urtimori në çastet e vdekjes? Një magjistar i tillë?! Pastaj, cili ishte kujtimi më i hidhur i Dadllit kur ishte mësyrë nga Marrosësit në librin e pestë? A kishte Dadli me të vërtetë ndonjë kujtim të hidhur kur dihej se ai ishte një fëmijë jashtëzakonisht i llastuar? Si dhe misteri më i madh ishte a do të vdiste Harri Poter? Si do të mbijetonte? A ishte vraga në shenjë vetëtime në ball të Harrit, Horkruksi i Fluronvdekjes? Të gjitha këto u kuptuan në librin e shtatë dhe të fundit të serisë Harry Potter.