Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
==Ngjarja==
 
Përgjithësisht libri pritet në fillim që të shfaq sa më shumë informata në lidhje me Horkruksët e fshehur të Lordit Floronvdekje, dhe shkatërrimit të tij final, por faktikisht libri merr kahje krejtësisht tjetër në martesën e Bilit dhe Flërit ku Xenofilius Lovegud duke e mbajtur një stemë me një simbol të çudtishme, zgjon kureshtjen e Hermiona Granxherit e cila me ndihmën e librit për Tregimet e Tre Vëllezërve që ia kishte lënë në testament Albus Urtimori, zbulon se ekziston një e fshehtë në lidhje me këtë simbol. Pasi që takojnë Xenofilius Lovëgudin (babain e Lunës), ai ua qartëson se njëri nga tregimet në libër flet për tre vëllezër dhe Dhuratat e Vdekjes të cilat janë tri: Shkopi i Madh, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmërisë. Këtu gjithçka ndryshon, dhe kuptohet se ajo çfarë dëshiron më shumë se çdo gjë në këto çaste Fluronvdekja, është Shkopi i Madh i cili të bënë të pamposhtur në çdo aspekt. Harri gjatë gjithë librit lufton për grumbullin e gjithë Horkruksëve, por edhe kontrollimin e mendjes së Fluronvdekjes, dhunti të cilën e kishte fituar pasiqë Fluronvdekja kishte dështuar ta vriste. Harri kupton se Fluronvdekja dëshiron një nga Dhuratat e Vdekjes, dhe në fund bien në duart e tij pikërisht tri Dhuratat e Vdekjes: Shkopi i Madh, të cilin ia ka marrë Drako Mallfoit dhe i cili faktikisht është Shkopi i Madh sepse fuqitë e tij merren vetëm kur zotëruesi i Shkopit të Madh çarmatoset, dhe këtë gjë e ka bërë Drako Mallfoi në librin e gjashtë Princi Gjakpërzier. Pastaj Harri ka Mantelin e Padukshmërisë të cilin ia ka kthyer Albus Urtimori në librin e parë Guri Filozofal, edhe Gurin e Ringjalljes, të cilin Albus Urtimori ia ka fshehur në Topthin e Artë dhe ia ka lënë në testament, duke ia ka lënë të shkruar në formë enigmatike “Hapem në mbyllje” çka do të thotë se vetëm atëherë kur Harri do të jetë i gatshëm për të vdekur dhe kur ta kuptoj se është një Horkruksë i Fluronvdekjes, Topthi i Artë do të hapet dhe do ta tregoj Gurin e Ringjalljes. Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes përmbanë mëse 52 vdekje gjithsej, duke përfshirë personazhe kryesore sikurse Severus Pitoni, Remus Lupini, Nimfadora Tonks, Fred Uezli dhe më i rëndësishmi Lordi Fluronvdekje të cilin Harri e quan në çastet e fundit të betejës Tom Ridëll.
 
== Fundi i serisë Harri Poter ==