[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqja u zëvendësua me ''''Qev''' Në Prishtinë, kemi një qeverisje të paaftë, të papërgatitur, që s’ka plane konkrete dhe që është e korruptuar, tha të shtunën në Gjakovë, kryet...'
v U kthyen ndryshimet e 217.24.248.79 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
Rreshti 1:
'''Qeverisja''' është tërësia e veprimeve logjik brenda një [[organi]] a [[subjekti]] në pajtueshmëri me vetit e tyre dhe të rrethit. Ku si organ e subjekt mund të jenë struktura të ndryshme organike në kuptimin biologjik dhe më gjerë. Varësisht nga veprimet e ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga strukturat përbërëse të organit edhe pajtueshmëria e gjitha këtyre proceseve me rrethin, flitet për një qeverisje pozitive dhe negative.
'''Qev'''
 
Në shkencat ekonomike Qeverisje ([[Gjuha angleze|angl.:]] Governance) përshkruhet si: përshkrimi i rolit e personave që janë të autorizuar për mbikëqyrje, kontroll dhe drejtimin e një subjekti. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje zakonisht janë përgjegjës për të siguruar që subjekti i arrin objektivat e tij, raportimin financiar dhe raportimin në palët e interesuara. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje përfshijnë menaxhimin vetëm kur ai kryen funksione të tilla<ref>[http://www.itap.gov.al/Materiale_Trajnimi_Publikime_PDF/ITAP-Kontrolli%20i%20Brendshem.pdf Kontrolli dhe Auditimi i brendshëm] [[Gjon Ndreja]], [[Instituti i Trajnimit të Administratës Publike|ITAP-Shqipëri]] dok. në internet, prill 2007</ref>.
Në Prishtinë, kemi një qeverisje të paaftë, të papërgatitur, që s’ka plane konkrete dhe që është e korruptuar, tha të shtunën në Gjakovë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj.
==Sistemi i qeverisjes shtetrore==
Për shkak të mundësisë së “ngatërrimit” të termave, vlen që, në fillim të shqyrtimeve, të bëhët dallimi midis termave [[qeveria|qeveri]] dhe qeverisje.<ref name=EStavileci>[[Esat Stavileci]] : [http://esat.stavileci.com/index.php?option=com_content&task=view&id=76&Itemid=53 Kontribute për studentë]</ref>
 
Ndryshe prej qeverisë, qeverisja është një kuptim më i gjerë sesa qeveria. Qeverisja shtrihet në “tri hallka” ose degëzime, të cilat “janë të pranishme në të gjitha sistemet”.<ref name=EStavileci />
Ai, këto komente i bëri në manifestimin e organizuar me rastin e 8 vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në Gjakovë.
Në teori ndeshen shumë definicione të qeverisjes. A Lerner, me qeverisje nënkupton “efektin në objektin, i cili e përmirëson funksionimin ose zhvillimin e tij dhe i cili është zgjidhur nga një numër më i madh efektesh të mundshme, në bazë të informacioneve që janë në dispozicion”. I njëjti autor, duke e përpunuar më thellë nocionin e qeverisjes, atë e përkufizon edhe si “proces i cili e bën të mundshëm që ai objekt (sistem) të ruhet, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme të kushteve, ndikimeve të jashtme e të ngjashme”. Mjedisi bën ndikim të pandërprerë “në sistem”. E kundërta ndodh me qeverisjen. Ajo “iu kundërvihet ndikimeve destruktive të mjedisit, ruan ose shton organizimin, siguron funksionimin dhe zhvillimin e sistemit ose riprodhimin e tij, megjithëse mjedisi në të cilin ekziston dhe ndikimet e tij ndryshojnë”. <ref name=EStavileci />
 
Ndërsa, kur bëhet fjalë për qeverisjen “në ndonjë sistem të caktuar”, nënkuptohen “një varg aksionesh me të cilat realizohet qëllimi i caktuar”. Shqyrtimet për qeverisjen kanë marrë përmasa të mëdha, qoftë në gjerësi, qoftë në thellësi, dhe përfshijnë elementet dhe çështjet që i referohen: së pari, organizimit të qeverisjes; së dyti, funksionimit të qeverisjes dhe, së treti, kontrollit të punës së organeve dhe organizatave në sistemin e qeverisjes. Të vështruara veç e veç dhe të gjitha bashkërisht, këto tri fusha të shqyrtimeve, në të vërtetë, për disa teoricienë kanë shërbyer si shkas që shqyrtimet mbi qeverisjen “t’i ngrenë” në shkallë të një disipline ose shkence, që është emërtuar si shkencë mbi qeverisjen. Ithtarët e këtij projekti nuk kanë “ndeshur në vështirësi” për të përcaktuar objektin e studimit të saj, nga fakti se pikërisht organizimi <ref name=EStavileci />
 
 
==Format e qeverisjes==
 
====Monarkia====
Mbështetur në format e qeverisjes shtetërore, monarkia bënë pjesë në ndarjen e parë sipas formës se qeverisjes. Kjo ndarja bëhet sipas veçorive që kanë bartësit e pushtetit, mënyrës se ardhjes në pushtet, dhe për nga forma e qëndrimit të sundimtarit kundrejt qytetarëve.
Në monarki është e njohur se mbreti ka pushtet te pakufishëm, të trasheguar dhe pa ndonjë pergjegjësi. Ai praktikisht identifikohet me qeverisjen dhe ligjin. Por, në shoqëritë e sotme bashkëkohore ka pak raste që mbreti ende ka një pushtet te plotëfuqishëm. Arabia Saudite, Jordania etj. janë disa vende ku ende mbreti identifikohet me pushtetin dhe ligjin. Përkundër kësaj forme tradicionale, ekzistojnë edhe monarki kushtetuese. Monarki kushtetuese ende ndeshen në Spanjë, Britani te Madhe etj. Në një formë të tillë monarkie pushteti i mbretit është simbolik, ngase ai si i tillë është përcaktuar edhe me kushtetutat e këtyre vendeve. Në shoqëritë e zhvilluara ku ekziston liria e shprehjes dhe e tregut, është vështirë të imagjinohet që tërë pushteti të përqendrohet në një njeri apo në një familje. Zhvillimi ekonomik, teknologjitë bashkëkohore, mendimi qytetar, mediat e lira etj. nuk mund të korrespondojnë më këtë formë qeverisje.
 
Diktuar nga nevoja për të riorganizuar sistemin e qeverisjes po edhe për të ruajtur elemente të tradistës historike qeverisëse, andaj kuptimi i sotëm bashkëkohorë i monarkisë mori elemente simbolike. Princërit dhe mbretërit europian janë vetëm modele formale, ngase ligjet i sjell parlamenti, ndërsa nënshkruan mbreti apo mbretëresha, sikur në rastin e Britanisë së Madhe, por nuk ka të drejtë t'i refuzoj ato ligje. Apo me rastin e Spanjës, mbreti nominon kryeministrin e partisë apo të koalicionit që fiton dhe me këtë misioni i tij në raport me pushtetin është i kryer.
Është e natyrshme që aty ku ende ruhen forma të tilla monarkie, në shtetet e tilla nuk ka president dhe as nuk organizohen zgjedhje presidenciale. Pushteti ekzekutiv është i përqendruar në qeveri dhe kryeministri ka më shumë forcë vendimmarrjeje se s në një qeveri me model presidencial.
 
====Diktatura====
Diktatura dhe tirania kanë ekzistuar gjatë historisë dhe ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në shoqëri dhe vende të ndryshme. Nuk duhet që në krye te shtetit të jetë një mbret, në mënyrë që të ketë një vend diktaturën. Po ajo që e cilëson ketë formë të ushtrimit te pushtetit është mosrespektimi i ligjeve ndërkombtare për liritë dhe të drejtat e njeriut pikësëpari dhe, njëherësh edhe ushtrimi i dhunës për të mbajtur gjendjen nën kontrollë të plotë.
 
====Tirania====
Pavarësisht që ndodhë që ne një shtet qytetarët të kenë të drejtën e votës dhe shumica e tyre e ushtrojnë ketë të drejtë megjithëkëtë pushteti i shumicës mund të çojë drejt të ashtuquajturës tirani e shumicës.
 
====Republika====
Vetë prejardhjen e fjalës republika nga ajo latine "res publica" apo "çështja publike", jep te kuptohet se pushtetin në këtë formë të qeverisjes e ushtron vetë populli.
 
==Sistemet politike==
Sipas sistemeve politike mund te ketë pushtete te modeleve: autokraci, oligarki dhe demokraci
 
====Autokracia====
Në autokraci pushteti është i përqendruar në duar të prijesit dhe ai udhëheqë duke u mbështetur në norma tradicionale, te cilat mund të jenë edhe religjioze. Prijësi ka pushtet absolut, sepse edhe ka forcë absolute. Në vende te tilla ka shumë levizje kundër prijësit, në mënyrë që të hiqet nga froni dhe hakëmarrjet po kështu janë shumë të ashpra dhe të vrazha ndaj te pakënaqurve
 
====Oligarkia====
Në oligarki pushteti është i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet dhe po kështu për qështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi. Gjatë historisë me ketë formë pushteti janë identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor te sundimit dhe plutokracia oligarkike, një shtresë e vogël e të pasurve që vendosë në emër të shumicës. Politologët, sociologët etj. vlerësojnë se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të shumicës, vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj. Edhe në tipat e qeverisjes demokratike, në rastin kur zgjedhjen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e tyre dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve
 
====Demokracia====
Demokracia është sistem politik në të cilin pushtetin e ushtron populli, përkatësisht të gjithë qytetarët e një vendi që kanë të drejtë vote. Demokracia paraqet formë të qeverisjes.
 
=====Demokracia plebishititare=====
Demokracia plebishitare apo e drejtëpërdrejt në Athinën e lashtë, ishte e tillë që qytetarët dilnin në sheshe te qyteteve dhe vendosnin për çështje që u interesonin atyre. Atëherë kjo formë e vendosjes ishte e mundur, ngasa numri i njerëzve nëpër qytete ishte i vogël dhe nuk paraqiste ndonjë problem të tuboheshin qindra apo disa mijera njerëz.
 
=====Demokracia reprezentuese=====
Tash shumica e vendeve kanë sisteme demokratike dhe po kështu, karakteri i tyre është reprezentues. Demokracia reprezentuese mundëson që qytetarët vetëm përmes zgjedhjeve aktivisht të marrin pjesë në vendimmarrje politike dhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore
 
==Burimi i të dhënave==
<references />
 
[[Category:Administrat]]