Teoria e relativitetit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Gurax (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 405155 i bërë nga Gurax (diskutimet)
Gurax (diskuto | kontribute)
Shtim referencash per tek faqja e "Teori Shkencore"
Rreshti 1:
Kur flitet për Teorinë e Relativitetit i referohemi dy [[teori shkencore|teorive]] specifike në të njëjtën kohë që janë [[Teoria specifike e relativitetit]] dhe [[teoria e përgjithshme e relativitetit]]. Sidoqoftë mund të ketë raste që me "relativitet" të flitet dhe për [[Relativiteti i Galileit]].
 
Për ta përcjellë manifestimin e një ngjarjeje apo dukurie siç është p.sh. lëvizja e një trupi, duhet të ekzistojë një [[sistem referimi]] (SR) i koordinatave. Të mendojmë dy SR prej të cilëve njëri është në lëvizje e tjetri është në qetësi. Këto dy sisteme vështrojne të njëtën dukuri.
Rreshti 7:
== Teoria Speciale e Relativitetit ==
 
Teoria Speciale e Relativitetit është një [[teori shkencore|teori]] e cila përshkruan strukturën e [[kohëhapësirës]]. Ajo u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn ''([[Albert Einstein]])'' në 1905 në një punim që trajtonte "Elektrodinamika e trupave në lëvizje".
Në themel të kësaj teorie janë dy [[postulat|postulate]]e që sipas mekanikës klasike janë kontradiktore:
 
1. Ligjet e [[fizika|fizikës]] janë të njëjtë për të gjithë vëzhguesit që janë në lëvizje të pandryshuar, apo uniforme, kundrejt njëri-tjetrit. Sistemet e referimit të këtyre vëzhguesve në këtë rast i quajmë "sisteme inerciale".
 
2. Shpejtësia e dritës në boshllëk është përherë e njëjtë dhe konstante për të tërë vëzhguesit në cdo sistem vëzhgimi, pavarësisht lëvizjes që ata mund të kenë kundrejt njëri tjetrit apo lëvizjes së vetë burimit të dritës.
Rreshti 26:
== Teoria e përgjithshme e relativitetit ==
 
Teoria e përgjithshme e relativitetit është një [[teori shkencore|teori]] për gravitetin dhe u paraqit për herë të parë nga [[Albert Einstein|Albert Ainshtajn]] në vitet 1907-1915. Kjo teori fillon me atë që quhet "parimi i njëvlefshmërisë". Sipas këtij parimi, nëse një objekt gjendet nën efektin e një fushe gravitacionale dhe nje trup tjeter është në levizje me nxitim, keta dy trupa janë në gjendje të njëjta fizike dhe rreagojnë në mënyrë identike fizikisht. Kjo gjë sjell në përfundimin se rënia e lirë është lëvizje inerciale, ose me fjalë të tjera, renia e lirë është gjendja fizike e një trupi kur ai nuk ndikohet nga asnjë forcë e jashtme, dhe jo si efekt i forcës së gravitetit, sic meson mekanika klasike. Përvec mekanikës klasike ky përfundim është kontradiktor edhe me Teorinë speciale te Relativitetit sepse sipas saj levizja inerciale nuk lejon që trupat të mund të lëvizin me nxitim kundrejt njëri-tjetrit, por objektet në rënie të lirë munden.
 
Për të shpjeguar këtë kontradiktë, Ainshtajn prezantoi idenë që kohëhapesira është e përkulur. Në 1915 ai paraqiti [[Ekuacionet e fushës së Ainshtajnit]] te cilët pershkruajnë lidhjen midis përkuljes së kohëhapesirës me masën, energjinë dhe impulsin.