Teoria shkencore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Gurax (diskuto | kontribute)
Rreshti 3:
Në jetën e përditshme, kur flasim për një teori, nënkuptojmë një ide apo një mendim. Në shumicën e rasteve nuk flitet për të dhena të mbledhura dhe të renditura per ta mbështetur, aq me pak per prova rigoroze per ta provuar, apo per eksperimente. Në shkencë, fjala teori perfshin një teresi shpjegimesh per një dukuri apo shumë dukuri të cilat janë të testueshme, të falsifikueshme dhe që përmbajnë një sasi të konsiderueshme me evidenca.
 
"Teoritë e sukseshme nderthurin dhe lidhin informacione të mbledhura nga ekperienca të meparshme që në dukje kane qene të izoluara." Keto janë fjalet e Adolf Gruenbaum, profesor [[filozofia|filozofie]] në Universitetin e Pitsburgut. Psh: gjetjet fosile, evidenca nga [[ADN]] si dhe nga biogjeografia janë të lidhura me njera tjetrën nga [[evolucioni|teoria e evolucionit]].
 
Teoria ndryshon nga hipoteza në shtrirjen dhe hapësiren e saj të studimit. Une mund të kem një hipotezë që nëse hedh një monedhe nga një ndërtesë e lartë, ajo do të bjere në tokë. Por ndërkohë, teoria e gravitetit është shumë me tepër sesa studimi i objekteve që leshohen dhe bien. Teoria e gravitetit shpjegon edhe lëvizjen e planeteve apo trajektoren e sateliteve. një hipotezë mund të konsiderohet si një teori në miniature, është e testueshme dhe e falsifikueshme po ashtu si teoria, por në një shkallë me të vogël.