[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
'''Historiku i kërkimeve arkeologjike në Apolloni
'''
 
Hulumtimet e para për Apolloninë i kemi nga studiues dhe shtegtarë të huaj në gjysmën e parë të shek XIX.
I pari studius që e ka vizituar Apolloninë është Pouqueville në vitin 1806, i cili na kumton për gërmadhat e këtij qyteti antik. Pastaj Ë.M.Lake në veprën ‘Travels in northern Greece” , ndër të tjera përshkruan skulpturat, mbishkrimet, murin rrethues dhe një tempull në Kryegjatë. Nga ky tempull ka mbetur vetëm një shtyllë në këmbë dhe që është dëshmia e vetme. Pak kohë pas vizitës së tij, Ibrahim pashë Vrioni rrëmbeu gurët e tempullit për të ndërtuar sarajet e veta në Berat. Peshkopi grek i Beratit, Anthimi, vjen në Apolloni dhe grabit skulpturat dhe objektet antike që gjendeshin në manastirin e Shën Mërisë, një pjesë të madhe të tyre ai e nisi për në Greqi . Këto lëvizje nuk i ikën luanit të Janinës Ali pashë Tepelenës. Sipas një dëshmie të kohës ai dërgoj në Apoloni njerëz për të gërmuar, dhe dy statuja të gjetura i dërgoi në Berat .
Line 56 ⟶ 57:
'''Urbanistika dhe arkitektura
'''
 
Gjate shek. V-I p.e.s. Apollonia jetoj një periudhe lulëzimi. Arkitektura dhe urbanistika e këtij qyteti është e bazuar në arritjet e arkitekturës helene por e lidhur me realitetin ilir.Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta.
Gjatë gjysmës së parë të shek. VI p.e.sonë Apollonia ishte kthyer në një qytet të mirëfilltë, për këtë dëshmojnë edhe gjurmët e një muri rrethues i cili ka gjerësinë 3 m. I punuar më blloqe ranore katërkëndëshe.
Line 121 ⟶ 123:
'''Braktisja e Apollonisë
'''
 
Qyteti i Apollonisë gëzoi të drejtën e qytetit të lirë dhe i mbrojtur siç ia kishte dhënë dikur Oktavian Augusti deri më 213 të erës sonë. Po këtë vit (213) me ediktin e Karakallës që i trajtonte njëjtë të gjitha qytetet dhe njerëzit e perandorisë, Apollonia e humbi pavarësinë e saj dhe u kthye në të njëjtat pozita si qytetet fqinje. Në shek. III të erës sonë Apollonia fillon ta humbë edhe rëndësinë e saj ekonomike, këtë e dëshmojnë edhe monedhat e prera të kësaj kohe, të cilat paraqesin në shpinë të saj lumin Vjosa. Në këtë kohë Apollonia kishte marrë një goditje të fortë e si duket ishte ndryshimi i shtratit të lumit Vjosa i cili kishte ushqyer Apolloninë për 8 shekuj. Lumi kishte qarë në drejtim të fshatit Boçovë rreth 6 km nga Apollonia ku ruhen edhe sot gjurmët e tij me emrin e lumit Sllanikut. Në këtë mënyrë qyteti mbeti pa port dhe pa lidhje me detin. Më 234 të erës sonë një tërmet shkatërroj qytetet e bregdetit lindorë të Adriatikut, pas këtij tërmeti Apollonia filloj të braktisej. Tani lumi Vjosa po ushqente një tjetër qytet, Bylisin. Kriza e sistemit skllavopronarë dhe shthurja e Perandorisë Romake bënë që qyteti të mos e merrte më veten. Ai ruan rëndësin si qendër peshkopale deri në shek V të erës së re. Në shek e VI duhet të ketë qenë peshkopi personaliteti i fundit që e braktisë Apollonisnë duke u vendosur edhe ai në Bylis.