Mali i Tomorrit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Lidhje të jashtme: lidhja nuk ekzistojka (spaku spo hapet asgje)
No edit summary
Rreshti 1:
Nga [[kulti pagan]] i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorrit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një [[prestigji|prestigj të veçantë në [[bota shqiptare|botën shqiptare]], ai ka fituar [[atributi]]n e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në [[gojëdhëna popullore|gojëdhënën popullore]], në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si [[Olimpi]] shqiptar, besohet se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.
 
Tomorri është mali më impozant në Shqipërinë e Jugut. Me majën më të lartë 2416 metra, ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është mbeturinë e kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.
 
Nga [[kulti pagan]] i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorrit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një [[prestigji|prestigj të veçantë në [[bota shqiptare|botën shqiptare]], ai ka fituar [[atributi]]n e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në [[gojëdhëna popullore|gojëdhënën popullore]], në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si [[Olimpi]] shqiptar, besohet se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.
 
Në zhvillimet e mëvonshme etno-historike e fetare të shqiptarëve, substrati pagan u tregua shumë i qëndrueshëm; ai mbijetoi si një element i vazhdimësisë së traditës mitologjike ilire dhe si shprehje e njësisë shpirtërore të tyre. Vendet e peligrinazheve të epokës pagane dhe ritet pagane mbetën po ato në epokat e mëvonshme fetare, ndryshuan vetëm përfytyrimet që lidhen me këto rite, duke marrë një veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njëherësh është karakteristik edhe për kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinëve në nderim të tij.