Historia e Dardanisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 51:
Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në komprometimin e ideve shoviniste dhe hegjemoniste të kombit Serb në ish Jugosllavi, Serbi dhe në Kosovë. Ndodhi dekompozimi jo vetëm i një sistemi por edhe i një "shteti" i cili mashtronte masat dhe kombet me parullat demagogjike-joshëse siq ishin: "[[vllaznim bashkimi]]t", "barabarësisë" etj. Pasuan vitet e rënda për shqiptarët dhe Kosovën. Më [[1945]] vije deri te prishja e marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë, pastaj në Kosovë vendoset gjendje e jashtë zakonshme-regjim ushtarak, mbahet Kuvendi në Prizren për, kinse, vet përcaktimin e kosovarëve-shqiptarëve që të bashkëngjiten me republikën e Serbisë dhe Jugollavinë, vriten dhe burgosen trimat dhe patriotët më të devotshëm të kombit(R. Berisha, B. Sadllari, H. Taha etj.). Pasojnë vitet [[1957]] (shpërngulja e madhe për në Turqi nën mbikëqyrjen e Titos dhe të shovenit A. Rankoviq, viti [[1968]] i Pranverës së madhe, i [[Demonstratat e 68|demostratave të studentëve]], ku derdhet gjaku i rinisë shqiptare, këtë vit klika Titiste, kinse për keqtrajtim të shqiptarëve "sakrifikon" keqbërësin-ekzekutorin e saj A. Rankoviq. Për herë të parë, në mënyrë institucionale kuadrot dhe intelektualët kosovarë kërkojnë që të realizohen kërkesat e studentëve për Kosovën Republikë, por dhelparaku Tito, këtë kërkesë për Rapublikë e dredhoi në kërkesën për "ndryshime kushtetuese" dhe për autonomi më të gjerë për Kosovën, si pjesë konstitutive e RSF të Jugosllavisë dhe e barabartë, faktikisht dhe juridikisht me të gjitha republikat tjera përbërëse dhe me Vojvodinën -krahinë, paoshtu, autonome ( në vend të "obllast Kosova i Metohije" siq ishte tani u avansua në " Autonomna pokrajina Kosovo"). Kosova e fitoi [[Kushtetuta|Kushtetutën]] ([[1974]]), [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin]], [[Akademia|Akademinë]], [[Gjykata Kushtetuese|Gjykatën Kushtetuese]], Supreme, [[Oda Ekonomike e Kosovës|Odën Ekonomike]], policinë vetanake, mbrojtjen civile, disponimin me resurset natyrore, planifikimin dhe hartimin e strategjive zhvillimore, arsimimin në të gjitha nivelet, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale etj. Këto institucione, në mënyrë të mvehtësishme, trasonin rrugën drejt ardhmërisë më të ndritur për Kosovën dhe Kosovarët. [[Hegjemonizmi]] dhe [[shovinizmi]] serb të gjitha këto i përjetoj rëndë dhe si humbje të mëdha, me Rankoviqin shkuan edhe përkrahësit e tij. Në serbi erdhën kuadro, kinse, më të reformuar dhe pa ngarkesa nacionaliste, por, pas vdekjes së Titos ([[1980]]) ata shoven u ringjallën, ose vetëm ishin të [[Kamuflimi|kamufluar]], dhe filluan ofensivën, në të gjitha frontet, ndaj çdo gjëje që ishte shqiptare-kosovare, filluan vrasjet, dhuna, keqtrajtimet, manipulimet me metodat më të ndryshme dhe vetëm për një qëllim që ta rikthejnë edhe njëherë Kosovën në "Kosovo i Metohija", që ata të trajnojnë shqiptarët si të bëhen të urtë dhe të ndershëm ( qytetarë të ndershëm ) nën patrullën e patriotizmit ndaj atdheut Jugosallav. Viti [[1981]], prapë [[Demostratat e 81|pranvera studentore]]. Në Kosovë demonstrata të studentëve në [[Prishtinë]] dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, prapë ndërhyrje policore ushtarake, derdhet gjaku i [[Rinia|rinisë]] shqiptare dhe flijohen bijtë dhe bijat më të guximshme. Ndërhyjnë tani edhe [[politika pan Jugosllave]], demonstratat i gjykojnë si armiqësore, nacionaliste, separatiste, irredentiste , të gjitha këto iu duken pak, tani e zbulojnë edhe një [[mëlmesa|mëlmesë]] këtij zhargoni ia shtojnë edhe "[[kundërrevolucionare]]". Gjatë viteve[[ 1981]] gjer në vitin [[1989]] me qindra shqiptar të vrarë, me mijëra të burgosur dhe të keqtrajtuar nëpër burgjet serbe dhe jugosllave. Serbia me [[tempo]] të përshpejtuar bënte [[presion]] për ta bërë sa ma parë Kosovën "oblast Kosovo i metohije", për të marr të gjitha [[ingirenca]]t shtetërore që i përkisnin. Kosova të bëhet "Kosovo i Metohija" ashtu siç ishte menjëherë pas [[LNQ]]-së dhe para ndryshimeve kushtetuese të viteve [[1970]]-[[1974]]. Këtë e komunikoj edhe triumfalisht me [[28 qershor]] [[1989]] edhe në [[Gazimestan]], ku u organizua një [[pelegrinazh]] panserb nga të gjitha trevat e ish Jugosllavisë dhe për të kulmuar duke u çfryrë tani edhe me parulla kërcënuese, dhe me luftë, edhe ndaj kombeve te tjera të Jugosllavisë. Në vitin [[1990]] e bëri qfar deshi, Kosova u bë prapë "obllast Kosovo i Metohija", u shpërbenë të gjitha [[institucionet e Kosovës]], por ish [[deputetë]]t e Kuvendit të Kosovës, të nxjerrur jashtë ndërtesës - sallës së Kuvendit të Kosovës, para hyrjes e lexuan dhe e bënë publike [[Deklaratën Kushtetuese]] ([[Prishtinë]] [[2 korrik]] [[1990]]). Ndërsa me [[7 shtator]] [[1990]], në [[Kaçanik]] deputet e Kuvendit te Republikës së Kosovës [[Kushtetuta e Kaçaniku|shpallën Pavarësinë]]. Shqiptarët masovikisht përkrahen këto vendime-dokumente, [[pushteti]] serb filloj spastrimin etnik dhe përzënien nga puna të gjithë atyre që nuk ishin lojal ndaj pushteti "të ri" të instaluar serb. Gjendja ekonomike dhe sociale e popullit u acarua së tepërmi, filluan organizimet e një [[sistemi paralel]] shëndetësor dhe arsimor i cili vet financohej. [[Diaspora shqiptare]] u aktivizua maksimalisht në ofrimin e çdo ndihme jo vetëm për familjarët por edhe për popullin në tërësi si dhe për [[Sistemi i pushtetit paralel|sistemin e pushtetit paralel]]. [[Krenaria]] dhe [[dinjiteti]] ishin mbi të gjitha, [[sakrifica]]t përballeshin me [[solidariteti|solidaritet]] kolektiv mbarëkombëtarë. Filluan të organizohen edhe bërthamat e para për vetëmbrojtje dhe mbrojtje të përgjithshme. [[Lufta]] kaploi ish republikat Jugosllave , duke filluar me [[Slloveni]]në, [[Kroaci]]në dhe [[Bosnje e Hercegovinë]]n. Kosova ishte e stërmbushur me [[armatimi|armatime]] të rënda dhe me forca policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Formacionet e organizuara të [[UÇK]]-së, të udhëhequra nga Komandanti legjendar [[Adem Jashari]], i dolën përballë armikut shekullor dhe bënë luftën, sakrifikuan jetën për të mbrojtur popullin duke fituar edhe [[beteja]] të lavdishme gjatë viteve [[1997]], [[1998]] dhe [[1999]]. Kjo [[rezistenca|rezistencë]] heroike ndërgjegjësoi [[bota|botën]] dhe shtetet demokratike si dhe [[qendrat e vendosjes]]. Ndërhyri edhe [[diplomacia]] e miqve të kombit dhe atdheut. [[Kushtrimi]]t iu përgjigjen të gjithë, [[depoja|depot]] e armëve iu hapen, trimat dhe armët vinin nga çdo anë, [[kufiri]] shqiptaro-shqiptar u thye, u krijuan edhe territore të lira. Serbia hakmerrej me [[masakra]] si në [[Llaushë]], [[Prekaz]], [[Gllogjan]], [[Rogovë]], [[Reçak]], [[Studime]], [[Llukar]], [[Sllovi]]... Ndërhyri [[Evropa]] me mision vëzhgues (KVM-portokalli) që udhëhiqej nga Ambasadori nderuar [[William Wallker]]. [[Ambasadori]] dhe i mirënjohuri [[Riqard Hollbruk]], i ngarkuari nga Presidenti [[Klintoni|Klinton]] për çështjet e Ballkanit, vënë kontaktet e drejtpërdrejta me UÇK-në ([[Junik]], takimi me [[komandant Lumi|kom. Lumin]] ). Pas masakrës së Reçakut z. W. Wallker jep [[kualifikimi]]n si vepër e rëndë [[krimi]] e kryer nga forcat serbe ndaj popullsisë civile. Bota demokratike reagoi, ndërhyri edhe diplomacia, u organizua konferenca në Francë ([[Konferenca e Rambujesë]]) ku palë e bisedimeve ishin pushteti serb, Kosova përfaqësohej nga Ekipi [[heterogjen]] kosovar, [[intelektual]], [[publicist]] dhe [[luftëtarë]] ([[Ibrahim Rugova|I. Rugova]], [[Hashim Thaçi|H. Thaçi]], [[Rexhep Qosja|R. Qosja]],[[Jakup Krasniqi|J. Krasniqi]], R. Buja, A. Bajrami, [[Veton Surroi|V. Surroi]], B. Shala, [[Bajram Kosumi|B. Kosumi]] etj) i cili kryesohej nga Z. Hashim Thaçi, [[komisar politik i UÇK]]- së, takimi i parë dështoi sepse pala serbe nuk nënshkroi marrëveshjen, u paralajmërua vazhdimi. Pasoi edhe ndërhyrja ushtarake e [[NATO]]-s (me [[24 mars]] [[1999]]) dhe e bashkësisë ndërkombëtare për ndaljen e gjakderdhjes së popullsisë së pafajshme dhe duarthatë si dhe të [[represioni]]t shtetërorë Serb mbi shqiptarët shumicë në Kosovë. Me [[Marrëveshja e Kumanovës|marrëveshjen e Kumanovës]], pas 74 ditë bombardimesh nga NATO ndaj forcave serbe dhe [[Pika strategjike|pikave strategjike]] në tërë Serbinë, serbi dhe [[Sllobodan Millosheviqi|Millosheviqi]] [[Kapitullimi|kapitulloi]], [[çizmja]] serbe një herë e përgjithmonë iku nga Kosova për tu mos kthyer kurrë. Të shpërngulurit u kthyen në [[vatra]]t e tyre të djegura, jeta rifilloi, [[rindërtimi]] u ndihmua, por edhe [[plaga|plagët]] mbeten të hapura për të [[Kindapimi|kidnapuarit]] nga ushtria serbe gjatë tërheqjes, ishin me mija [[plaku|pleq]] e të rijë, [[gruaja|gra]] e [[fëmiju|fëmijë]]. Bartën me veti të gjallë e të vdekur për të humbur gjurmët e krimit. Kosova e pasur në [[miniera]] dhe [[minerale]] ka qenë gjithmonë cak i hegjemonisë serbomadhe e cila ka dashur që Kosovën ta nënshtroj dhe popullsisë së saj shumicë shqiptarëve tua humb identitetin kombëtar. Sipas propagandës serbe, Kosova është [[djep]] i kombit serb, nëse kanë harruar ndonjë djep gjëkundi, duke punuar dhe shërbyer në pronat e agallarëve dhe bejlerëve, "raja" serbe atë e ka lënë pak më në veri të Kosovës ku edhe u themelua shteti i parë serb Ras ([[Rashka]] e sotme).Kështu që Kosova sipas serbëve duhet "mbrojtur" sepse me këtë "mbrohet" hegjemonia serbomadhe.(E-04-OA)
 
==Shiko hedhe këtë==
* [[Origjina e fjales Kosovë]]
* [[Dardanët]]
* [[Ilirët]]