Ndryshimi mes inspektimeve të "Illyricum Sacrum"

4 bytes removed ,  12 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Illyricum Sacrum''' është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vellime. Në të flitet për historinë e ilireve, domëthënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen përendimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund vec në këtë vepër të madhe. Sipas prof. [[Aleksander Stipcevic]], vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historise evropiane. Ajo ka rendesi të dorës së parë si burim të dhenash për historinë mesjetare të Ballkanit Perendimor. Vellimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vellimet e para janë përgatitur nga [[Daniele Farlati]], kurse dy vellimet e fundit nga [[Jakobo Coleti]].
 
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, [[Papa]] [[Klementi XI]] i drejtohet ipeshkevit të Tivarit, imzot Vincenc Zvajevikut: "Deshiroj të përmbushesh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullite. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishem për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve¦ dhe me në fund dua të di, a e perdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe [[Papa Albani]], për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallerimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjën e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjën e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fene dhe kombin në këtë vend që kercenohej gjithnje e më shumë nga dyndjet osmane.
 
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shënjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më perkushtim të thellë urdhrin e shënjte të Papës. Pas ekspedites në Arbni, ai i shkruan Papës: "¦ iu solla dheut rreth e rreth, gjithembare e pashë vuajtje shumë o Ate i shënjte. Qytetet e lulezuara ishin vene nën harac, pashe kala të rrenuara, forcën tonë të prishur, e kisha të perlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtare duke qarë, barinj të travajur, murtajen që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa." Në fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t'i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njejten kohë, edhe populli juaj o Atë i Shënjte!"
10.357

edits