[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar [[Skënderbeu]]t, duke hapur kështu siparin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në seminarin italo-arbëresh në [[Palermo]], ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më [[1887]] së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën ''Arbri i ri'' si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më [[1890]] dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në Liceun ''Garibaldi'' të Palermos.
Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit.
Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në [[Napoli]] me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më [[1920]]. Më [[1925]] mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet [[Luigj Gurakuqi]], që u vra atë vit në [[Bari]].
 
Vdiq në Napoli më [[1927]], i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbeten ''Mili e Hajdhia'', ''Te dheu i huaj'' dhe ''Mino''