Iljaz Prokshi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Bet 0 (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 4:
Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës, më 15 nëntor 1949, një krahinë e njohur në histori për kryengritje të shqiptarëve që nga koha e pushtimit otoman e gjer në atë sllav. Është bir i një familjeje me taban patriotik.Babai i tij ishte një autodidakt që shuhej për urtinë, burrërinë dhe mençurinë në këtë rreth, dhe nënën, një grua që vinte nga një familje bujare e Palacit të Skenderajt. Prokshi ishte fëmijë jo shumë i rehatshëm, ia kishte ëndja të luante, të lëvizte dhe nxinte dije. Këto tipare, me gjithë mësimet që i mori në familje, në kullën me traditë, ku gjithmonë rrëfeheshin ngjarje historike e bënë këtë të ri, që shkollën fillore, të cilën e kreu shkëlqyeshëm të ishte më i pjekur sesa moshatarët e tij. Edhe në shkollimin e mesëm ishte nxënës i dalluar, shquhet për zgjuarsinë, vizionet dhe vokacionin prej krijuesi.
Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me sukses të lartë. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botonte poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë, dhe pothuajse në çdo vit, në konkurset letrare, të nënshkruara me shifër, fitonte ndonjë çmim. Botoi në gazetën “Rilindja”, revistën letrare “Jeta e re”, “Fjala”, në gazetën ”Bota e re”, ,,Zëri”,revistën “Plejada” , ,,Koha ditore”dhe në disa gazeta më pak të njohura, që botohen në Kosovë, si dhe në periodikun shqiptar në Shkup të Maqedonisë si në “Flaka”dhe ,, Jehona”. Si nxënës i shkollës së mesme dhe gjatë studimeve bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. Më vonë punësohet në gazetën “Kosova” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e tani është redaktor përgjegjës i kësaj gazete. Një kohë të gjatë bashkëpunoi edhe me disa gazeta shqipe që dilnin në Perëndim si “Top Kultura”, ,,Spektri” në Zvicër, “Trojet tona” në Nju Jork etj. Jeton dhe vepron në Prishtinë.
 
== Veprat ==
 
Ka botuar këta libra:
 
Line 24 ⟶ 26:
* Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003
Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.
 
== Veprat ==
 
=== Roman ===