[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Gjyl-hane'''-ja reforme ne perandorine Osmane.
 
Me humbjet territoriale në vitet 40 të shek. XIX në Perandorinë Osmane bënin pjesë ende : [[Bullgaria]], [[Shqipëria]], [[Maqedonia]], Thraka, Thesalia, [[Bosnja]], Hercegovina, Azia e vogël, [[Siria]], [[Libani]], Palestina, Iraku e gjithë [[Arabia]] deri në gjirin Persik.
 
Ky territor ishte pak i populluar. Sipas disa të dhënave jo të plota në vitin 1844 popullsia e perandorisë llogaritej në 37.000.000 veta. Në numrin e pakët të popullsisë ndikonin luftrat e brendëshme e të jashtme, epidemitë, mortaliteti i lartë, etj. Rajone të tëra ishin shkatëruar. Faktori kryesor i largimeve ishte kriza kronike ekonomike dhe politike që kishte përfshirë sistemin feudal ushtarak. Rendi feudal ishte bërë një pengesë për zhvillimin ekonomik të Perandorisë Osmane. Me shume vuante industria. Rendi feudal i sillte dëm të madh fshataresisë dhe ekonomisë bujqësore. Fshatarësia përbënte pothuajse 9/10 e popullsise së përgjithshme të perandorisë. Ajo i nënshtrohej një shfytëzimi të madh. Heqja e sistemit feudal-ushtarak nuk e lehtësoi gjendjen e fshatarësisë. Mbetën po ato kategori pronësie e po ato metoda shfrytëzimi. Taksat e shumta dhe sistemi i sipërmarrjes kishin shkatërruar fshatarësinë. E dhjeta arrinte nga 15 për qind deri në 50 për qind. Shkatërrimtar ishte sistemi i blerjes së prodhimeve bujqësore me çmime të detyruara e më të ulëta se ato të tregut.
 
Disfata që pësoi shteti osman në konfliktin me Egjiptin tregoi edhe një herë se reformat centralizuese të viteve 30 nuk ia kishin arritur qëllimit. Komisioni i veçantë për përgatitjen e reformave i ngritur nga Sulltan Mahmuti II shpejtoi punën për shpalljen e reformave të reja. Këto reforma janë vazhdim i reformave të viteve 30 të drejtuara nga Mahmuti II. Vdekja e parakohshme nuk e lejoi atë të marrë pjesë në shpalljen e tyre.