Pasaporta (Shqiperi): Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|250px|Pasaportë e [[Shqipërisë. ]] '''Pasaporta''' është një dokument identifikimi që përdoret nga individët të cilët kalojnë kufijtë e shteti...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 gusht 2008 23:20

Pasaporta është një dokument identifikimi që përdoret nga individët të cilët kalojnë kufijtë e shtetit amë.

Skeda:Pasaportë.jpg
Pasaportë e Shqipërisë.

Sipas ligjit të Shqipërisë për paisjen e shtetasve shqiptarë me pasaporta për jashtë shtetit, kutohet dokumenti që vërteton identitetin dhe shtetësine shqiptare të mbajtësit të saj, me anën e së cilës ai mund të dalë e të hyjë nga dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të udhëtojë nga një shtet i huaj në një tjetër. Pasaporta për jashtë shtetit është një dokument me shkallë të lartë sigurie në përputhje me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.[1]

Dokumente të tilla për kalime kufitare lëshohen me disa të drejta varrësisht nga qëllimi dhe marrëveshjet ndëkombëtare. Kështu në Shqipëri bëhet lëshimi i tri llojë ( të zakonshme, e shërbimit dhe ajo diplomatike) pashaportave. Pasaporta e zakonshme lëshohet nga Ministria e Rendit Publik, ndërsa pasaporta e shërbimit dhe ajo diplomatike lëshohen nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Llojet e pasaportave

Pasaporta shqiptare është e zakonshme, shërbimi dhe diplomatike. Kriteret për lëshimin e pasaportës të shërbimit dhe diplomatike përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Pasaporta e zakonshme

Pasaporta e zakonshme, në shumicënn e vendeve lëshohet nga Ministria e Rendit Publik dhe të drejtë posedimi kanë të gjithë shtetasit e vendit përkatës. Shtetasit shqiptarë pajisen me pasaportë të zakonshme pranë organit të policisë, në juridiksionin e vendbanimit të vetë të përhershëm duke paraqitur :

  • Kërkesë me shkrim
  • Çertifikatë e lindjes me fotografi,
  • Fotografi të përmasa 4 x 5 cm (copë tre)

Pajisja me pasaportë të zakonshme bëhet brenda një muaji nga data e paraqitjes të kërkesës. Kërkesa dhe dokumentat për pajisjen me pasaportë, si dhe tërheqja e saj në organin e policisë, bëhet nga vete shtetasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme ose nga prindi, ose kujdestari për të miturit dhe ata pa zotësi për të vepruar.

Pasaporta e shërbimit

Pasaporta diplomatike

Udhëtim pa Viza

Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë mbajtës të pasaportave të udhëtimit hyjnë pa patur nevojë për vizë ose e marrin vizën në kufi[2]:

Evropë

Amerikat

Azi, Afrikë dhe Oqeani


Burim i të dhënave

  1. ^ Kuvendi i RSh, Ligji Nr.8668, datë 23.11.2001, në internet, maj 2007
  2. ^ Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë mbajtës të pasaportave të udhëtimit hyjnë pa patur nevojë për vizë ose e marrin vizën në kufi. Ministria e Punëve të Jashtme, 27 mars 2008
  3. ^ Republika e Maqedonisë Ministria e Punëve të Jashtme (Anglisht)
  4. ^ Republika e Malit të Zi Ministria e Punëve të Jashtme (Anglisht)
  5. ^ Republika e Turqisë Ministria e Punëve të Jashtme - Informacion për të Huajt (Anglisht), 27 mars 2008
  6. ^ Malajzi, Ministria e Punëve të Jashtme (Anglisht), 27 Mars 2008
  7. ^ Singapor, Ministria e Punëve të Jashtme Autoriteti i Imigracionit dhe Kufijve (Anglisht), 27 Mars 2008

Lidhje të jashtme