Njohja ndërkombëtare e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 12:
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa me 27 shkurt 2008, Gjermania ishte shteti i parë që emëroi ambasadorin e saj në Kosovë. Me 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë<ref>http://www.sweden.gov.se/sb/d/10358/a/100096</ref>.
 
Derisa më tepër se një e pesta e shteteve sovrane të OKB-së e njohën Kosovën, [[Bashkimi Evropian]] deklaroi se njohja e [[Pavarësia e Kosovës|Pavarësisë së Kosovës]] varet nga shtetet në veçanti, pra, shtetet do të vendosin individualisht rreth pranimit të Kosovës si shtet. Në këtë rast shumica e shteteve të BE-së e njohën Republikën e Kosovës. Gjithashtu këtë e bën edhe shumica e shteteve të paktit NATO.
 
Nga 5 shtetet, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, [[SHBA]], [[Britania e Madhe]] dhe [[Franca]], njohën pavarësinë e Kosovës, ndërsa [[Rusia]] e kundërshton haptazi, dhe [[Kina]] qëndron në pozicion të paqartë, që më shumë ka gjasa se do të abstenojë.