Njohja ndërkombëtare e Kosovës: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Lulezim (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
Lulezim (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 14:
Derisa më tepër se një e pesta e shteteve sovrane të OKB-së e njohën Kosovën, [[Bashkimi Evropian]] deklaroi se njohja e [[Pavarësia e Kosovës|Pavarësisë së Kosovës]] varet nga shtetet në veçanti, pra, shtetet do të vendosin individualisht rreth pranimit të Kosovës si shtet. Në këtë rast shumica e shteteve të BE-së e njohën Republikën e Kosovës. Gjithashtu këtë e bën edhe shumica e shteteve të paktit NATO.
Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. [[SHBA]], [[Britania e Madhe]] dhe [[Franca]], njohën pavarësinë e Kosovës, [[Rusia]] e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë <ref>http://www.guardian.co.uk/world/2008/feb/15/russia.kosovo</ref>, ndërsa [[Kina|Republika Popullore e Kinës]] ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, [[Rusia]], [[Kina]] dhe [[India]], lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës<ref>http://news.xinhuanet.com/english/2008-05/15/content_8179173.htm</ref>.
Nga fqinjët e Kosovës, vetëm Republika e Shqipërisë e njohu pavarësinë e saj. Mali i Zi, është ende i pavendosur. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ende nuk e ka njohur Kosovën, por komisioni i përbashkët kosovaro-maqedon për demarkacionin e kufirit u formua me 25 mars 2008 dhe filloi punën me 30 qershor 2008.
Me 15 qershor 2008, hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës e cila e zhvlerëson UNMIK-un, i cili e administroi Kosovën që nga qershori 1999. Ndërkohë, Bashkimi Evropian, ka filluar vendosjen e misionit të vet monitorues në Kosovë. Ky mision me 15 korrik 2008, megjithë protestave të Serbisë dhe Rusisë, mori mbështetje nga Sekretari i OKB-së Ban Ki Mun. Ban Ki Mun i dha dritën e gjelbërt rekonfigurimit të UNMIK-ut dhe instalimit të misionit të BE-së, pjesa më e rendësishme e të cilit është EULEX.
[[Serbia|Qeveria e Serbisë]] si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BE-së u kthyen<ref>http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2008&mm=07&dd=24&nav_id=52168</ref>. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Për procedimin e kërkesës, do të vendos Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008<ref>http://blic.co.yu/politika.php?id=52984</ref>.
== Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës ==
|