Liquid Tension Experiment: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 22:
[[Figura:TheExperimentToday.jpg|thumb|left|200px|Liquid Tension Experiment në vitin 2007. Nga m-d: [[Mike Portnoy]], [[Tony Levin]], [[John Petrucci]], dhe [[Jordan Rudess]]]]
Liquid Tension Experiment luajtën pjesë të shpejta të ngjashme me ato të [[Dream Theater]], ndoshta pak duke anuar kah muzika [[jazz]], dhe iu shmangën tërësisht pjesës vokale. Ata bënë dy [[Albumi (muzikë)|albume]], ''[[Liquid Tension Experiment (album)|Liquid Tension Experiment]]'' (1998) dhe ''[[Liquid Tension Experiment 2]]'' (1999) në [[Magna Carta records]]. Ata gjithashtu bënë disa paraqitje të vogla në [[New York]], [[Philadelphia]], dhe [[Los Angeles]]. Mike Portnoy më parë në intervista të shumta ka shpallur se nuk do të ketë album të tretë, pasi që 3/4 e bendit janë në formacionin aktual të Dream Theater dhe materiali do të ishte shumë i njëjtë. Sidoqoftë, në vitin 2007, ai tha se albumi i tretë është i mundshëm, por problemet e tij me Magna Carta Records janë një pengesë më e madhe se sa bashkimi i anëtarëve të bendit.
 
Në vitin 1998, përderisa [[John Petrucci]] qëndronte pranë gruas së tij dhe vajzës së sapolindur, Kiara, [[Mike Portnoy]], [[Jordan Rudess]] dhe [[Tony Levin]] vazhduan të kompozonin muzikë. Më 23 tetor 2007 u lëshua një CD me muzikë që u kompozua në mbledhjet e albumit të dytë të Liquid Tension Experiment nën emrin [[Liquid Trio Experiment]]. Albumi, ''[[Spontaneous Combustion]]'' përmbanë improvizimet në studio që u bënë në këtë periudhë. Disa këngë nga ''[[Liquid Tension Experiment 2]]'' e kanë prejardhjen nga këto improvizime, duke përfshirë "914", "Chewbacca", dhe "Liquid Dreams". Kur u kthye Petrucci në bend, ai shtoi pjesët e tij me kitarë, ku disa herë i mësoi solot e improvizuara të Rudess notë-për-notë në mënyrë që t'i dyfishonte ato dhe të krijonte një ndjenjë më harmonike në kompozim.
 
Disa këngë të Liquid Tension Experiment janë përfshirë në performancat live të Dream Theater, si p.sh. kënga "Instrumedley" nga [[Live at Budokan]].