Manush Myftiu: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
Arianit (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
||
Rreshti 1:
Gjatë luftës kapërdor pseudonimet “Gjethja”, “Heqimi”, “Jysja”, etj. Pas çlirimit të Shqipërisë, Manush Myftiu do të merrte detyra me mjaft rëndësi. Për tre vjet (1947 - 1950), ai do të ishte kryetar i Kuvendit Popullor e më pas do të emërohej në poste të ndryshme në qeveri. Në vitin 1949 Myftiu do të ishte ministër pa portofol dhe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Në vitin 1952 ai do të emërohej zv/kryeministër, post që, përveç një shkëputjeje 10-vjeçare (1966 - 1976), do ta linte vetëm në vitin 1990. Në periudhën 10-vjeçare, që Myftiu nuk ishte i angazhuar në ekzekutiv, ishte sekretar i parë i Komunitetit të PPSH-së për Tiranën. Në mjaft raste posti i tij i zv/kryeministrit dublohej me funksione të tjera në qeveri. Në vitet 1956 - 1958, Myftiu do të ishte ministër i Shëndetësisë. Nga viti 1958 e deri më 1965, Myftiu ishte ministër i Arsimit e Kulturës. Kur Manush Myftiu la detyrat shtetërore, më 7 korrik 1990, ai ishte zv/kryeministër dhe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit.
|