Lorenc Antoni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Lorenc Antoni''' lindi në [[Shkup]] më [[23 shtator]] [[1909]]; vdiq në [[Prishtinë]] më [[21 tetor]] [[1991]]. ishte kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar nga Kosova.
 
Qysh fëmijë aktivizohet në ansamble të ndryshme muzikore të shqiptarëve. Studion privatisht muzikë në Shkup dhe [[Beograd]]. Pas shkollimit në Fakultetin Filozofik të Shkupit kthehet në [[Ferizaj]] dhe më pas ngre të parën shkollë të ultë dhe të mesme muzike “Josp Sllavenski” në [[Prizren]] më 1948. Po në këto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollës muzikore, atë të shoqërisë kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrën simfonike të qytetit të Prizrenit. Pas këtyre viteve vazhdon të merret intesivisht me kompozime, dirigjime të veprave, veprimtari pedagogjike etj. Në fushën e studimit të folklorit, Lorenc Antoni vlerësohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore shqiptare të [[Kosovë]]s, [[Maqedoni]]së, [[Mali i Zi|Malit të Zi]] dhe Moravës Jugore të shoqëruar me analiza etnomuzikologjike mbi gjithë këtë lëndë që është transkiptuar po prej tij. Ka kompozuar edhe muzikë, ndër to dallohen kompozimet vokale. L. Antoni konsiderohet edhe si kompozitori i gjeneratës së parë të kompozitorëve të Kosovës. Sipas Prof. Engjëll Berishës, në përgjithësi krijimtariaveprat e Lorenc Antonit bazohetbazohen në idiomën muzikore popullore shqiptare.
 
== Triviale ==