Gjeografia e Kroacisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
Vija bregdetare e Kroacisë është 5,835 km e gjatë nga e cila 1,777 km janë bregdet i brendisë së vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve në Adriatik. Vija e kufirit tokësorë është 2,197 km e gjatë dhe e ndanë atë nga [[Sllovenia]] (670 km), [[Hungaria]] (329 km), [[Serbia dhe Mali i Zi]] (veri 241km), [[Bosnja dhe Hercegovina]] (932 km) dhe në jug nga pjesa tjetër e [[Serbia dhe Mali i Zi|Serbisë dhe Malit Zi]]
 
'''[[Klima]]''' e Kroacisë është klimë e mesdheutare dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimër të ftoftë dhe verë të nxehtë në veri ndërsa në bregdet mbanë verë e thatë.
 
Pjesa më e madhe e '''[[relievi]]'''t përgjatë kufirit me [[Hungaria|Hungarinë]] është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të [[Deti Adriatik|detit Adriatik ]] ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,830 metrave në Dinara, afër kufirit me Bosnjën.
 
'''Lumenjtë''' e Kroacisë u takojnë dy pellgjeve: Detit të Zi ( Sava, Drava, Kupa, Una, Mura dhe Korana) dhe Detit Adriatik( Mirna, Rasha, Zërmanja, kërak dhe Cetina). Lumenjtë fushor në veri janë më të gjatë, kanë më shumë ujë, shërbejnë për ujitje e transport, ndërsa lumenjtë bregdetarë janë të shkurtër, të shpejtë, shërbejnë për energji dhe furnizim të vendbanimeve e të industrisë. Në viset gëlqerore të dalmacisë dhe të Likës hidrografia është e vërfër, në pjesën veriore dhe te brendshme malore ka më shumë lumenj dhe liqene. Mes Kapelës së Vogël dhe Pleshevicës gjenden 16 liqenet e Plitvicës, prej të cilëve buron lumi Korana, degë e Kupës, e cila derdhet në Savë.