Ndryshimi mes inspektimeve të "Migjeni"

6.102 bytes added ,  12 vjet më parë
v
U kthyen ndryshimet e 80.80.170.124 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
(Faqja u zëvendësua me '{{Infobox shkrimtar | = Millosh Gjergj Nikolla | = 200px | = Millosh Gjergj Nikolla | = Shkodër | = 26 gusht 1938 | = Torre Peliçe...')
v (U kthyen ndryshimet e 80.80.170.124 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.)
{{Infobox shkrimtar
| emri = Millosh Gjergj Nikolla
| foto = [[Figura:Migjeni.jpg|200px]]
| titulli =
| = Millosh Gjergj Nikolla
| emri i lindjës = Millosh Gjergj Nikolla
| = [[Shkodër]]
| ditëlindja = [[2613 gushttetor]] [[19381911]]
| vendlindja = [[Shkodër]]
| = Torre Peliçe
| ditëvdekja = [[26 gusht]] [[1938]]
| = '''Migjeni'''
| vendvdekja = Torre Peliçe
| = Shqiptar
| pseudonimi = '''Migjeni'''
| =
| nacionaliteti = Shqiptar
| zhanri =
| webfaqja =
}}
'''Millosh Gjergj Nikolla''' i njohur si '''Migjeni''' lindi më [[13 tetor]] [[1911]] në [[Shkodër]] në një familje të varfër qytetare; vdiq më [[26 gusht]] [[1938]] në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë [[Torino]]s në [[Torre Peliçe]]. Ishte një poet dhe prozator.
et", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) rropateshin gjithë ditën
 
Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në [[Manastir]]. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
 
Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
 
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndanë veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë («kalbësinave që kërkojnë shejtnim»). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
 
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën"etj.). Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
 
Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.
 
Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
 
Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe (1956). Ju dha titulli "Mësues i Popullit" (1957).
 
==Tituj të veprave==
*'''[[Vargjet e lira]]''' ({{L|1936}}) <ref name=GjSh> [[Gjovalin Shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]] : [[Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut]] </ref>
 
==Burimi i të dhënave==
 
<references />
 
{{lit-cung}}
 
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Poetë]]
[[Category:Lindje 1911]]
[[Category:Vdekje 1938]]
 
[[de:Migjeni]]
| = [[en:Millosh Gjergj Nikolla]]
[[hu:Migjeni]]
[[it:Millosh Gjergj Nikolla]]
[[pl:Migjeni]]
[[sv:Millosh Gjergj Nikolla]]
59

edits