[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Changing Category:Fshatra në Strugës
Rreshti 21:
 
=== Mergimi ===
Frëngova gjendet në pjesën jugperëndimore të Strugës . Territori i këtij vendbanimi ngrihet deri në malin Jabllanicë , ku kufizohet me Republikën e Shqipërisë . Fshati është kodrinor , me një lartësi mbidetare prej 810 metra . Fshati ka shkollë fillore , një xhami , disa puntori të vogla dhe shitore .
Ndonëse lëvizjet drejt perëndimit janë të kufizuara nga komuniteti ndërkombetarë, përsëri emigrohet. Kjo është "plaga" që në kohë të fundit ka marr një vrull të madh. Në disa pjesë të fshatit as që ndëgjohet loja e fëmijëve, nga fakti që mergimtarët me vete marrin dhe familjet e tyre, gjë që nuk ishte kështu në të kaluarën.
 
Nga qyteti i Strugës ky fshat është larg 6 kilometra . Territori i këtij fshati posedon pyje dhe fushë për zhvillimin e bujqësis , për këtë arsye një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti merren me pylltari , bujqësi dhe blegtori si dhe një pjes e banorëve punojnë në punë të ndryshme në qytetin e Strugës . Gjithashtu nuk është i vogël numri i banorëve që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit . Banorët e këtij vendbanimi janë të gjithë shqiptarë .
 
Fshati Frëngovë ka 1000 shtëpi dhe numëron 1800 banorë . Fshati ka shkollën fillore ku mësimin janë duke e ndjekur 300 nxënës . Emri i këtij lokaliteti lidhet me emrin Frang që ka lidhje me emrin etnik frëng . Ky emër ka përhapje të gjërë në fjalorin antropnimistik shqiptar , ku e ndeshim edhe si mbiemër të familjeve . Për gjurmët e hershme të këtij lokaliteti flasin toponimet dhe trashigimia kulturore e tij “ Kisha e Kadriut '' është kishë mesjetare , “ Tronja '' , “ Firishte '' e tj .
 
== Ekonomia ==
Frëngovarët në përgjithësi merren me punë të ndryshme: me përpunimin e drurit apo zdrukthtari, me bujqësi e blegtori, si dhe një pjesë e madhe punojnë përkohesisht në perëndim. Duke mos e pasur largë qytetin më të afërt, [[Struga|Strugën]], reth 4 kilometra, shumë fshatarë punojnë në lokale private apo punë shtetërore në këtë qytet.