Ndryshimi mes inspektimeve të "Feja në trevat shqiptare"

v
U kthyen ndryshimet e 83.109.45.157 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
v (U kthyen ndryshimet e 83.109.45.157 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.)
{{Shkronja}}
[[Islam]] 65-70%, [[Kristherizmi]], 20%, [[Ateizem]] 5-10%
'''[[Feja]]''' ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit [[Shqipëria|shqiptar]] në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë si [[Armenia|armenët]] dhe [[hebrenjtë]]. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e [[Dyndjet Barbare|dyndjeve barbare]] dhe [[Perandoria Osmane|osmane]] duke u kthyer në një vend të shenjtë në kohën e [[Skënderbeu]]t pasi e mbrojti [[krishterimi]]n në kohën ([[Shekulli XV|shek. XV]]) kur [[papa]] dhe [[patriku]] kacafyteshin. Ishte feja Islame që i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për [[kleri]]n shqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli [[Apostulli|apostolik]] të lashtë gërshetuar me një ndjenjë atdhetare të zjarrtë''.
== Besimi krishter në trevat shqiptare ==
Krishterimi është apostolik, d.m.th ai është përcjellë tek arbërit direkt nga goja e vetë apostujve të [[Jezusi|Jezus]] [[Krishti]]t dhe filloi të përhapej në [[Iliria|Iliri]] që në shek. [[Shekulli I|I-rë]] të e.s. si fe e ligjshme. [[Shën Pali|Apostulli Pal]] rreth vitit [[57]] shkruan “''Kështu prej [[Jeruzalemi]]t e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të [[Ungjillëzimi|ungjillëzoj]] atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit''”.. Përveç Palit në trevat ilire kanë [[Predikimi|predikuar]] edhe shumë [[Shenjtori|shenjtorë]] të tjerë dhe prej këtej kanë kaluar në hapësirën [[ballkani]]ke nëpërmjet rrugës [[Egnatia]] duke hyrë në [[Durrësi|Durrës]] (Dyrrachium) për të kaluar në lindje. Dokumentet tregojnë se në Durrës, në vitin [[58]] ka pasur 60 familje të krishtera.
 
Në Iliri nisin aktivitetin [[Ipeshkvi|peshkopët]] më të hershëm të krishterë, duke filluar me [[peshkopi Qesar|peshkopin Qesar]] të Durrësit në vitin 70 e më pas, [[Shën Asti]]n në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin [[116]], nga [[Trajani|perandori Trajan]] dhe sundimtari vendas, [[Agrikoli]], pasi në këtë kohë Krishterimi ishte i paligjshëm dhe dënohej nga Roma.
 
Qendrat e para të krishtera të themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe përkrahësve të tyre ilirë nga shekulli I deri në shekullin e IV (kur krishterimi u bë fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si [[Durrësi]], [[Butrinti]], [[Onhezmi]] ([[Saranda]]), [[Jerikoja]], [[Vlora]], [[Apolonia]], [[Amantia]], [[Bylisi]] ([[Balshi]]), [[Antipatrea]] ([[Berati]]), [[Skampis]] ([[Elbasani]]), [[Scodra]] ([[Scutari]], [[Shkodra]]), [[Albanopolis]], [[Lyhnidi]] ([[Ohri]]) etj.
 
Ndër [[Mozaiko|mozaikë]] e në ndërtime të vjetra [[kisha]]sh, si në [[Shën Kolli i Kurjanit|Shën Kollin e Kurjanit]] në [[Fieri|Fier]], në [[Bazilika e Ballshit|bazilikën e Ballshit]], etj janë ruajtur [[Simboli|simbole]] paleokristiane (të krishterimit të vjetër) enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e [[kryqi]]t në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut në gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit ne [[Pogradeci|Pogradec]] e gjetkë.
 
Këto dëshmojnë se [[Iliria]] u bë që në fillim një nga trevat kryesore të përhapjes së fesë së krishterë për vetë lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj, zhvillimin e madh qytetës me kryeqendra të tilla si Durrësi, Apolonia, Shkodra etj; dhe pozitën gjeopolitike mjaft të favorshme duke u qenë një korridor natyral ndërmjet lindjes dhe perëndimit si për të përçuar vlerat morale të krishterimit ashtu edhe për të transportuar ushtri dhe beteja pa fund.
 
Në shek. IV . Krishterimi u shpall fe shtetërore nga [[Konstantini i Madh|perandori Konstantini i Madh]] , u [[Kodifikimi|kodifikua]] në [[Bibla|Bibël]] dhe u krijuan [[Institucioni|institucionet]] e tij : kishat dhe [[Manastiri (Feja)|manastiret]] dhe njëkohësisht [[hierarkia]] (kryesia) e tij : [[Ipeshkvi|peshkopët]], [[Kryeipeshkvi|kryepeshkopët]], [[Abati|abatët]] dhe [[dioqeza]]t e tyre me qendër në [[Roma|Romë]]. Kthimi i plotë i në Krishterim në trojet ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI të e.s.
 
[[Shën Jeronimi]] ([[Hieronymus]]) i Ilirisë bëri përkthimin e parë të biblës [[Latinishtja|latinisht]] ( La Vulgata) duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjtë në mesin e shekullit IV.
[[Këshilli i parë i Nikesë|Këshilli i Parë Ekumenik i Nikesë]] në vitin [[325]], ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit: “''Besoj në një Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave''”.
[[Shën Niketa I Dardanisë]] ([[Remesianes]]) është krijuesi i kryelutjes (lutjes më të lartë) së krishterimit [[TE DEUM LAUDAMUS]] (Ty zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas më se 15 shekujsh.
Konstantini i Madh në luftë kundër fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore. Tipi i këtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin [[kolonada]], ku sajohej [[hajati]] i kishës. [[Bazilika]] të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigonë, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.
 
==Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë==
Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave (Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër), duke pasur në krye secila një [[mitropolitë]] prej nga vareshin [[peshkopatat]] . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varësinë Romes. Ky është shkaku qe terminologjia e kishës Shqiptare është latine ( [[meshe]], [[kungate]], [[prift]], [[shenjt]], [[pagëzim]] , [[peshkop]], [[kryq]], [[mallkim]] etj. Kjo për me tepër tregon se arbrit ishin këtu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishës etj. Pas ndarjes së perandorisë ato u përfshinë në zonën e Ilirikut lindor, varësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës dhe Kostandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (viti [[731]] pas vendimit te [[Leon Isauri]]t për ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te perëndimit ) hapësira Ilire (tashme te njohur si vend I arbërve) u nda ne zona qe vareshin [[Patrikana e Kostandinopojës]] dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe [[Lumi i Matit]] te ketë qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishës (se lindjes nga ajo e perëndimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) ([[Karli i madh]] shek IX) dhe normaneve apo Anzhuineve duke sjelle përfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhës 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumenteve arkivore te shumte, vërehen konkurrence ndërmjet Romes dhe Kostandinopojës se kush te ketë nen influence [[dioqezat e Ilirisë]]/ Arbërisë duke arritur edhe ne beteja te përgjakshme.
 
Ardhja e bullgareve ne viset e Arbrit e izoloi ketë hapësire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Për me tepër mbreti I bullgareve, Borisi ne vitin [[866]] u pagëzua me popullin e tij ne Kishën e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kësaj duke kuptuar rendësin e fesë ne trevat e pushtuara kërkoi te lidhej me papën e Romes për te kërkuar udhëzime për një administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshëm se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit. Por kur je pagëzuar ne një vend aq te lashte si Iliria / Arbëria ku krishterimin e solli vete Pali është e natyrshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
 
Armiqësia e Kostandinopolit me mbretërit bullgareve vazhdon dhe arrijnë kulmin ne 1018 kur [[Car Samueli]] u mund nga perandori I Bizantit [[Vasili II]]. Vasilli II riorganizoi [[peshkopata e Ohrit|peshkopaten e Ohrit]] duke vene ne krye peshkopë greke si [[Theogilikati]] ne [[1100]] për te synuar ne përfshirjen e te gjithë Arbërisë apo edhe te Italisë se jugut.
Ndërkohe Patrikana e Romes qe u vetëquajt [[Papati]] (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet [[1303]] te intensifikoje luftën për te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arbëri me ane te Peshkopëve te Raguzës duke marre edhe disa masa ndaj disa priftërinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti [[1167]], te Tivarit [[1303]]) qe predikonin me ritet e lindjes. Kjo behej edhe ne kuadër te uniatizimit te kishës se krishtere.
 
Zbarkimet e normandeve, i pari ne [[1081]] dhe i dyti ne [[1105]] si edhe [[kryqëzata e parë]] 1095 filloi te lëkundte Bizantin për unifikimin e kishës se krishtere. Pushtimi i Kostandinopojës me 1204 nga Kryqëzata e 4 dhe mbajtjen e saj për 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arbërinë e viteve [[1230]] duke u vendosur fillimisht ne [[Shirgj]] mbi Bune dhe me vone ne Durrës dhe Shkodër pas viteve [[1250]] nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne ketë kohe u vendos edhe [[Urdhri Françeskanë|Urdhri Françeskaneve]] duke thelluar kthimin e arbërve te krishtere tek qendra e vjetër, Roma. Këto zhvillime i përkrahte edhe [[principata e Arbrit]] dhe me 1208 ka dokumente letërkëmbimi te [[Dhimitri - Princ i Arbrit|Dhimitrit]] princit te Arbërisë me papa [[Inocenti III|Inocentin III]] ku kërkohet nga papa ndihme për ushtrimin e besimit te krishtere.
 
== Koha e Arbërisë ==
Ndërkohe qe papa dhe patriku luftonin ne Ballkan për hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilët pushtuan Ohrin ne [[1408]], Tivarin (qendër qe varej nga Roma) me [[1571]] dhe Kostandinopojën me [[1453]] duke sjelle një rrenim apo nënshtrim te patrikanës. U arrit te lidhej një traktat ndërmjet [[Sulltan Mehmetit II]] dhe patrikut te ri te Patrikanës [[Gjergj Skalari]] ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat për tu bere xhami :martesa dhe funeralet te bëheshin ne kishe dhe to mos prishej [[festa e pashkëve]].
 
Ne ketë kohe i vetmi vend i krishtere i panënshtruar dhe qe nuk i paguante asgjë Sulltanit ishte [[Arbëria]]. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu , biri I princit te Krujës I mbiquajtur « Mbrojtës » dhe « Atlet » i Krishterimit theu për 25 vjet ushtritë osmane duke entuziazmuar boten e krishtere me bëmat e tij dhe duke marre mirënjohjen e tere bashkësisë krishtere kudo qe ndodhej . Skënderbeu dhe papa stabilizuan marrëdhënie te ngushta me synime te qarta për mbrojtjen dhe lartësimin e kishës se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papën dhe perëndimin i përputhej me idetë qe kishte Skënderbeu dhe fisniket e tij për fatin e Mbretërisë se Arbrit ne Ballkan dhe Evrope. Pas vdekjes se Skënderbeut Sulltani ndërmori një fushate konvertimi ne myslimane ndaj arbërve te krishtere duke përdorur paketën e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “[[defshirmeja]]”(takse gjaku) ku çdo familjari i merrej djali dhe nuk i kthehej kurrë për tu përdorur si [[jeniçer]]. Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Një pjese u konvertuan duke ndërruar vetëm emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera fshehurazi. Njihen raste qe dokumentohen edhe nga [[Frang Bardhi]] ne vitin [[1637]] kur brenda një familje (vëllezër apo burrë dhe grua) janë me fe te ndryshme vetëm për te shpëtuar nga taksat apo për te përfituar privilegje.
 
Gjurme ne qëndresën fetare ndaj [[konvertimi]]t ne fenë islame ka lëne [[Shpati i Elbasani]]t gjë qe dëshmohet ne afresket e pikturuara nga [[Onufri nga Neokastra]] (Elbasani) ne vitet [[1556]] ne kishën e Shën Kollit dhe atë te Shën Premtes. Ne ketë klime islamizimi, priftërinjtë Shqiptare patriote si Archbishop(?) i Durrësit, [[Pal Engjëlli]], bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut doli nevoje emergjente përdormi i gjuhës shqipe ne kishe “[[Formula e Pagëzimit]]” [[1462]] . Është një radhë e shkurtë në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (''Unë të pagëzoj në emër t´Atit e t´birit e t´shpirtit shenjtë''), e cila gjendej në një pjesë [[pamfleti]] të shkruar në [[Gjuha Latine|gjuhën Latine]].
 
Më vonë [[Pjetër Budi]] perkthen “[[Doktrina e Krishtere]] [[1618]] “[[Pasqyra e te rrefyerit]]” [[1621]] dhe “[[Rituali Roman]]” [[1621]].
 
Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne [[1634]] vendosi qe [[franqeskanet]] te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres, Zadrimes dhe Lezhes për te frenuar myslimanizmin.
 
Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga [[patrikana autoqefale e Ohrit]], qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave për sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim
Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe për zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi për te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe për perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.
 
Mbledhja e « [[Kuvendi i Arberit|Kuvendit te Arberit]] » ose « [[Koncili i Arberit]] « ne [[Merqi]] te [[Zadrime]]s me [[20 korrik]] [[1703]] nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e [[papa Klementi]]t XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme për konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte për keta besimtare [[kriptokristianët|kriptokristiane]] etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve.
Kisha e Beratit, shekulli XV Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “[[Revista Leka|leka]] “. Kurse për Franceskanet dallohet [[Pater Gjergj Fishta]] I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne [[Kongresi i Manastirit|Kongresit te Manastirit]]. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare, për me tepër ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete për te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si [[Austria]] e cila kishte ndikuar prane [[porta e lartë|portes se larte]] për te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar për kishen katolike shqiptare.
 
== Koha e Kanunit ==
Ne pasluften e pasigurt për fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte për te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Për tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj për shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte për tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua për nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone”Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbështëtjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit për uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje për kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman
 
Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur për helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare për te prodhuar vepra për te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re për besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 për te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872
 
Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga rradhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se për te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para për kete janë bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore për autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.
Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,më Mars te vitit 1908, F.Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Fan Noli ne nje nga misionet e tij për nje kishe te pavarur shqiptareMeshën e parë në gjuhën shqipe, F.Noli e dha më 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912.kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.
 
Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod Megjithëketë, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929
Nën formulën: Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve për te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Për tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe për te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe për ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe për mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll për te negociuar por edhe për te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.
 
== Besimi islam në tokat shqipëtare ==
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Spanja ishte më e ndikuara nga kultura arabo-islame në evropë, ishte vendi përmes të cilës në Evropë u përcoll kulutra shkencore arabe duke përfshië këtu tëgjitha sferat si mjekësine, fizikën, astornominë, filozofinë etj. ku edhe pas tëheqjes së sundimit arab nga ai vend aty mbeti stili i ri i të jetuarit i sjell nga ai sundim.
Depërtimi i Islamit në Evropë dhe në trojet shqipëtare para paraqitjes së [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] u bë përmes Spanjës.
 
Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe përhapëves të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të.
 
Edhe para zgjerimit të Perandorisë Osmane mbi torjet shqipëtare dhe Ballkan Islami ishte i pranishëm në trojet shqipëtare, por në një pasë shumë të kufizuar. Pas zgjerimit të Perandorisë Osmane nga tëgjithë popujt e Evropës Osmane pjesa dërmuese e popullit shqiptarë dhe atij boshnjak pranuan Islamin si fe të tyre.
 
Nga shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islami (xhami).
Islami u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme si dhe në teritoret shqiptare që tashmë ishin nën pjesën sllave.
Në shekullin e 18-19-të islami pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjëve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islami la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa normave të sheriatit. Por sheriati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin që do të luante kjo fe për diferencimin e shqiptareve prej sllavëve (zona e Kosovës) dhe grekëve (zona Camërisë) të cilët sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar një politike asimiluese ndaj shqiptarëve
Feja Islame në Shqiperi është karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumicës së muslimanëve sunitë dhe pakicës së urdhërit bektashij.
 
Në kushtet e një shteti të pavarur shqipëtarë dhe të pasluftes së parë botërorë muslimanët Sunite riorganizohen në 1921 në një alenacë kombëtare muslimane. Më 1923 bashkësia sunite do të ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranës .Në keto vite në Islamin shqiptarë shfaqet një dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin përkthime në shqip të [[Kur'ani]]t. Më vitin 1923 del edhe revista "Zani I Naltë" me ndjenja të theksuara patriotike dhe reformatore .
Më 1929 mbahet nje kongres i muslimanëve ku u vendos përdorja ekskluzive e gjuhës shqipe, unifikimi i medreseve etj. Ka vend të besohet se në këtë reformë ka gisht Zogu me qellimet e tij për te bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam. Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit t'ia kalonet atij ne kete drejtim.
 
== Bektashizmi ==
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi për tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Për aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme për Islamin .Për nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe për rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme për Shqipetaret .Nder keta është edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Eshtë interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës.
Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.
 
== Kishës Ungjillore Protestante ==
Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste për ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjtoren Shqipe, më 3 Maj 1890, duke patur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korcë shkollën e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Te shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.
Me 14 Nëntor 1892 u themelua bashkesia “ Vëllazëria Ungjillore”ne te cilen bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korçe në nentor të vitit 1892.
 
==Besimet fetare ne periudhen 1944 – 1990==
Pushteti i vitit [[1945]] e vuri në shenjë kryesisht [[Kisha Katolike e Shqipërisë|Kishën Katolike të Shqipërisë]], duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot [[Gaspër Thaçi]] dhe imzot [[Vinçenc Prendushi]] nuk e pranuan një gjë të tillë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot Vinçenc Prendushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin. Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin [[1949]] dhe imzot Vinçenc Prendushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 [[françeskanët|françeskanë]], 15 [[jezuitët|jezuitë]] dhe mjaft [[seminaristët|seminaristë]]. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqëndrimi dhe në punë të detyruar. Në vitin [[1945]], u pushkatuan Dom [[Ndre Zadeja]], poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan [[Frano Gjini]], Gj.Volaj, at [[Ciprian Nika]]. Në vitin [[1946]] u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, [[Nikoll Gazulli]], etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin: “Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia dhe pa ne!”
Në vitin [[1950]] u shpall arkipeshkv i Kishës Katolike të Shqipërisë [[Bernardin Shllaku]], por atij i vunë një mbikqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin [[1946]].
Në vitin [[1967]] u pushkatua [[Zef Bici]] se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Arkipeshkvi [[Ernest Coba]] u burgos qysh në vitin [[1964]] dhe u dënua me 25 vjet burg. Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin [[1980]]. Atëhere u burgos dhe [[Mikel Koliqi]], i cili megjithe vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si [[kardinal]] në vitin [[1997]].
 
Këta dhe shumë të tjerë ishin martirë të Kishës katolike Shqiptare në shekullin e 20.
[[Sinodi III]] i [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë]] qëndroi deri në vitin [[1949]], kur kryepeshkopi [[Kristofor Kisi]] dha dorëheqjen. Kisi vdiq më [[16 Qershor]] [[1959]]. Nga viti [[1946]] deri në vitin [[1949]] Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më [[25 Gusht]] të vitit [[1949]], me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, [[Paisi Vodica|Paisi Vodicën]]. Ky u shpall [[Kryepeshkop]] i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, [[Qiril Naslazi]] u vendos [[mitropoli]]t i Beratit, [[Filothe Duni]], mitropolit i Korçës, [[Damjan Kokoneshi]] u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan [[Sofron Borova]].
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Kostandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë. Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi [[Marko Lipa]], peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.
 
Më [[1967]] besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit [[1990]].
Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial komunist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atëhere u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.
 
 
[[Kodi penal]] i vitit [[1977]] dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas ketij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë, si at [[Shtjefën Gjeçovi]]n, [[Preng Doçi]]n, at [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtën]], Dom [[Ndre Mjeda|Ndre Mjedën]], at [[Donat Kurti]]n etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si [[Pali]],e tokes se [[Skenderbeu]]t qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithe [[globi]]n tokësor, kishte habitur të gjithe botën. [[Vatikani]] nuk e reshti asnjehere luften për te mbështëtur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori [[Enver Hoxha]] qe ishte shume here me i eger se sa perandori [[Trajani|Trajan]].
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje varfërie të tmerrshme, te nje furnizimi me lista dhe [[triska]] deri me [[1990]]. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare.
Ndikim shume te madh tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i [[Nënë Tereza|Nene Terezes]], i [[Shënjtore|shenjtore]]s me te dalluar te shekullit XX , qe gjithçka e bente ne emer te [[Jezu Krishti]]t.
Pas permbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më [[4 Nëntor]] [[1990]], patër [[Simon Jubani]] që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe [[Karlo Sevilla|Karlo A.Sevilla]] që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin [[1946]], dhanë një [[mesha|meshë]] për të gjallët e për të vdekurit, në kapelën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si [[altari|altar]]. Pjesmarrja në meshë ishte e jashtzakonëshme. Po atë ditë, u dha një [[duaja|dǘa]] në [[Xhamia e Plumbit|Xhaminë e Plumbit]] në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
 
== Besimet fetare pas vitit 1990 ==
Pas rrëzimit të regjimit komunist i cili ishte frymë materialiste dhe të tërë zhvillimin dhe jetën e bazonte në forcat e veta, përsëri ri filloi jeta kulturoro-fetare. Populli në këtë fillim të rremujshëm fetarë edhe për kundër asaj se kishin objektet fetare si dhe njohuritë për prejardhjen e tyre fetare përsëri ishin shumë të kufizuar në fenë e tyre.
 
Gjat kësaj kohe shumë misionarë të tëgjitha besimeve fetare, grupacioneve tendenciose, sekteve të ndryshme zunë vend në Shqipëri duke proklamuar platformat e tyre duke përdoru metodat e shumta për të tërhequr rininë kah veti. Në këtë drejtim nuk kurseheshin as fjalët as invetimet e shumta në drejtim të inicimit të rinisë për t'u bërë pjesë e tyre. Gjat kësaj kohe rifilluan misionin e tyre edhe emisarët e njohur fetarë që për shkak të qëndrimeve të tyre fetare kaluan pjesë të jetës së tyre nëpër burgjet e komunizmit.
 
Edhe përkundër tendencave të grupeve të shumta të reja si dhe tendencave të mëparshme të njerëzve eminent (si [[Ismail Kadare]] dhe [[Ramiz Alia]]) për përdorimin e tëgjitha metodave në vendosjen e krishterimit si besim të vetëm fetarë në Shqipëri përsëi kjo nuk ndodhi dhe në Shqipëri nga pabesimi ose hutia në pabesim populli në përjithësi përsëri kaploi fene Islame, Krishtere dhe Ortodokse.
 
Udhëheqësit fetarë të këtyre besimeve që ishin me ndikim dhe që kishin vuajtur nëpër burgjet e komunizmit për qëndrimete tyre fetae gjat kësaj kohe rii filluan punën e tyre në ligjërimin e besimit të tyre, në ringjalljen e oblejkteve fetare, rindërtimin e tyre si dhe ndërtimin e objekteve të reja fetare në vendbanimet me mungesë të tyre. Këro aktivitete zakonisht jan zhvilluar me vetfinansim ose të përmbajtura nga organizata fetare nga jashtë Shqipëria duke përmbajtur secila grupin e vetë fetarë.
Po kështu është përtërirë në menyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete.
 
Në trojet shqipëtare jashtë shqipërisë shqiptarë gjithashtu nuk janë pjestarë të një besimi fetar kështu që në Maqedoni shqiptarët janë të besimit Islam, në Kosovë gjithashtu shumica i takojnë këtij besimi (92%), në Mal të Zi shqiptarët i takojn besimit të Krishterë (70%), dhe në Qameri i takojn besimit Islam.
 
== Toleranca fetare ==
Shqiptarët janë dalluar ne shekuj për nje toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht për tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak për ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji për ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
 
Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtërim e islam) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të muslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
 
Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I është dashur te kendoje syret e Kuranit për te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Në një qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto janë themelet tona”.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.
 
==Burim i të dhënave==
[[Literatura]]
* De la Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Romë
* Dh .Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000
* Mark Milan “Albanian life and Customs” Kurti, Sirdani,
* “On the contribution of the catholics in Albania” 2000
 
 
[[Category:Feja]]
[[Category:Histori]]
[[Category:Historia e Shqipërisë]]
 
[[cs:Náboženství v Albánii]]
[[en:Religion in Albania]]
[[tr:Arnavutluk'ta din]]
59

edits