Cindy Crawford: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 10:
Prej vitit [[1989]] deri [[1995]] Crawford ishte udhëheqëse e emisionit në [[MTV]] „House of Style”. Në vitin [[1992]] u hoqën në [[Norvegjia|Norvegji]] reklamat me foton e saj përgjatë rrugëve, sepse autoritetet norvegjeze vërtetuan një rritje 300% të aksidenteve të automjeteve, pasi që shoferët kishin humbur vëmendjen gjatë vozitjes duke i shikuar fotot e saj.
 
Craword është 1.76 m e gjatë, ka sy dhe flokë ngjyrë kafeje. Karakteristika kryesore e saj si manekine ishte shenja (nishani) mbi buzë. Ajo ishte supermodelja e parë moderne e cila u fotografua lakuriq për “[[Playboy]]” në vitin [[1988]]. Ajo u radhit në listën e “Playboy” në vendin e 5 nga 100 yjet më tërheqëse të [[shekulli iShekulli XX|shekullit të XX]]. Ajo ka qenë në faqen e parë të më shume se 600 revistave në tërë botën, sidomos në ato më me renome si në „Vogue”, “W”, “People”, “Harper's Bazaar”, “ELLE” dhe “Allure”.
 
Në vitin [[1997]] u zgjodh nga “Shape Magazine” (pas [[Demi Moore]]-it) në vendin e dytë të femrave më të bukura në botë. Në vitin [[2002]] „People Magazine” e zgjodhi në mesin e 50 njerëzve më të bukur në botë.