Hape menynë kryesore

Changes

ska përmbledhje të redaktimeve
Romani është një libër i jashtëzakonshëm, që shkon përtej kohës, i qartë dhe enigamtik, i thjeshtë e sublim. Ky libër i dhuron lexuesit atë që proza e shekullit tonë dukej e paaftë t’ia dhuronte, aventura në vende të largëta e të tmerrëshme, episode alegrie të pafund, sekrete të frikëshme që shpalosen pak nga pak, dragonj mizorë dhe pemë që ecin, qytete prej argjendi e diamanti afër varrezash të frikëshme ku prehen qenie që të tmerrojnë vetëm sa t’i përmendësh, ushtri të shkëlqyeshme e të errëta. Të gjitha këto në një botë imagjinare, por të ndërtuar me një kujdes aq skrupoloz sa e bën këtë botë krejtësisht të vërtetë, pasi përtej simboleve të saj fshihet një realitet që reziston përtej e pavarësisht historisë ai i luftës së pamëshirshme mes të mirës e të keqes. Legjendë e përrallë, tragjedi e poemë kavalereske, romani i Tolkien është në të vërtetë një alegori e njerëzimit që na ripropozon mitet antike me një këndvështrim modern.
 
Romani Kryezoti i unazave është shitur në të gjithë botën mbi 120 milion herë. Në gjuhën shqipe u botua nga shtëpia botuese "[[Dudaj (shtëpia botuese)|Dudaj]]" përkthyer nga I. Baçi.
 
Romani gjithashtu u xhirua në vitin {{F|2001}} ''([[The Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring|The Fellowship of the Ring]])'', në vitin {{F|2002}} ''([[The Lord of the Rings: The Two Towers|The Two Towers]])'' dhe në vitn {{F|2003}} ''([[The Lord of the Rings: The Return of the King|The Return of the King]])'' nga [[Peter Jackson]] dhe ka qenë shumë i suksesshëm, të tre [[filma]]t së bashku janë shpërble me 17 [[Academy Award|Oskara]] dhe ka fituar mbi 2.9 miliard dollar në [[kino]].
24.783

edits