Ndryshimi mes inspektimeve të "Miami Vice"

716 bytes added ,  11 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Miami Vice''' është një serial televiziv amerikan i prodhuar nga Michael Mann për NBC. Seriali u bë i famshëm për shkak të integrimi...)
 
'''Miami Vice''' është një [[Seriali|serial]] televiziv [[Shtetet e Bashkuara|amerikan]] i prodhuar nga [[Michael Mann]] për [[NBC]]. Seriali u bë i famshëm për shkak të integrimit të madh dhe përdorimit të muzikës dhe [[Efektet vizuale|efekteve vizuale]] për ta treguar një ngjarje. Protagonistë të serialit ishin [[Don Johnson]] dhe [[Phillip Michael Thomas]] të cilët e luanin rolin e dy [[Metro-Dade police]] [[Detektivi|detektivëve]] që punonin fshehtas në [[Miami]]. Seriali pati pesë sezona të cilat u transmetuan në NBC gjatë viteve 1984 - 1989.
 
Për dallim nga serialiet standarde "[[police procedurals]]", Miami Vice u shtri gjerë në kulturën dhe muzikën [[New Wave]]. Miami Vice njihet si seriali televiziv më influencues i të gjitha kohërave. Revista ''[[People]]'' deklaroi se Miami Vice "ishte seriali i parë që u paraqit si serial i ri dhe ndryshe që kur u shpik televizori me ngjyra". Seriali momentalisht është duke u transmetuar në kanalet [[Sleuth]] (Shtetet e Bashkuara), [[MBC Action]] ([[Bota Arabe]]), [[Men & Motors]] ([[Britania e Madhe]]), [[Viasat 4]] ([[Norvegji]]), dhe [[TV7]] ([[Bullgari]]). Në Shkurt të vitit 2008, NBC filloi t'i postojë epizodet e Miami Vice online çdo të mërkure, me mundësi shkarkimi me pagesë.