Ndryshimi mes inspektimeve të "Matematika"

v
lidhje
v (roboti shtoj: ur:ریاضی)
v (lidhje)
Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë: [[Pitagora]], [[Talesi]], [[Platoni]], [[Eudoksi]], [[Euklidi]], [[Arkimedi]] etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e [[gjeometri]]së dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin [[teorema]] i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në [[Evropë]].
 
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim [[Vietin]], [[Cardanon]], [[Fibonaccin]] etj. Më vonë dolën në skenë [[Descartesi]], [[Blaise Pascal|Pascali]], [[Leibnitzi]], [[Bernoulli]], [[Carl Friedrich Gauss|Gaussi]], [[Leonhard Euler|Euleri]] etj. Në fund të [[Shekulli XIX|shekullit XIX]] [[David Hilberti]] një matematikan i shkëlqyer gjerman në [[Kongresi ndërkombëtar i matematikanëve|kongresin ndërkombëtar të matematikanëve]] të mbajtur në [[Paris]] në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.
 
Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Në ditët e sotme është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë.
670

edits