[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Eneid (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Eneid (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Interesi''' (''shkurt për'': kursi i interesit) është kostja që një huamarrës i paguan një huadhënësi gjatë një periudhe të caktuar kohore, zakonisht e llogaritur në bazë vjetore. Kjo shumë e paguar ka si qëllim të kompesojë huadhënësin për sakrificën që po ndërmerr në humbjen e përdorimit të menjëhershëm të parasë së tij; për uljen e vlerës së parasë si pasojë e inflacionit gjatë kohëzgjatjes së huadhënies dhe e fundit, për rrezikun që paraqet procesi i huadhënies (''psh. mospagimi i shumës së dhënë hua nga huamarrësi, etj'').
 
Në vendet e zhvilluara, shpeshherë dëgjojmë të flitet për kursin e interesit dhe shumë njerëz mund të mendojnë që ekziston vetëm një kurs interesi. Kjo nuk është e vërtetë. Fillimisht dëgjuesi duhet të marrë vesh se për çfarë produkti bëhet fjalë (objekt fizik, produkt financiar, etj) në mënyrë që të kuptojë se për cilin kurs interesi po flitet.