Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 91.187.116.66 (diskutimet) në versionin e fundit nga CUSENZA Mario.
Rreshti 6:
Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes është libri i shtatë dhe i fundit i serisë Harri Potter, i shkruar nga shkrimtarja Britaneze J. K. Rowling. Libri është hedhur në shitje me 21 korrik, 2007 në orët e mesnatës, dhe ka thyer rekordet botërore. Dhuratat e Vdekjes në një mënyrë është vazhdimësia e librit të gjashtë Princi Gjakpërzier, sepse Harri Poter e vazhdon detyrën shumë të rëndësishme që ia ka lënë profesor Urtimori: t’i gjej dhe t’i shkatërroj Horkruksët e mbetur të Lordit Fluronvdekje.
 
Dhuratat e Vdekjes është botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Dituria dhe ka dalur në shitje me 20 maj, të cilin e ka përkthyer Amik Kasoruho. Përkthimi në shqip ka gjithsej 560 faqe.
 
==Ngjarja==
Rreshti 22:
== Lordi Fluronvdekje fuqizohet edhe më tepër! ==
 
Fillimi i librit hapet me paraqitjen e Pitonit dhe një hamorti tjetër me emrin Jaksli, të cilët janë duke shkuar për ta takuar Lordin Fluronvdekje për t’ia bartuar disa informata. Pitoni e informon Fluronvdekjen saktë lidhur me nisjen e Poterit nga Privet Drajvi. Pastaj ngjarja kalon te Harri Poteri, i cili ngatërrohet me një filxhan çaji në prag të derës dhe menon se është një ndër teket e Dadlit për ta kurthuar, por pastaj e merr vesh se Dadli e ka bërë në shenjë përkujdesje ndaj Harrit. Ndoshta Marrosësit kanë ndikuar në Dadlin që të ndryshoj paksa? Sidoqoftë, Dërslit kishin vendosur që ta pranonin ofertën e Urdhrit të Feniksit për t’i strehuar në një vend më të sigurt, sepse Harri druhet se sikurse Fluronvdekja që i ka torturuar gjer në vdekje prindërit e tij, do t’ia bëjë të njëjtën gjë edhe Dërslive. Ata pranojnë, pas disa hamendjeve, dhe Harri ndahet nga ta thuja përgjithmonë, sepse në vijim e pret një aventurë shumë e rrezikshme, për jetë a vdekje.
 
== Shtatë Poterët ==
Rreshti 34:
== Testamenti i Urtimorit ==
 
Papritmas vie për vizitë në shtëpinë e Ronit, Ministri i Magjisë Ulërimsi, dhe i njofton Harrin, Ronin dhe Hermionen se Urtimori u kishte lënë në testament vetëm atyre tri gjëra: Ronit një Deluminator(Fikës), HarritHarri Topthin e Artë të Kuidiçit dhe Hermionës një libër me përralla "Rrëfenjat e Bardi Bidëll".
 
== Horkruksi në duart e "zhabës" ==
Rreshti 58:
== Dhuratat e Vdekjes ==
 
Një ndër tri gjërat që kishte lënë Urtimori, ishte libri me përralla që i takonte Hermionës, dhe ajo aty e zbulon se në një përrallë që fletë për tre vëllezërit, shihet një simbol të cilin ia kishin parë edhe Xenofilius Lovëgudit në stemë, dhe vendosin që të shkojnë dhe ta takojnë e t’u tregoj gjithçka din për të. Xenofiliusi i tregon trios se Tregimi për Tre Vëllezërit flet për Dhuratat e Vdekjes të cilat janë: Shkopi i Madh(Shkopi prej shtogu), Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmërisë. Madje Xenofiliusi këmbëngul duke thënë se të trija këto ekzistojnë, ndërsa Hermiona e kundërshton tërësishtë! Harri bëhet kureshtarë të mësojë më shumë për to, dhe kupton se ai që i posedon të trija bëhet njëfarë Mjeshtri i Vdekjes, të cilin askush s’mundet ta mposhtë. I kujtohen ëndrrat që kishte parë së fundmi me Fluronvdekjen, dhe kupton se atë që po kërkonte tani Fluronvdekja, ishte pikërisht Shkopi i Madh! Dhe Harri ndërron mendje, më s’dëshiron t’i kërkojë Horkurksët, por Dhuratat e Vdekjes, mirëpo Hermiona e bind duke i treguar se po të kishin patur rëndësi, Urtimori do t’i kishte treguar, dhe pikërisht Urtimori kishte kërkuar nga Harri që t’i kërkonte vetëm Horkruksët dhe asgjë tjetër.
 
== Çifligu i Mallfojve ==