[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ndrek Luca''' lindi më [[3 shtator]] [[1927]] në [[Dukagjin]]., Është njëështë [[aktor]] i mirënjohur shqiptar.
 
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën “[[Halili dhe Hajrija (dramë)|Halili dhe Hajria]]” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të Lekës në dramën “[[Toka jonë]]” e Kolë Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “[[Përmbytja e madhe]]” e K. Jakovës), kurse në dramën “[[Baca i Gjetajve]]” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.