[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Përbëhet nga shtresa të vjetra dhe derdhjeve vullkanike, ka toka të mira.
==Relievi==
Fusha e Moravës paraqet pjesën më të ulët të relievit të Kosovës jug-lindore. Fusha e Moravës me lartësinë prej 450-500 m,jo vetëm se është më e ulët, por edhe diferencat janë më të voglanë mes rrafshinës aluviale dhe tëterracave të liqenit të dikurshëm.
 
== Klima ==
'''Klima''' e Anamoravës është e mesme kontinentale , ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 110 m. Nuk ka [[era|erëra]] të forta në këtë fushë. Rëndom frynë '''veriu''' i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të [[shiu]] është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell [[Dëbora|borë]] të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i [[Prishtinë]]s , nëpër [[Bresalci|Bresalc]] e [[Pasjaku|Pasjak]] në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah [[Malet e Karadakut]] fryen '''"era"''' - '''jugu''' erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.