Dallime mes rishikimeve të "Llapusha"

1 byte added ,  12 vjet më parë
* Vargmalet Carralevë - Drenicë
 
Malet përfshijnë kryesishtë zonat përreth trevës në jug te Llapushës dhe në lindje , kurse rrafshnaltat zënë pjesën qendrore të kësaj treve. Malet në trevën e Llapushës kryesishtë përfshijnë sisteme të vargmaleve me drejtimin VP- JL dhe këto vargmale ndahen në tri tërësi që mbulojnë Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore. Ne Llapushën Lindore gjenden edhe vargmalet më të larta të kesaj treve të qujatura vargmalet Carraleve-Drenicë , ku në këtë tërësi malore dallohen malet e Luzhnicës me majën Bretanec 1042m, malet e Duhlës dhe Bllacës me lartësi 940 m, malet e Javorit e Ngucatit me 1020m, malet e Klqekës e Ladroviqit me majen më të lartë të Llapushës, Gradinë 1056m, malet e Novosellës dhe Lladrovcit me 1010 m dhe malet e Tërpezës e Berishës me majen më të lartë në Berishë 1028 m. I gjithë ky sistem malor që fillon nga Gryka e Carralevës dhe formon rrafshnalta ne kurrizet malore me lartësi 700 -1000 m dhe zbret në Grykën e Llapushnikut , shtrihet rrëpishem në të dy anët duke krijuar vijen shkarese të luginës së lumit Mirusha në trevën e Llapushës dhe grykat e thella dhe vijën shkarëse të lumit Drenica në trevën e Drenicës jugore. Kjo tërësi malore bashkëmebashkë me malet e Kasmaqit e formon kufirin natyror ndarës të trevës se Llapushës me trevën e Drenicës.
*Malet Kamaq-Gjurgjicë