Wikipedia:Për Anëtarë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
--[[Përdoruesi:Doneku|Doneku]] 30 Nëntor 2008 12:06 (CET)'''Pëllumbat e Kosovës'''
 
DUNEKU I PRISHTINES (PRISHTINA TUMLER)
Duneku i Kosovës prezenton racen më të avansuar të rrotulluesve në Botë.
Ka një sjellje specifike rreth boshtit trupor të mbyllur dhe elegante cila nga poshtë të jep pamjen e një pjatë sjellëse (rrethore) me një vrimë në mes.
Ka shumë teaza se nga ka ardhur kjo makin fluturuese në Kosovë.
Disa mendojnë se me ardhjen e turqëve në Ballkan, ata e kan sjellur me vete Rollerin
Oriental dhe se nga ky është kultivuar dhe standardizuar si një racë e veçant duke e
kryqëzuar me pëllumbat autokton të Kosovës.
Disa mendojnë se Duneku i Kosovës e ka preardhje direkte nga Duneku i Turqisë dhe gjithashtu ka mendime se Duneku i Kosovës është autokton dhe se daton para llojeve tjera të rollerave në Ballkan.
Kjo mbetet një misterium në vete.
Në përgjithësi është mjaft vështirë të dihet gjeneza e racave të pëllumbave nga se çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe varianta të reja.
Ajo çka është esenciale dhe e rëndësishme për ne është se kjo racë pëllumbash egziston në Kosovë dhe se është e regjistruar në grupin e Pëllumbave akrobatik (Tumlor) si racë në vete me emrin Prishtina Tumler.
Pa marr parasysh se çfar lloji dhe varianta janë përdorur, kultivuesit e Kosovës kan arritur ta sjellin në dritë një elegancë pëllumbore me një bukuri të veçantë dhe fluturim karakteristik.
Aftësia e Dunekut të Kosovës është e pa para shikueshme për shumë kultivues të pëllumave.
Sjellja vlerësohet sipas shpejtësis dhe gjatësis së sjelljes..
Kan një fluturim të shpejtë deri sa të ngjiten në horizontin prej 150 deri në 500 metra dhe pastaj e stabilizojn fluturimin duke bërë luhatje të her pas hershme trupore me krahë të gjatë dhe elegantë. Kjo është vështirë të spjegohet me fjalë, kjo duhet të përjetohet. Bënë ashtu luhatje sikur pret signalin nga poshtë për të filluar manovrat akrobatike të pa parashikueshme.Gjithashtu është me rëndësi dhe gjetja e kandit të përshtatshëm për sjellje dhe për fillimin e sjelljes. Pas signalit nga kultivuesi, Duneku fillon sjelljen dhe gjithmon vie duke e ngushtuar rrethin e sjelljes rreth boshtit trupor me krah gjysëm të hapur. Sjellja është e shpejtë dhe ajo mundet të filloj si nga ana e djethët ashtu edhe nga ana e majtë. Duneku i cili sjell në të dy anët është kvaliteti shumë i lartë i kësaj race. Të gjitha pjesët e trupit duhet të shkojn në harmoni me figurën e sjelljes dhe duhet të jenë të pa ndara nga sjellja, duneku sjellet si i t ëreë
 
Duneku posedon disa varianta të akrobacioneve:
Sjellja Pjatë (rreth unazorë)
Sjellja spirale dhe
Lëshimi fletë (gjethorë)
Gjithashtu gjatë fluturimit në disa raste krahët bien në form të Germës T.
Fluturimi duhet të bëhet në një grup prej 3 apo 5 pëllumbave.
Në Kosovë është tradicionale të fluturohen së bashku me Gjyliat kosovare të cilat hyn në grupin e Pëllumbave të familjes (Mövchen) dhe bien si një vi lapsi drejt tokës po sa ta shohin ndonjë lëvizje të pëllumbave nga poshtë.
Manevrimi me duneka kosovar bëhet më së shumti duke e përdorur Gjylien e Kosovës si një përcjellës i mirë dhe se shërben për ta ngritur dunekun sa ma shpejtë në lartësin e duhur.
 
 
 
Lëshuesit e kontrolluar ( Duneku) gjatë fluturimit duhet të jetë i njoftuar me disa kushte:
1. Me shtëpizën e pëllumbave
2. Me kultivuesin e tyre
3. Me oborrin rreth Qynezit së tyre.
Nëse këto rrethana janë komplete ai mund të ndihet i lirë pë manevrim.
Kjo nënkupton seDuneku e njeh mirë kultivuesin e tyre dhe ai ka dëshir të rrie mbernda apo të shetitë rreth oborrit të Qynezit.
Më së tepërmi përshtaten në Qyneze të larta dhe me der të gjërë ku munden të pushojn pas manervrimeve flutyuruese.
Pëllumbat të cilët bëjnë pjesë në Grupi i pëllumbave Lëshuesit e kontrolluar jan:
1. Dyneku i P rishtinës (Tumla e Prushtinës)
2. Dyneku i Turqisë
3. Dyneku i Maqedonisë
4. Dolapçiu i Turqisë
5. Kelebeku i Turqisë
6. Wuta nga Greqia
7. Adana Wamen nga Turqia dhe Siria
 
Të gjitha këto lloje të pëllumbave është shumë lehtë të manevrohen dhe gjithashtu edhe dresimi i tyre është i lehtë.
 
 
 
[[Figura:donek.jpg]]