'''FilarmoniaOrkestra Simfonike''' është emërtim për [[orkestra simfonike|orkestrënorkestër e madhe simfonike]], të përbërë prej 80-100 instrumentistëve, të ndarë në katër seksione kryesore: harkorët, frymorët e drunjtë, frymorët e tunxhit dhe perkusionet. [[Repertori]] i këtij formacioni orkestral është i larmishëm dhe përpos ekzekutimit të veprave të formacionit më të vogël se ai standard ekzekutohen edhe vepra për formacion edhe më të madh si për solistë e orkestër (koncerte) dhe vepra vokalo instrumentale, me ç’rast këtij formacioni i bashkëngjiten edhe kori dhe solistët vokal (kantata, oratoriumi etj.). Bashkëveprimi i këtij formacioni mundësohet me anë të [[dirigjenti]]t i cili ka detyrën e koordinimit të tërësishëm të të gjithë instrumentistëve dhe solistëve.
<ref name=KK200602L62>LIGJIN PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS [http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2006_02-L59_al.pdf Në amëzën assembly-kosova.org]</ref>