Historia e fshatit Fterra: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 6:
Në fillim lugina e Fterrës [[Fterra]], me kodrat e faqet e maleve që e rrethojnë, ka qenë shfrytëzuar si kullotë e zonë e pasur në gjueti. Vizitorët e parë që vinin herë pas here, kishin populluar bregdetin e detit [[Jon]] shumë herët. Ata vinin nga [[kalaja e Badhrës]] (midis Borshit e [[Piqerasi]]t), nga kalaja e Sopotit ose [[Kalaja e Borshit]] , nga kalaja e [[Qeparoi]]t, kala që, siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit (rreth 3000 vjet më parë).
Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte shqip. [[Qafa e Qishës]], lidhet me ekzistencën e një lagjeje në Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X të erës sonë. Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit Bullgar. Të tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumë të tjera.
 
Edhe toponimet Galile, Kikë, apo emrat e njerëzve Avrec-Jevrej, Rahile etj., janë me prejardhje çifute dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e ndonjë familjeje [[hebre]] në shekullin XVII.