Betejat shqiptaro-osmane të viteve 60: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 108:
Prej Tarsit ekspedita osmane iu drejtua kështjellës së Fliundit, ku ishin grumbulluar shqiptarët dhe grekët e rrethinave. Përballë qëndresës së pamposhtur të të rrethuarve, osmanët tentuan t'i bindin ata të dorëzohen duke u prerë burimet e ujit. Historiani Halkokondili tregon se gjendja e të rrethuarve u bë aq e rëndë, saqë ata u detyruan të therin kafshët në mënyrë që me gjakun e tyre të shuanin etjen dhe të gatuanin bukën. Ndërkohë trupat jeniçere zbuluan një shteg të mureve të paruajtur, u derdhën nëpër të dhe dogjën e plaçkitën qytetin. Pothuaj krejt popullsia vendase u masakrua.
 
Paskëtaj osmanët iu drejtuan kështjellave Akriv dhe Rupel; dy ditë me radhë mbrojtësit e Rupelit, që ishin gjithashtu shqiptarë, u mbrojtën me vendosmëri. Por më në fund, përballë epërsisë absolute të forcave osmane ata vendosën të dorëzohen. Gjithë popullsia e Rupelit, me gra e fëmijë, u shpërngulën me forcë në Stamboll. Vetëm 20 shqiptarë që kishin luftuar më parë në Tars kundër sulltanit e që me të njëjtin qëllim kishin ardhur edhe në Rupel, iu nënshtruan hakmarrjes së [[Mehmetit II]]. Ky urdhëroi që t'u thyheshin gjymtyrët me gjyle hekuri.
 
Prej këndej trupat osmane vazhduan marshimin e tyre drejt jugut dhe rrethuan fortesën malore të Pazenikit. Fillimisht ata u përpoqën ta marrin me forcë këtë fortesë, por mbrojtësit shqiptarë të saj i thyen sulmet e njëpasnjëshme të osmanëve. Paskëtaj sulltani mendoi t'i bindë shqiptarët ta dorëzojnë me dëshirë fortesën e për këtë qëllim përdori si ndërmjetës Manuel Kantakuzenin, që gjatë kryengritjes së vitit 1454 ishte njohur nga shqiptarët si despot, në vend të Thomait e Dhimitrit. Por shqiptarët deklaruan se nuk kishin ndërmend t'i venin pas ish-prijësit të tyre në rrugën e bashkëpunimit me sulltanin. Përfundimisht, [[Mehmeti II]] u shtrëngua të hiqte rrethimin e Pazenikit e të merrte rrugën e kthimit drejt veriut. Përpara se të kapërcente istmin, [[Mehmeti II]] vendosi të pushtonte me çdo kusht fortesën e Korintit, të cilën trupat e tij e mbanin të rrethuar që nga fillimi i fushatës. Mbrojtësit e kështjellës, ndër të cilët shumë shqiptarë, u rezistuan trimërisht bombardimeve e sulmeve të pafund të osmanëve. Kur sulltani u bë gati të ngrinte rrethimin e të kthehej në Stamboll, disa fisnikë të qytetit me peshkopin grek në krye i çuan atij fjalë se mbrojtësit ishin në pikën e fundit të qëndresës, duke qenë se tashmë u ishin mbaruar të gjitha rezevat ushqimore. Ky lajm e bëri sulltanin të kthejë mendje e të sulmojë më me egërsi kështjellën e rrethuar. Më 6 gusht 1458 komandanti i kështjellës Mateo Asanes ua dorëzoi atë osmanëve, pasi u këshillua me zotërit e tij, despotët Thoma e Dhimitër Paleologu. Bashkë me Korintin këta u detyruan t'i lëshojnë sulltanit pjesën më të madhe të zotërimeve të tyre, Patrasin, Voshticën, Kalavriten etj., si dhe t'i japin atij një tribut vjetor prej 3 mijë dukatësh. Ndërkohë Mehmetit II i ishte dorëzuar edhe qyteti i Athinës. Gjatë kthimit për në Stamboll, sulltani bëri një vizitë në qytetin e famshëm, i pritur me nderim nga kleri që i dorëzoi në mënyrë solemne çelësat e qytetit.
 
Ngjarjet e vitit 1458 e prishën përfundimisht aleancën e shqiptarëve me despotët e paqëndrueshëm të Peloponezit, të cilët këtej e tutje sundonin si vasalë të thjeshtë të sulltanit në zotërimet e pakta që ky u la në Peloponez. Madje shumë shpejt dy vëllezërit Paleologë hynë në luftë me njëri-tjetrin për shkak të këtyre zotërimeve. Në këtë luftë civile Dhimitri kërkoi bashkëpunim me krerët shqiptarë me ndihmën e të cilëve mori kështjellat e Karitanicës, Bardhunies, Kastricës, Kallamatës, Zarnatës, si dhe gjithë krahinën e Mainës, në ekstremin jugor të gadishullit. Mehmeti II dërgoi qeveritarët e Thesalisë dhe të Peloponezit për të shuar kryengritjen, por këta s'mundën përveçse arritën disa fitore të pjesshme e të paqëndrueshme. Edhe paskëtaj krerët shqiptarë të kështjellave vazhduan të mos t'i bindeshin as sulltanit e as despotëve bizantinë. Ndaj në prill 1460 Mehmeti II iu drejtua përsëri Peloponezit me një ushtri të madhe. I shoqëruar nga trupat e komandantit osman të vendit, shqiptarit Hamza Zenebishi, në maj të atij viti ai pushtoi kryeqytetin e saj, Mistran. Despoti Dhimitër Paleologu u dorëzua te sulltani. Prej këndej sulltani pushtoi me sulm kështjellat e Bardhunies e të Kastricës, ku humbi shumë jeniçerë. Mbrojtësit e Kastricës, 300 shqiptarë, u zunë e u therën deri tek i fundit, ndërsa komandanti i tyre, [[Primo Koka]], u sharrua dy copësh.
 
Përballë barbarisë së ekspeditës osmane, banorët e Leondarit dhe të viseve të tjera të Lakonisë u grumbulluan në fortesën e papushtueshme të Gardhiqit. Gardhiqi ishte feud i familjes shqiptare Bakali. Nën udhëheqjen e Manuel Bakalit, shqiptarët i hodhën poshtë ofertat e Mehmetit II për të dorëzuar pa luftë kështjellën. Por mungesa e ushqimeve dhe e ujit në kushtet e një popullsie të mbingarkuar e të një vape rraskapitëse i detyroi mbrojtësit e kështjellës t'u dorëzohen osmanëve. Sulltani i përsëriti edhe këtu në Gardhiq skenat e tmerrit të Kastricës. 6 mijë veta të lidhur këmbë e duar u therën në sheshin e kështjellës. Kësaj radhe nuk u kursyen as gratë e fëmijët. Vetë kështjella u rrafshua me tokën. Historiani bizantin Kritobuli pohon se me këtë ndëshkim makabër, Mehmeti II synonte t'i trembte shqiptarët e Peloponezit në mënyrë që të mos ngriheshin më kundër tij. Manuel Bakali, Krokodejl Klada e disa krerë të tjerë të qëndresës mundën t'i shpëtojnë masakrës e të strehohen gjetkë. Ndërkaq në dorë të osmanëve ranë edhe kështjella të tjera, si Kiparisia, Karytaina, Andrusa e Itome. Ekspedita osmane përshkoi gjithë pjesën jugore të Peloponezit, duke kursyer vetëm zotërimet e[[ VenedikutVenediku]]t, me të cilin sulltani kishte nënshkruar atë kohë paqe. Përfaqësuesi i fundit i pushtetit të vjetër në More, despoti Thoma Paleologu e braktisi vendin dhe u strehua në Korfuz.
 
Paskëtaj ekspedita osmane iu drejtua viseve veriperëndimore të Moresë, ku mori fortesën Klumacion dhe rrethoi kështjellën e Kalavrites. Komandant i kësaj ishte shqiptari Doksja, i cili sipas kronistit Sfrance "nuk pyeste as për despotin, as për sulltanin e as për vetë Zotin". Por në fund edhe kjo kështjellë u mor dhe mbrojtësit e saj shqiptarë me Doksjen në krye u masakruan mizorisht. Pas përleshjesh të përgjakshme [[Mehmeti II]] pushtoi dhe kështjellat Grevenon, Kastrimenon, Salmenikion e së fundi dhe Korintin, ku ndërkohë kishin gjetur strehim shumë shqiptarë të ikur nga zonat e tjera të Peloponezit. Këta u mashtruan nga premtimi i sulltanit se do t'u falte jetën e pasurinë dhe ia dorëzuan atij kështjellën. Po ashtu si dhe më parë, Mehmeti II e shkeli fjalën e dhënë dhe urdhëroi të ekzekutohen të gjithë luftëtarët shqiptarë.
 
Në përfundim të kësaj fushate Mehmeti II e ktheu Peloponezin në një tokë të pushtuar. Turqit proceduan në regjistrimin e tokave dhe në vendosjen e sistemit të timarit. I kësaj kohe është një regjistër osman i Peloponezit, që pasqyron regjistrimin e një sërë zonave të Peloponezit verior e qendror, si Kallandrica, Sandemiri, [[Grebenea]], Hlumca e Vomiro. Në regjistër figurojnë listat e 198 qendërbanimeve, nga të cilat 155 janë përcaktuar shprehimisht si shqiptare. Regjistri në fjalë është i pari i natyrës së tij që dëshmon intensitetin e ngulimeve shqiptare në Peloponez.
 
Për të shuar çdo tentativë kryengritjeje, ata bënë rrafsh me tokën një numër fortesash dhe detyruan të vendoseshin në fushë mjaft bashkësi shqiptare që jetonin në vise malore. Megjithatë, në Peloponez vazhduan të qëndrojnë edhe paskëtaj të ndezura vatrat e qëndresës antiosmane, sidomos në krahinat e mbrojtura malore, si qe ajo e Manit.
 
Sidoqoftë, në pikëpamje të sovranitetit shtetëror, pas shkatërrimit të Despotatit bizantin pothuajse gjithë Moreja hyri nën sundimin osman. Mbeteshin vetëm një numër kështjellash, të cilat vazhdonin të ishin zotërim venecian. Midis Venedikut e sulltanit ishte akoma në fuqi paqja e vitit 1454. Por ndryshimi i situatës luftarake në More ashtu si dhe gjetkë i vuri zotërimet e Venedikut nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të invazionit osman. Ndaj Republika e Lagunave filloi të merrte masa serioze për mbrojtjen e zotërimeve të saj moreate. Një numër i madh stratiotësh shqiptarë u pajtuan në shërbim të Venedikut, duke iu shtuar atyre që ishin rekrutuar nga komandantët venecianë qysh më parë. Atyre iu besua mbrojtja e kështjellave të Koronit, Modonit, Argosit, Nauplionit etj. Të tillë qenë Krokodejl Klada dhe Pjetër Bua, të cilët ishin dalluar në betejat e mëparshme kundër osmanëve. Përveç tyre në shërbim të Venedikut hynë formacionet e stratiotëve[[stratiot]]ëve shqiptarë të komanduara nga krerët e familjeve Bakali, Menalja, Rali, Buziqi, Manasi. Familjeve të stratiotëve shqiptarë Venediku u dha toka e kullota në afërsi të kështjellave, ku ata mund të strehoheshin në rast rreziku. Atyre iu krijuan edhe lehtësira fiskale.
 
Akti i parë i konfrontimit midis osmanëve dhe venecianëve në More filloi me sulmin kundër zotërimit venecian të Argosit në prill 1463. Osmanët e morën thuajse pa luftë kështjellën falë tradhtisë së një prifti grek. Pas luhatjeve të gjata, më 28 korrik 1463 Venediku i shpalli luftë Portës. Trupat veneciane ripushtuan Argosin e rrethuan Korintin, por shumë shpejt sulltani dërgoi në More një ushtri të madhe nën vezirin e madh Mahmud Pashën. Ky ripushtoi një numër kështjellash që kishin kaluar nën venecianët. Inkursionet osmane u shtrinë deri në kështjellën e Koronit e Modonit, por këto mundën të rezistojnë. Mahmud Pasha me anë të premtimeve arriti të tërheqë me vete edhe një pjesë të shqiptarëve të Lakonisë e të Mainës në jug të vendit e t'i bindë të vendoseshin në zonën osmane. Në Nauplion ndeshën gjithashtu në një qëndresë të ashpër të garnizonit të kështjellës, bërthamën e të cilit e përbënin stratiotët shqiptarë të udhëhequr nga [[Pjetër Bua]]. Por edhe këtej osmanët u detyruan më në fund të tërhiqeshin pa mundur ta pushtojnë.
 
Angazhimi i Venedikut në luftë me sulltanin bëri që shqiptarët e Peloponezit të afroheshin në masë e të luftonin nën flamurin e tij.
Në zotërimet e Venedikut erdhën shqiptarë nga zonat e tjera të Moresë që ishin nën pushtimin osman. Kështu, në mars 1466, fisniku shqiptar i myslimanizuar [[Hamza Bua Shpata]], nga fisi i njohur i Shpatajve, kaloi në anën e Venedikut, duke u rikthyer në fenë e krishterë e duke dorëzuar kështjellën e Oksivunit dhe territoret përreth. Bashkë me të kaluan në anë të Venedikut edhe 50 familje të tjera shqiptare.
 
Gatishmëria e shqiptarëve të Moresë për të luftuar për mbrojtjen e lirisë kundër osmanëve, dëshmohet më së miri nga një raport i proveditorit venecian për Morenë, Xhakomo Barbarigo, i shkruar në muajin korrik 1465: "... Së fundi u takova me të nderuarin Mihal Rali Trimin (djalin) e me fjalë të zgjedhura i bëra të ditur se nëse do të vinte të shërbente me njerëzit e tij te ne, do t'i jepeshin 80 dukatë në vit si provizion. Por ai m`u përgjigj se babai i tij ishte ndër fisnikët kryesorë të Moresë dhe se ai, i biri, nuk binte më poshtë të atit nga karakteri. Ndaj, edhe pse ishte në ngushticë ekonomike, kishte vendosur t'i shërbente Sinjorisë me shpenzimet e veta pa shpërblim derisa kjo luftë të merrte fund".
Rreshti 135:
Paqja e 25 janarit 1479 midis Venedikut e Portës së Lartë ndikoi në keqësimin e gjendjes së shqiptarëve në përgjithësi dhe të marrëdhënieve të tyre me Republikën e Venedikut. Kjo, nga njëra anë, nuk përfshiu në paqe edhe gjithë ata fisnikë shqiptarë që gjatë konfliktit veneto-osman kishin mbajtur barrën kryesore të luftës. Nga ana tjetër, pa pyetur fare vendasit, ajo u dorëzoi osmanëve një numër zotërimesh si në Shqipëri, ashtu dhe në More. Në këtë të fundit, në bazë të Traktatit të Paqes, osmanët duhet të merrnin krahinën malore të Mainës, që kishte qenë një nga vatrat kryesore të qëndresës shqiptare.
 
Në kushtet e reja, Venediku nuk ngurroi t`i braktiste luftëtarët shqiptarë e të miqësohej me osmanët. Në verën e vitit 1480 komandanti osman i Moresë i propozonte Venedikut[[Venediku]]t hapur të përzinte stratiotët shqiptarë në shërbim të tij: "Nëse ju i dëboni arbërit nga ky vend, midis nesh nuk do të ketë më grindje", i shkruante ai proveditorit venecian. Edhe pse një gjë të tillë Venediku s'mund ta bënte për shkakun se që të gjitha kështjellat e tij në More mbroheshin nga stratiotë shqiptarë, ai i udhëzoi vazhdimisht proveditorët e vet në More që të shmangnin çdo lloj konfrontimi të stratiotëve shqiptarë me forcat osmane.
 
Kjo politikë e re e Venedikut ndaj Portës së Lartë nuk u pranua nga mjaft krerë shqiptarë, që ishin rekrutuar në trupat e Sinjorisë pikërisht për të luftuar kundër invadorëve osmanë. Pavarësisht nga paqja e re midis Venedikut e Portës, ata vazhduan të luftojnë kundër forcave osmane. Pati ndër ta që e braktisën shërbimin për llogari të Venedikut. Kështu veproi p.sh. kreu stratiot Teodor Bua, që braktisi kështjellën e Nauplionit e në krye të stratiotëve të tij, sulmoi osmanët në afërsi të Argosit. Paskëtaj ai i bashkoi forcat e tij me ato të stratiotëve të njohur Krokodejl Kladës në Mainë. Së bashku, ata formuan një forcë të madhe goditëse që i shqetësoi si venecianët, ashtu dhe osmanët. "Ata po turbullojnë paqen që kemi me sulltanin", i relatonte atë kohë qendrës qeveritari venecian i Moresë.
Rreshti 141:
Venecianët u angazhuan përpara qeveritarit osman të Moresë se do të bënin çmos për të kapur "rebelët". Dy krerët shqiptarë u dënuan me vdekje në mungesë. Qeveritari venecian dërgoi për këtë qëllim reparte me stratiotë të tjerë shqiptarë. Por në fund ai i raportoi Senatit në Venedik se shqiptarët rebelë qe e pamundur të kapeshin, qoftë sepse ata gjenin strehim të sigurtë ndër fshatrat shqiptare, qoftë se stratiotët e tjerë, që ai dërgoi në ndjekje të rebelëve, refuzuan të ndesheshin me ta, pasi siç thoshin "qenë të një kombi".
 
Sidoqoftë, shumë stratiotë shqiptarë, ndër ta dhe Krokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane të vitit 1479 u detyruan ta braktisnin Morenë. Një pjesë e të ikurve u vendos në ishujt Hidra, Specia, Poros, Kulluri (Salamina) etj., ku ende sot flitet gjuha shqipe. Të tjerë u vendosën së bashku me familjet e tyre në Mbretërinë e Napolit. Kujtimi i këtij eksodi drejt Italisë, që përkoi dhe me eksodin masiv nga Shqipëria të po kësaj kohe, ruhet akoma sot në vargjet e këngës së hershme të arbëreshëve të Italisë: "O e bukura More". Të tjerë stratiotë të zotërimeve të Venedikut në More u tërhoqën prej këndej dhe u përdorën prej saj në frontet e tjera, sidomos në Italinë e Veriut. Në betejat e atjeshme, stratiotët shqiptarë shkëlqyen për virtytet e tyre luftarake. Kronisti frëng Filip de Komini, që shoqëroi mbretin Karl VIII gjatë fushatës në Itali, më 1495, pati rast të njohë në fushën e betejës stratiotët[[stratiot]]ët shqiptarë që luftonin në anën e Venedikut. "Ata janë luftëtarë të guximshëm, që u hapin punë ushtrive armike", - shkruan ai në kujtimet e tij.
 
Mjaft stratiotë shqiptarë hynë në shërbim të komunave të ndryshme italiane e të sovranëve të ndryshëm të Evropës, duke kontribuar kështu në përforcimin e një imazhi heroik të luftëtarit shqiptar të krijuar në Evropë falë luftërave të shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Figura të tilla stratiotësh, si ajo e [[Merkur Buas]] apo e [[Manol BleshitBleshi]]t u kënduan edhe në epikën historike.
Me gjithë eksodin e madh të shqiptarëve nga Morea e nga viset e tjera greke gjatë fazave të ndryshme të pushtimit osman, dokumentet e mëvonshme të shek. XVI-XVIII dëshmojnë, se popullsia shqiptare në More mbeti mjaft e dendur. Ende në fund të shek. XVIII, një autor e quan Morenë "Arbëria greke" (Albania Greca).
 
[[category:historia e Shqipërisë]]
[[category:stratiot]]