[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 9:
Mont Blank nuk është vetëm mali më i lartë i Alpeve, ai është gjithashtu një masiv me mijëra faqe që zgjatet për mbi pesëdhjetë kilometra, me një gjerësi maksimale prej pesëmbëdhjetë kilometra. Akujt dhe bora e përhershme në masiv mbulojnë një sipërfaqe prej 120 kilometra katrore.
 
Ishte viti 1760 kur Horace-Benedict de Saussure, natyralist nga [[Gjeneva]], në moshën njëzet vjeçare, filloi që i vetëm të vizitojë akullnajat e[[Chamoni| Shamonisë]]. Ai shkoi në Montenvers[[Mont Everesti|Mont Enverst]] dhe u ngjit në majën Le Brevent, prej ku mundi të shohë e të admirojë Malin e Bardhë. Duke kuptuar vlerën shkencore të majës, e cila ngrihej mbi të tjerat, ai ofroi një shpërblim të majmë për personin e parë që do të gjente itenerarin për në majë. U deshën të kalonin edhe 26 vjet që kjo rrugë të gjendej…
[[Michel Gabriel Pacard]] pati lindur në Shamoni. Që herët ai tregoi një interesim të veçantë për shkencat natyrore dhe i pëlqente të bridhte nëpër male. Ai studioi mjeksinë dhe u bë mjeku i parë i rajonit. Ndër pacientët e tij ishin edhe gruaja dhe vajza e Jacques Balmat, me motrën e të cilit ai u martua dhjetë vjet pasi u ngjit në Malin e Bardhë. Më tej kjo histori e çuditshme vijon si më poshtë.
 
Jacques Balmat, banor i luginës me profesion mbledhës kristalesh, kish një ndjesi të lindur për malet. Me natyrë të tërhequr dhe të heshtur, ai nuk pëlqehej nga udhërëfyesit (guidat e Shamonisë) të cilët shihnin tek ai konkuruesin e tyre kryesor.
Me datën 7 Gusht 1786, Balmat dhe Pacard e lanë Le Prireure (Shamoni) mbasdite herët dhe kaluan natën midis dy shkëmbejve në krye të Montagne de la Cóte.
 
Në ora 4 të mëngjesit të datës 8 Gusht ata filluan t’i ngjiten akullnajës dhe në ora 5 mbasdite u dalluan nga banorët e Shamonisë nëpërmjet tejqyrses në krye të Rochers Rouges (Shkëmbejt e Kuq), pasi Dr. Paccard humbi kapelen e tij që ja mori një shkulm ere. Më 6:12 ata filluan ngjitjen e shpatit të fundit dhe arritën të dy majën më 6:23. Aty Dr. Pacard kreu ca matje dhe të dy e lanë majën më 6:57.
Kthimi për tek vendi i kalimit të natës u arrit në errësirë të plotë dhe ishte në vetvete një bëmë e madhe. Të nesërmen, pas katër orë zbritje ata ishin në luginë dhe sejcili prej tyre vajti në shtëpinë e tij. Atë ditë ata nuk e dinin se i kishin hapur një histori të shkëlqyer “biznesi” luginës, e cila së shpejti do humbiste qetësinë e saj e do kthehej për qindra vjet me rradhë në qendrën më të gjallë të botës që mbledh me miliona dashamirës të malit për çdo vit...