[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 9:
Mont Blank nuk është vetëm mali më i lartë i Alpeve, ai është gjithashtu një masiv me mijëra faqe që zgjatet për mbi pesëdhjetë kilometra, me një gjerësi maksimale prej pesëmbëdhjetë kilometra. Akujt dhe bora e përhershme në masiv mbulojnë një sipërfaqe prej 120 kilometra katrore.
 
Ishte viti 1760 kur Horace-Benedict de Saussure, natyralist nga [[Gjeneva]], në moshën njëzet vjeçare, filloi që i vetëm të vizitojë akullnajat e[[ChamoniChamonia| Shamonisë]]. Ai shkoi në [[Mont Everesti|Mont Enverst]] dhe u ngjit në majën Le Brevent, prej ku mundi të shohë e të admirojë Malin e Bardhë. Duke kuptuar vlerën shkencore të majës, e cila ngrihej mbi të tjerat, ai ofroi një shpërblim të majmë për personin e parë që do të gjente itenerarin për në majë. U deshën të kalonin edhe 26 vjet që kjo rrugë të gjendej…
[[Michel Gabriel Pacard]] pati lindur në Shamoni. Që herët ai tregoi një interesim të veçantë për shkencat natyrore dhe i pëlqente të bridhte nëpër male. Ai studioi mjeksinë dhe u bë mjeku i parë i rajonit. Ndër pacientët e tij ishin edhe gruaja dhe vajza e Jacques Balmat, me motrën e të cilit ai u martua dhjetë vjet pasi u ngjit në Malin e Bardhë. Më tej kjo histori e çuditshme vijon si më poshtë.