Rexhep Elmazi: Dallime mes rishikimesh
Bet 0 (diskuto | kontribute) v nga Përdoruesi diskutim:Uka |
(Pa ndryshime)
|
Versioni i datës 16 mars 2006 15:55
Rexhep Elmazi lindi më 3 janar të vitit 1938 në Gjilan. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në Turqi. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Mëqe nuk kishte kushte për shkollim, ai detyrohet të punon si përkthyes, por aktivisht merret me shkrime letrare dhe me veprimtari patriotike. Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi.
Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin 1964 dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu.
Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1975, por për shkak të “njollave “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 vritet.
Exhep Elmazi kishte ndikim të madh tek dashamirët e krijimtarisë letrare në Gjilan, dhe disa penda të njohura të letërsisë shqipe e konsiderojnë si baba të letërsisë për Gjilan dhe Anamoravë.
Ka shkruar mjaft, por shkrimet e tij janë asgjësuar nga bastisjet e shumta që janë bërë në shtëpinë e tij.