Ndryshimi mes inspektimeve të "Krishtërimi"

19 bytes added ,  12 vjet më parë
v
== Historia e Krishterimit në Shqipëri ==
 
Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e [[Evropa|Evropës]] që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dihet se përgjatë bregut ilir ka patur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi(parathà) ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë [[Shën Pali]] i cili shprehet, "Nga [[Jeruzalemi]] e rrethinat deri në [[Iliria|Iliri]] plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Edhe apostulli [[Shën Andrea]] besohet se ka predikuar në [[Epiri|Epir]]. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e [[Durrësi]]t në vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishterimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. [[Peshkopi|Peshkopët]] e krishterë nga [[Dardania]] dhe [[Maqedonia]] Salutare, dmth zyrtaret e lartë nga [[Shqipëria]] lindore dhe [[Kosova]] e sotme, dihet se kanë marre pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në Nikea në vitin 325 të erës së re nga [[Konstandini i Madh|Perandori Konstandin]] (sundoi në 307-337 e.r.) qëllimi i të cilit mes të tjerash ishte të pengonte ngritjen e [[Arianizmi]]t brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344 e.r.). Gjysmë shekulli më vonë, në 395, Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis
[[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]] të Lindjes dhe asaj të Perëndimit, pasi gjendej që në krye të herës në kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perëndimit Italian. Ajo mori dhe përfitoi nga të dyja kulturat por njëkohësisht e pësoi keqas në shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave të perandorisë. Hë për hë, pak të dhëna ka mbi Kishën e Krishterë të hershme në Shqipëri, ngaqë strukturat kishtare u fshinë me pushtimin dhe ngulimet sllave të Shqipërisë aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjetën e hershme "Dark Ages" (Kohë të Errëta), e përshkuan më së miri errësirën e plotë të Shqipërisë së asaj kohe.
 
670

edits