Rrahman Morina: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: en:Rahman Morina
No edit summary
Rreshti 1:
'''Rrahman Morina''' ishte politikan [[kosova]]r, që ishte në krye të Partisë komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta dhe njiherit i cilësuar si dore e zgjatur e [[Serbi]]së komuniste dhe si bashkëpunëtor i regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
 
== Karriera e hershme ==
 
Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës. Në vitin 1981, ai u emërua si ministër i punëve të brendshme dhe kështu morri pozitën më të lartë të forcave të armatosura shqiptare në Kosovë. Në të njëjtin vit, gjatë demonstratave në Kosovë, ai ka urdhëruar policinë që të ndaloj demonstratat, pa u konsultuar me qeverinë e atëhershme kosovare. Për këtë arsye Mahmut Bakalli është detyruar të jep dorëheqje. Sipas Beogradit ai nuk ishte i përshtatshëm si udhëheqës i Kosovës.
 
== Udhëheqës i Kosovës ==
 
Morina u bë udhëheqës i Lidhjes Komuniste të Kosovës, pas largimit të Azem Vllasit, dhe Kaqusha Jasharit me urdhërin e Millosheviçit, sepse këta ishin disa nga përfaqësuesit e fundit shqiptar në qeveri.
 
Morina thuhet se ka qenë dora e Millosheviçit, por serbët thonë se Millosheviçi e urrente Morinën. Njëherë ka shkuar Milloseviçi në zyrën e Lazar Mojsovit, i hidhëruar shumë dhe ka kërkuar që menjëherë të largohet Morina nga funksioni i tij si udhëheqës në Kosovë. Milloviçi bile është kërcënuar se do të jep dorëheqje nëse nuk largohet Morina.
 
== Vdekja ==
 
Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në rrethana të dyshimta në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste të. Zyrtarisht thuhet se ka vdekur nga sulmi në zemër, por shumë njerëz thonë se është helmuar.
 
== Jeta personale ==
 
Morina ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e Refugjatëve nga Serbia.
 
{{cung}}
[[Category:Politikanë shqiptarë]]