Drita (gazetë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
Drita u ndalua në 20 Nëntor të 1884 nën kallëzimin e Dervish pashait veliut të Shkodrës, i cili jo vetëm që shkaktoi mbylljen e gazetës por edhe internimin e një pjese të mirë të bashkëpunëtorëve të saj dhe vrasjen e 15 prej tyre. Në vazhdën e këtyre veprimeve që ndërmori Stambolli kundra shqiptarëve ishte dhe shkatërrimi i komitetit kombëtar që ishte formuar në Stamboll. Aktiviteti i përparimit të gjuhësisë u transferua në Rumani. Gazeta “Drita” nuk u botua për një kohë të gjatë, deri kur Shahi Bej Kolonja mori përsipër botimin e saj në Sofje të Bullgarisë. Por edhe ky botim nuk vazhdoi gjatë si pasojë e trysnisë turke e si pasojë e përçarjes midis shqiptarëve që punonin për të. Gjatë kësaj periudhe në Gjirokastër themeluesi i gazetës “Drita”, Z. Poga krijon klubin me emrin “Drita”. Ky klub kishte si objektiv përparimin e gjuhësisë si pjesë e zhvillimit kombëtar. Për të arritur këtë objektiv klubi hapi dhe një shkollë shqipe me errin “Drita”. Por as ky klub e as kjo shkollë nuk e pati të gjatë si pasojë e pushtimit grek. Kryesia e klubit dhe shumë anëtarë u internuan në ishullin Ithaqi. Petri Poga dhe Mufit Bej Libohova shpëtuan vetëm sepse ishin dërguar si delegatë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë. “Drita” u botua sërish për të tretën herë në vitin 1922 në Gjirokastër dhe kësaj herë sërish nën drejtimin e Peri Pogës. Ajo vazhdoi të botohej deri në vitin 1923 e më pas u mbyll sërish si pasojë e përplasjes së drejtuesve të saj me lëvizjen e Fan Nolit. Për të katërtën herë “Drita” rilind në kryeqytetin e Shqipërisë nën Drejtimin e Zoi Xoxa i cili sërish e drejton gazetën në kahun e zhvillimit gjuhësor e kombëtar. Gazeta mbyllet sërish gjatë pushtimeve fashiste e naziste të Shqipërisë për të ri-dalë shumë kohë më pas. Gjatë periudhës së regjimit komunist “Drita” u bë organ i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Në faqe të parë ishte gjithmonë një shkrim rreth partisë dhe objektivave që duheshin arritur pas kongresit të radhës. E në faqet e brendshme nuk mund të thuhet se nuk shkruanin talente të letërsisë shqipe. E gjithë kjo periudhë kërkon një studim më të hollësishëm të cilin do ta bëjmë në numrat në vijim. “Drita vazhdoi të botohej si organ i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve të Shqipërisë por pa dhënë asnjë lloj kontributi për problematikat kombëtare. Ajo u mbyll sërish si pasojë e kontradiktave të kryesisë së “Lidhjes”. Si në agoni botohen edhe disa numra nën drejtimin e “Unionit të shkrimtarëve Shqiptarë” dhe sërish mbyllet. Për të fundit herë gazeta “Drita” rishfaqet si organ i “Shoqërisë së Artistëve të Rinj Modern”. Ajo ndryshon formë dhe rimerr si në pamje ashtu dhe në përmbajtje trajtën që ka pasur në kohën e ideatorëve të saj të vërtetë.
Ajo mund të lexohet në faqen zyrtare të shoqatës "Shoqëria e Artistëve të rinj Modern"
 
www.artistet.org
== Lidhje të jashtme ==
www.artistet.org/drita
 
{{Shtypi-cung}}