Mehmet Ali pashë Vrioni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp}}
 
[[Mehmet Ali Pashë Vrioni]], ideolog, politikan, burrë shteti.
 
Në historiografinë klasike shqiptare, aktiviteti politik dhe diplomatik në shërbim të çështjes shqiptare i Mehmet Ali Pashë Vrionit nis me mbledhjen e datës 18 Dhjetor 1877 gjatë të cilës u formua ''[[Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare]]'', ideatorë të të cilit qenë deputetet e Parlamentit[[Parlamenti]]t [[Osman]], Mehmet Ali Pashë Vrioni dhe [[Abdyl Bej Frashëri]], ky i fundit dhe kryetar i tij.
 
Duke parë rrezikun që i kanosej katër vilajeteve shqiptare, qoftë prej reformave të brendshme të Tanzimatit[[Tanzimat]]it e qoftë prej rrezikut grabitqar të shteve fqinje, në mbrojtje të interesave të të cilave kish dalë Rusia cariste, synimi dhe misioni i ''[[Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare]]'' ish parashtrimi i kërkesave të shqiptarëve për: bashkimin e katër vilajeteve dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e [[Perandorisë Osmane]]; formimin e një qendre të vetme drejtuese, përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Për kryerjen e këtij misioni ''Komiteti'' shpalli gadishmërinë të organizonte një kryengritje mbarëpopullore.
 
''Komiteti'' e pati të vështirë të merrte përsipër organizimin mbarëkombëtar me objektiva kaq të mëdha dhe me shtrirje kaq të gjerë. Ndaj, lindi nevoja urgjente për krijimin e një kuvendi, i cili do të mbetej në histori si ''Lidhja Shqiptare e Prizrenit''. Prizreni ish qyteti kryesor i Vilajetit të Kosovës dhe si i tillë rrezikohej si gjithë vilajeti i Kosovës[[Kosovë]]s prej pretendimeve territoriale të Serbisë në përfundim të luftës Russo-Osmane.
 
''[[Lidhja Shqiptare e Prizrenit'']] u çel më 10 qershor 1878 në [[Prizren]]. ''[[Lidhja Shqiptare e Prizrenit'']] i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej ''Kongresi i Berlinit'' më 13 qershor 1878. Kryetar i [[Lidhjes së Prizrenit]] u shpall [[Abdyl Bej Frashëri]] dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.
 
Fill pas punimeve të ''[[Lidhjes së Prizrenit'']] Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me [[Abdyl Bej FrashërinFrashëri]]n, përfaqësinë shqiptare në ''[[Kongresin e Berlinit]]'' në 13 Maj 1878. Të dy i parashtruan [[Kongresit të Berlinit]] kërkesat shqiptare të ''Lidhjes Shqiptare të Prizrenit'': bashkimin e katër vilajeteve dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e [[Perandorisë Osmane]]; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
 
Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga [[Preveza]] ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës[[Evropë]]s për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.