[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
 
==Biografia==
 
Jusuf Vrioni u lind në [[Korfuz]], [[Greqi]], më 16 Mars 1916 dhe vdiq në [[Paris]], [[Francë]], në Maj 2001.
Jusuf Vrioni ([[1916-2001]]) u lind në [[Korfuz]], [[Greqi]], më 16 Mars 1916. Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në Berat. Pas emërimit të babait të tij, Ilias Bej Vrioni, si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotëfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më [[1923]]. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë Liceut Janson de Sailly, Paris dhe atë të lartë në Institut d'Études Politiques të Parisit.
 
Më [[1939]] rikthehet në Shqipërinë e pushtuar nga Italia Fashiste, por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit për në Romë për të vazhuar studimet e tij të mëtejshme. Rikthehet në Tiranë më [[1943]], datë kjo që shënon dhe përmbysjen e fatit të tij. Më 13 Shtator [[1947]] arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej Shkurtit [[1949]] e deri më Prill [[1950]] torturohet barbarisht një njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të [[Koçi Xoxes]]. Në Korrik [[1950]] denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar. Lirohet në fund të vitit [[1958]] dhe internohet ne [[Fier]] për një periudhë disa mujore. Më [[1960]], për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë si përkthyes letrar.
 
Ndër përkthimet e tij të para numërohet [[Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur]] i [[Ismail Kadare]]së, i cili më vonë u botua në Paris. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në Francë vetëm në vitet [[1980]]. Edhe pse pjesën më të madhe të kohës e shpenzonte duke përthyer dhe redaktuar tekstet propagandistike të [[Enver Hoxhës]], Jusuf Vrioni gjente kohë për të përkthyer romanet e tjera të [[Ismail Kadare]]së. Falë elegacës së frengjishtes së tij, romanet e Ismail Kadaresë nisën të tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme në publikun frankofon. Rreth fundit të viteve '80, Jusuf Vrioni nisi të gëzojë famë si përkthyes si pashoq në qarqet intelektuale dhe artistike të kryeqytetit.
 
Në vitet e para të Shqipërisë post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit 1997 do ta detyronte tashmë burrin e moshur që ai ish, të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Parisin e tij të dashur. Më 1998 emërohet Amabasor i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe po këtë vit, për kontributin e tij dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin Chevelier de la Légion d'Honneur
 
Vdiq në [[Paris]], [[Francë]], në Maj 2001.
 
==Aktiviteti Letrar si Përkthyes==