[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11:
Në vitet e para të Shqipërisë post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit 1997 do ta detyronte tashmë burrin e moshur që ai ish, të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Parisin e tij të dashur. Më 1998 emërohet Amabasor i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 Maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin Chevalier de la Légion d'Honneur, ashtu si dikur i ati, [[Ilias Bej Vrioni]], ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhërin Grand Officier de la Légion d'Honneur nga Republika Franceze.
 
Jusuf Vrioni ndërroi jetë në [[Paris]] në Maj 2001 ndërsa shërbente si Amabasor i Republikës së Shqipërisë në UNESCO.
 
Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqiperisë më 2006 krijoi çmimin "Jusuf Vrioni".
 
==Aktiviteti Letrar si Përkthyes==